Si u përgatit vizita e Doktorit tek Aliyev

8 Shkurt 2012, 20:54Antena TEMA
Si u përgatit vizita e Doktorit tek Aliyev

Edhe durimi ka kufi. Po hyn viti i tretë i mandatit të dytë dhe asnjë vizitë zyrtare jashtë Shqipërisë. Asnjë vizitë zyrtare në vendet e BE dhe SHBA. Asnjë ftesë apo pritje. Nuk kishte kuptim të shtyhej më tej. I vetmi burrë zotni që i kish dalë borxhit ishte Aliyevi, Presidenti i Azerbajxhanit.

Vizita u vendos vitin e kaluar kur u takuan në Bruksel në dhomën e tij private në hotel.

-Me këta perëndimorët mos u merr, i tha Aliyev. Këtu nuk ka më burra seriozë. Me këta nuk bën dot një pazar, se sa të nisësh pazarin, këta e ndërrojnë udhëheqësin. E nis pazarin me njërin, kur mbaron ke tjetrin president ose kryeministër, nuk janë popuj serioz fare. Ne jemi ndryshe. Nga anët tona janë më burra.

Doktori i kishte dhënë të drejtë, por duke qeshur pakëz. Atëherë Aliyev, që zakonisht ka një çantë me dhurata për çdo takim, i kishte ofruar çantën.

-I ke prerje 100-she, tha, se ne përdorim dollarin. Këto eurot më duken monedha joserioze.

Doktori bëri sikur nuk e kishte mendjen dhe vazhdoi bisedën.

-Kë keni degën më fitimprurëse të ekonomisë, i tha.

-Naftën kemi, i tha Aliyevi. Kam qenë vetë drejtor i kompanisë shtetërore. Deri më 2003 sa bëra lekët, isha aty. Pastaj shkova në vend të babait president. Më ka thënë Taqi që dhe vajza juaj ka kompaninë e naftës?

-Jo tamam, i tha Doktori i zënë ngushtë se nuk donte t’i prishte muhabetin. D.m.th i ndihmon ata, i konsulton, d.m.th se është pak më ndryshe…

-Qartë, qartë, rëndësi ka që ta dinë që s’bëhet gjë pa të, pa të tjerat rregullohen.

-Kemi një problem, i tha Doktori. Ne e kemi ndarë shitjen e naftës dhe përpunimin nga nxjerrja. Nxjerrjen e ka shteti, kjo kompania e mikut tonë të përbashkët ka përpunimin dhe shitjen. Por kemi një problem. I ka mbetur borxh kësaj kompanisë së shtetit.

-Të gjitha rregullohen miku im. Ai djali është pak i papjekur. Më kërkoi 77 milionë atëherë kur e bleu, ia dhashë pa asnjë letër. Më tha do t’i kthej aksione. Nuk i ktheu. I dërgova një njeri në Tiranë, ma plagosi. Pastaj u detyrova t’i çoj një mesazh nervoz dhe e kuptoi gabimin. Erdhi në Azerbajxhan dhe më kërkoi falje tek njerëzit e mi. U thashë nuk e pres. Duhet të lajë gabimin. Çfarë të bëj, më tha, jam gati. E çova në Nagorni- Karabak, aty ku kemi problem me Armeninë. I thashë thuaj jam në anën e Azerbajxhanit, ndryshe kthe lekët. E bëri në fakt, u tregua djalë i mirë. Më duket se është pak i papjekur, por s’është i keq.

-Tani, ti e di si janë këta që merren me këto punë..

-Shiko, unë jam marrë vetë me këto punë dhe kam pasë të bëj me njerëz serioz të lutem, nëse ai nuk bën, hiqe, më sill një nga fëmijët e tu. Ne punojmë me familje.

-Dakord, mirë, shiko, nuk është djalë i keq, por i papërgjegjshëm d.m.th. Ju u ka marr 77 milionë, Albpetrolit i ka 40 milionë, Tatimeve u ka 50 milionë, kredi ka 60 milionë. Nuk e di ç’i bën paret d.m.th, po i harxhon rrugëve me sponsorizime.

-Nuk kanë rëndësi paret. Rëndësi ka të mos lëshosh naftën nga dora. T’i jap unë lekët për këtë Albpetrolin, bëni ato letrat çfarë i thoni ju- tendera, dhe ua jap unë lekët. Bëjini letrat si të doni, m’i hiq këto borxhet e këtij dhe rregullohemi bashkë. Njeriun që u dërgova në Tiranë së fundmi ishte shumë i kënaqur. E kishte pritë djali yt, e kishte shoqëru me Gardën, ishte shumë i kënaqur. Dhe ai Taqi ishte trembur pak se e kishte parë me kë kish të bënte. Tani të pres të vish në Azerbajxhan dhe ta mbyllim këtë punë.

-Dakord, mirë, do vij, por ti e  di se ne kemi aplikuar dhe për në BE, jo se duam të hyjmë, por është si adet se na fiton pikë kundërshtari. D.m.th duhet të justifikojmë me ndonjë deklaratë politike.

-Po ja thuaj jemi pro Azerbajxhanit, kundër Armenisë!

-Shiko, dakord, ne me ju jemi, po ti e di këta francezët kanë pasur dy kryeministra armen dhe Sarkozi më ka sulmuar rëndë se kam vrarë katër kokëpalarë që protestuan para zyrës.

-Katër?? Unë e kam zier në kazan liderin e opozitës dhe s’bën njeri gëk. As mos ça kokë fare për ata. Dhe mos ta dëgjoj më këtë punën e kundërshtarit miku im. Mos mu bë si këta perëndimorët që sa nis një Pazar, ikin nga pushteti, s’di me kë të flasësh. Bëhu i fortë. Para ka sa të duash. Rëndësi ka të kem një burrë me kë të lidhem.

-Dakord, s’ka problem, po sikur t’i bëjë ky Taqi këto bisedat për Armeninë se prish më pak punë? Ju prezantoheni në shtyp aty si njeriun tim, si i dërguari im në Nagorni- Karabak, por që të jem dhe unë në rregull me këto gjëra se për dreq shkuam u ngatërruam kot, u futëm dhe në NATO.

-S’ka problem miku im, si të bëhet mirë, rëndësi ka mos të dëgjoj këto gjëra, jo opozitë, jo katër demonstrues. Hiqi qafe ata, shiko rregullo punët e tjera.

 

 

7 komente në “Si u përgatit vizita e Doktorit tek Aliyev”

  1. Nentori kuq e zi says:

    Brillante si gjithmone !!!!!!! Si eshte emundur qe ne jemi katandisur keshtu dhe ne kete pike??? Dita e ndeshkimit po afron. Zoti na dhente durim e kurajo per ta cuar kauzen tone deri ne fund.

  2. Heron says:

    “une e kam zjer ne kazan opozitarin” hahahahahahaha

  3. ervis says:

    perfundimisht ju nuk mund te quheni me nje gazet serjoze por thjesht nje revist me parodi sepse vetem nje3 gazete nuk mund ti ngjani

    1. Shtegtari says:

      Me plot sinqeritet po te pyes Ervis; A mund te me japesh emrin e nje apo disa gazetave qe ti i konsideron si serioze ne Shqiperi?
      Me respekt

  4. Ramy says:

    diktatoret qe kane bere zap popullin e vet po pakesohen.
    iku sadami kadafi ,mubaraku, ben aliu, po iken assadi i sirise
    por ka mbetur i azerbaxhanit, korese veriut dhe saliu i albanistanit

  5. m m says:

    me shkurt akoma;-pune horash serbe..,kam vetem nje merak;-a do te mjaftoje nje kazan per ta zjerre kete pisin e pisave,kete felliqesiren serbe,sali kermen ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje