Fituesi i një llotarie, që i ka shpenzuar të gjithë paratë e tij, tha dje se do donte që të mos e kishte fituar kurrë atë.
Robert Moffat, një nga fituesit më të mëdhenj në Skoci, arriti të shpëtojë nga burgu pasi është kapur pesë herë duke tejkaluar limitin e shpejtësisë me makinën e të atit.
Moffat fitoi 800 mijë sterlina në vitin 1996 si pjesë e çmimit prej 3.5 milion sterlina që u nda mes familjarëve. Por tani Moffat jeton me asistencë sociale dhe nuk paguan dot as gjobat.
Moffat tha se do donte që të mos e kishte fituar kurrë atë llotari. Ish- banakieri, 51 vjeç, tha se jeta e tij ishte më e lehtë dhe më pak stresuese përpara se të fitonte llotarinë. “Kisha një jetë normale dhe një punë timen. Pasi fitova, të gjithë mu vunë pas për para, madje edhe bankat. Do dëshiroja të kthehesha pas në jetën që kisha më parë. Gjithçka dua është një jetë e qetë dhe një vend pune”. I pyetur se ku i shpenzoi paratë, ai tha në shtëpi, makina, pushime dhe diamante.
e mre cuno ene biles time i ra llotaria jo sa ty ,po bilbili nuk u stresu ene si peshqesh mka ble ket piano me televizor me u knoq ene una me fol ktutek kjo kutia prej gastare.baba jom martu 4 here me dhe kom 15 kacula ene 32 mduket niper e mesa.tani jom 99 vjec shyqyr qe u bo mukajet bilja qe une te fol me ju cunat e babes.per sot majaft nigjoena here tjeter.baba prej shijaksburgu.
eh ta fitoja une njehere, pa…