Sonila kishte marrë përsipër të mbushte gropën që hapi Fevzo në intervistën me Ramën. Pas konsultimeve të Sandrit me Doktorin, u ra dakord që “shefi i Inës” të vihej me shpatulla për muri. Tri do ishin objektivat kryesore. E para të provohej që Edi Rama kishte mësuar Ina Ramën si të fliste. E dyta që Edi Rama kishte mësuar Ina Ramën të thoshte që Ndrea Prendi vrau me dorë të tij dhe e treta që Lulëzim Basha ishte në vizitë zyrtare në SHBA dhe është yll në ngjitje në PD. Sonila mori përsipër se do ta pastronte turpin që i la Fevzo medieve të Sandrit. Sapo ambasadori u ul, Sonila filloi pyetjet.
Sonila: E keni herën e dytë që vini në ABC, por hera e parë që dilni në ekran. Herën e kaluar ishit vetëm në korridor.
Arvizu: Po.
Sonila: Desha të di mendimin tuaj për ABC News, jemi medie e re por me shumë ambicie, në fakt desha të them se duam të jemi një ekran lider, dhe nuk është se nuk po punojmë për këtë, por ajo që desha të them është diçka tjetër që ka të bëjë me diçka tjetër, të cilën në të vërtetë kam llogaritur të ta bëj në një pyetje tjetër pak më poshtë, por që sidoqoftë nuk është se nuk ngërthehet në problematikën e asaj që ne e quajmë lidhje të medies me politikën e SHBA kur bëhet falë për pasionin që ka një ambasador i SHBA për të dalë në medie dhe që kuptohet nga konteksti si flisni dhe ku flisni ka të bëjë, dhe fakti i rëndësisë së prodhuar nga ata që do ta quanim pa frikë partnerët tuaj në shtyp dhe që në këtë rast jeni para meje…!
Arvizu: Po.
Sonila: E nisa me medien se dua të dal tek politika, por kjo nisje e butë në të vërtetë kishte një qëllim se sikundër dhe do ta shihni unë do të diskutoj me ju për tri çështje të rëndësishme, ja i kam te shkruara këtu, të cilat tejkalojnë kuriozitetin tonë njerëzor për raportet tuaja me median dhe konsideratat shumë të mira dhe absolute që dhatë për ABC News dhe drejtuesit e saj, që është dhe e natyrshme për shkak të realitetit që është i prekshëm në këtë ekran, i cili sidoqoftë ka sfidat e tij. Ajo që desha tu pyes më vonë është nëse kemi një keqbashkëpunim të kryeprokurores me opozitën apo një teprim të deklaratave publike të saj, apo një acarim tek njerëzit nga intervista e saj në TV Klan. Ajo që dua tu pyes tani është se a jeni dakord që intervista të ecë në këtë drejtim?
Arvizu: Po.
Sonila: Atëherë desha së pari të flasim rreth optikës që ka Uashingtoni rreth politikës së Shqipërisë në rajon dhe si e shikon Shqipërinë në raport me vendet e tjera, veçanërisht me vende të cilat nuk janë në sferën e influencës globale të Uashingtonit në rajon. A është e vërtetë që Shqipëria është një mike dhe aleate e madhe e SHBA?
Arvizu: Po.
Sonila: Kjo ishte në të vërtetë dhe një përgjigje e pritshme dhe është një nga meritat kryesor që qeveria Berisha dhe koalicioni i tij kanë në historinë e Shqipërisë dhe për momentin aktual. Është pikërisht ky sukses i zotit Berisha në raport me miqësinë që ka me SHBA dhe fuqizimin e kësaj miqësie që determinon dhe produktet e një qeverisje, e cila merr nga viti në vit miratimin e qytetarëve dhe ngre në fakt standardet e një demokracie funksionale, e cila po vërtetohet më së miri fal performancës së lartë të ekipit qeverisës. A është inkurajuese për SHBA fakti që Shqipëria është pro Amerikës?
Arvizu: Po.
Sonila: Dhe nuk është vetëm meritë e qeverisë, por dhe e emrave të rinj në politikë. Lulëzim Basha është në Uashington dhe ai është pritur atje në Universitetet, bashki dhe në një zyrë të Departamentit të Shtetit. Ai ka folur në Zërin e Amerikës dhe ka drekuar më pas në një nga restorantet më të mirë të Uashingtonit. Veshja e tij, buzëqeshja e tij, llok-u prej djali modern, e bëjnë atë yll në ngjitje në politikën shqiptare. Si mendoni ju, ai është ai yll në ngjitje po të kihet parasysh se është vetëm 39 vjeç ka qenë tre herë ministër, kryebashkiak, ka dy fëmijë, dhe ka arritur të vizitojë SHBA…?
Arvizu: Po.
Sonila: Do tu pyes dhe pak më vonë, por dua të di dhe tani në fakt, pasi e kam planifikuar që do tu pyes, se si qëndrojnë raportet tuaja me Ina Ramën, si ju është dukur intervista e Fevziut me të dhe mbi të gjitha sa qëndrojnë akuzat që Edi Rama qëndron pas intervistës së saj. Ju jeni një mik i zonjës Rama, nëse ajo duhej të konsultohet me dikë mund ta bënte me ju, s’kish pse ta bënte me Edi Ramën. Por ja që e ka bërë. Në të vërtetë a u konsultua me ju?
Arvizu: Po.
Sonila. Interesante. Nejse unë desha të pyes për diçka tjetër më vonë, por para se të shkoj tek ajo pyetje do të ndalesha pak tek situata në të cilën gjendet tashmë pas intervistës. Ka shumë reaksion, ka shumë negativitet, njerëzit janë të shqetësuar, pse ka folur aq shumë dhe aq keq për qeverisjen, njerëzit e ndjejnë dhe e prekin qeverisjen, ajo ka nxjerrë emra vrasësish dhe ata rrezikohen, dhe ata kanë fëmijë, pra ka një impakt negativ. Me të drejtë ka reagime të qeverisë ndaj saj, ka akuza se ajo do të vihet para drejtësisë në të ardhmen. Është logjike që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të një vendi dhe nuk kanë ndërmend të investohen në krah të njërës apo tjetrës palë, d.m.th kam parasysh qeverinë dhe Ina Ramën? A është e vërtetë kjo?
Arvizu: Jo. Kush e prek atë ka punë me SHBA.
Bile telefoni i Sandrit, hyjnë reklama dhe Sonila thirret në korridor. Buza e sipërme i ngriu nga tmerri.
hahaha… fantastike!!!
E perkryer! Vetem se do te shtoja ne fund: Buza e siperme i ngriu nga tmerri kurese dyshemeja filloi te laget ….
Per buzen e siperme, nuk e ka fajin as sandri e as Arvizu. E ka botoksi. Ja kane bere si unaze kondomi, me orgonomike per funksionin seksual.
… fantastike
ha ha ha fantastik,,,merua dhe shqiptari.
Kjo di vetem te beje “pyetje-pergjigje” te paragjykuara, dhe nuk di te beje pyetje. Keshtu eshte kur “gazetare” fals marrin me shume persiper se c’mund apo c’kane aftesi te mbulojne.
Zoti ambasador
po
A jeni i lumtur qe erdhet ne kete studio
Po
A jam e bukur
Po
Dikush nje qytetar ka vene tatuazh imazhin tim
Po e di ishte nje i pastrehe qe te kishte merak
Nuk e di kete, me thane qe ishte nje qytetar
Pyet Arditin se ai e nxorri tek E diela shqiptare
Te nderrojme teme zoti ambasador
Po
Jemi nje televizion i pavarur dhe jemi te paret qe japim lajmin ne kohe reale, a keni dicka per te thene?
Po
Pershembull
Po
Si ma shpjegoni kete
Se po sulmuat prokurorine do te keni pasoja
Por zoti ambasador, videon Meta-Prifti e nxorri se ka nderhyrje vete nje nga specialistet me te mire qe ka Europa.
Nuk e njoh
Por ai kundershtoi FBI-ajn ne lidhje me kete video
Po
Nuk keni gje per te thene?
Jo
Si ju duket vizita e zotit Basha ne takimin me kryebashkiakun e Uashingtonit
Se di qe e ka takuar
Por ata biseduan ne nje takim ne korridoret e bashkise
Atehere ska pas protokoll se sekretari duhet te kete qen ne zyre
Zoti ambasador, si ndjeheni ne kete studio
Mire
Po me zotin Fevziu ne formatin e tij si jeni ndjere
Mire
A mund tju servirim nje kafe ose dicka tjeter
Jo nuk pi kur jam ne orar te punes
Mund ta pime mbas kesaj interviste interesante, si mendoni
Po
Jam shume e lumtur qe pranuat ftesen time per te darkuar ne ndonje restorant, si ju duket juve, jeni i lumtur?
Mese i lumtur
Me vjen mire
Sonila, po sikur te shkojme diku ku paparacet mos te na nxjerrin ne suplememntet e tyre si thua?
Dakort zoti Arvizu, por me duhet te fshij pjesen e fundit, se me duket se u regjistrua oferta jote dhe do tme shpallin dhe mua si ato.
Per kete merr ate qe fshiu regjistrimet e 21 janarit.
Po ai esht i arestuar ne arrest shtepie zoti ambasador?. Vjen ai Sonila se nuk ruhet dhe mund te dali per pune qe qeveria dhe KLANI juaj, mund te kene nevoje.
Me falni,
Alo Sonila ma mbaj at Arvizun pak afer se ndoshta do tna duhet, kur tshkosh atje ku e ke ftu, rri pak ne dritare qe tshofin kta fotograft qe kan me ardh, se po arritem me e fotografu kena fitu dhe ska nga lu ma se po e lujti me na do tja nxjerrim fotot deri ke Obama.
Por zoti Sali, po me shkaterro
Jo Sonil ti kryje ket detyr dhe na do trregullojm ty dhe krejt familjen tande te nerueme, biles do tpropozoj kur tvejm presidentin e ri, me ta dhan nji dekorat tnalt.
Faleminderit zoti Sali
Hajt suksese Sonil.
Kjo di te beje vetem pyetje-pergjigje,sepse vetem te tilla ben e se le te ftuarin te flase, duhet te komentoje vetem ajo.Keshtu eshte kur gazetaria ka rene ne doren e te paafteve dhe atyre qe nuk dine se c’bejne, kane vetem komentin mbi veten,”O zot sa e afte jam”.
E vecante dhe domethenese per t’u publikuar nga gazeta juaj:
https://www.facebook.com/notes/aleksander-ndoja/berisha-si-ahmet-zogu-llesh-topollaj-dhe-ndre-prendi-besnik%C3%AB-dhe-viktima-botuar-/246658062077772?ref=nf
FLM!
e vetmja qe mund ta rregulloj kete pune eshte argita te mari dhe maman me vete dhe te bejne ndonje pyetje ambasadorit se as sonila as fejziu-faqeziu si japin dot duuum kesaj pune pa le si tha kush e ngacmon inen ka pune shba. usa ta dije mire se kus ngacmon argiten ose ka pune me shqiperine hahahahahhhah oh se per pak harrovamos ma ngacmoni jozefinen se pastaj keni pune saliun
Kam shkrujt njehere para pak kohesh per kete Sonilen me buze te trasha, qe vetem kur flet nuk i shkojne. Kjo me kujton Vjollca Vokshin e Tvsh-se ne vitet ’96. E njejta gjuhe si e saj, mbron te njejtin njeri si ajo, Berishen. Te gjithe e mbajne mend sa e besdisshme u be, ndaj kur ra Berisha ja mbathi.
hahahaha, kjo do i zbathi lum miku!
hahaha ju lumte gazeta tema,po ketyre ju eshte nxire faqja dhe nuk i bene pershtypje .
Kjo eshte palaco fare ther e pret aty te abcja. Aty hiqen e vien njerezit sipas oreksit te kesaj mostres te fryre me silikon. Ben gjithe diten sikur flet ne telefon me Salen qe te tregoje sa e fuqishme eshte. I lepiet Frangajt e Fevziut gjithe kohen si ato kurvat.
eshte totalisht e padurushme vetem ta shofes hte shqetson leje me te degjosh llomotitjet e ksaj