Doktori përgatit fjalimin për 92 vjetorin e Tiranës

11 Shkurt 2012, 23:57Antena TEMA
Doktori përgatit fjalimin për 92 vjetorin e Tiranës

Doktori mbajti dje një fjalim me rastin e shpalljes së Tiranës kryeqytet. Nuk ishte jubile dhe nuk e kishte festuar ndonjëherë, por sivjet ia vlente.

Ndërsa përgatiste fjalën, Lulëzim Basha i rrinte tek koka dhe e lexonte në heshtje.

-Tre çështje themelore do ngre në këtë fjalim, i tha Doktori.

E para, që Tirana u zgjodh si zemra e Shqipërisë dhe si e tillë ajo kishte nevojë të furnizohej me gjak nga gjithë trupi i vendit.

E dyta, do theksoj se Tirana ka qenë dhe mbetet zemra e demokracisë dhe zgjedhjet e fundit e dëshmuan këtë.

E treta, dua të theksoj se Tirana ka qenë dhe mbetet e lirisë, dhe 21 Janari e dëshmoi atë kur heronjtë tanë mbrojtën Tiranë nga okupimi komunist.

Luli po e dëgjonte me vëmendje.

-Shumë bukur, shumë bukur, i tha. Ka për të qenë fantastike. Është përgjigja e duhur në këtë rast për gjithë atë çfarë po thonë për Tiranën.

-Tani o zotëri dua të them dhe disa gjëra për këtë horrin e bulevardit, kupton ti apo jo, për atë që kërkon të marrë votat e tiranasve duke thënë që jam tirons. Jo, atij do t’i them disa fjalë. Kemi dhe dokumente kemi dhe fakte…

-I duhet thënë Doktor, është bërë i padurueshëm.

-Jo, atij do t’ia them ca fjalë, mos u mërzit. Do t’i tregoj se as tokën s’e ka të vetën se paska qenë nga Dibra.

-Ke të drejt Doktor, na ka trembur njerëzit. Po u thotë të gjithëve që Doktorin nuk e duan më perëndimorët, e vetmja mënyrë të shpëtojmë jam unë. Ma kanë thënë shumë vetë.

-Ja tregoj unë atij, tha. Kam me ja numëru sa pula dhe qen ka në shtëpi, sa ullinj ka mbjell, ku i ka shkul, sa roje ka, sa benzinë merr, dhe në fund kam me i tregu se nuk është tiranas. Jo zotëri se ky vend ka një histori dhe ai s’mund ta na hedhë hi syve ne.

-Ke të drejtë Doktor. As për zgjedhjet në Tiranë nuk ka folur. Ka thënë Edi Rama që janë vjedhur dhe ai nuk ka folur. Ma përmendin gjithandej këtë punë. Dhe në SHBA kur u thashë vetëm Edi Rama thotë që është vjedhë në Tiranë, me thanë po presidenti çfarë thotë?

-Do t’i turrem dhe atij Faqeziut. Shiko, ka bë sot një akt të papërgjegjshëm. Ka mbledhë sallën me njerëz të paguem dhe kanë sha Jozefinën.

Luli uli kokën sikur nuk e dëgjoi.

-Jo, dakord, e di që ty zotëri të bëhet qejfi, por e ka fye rëndë, i kanë thënë Nexhmija e fundit. Jo, këtë nuk e lejoj. Nuk mund të krahasojnë ata Jozefinën me Nexhmijen se pastaj i bie të më krahasojnë mu me Enverin. Jo, këtë s’e lejoj.

-Ke të drejtë Doktor, kjo është e patolerueshme. Nuk është fjala tek Jozi, por tek ju.

Atëherë kalojmë tek pika e tretë. Do ta elaboroj fort idenë që Tirana është zemra e lirisë. Do theksoj se 21 Janari provoi që heronjtë e Gardës u treguan hordhive komuniste se ky vend e do lirinë më shumë se çdo gjë tjetër. Jo, do tua them këtë. E di që do tërbohen dhe këta të huajt, por do ta them. Se në të vërtetë ata mbrojtën lirinë atë ditë. Si mundet që të poshtërohet një qeveri në atë mënyrë, t’i bëhet rreshtore policisë, dhe të tentojnë të bëjnë dhe urinën tek dera. Nuk ka fyerje më të madhe dhe ata janë heronj. Jo, do tua them këtë. Se këta mor zotërinj flasin gjithë ditën Tirana. Tirana. por për Tiranën kurrë nuk kanë hedhë një pushkë. Veç unë kam hedhë pushkë në Tiranë. Unë më 91′, unë më 97′, unë më 98′, unë më 2011. Këta mor zotëri nuk kanë hedh kurrë një pushkë. Asnjë herë. Këta dinë vetëm të hanë, të bëjnë qejf dhe pushkë e parë që bie, ikin e lënë Tiranën vetëm. Jo, ne i kena dalë zot Tiranës, e kena sundu dhe e kena mbrojtë nga gjithë ata që kanë tentu me prekë lirinë tonë. Do tua them dhe këtë.

Luli po e dëgjonte i skuqur deri tek veshët.

-Thuaje, thuaje, tha, por po deshe hap llaf tek ambasadori amerikan dhe këta të tjerët që unë isha kundër këtij fjalimi. Se ndoshta i gënjejmë dhe këtë radhë.

8 komente në “Doktori përgatit fjalimin për 92 vjetorin e Tiranës”

  1. Ramy says:

    nje tufe dele me nje coban nga tropoja
    ja keta jemi ne

    1. Merimanga says:

      I ke ven vulën shoku.

  2. tani97 says:

    Mero si gjithmone fjalia e fundit eshte kryeveper!

  3. Zef Arbnori says:

    tani 97, Luli mendon se do tja hedhe edhe Tribuse Berisha sic ja hidhte edhe shefeve te veta ne Kosove. Harron budallai se do te perdoret edhe 2 vjet, per tja kaluar me pas PD Argites. Sali Berishen njerezit ta puthin ne balle. Kur te vije Argita ne pushtet do te shikoni se cfare super Monstre eshte. Kush te rroje ta shikoje.

  4. ines says:

    kame fik se Zef Arbnori ka te drejt!! Argita eshte nje gogol i vertet!

  5. Horri i bulevardit says:

    Lulzim, kam menue me tba nji supriz
    Cfar sprprize zoti Sali
    Kam menue me tba tparin kryebashkijak qe feston themelimin e tirans
    Shum mire tka shku ne mendje doktor, se ai edvini vetem me 17 nentor dilte me ca pleq dhe na thoshte se kjo o tiorna jon.
    Jo jo lulzim, na do ta bajm nryshe, na do ta festojm ashtu sic festojn demokratet e vertet.
    Po si doktor, me jep nje mendim dhe ska problem.
    E para, do tmi mledhsh tan tironsat e vjeter, ata qe kan ba emer ne ket qytet, baj me ta nji mledhje festive, thuj Pali Kukes me tba nji regji tmir me tiranen e vjeter, por qe e kena ba na ma tbukur dhe ta shfaqim nsfond.
    Ska problem e kryen Sandri at pun.
    Do tvi dhe un aty dhe do tbaj nji fjalim per tironsit, se jan tironsit qe e ban tiranen blu.
    Zoti Sali, un them se ne fjalimin tim te fus dhe kontributin tuaj qe keni ber per Tironen.
    Padyshim lulzim padyshim, se une kam mbi 50-vjet ntiron dhe mund te them me binje tplot se jam tirons i vjeter dhe kjo do ti baj tironsit tek personi jem, ma tbesushem.
    Te jesh i sigurt doktor se dhe ti do tfutesh ne historikun e tiranes, dhe padyshim ate pallatin tek Brraka, ne fakt un mendoj ta bejm muze, duhet ta fusim dhe ne librat e historise, qe nxensit te dine se si ke jetuar nen thundren komuniste.
    Baje lulzim, mir tka shku menja, se kem vujt shum un dhe tan familja jeme, gjum skena ba snjiher si njerz, tan naten rrinim pa gjum se sna lini gabelt e Brraks, tuj ba muzik.
    Kam dhe nji problem doktor.
    Mthuj mue ta zgjidh.
    Ata socjalistat e bashkis, kan ftu ca emra tironsish per nji ekspozit ke muzeu, i kam ftu dhe un, por sjam i sigurt se do tvin tek ne apo do shkojn mas pisave te Edvinit.
    Po pse smke than ma par more lulzim, kjo asht problem i madh, ca tbaj tash une, asht shum von.
    Ti themi atj drejtorit te muzeut mos ta hapi sot, ta bejn pushim.
    Mir tka shkue menja, biles une them tbajm dhe fishekzjarr, ta bajm festen sic dim vetem na ta bajm.
    Luzim ki kujdes ke fjalimi, fillo me tironsit kontributin qe kan dhan per demokraci dhe kujdesu per ta ba at jetesem teme tek Brraka, sa ma tkeqe, mund ta krahasojsh dhe si internim, se nfakt ashtu ka ken.
    Mos ki merak zoti Sali.
    Suksese lulzim.

  6. hahaha says:

    o Horri i bulevardit, me nxjerr mallin e Aishes prej Saukut!

    sa kam qesh…

  7. Bravo says:

    hahahaha….Horri i bulevardit je zheni! Me kenaqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje