Dje Ministri Naço ishte në interpelancë me deputetin Braçe për çështjen e hidrocentraleve që kanë 6 vjet dhe akoma nuk janë bërë 6 copë. Naço si i ri në atë Ministri nuk dinte nga t’ia niste. I vetmi që ishte aty qyshkurse u dha licenca e parë ishte Enno. Sonila donte një intervistë për këtë punë tek ABC dhe Naço në vend të tij nxori si gjithmonë Ennon.
Ja intervista.
Sonila: Zoti Enno. Opozita ka kërkuar sot në interpelancë të bëjë një krahasim me atë që është e pamundur në fakt dhe që ka të bëjë me faktin që sipas saj kur ra komunizmi në Shqipëri prodhohej më shumë energji se sa prodhohet tani nën qeverinë demokratike që na futi në NATO dhe në derë të Bashkimit Evropian. Keni një përgjigje për ta? Ata duan të thonë në fakt se në vitin 1990, Shqipëria kishte 1700 MG kapacitete të instaluara energjetike të ndara këto në dy grupe, kurse sot ka vetëm 1470 MG kapacitete të instaluara energjetike!!! Si reagoni ju ndaj kësaj akuze?
Enno: Duhet tu shpjegoj njerëzve që energjia prodhohet edhe nga hidrocentralet, edhe nga termocentralet. Hidrocentralet punojnë me ujë, termocentralet punojnë me lëndë djegëse. Termocentralin e fundit në Fier ja dhamë Narit për skrap, kështu që kemi vetëm hidrocentrale. Ndaj prodhojmë më pak se në vitin 1990. Por nga ana tjetër ne kemi një arritje befasuese se ne blejmë më tepër se në vitin 1990. Nga zero KW energji që blinim atëherë, tani blejmë 4 mijë herë më shumë. Kjo është arritje e vërtetë.
Sonila: Dhe është pikërisht kjo arritje zoti Enno që bën me sa duket xheloze opozitën dhe që e shtyn atë të fshehë këtë fakt, i cili në të vërtetë siç dhe do të pyes pak më vonë, tregon ndryshimin e thellë mes dy sistemeve dhe ngjashmërinë e opozitës me regjimin e kaluar që ka frikë importet. Kjo duket dhe në pyetjet e tyre për çmimet e blerjes, të cilat do t’i citoj pak më poshtë. Ata thonë që e keni nisur blerjen me 60 euro për MGV dhe e keni çuar 118 euro për MGV. Ku qëndron ana e errët e kësaj akuze prej opozitës?
Enno: Duhet sqaruar se është e vërtetë që ne fillojmë e blejmë lirë, pastaj blejmë më shtrenjtë. Është e vërtetë se kur blen 60 euro për MGV është më lirë se kur blen 118 euro për megavat. Por opozita nuk ka të drejtë kur na akuzon për korrupsion se kur njëri blen, jep lek, nuk merr. D.m.th si të ta shpjegoj unë, ne kemi nxjerrë më shumë lek nga xhepi për të blerë për të mirën e popullit.
Sonila: E qartë. S’ka si të ishte ndryshe, ndaj desha ta saktësonit këtë gjë. Nga ana tjetër opozita thotë se këtu gjithçka është e varur nga moti. Si është e vërteta?
Enno: Siç dihet hidrocentralet punojnë me ujë dhe uji vjen kryesisht nga shiu, shiu vjen kryesisht nga qielli, dhe qielli varet kryesisht nga moti. Opozita ka shfrytëzuar këtë klauzolë për të ngritur akuzë ndaj qeverisë, por kjo nuk është përgjegjësia jonë.
Sonila: Po flitet për një sukses të ri të qeverisë, e cila duket se ka gjetur blerësin ende pa u hapur gara e Albpetrolit. Si është bërë i mundur ky sukses?
Enno: Kryeministri gjatë vizitës në Azerbajxhan ua ofroi atyre blerjen e Albpetrolit dhe ata pranuan që do ta blejnë me euro. Ata gjithashtu pranuan që Albpetroli edhe pasi të blihet do vazhdojë të nxjerrë naftë nga toka. Një nga kushtet tona ishte që pasi ta blejnë ata të vazhdojnë të paguajnë punëtorët dhe ata ranë dakord. Por unë mendoj se është sukses dhe fakti që ata kanë vendosur të paguajnë dhe sigurimet shoqërore për punëtorët, shpërblime për festa dhe ndihma financiare në rast aksidentesh. Unë mendoj se është një arritje e madhe. Para privatizimit Albpetroli ishte pronë e shtetit shqiptar, pas shitjes do jetë pronë e shtetit të Azerbajxhanit. Mes dy shteteve ekziston një traditë miqësie.
Sonila: Zoti Enno, kalimi i Albpetrolit si një histori suksesi nga shteti ynë në pronësi të shtetit azer tregon më së miri se Shqipëria ka fuqi të mëdha menaxhuese, por për të rritur performancën e saj, ajo ia beson ndërmarrjen e vet një shteti më të zhvilluar siç është shteti azer. A shikoni ju këtu një sukses të qartë?
Enno: Siç e thashë, Albpetroli është pronë e shtetit, kur privatizohet nuk është pronë e shtetit. Në këtë rast është rast i veçantë se ai do jetë prapë pronë shteti, po e një shteti tjetër. Ky është rasti i vetëm në botë që një kompani shtetërore i shitet një kompanie të një shteti tjetër. Zakonisht kompanitë shtetërore shiten tek pronarë privatë. Suksesi ynë është që gjetëm një shtet tjetër.
Sonila: A do të lehtësojë shitja e Albpetrolit financat shqiptare është çështja dhe unë mendoj se do ketë sukses të padiskutueshëm dhe bankat shqiptare do të jenë më bujare me kreditë dhe qytetarët shqiptarë do investojnë më shumë. A nuk duket se mendoni dhe ju kështu?
Enno: Siç dihet kredia është borxhi që qytetari merr në banka. Pasi e merr borxhin, ai e paguan çdo muaj. Në fund të vitit ka dhe ca kosto të tjera…
Sonila: Qartë, shumë e saktë, pikërisht kjo është kredia, dhe duke e mbyllur këtë intervistë desha të bëj dhe një pyetje politike, ç’mendoni për interpelancën e sotme në Kuvend të opozitës?
Enno: Interpelanca është një seancë ku deputetët pyesin një ministër ose kryeministrin. Opozita ka të drejtë të pyesë, kurse ministri ka të drejtë të përgjigjet. Është shumë e thjeshtë dhe unë kam shumë qejf të jem një herë përballë opozitës. Shpresoj në zgjedhjet e ardhshme të jem aty.
-Faleminderit, i tha Sonila dhe tentoi të buzëqeshte si Enno që e lëviz buzën e sipërme me lehtësi.
jepi Enno…
Ky Enno me dy N, mundohet ti jape vetes pamje intelektuali,e shtermbon fytyren,ben te mendueshmin,ngre vetullat,hap syte me shume se normalia,shtremberon buzet duke marre pozat e nje intelektuali,dhe me thene te drejten eshte veshur bukur.Por ky harron dicka,si do te shtremberohet,si do te vishet, ka nje paraqitje shume te ngjashme me sindromen down,dhe po ta degjosh me pak vemendje eshte e dallueshme injoranca e tij e veshur me budallallek dhe me kravate.
Enno,ky bukurosh,me shume osh,nukeshte gje tjeter por nje njeri qe beson se cdo gje qe thote ai eshte e vertete.Me perrallat e tij,nipin tim jo qe nuk e ze gjumi,por e merr ne qafe.Gjynah “i shkreti”nuk di si t’ia shperblej doktorin te miren qe e beri milionier.Por dardha e ka bishtin mbrapa,dhe po ky doktor do e operoj mire
Yp xhixhi,yp xhixhi……….
Ky Eno me duket si Gjino, ne variantin me te shpifur.