Fevzo ishte përgatitur gjatë për intervistën me Inën. Doktori e kish thirrur në zyrë dhe gjithë thashethemet e tij ia kishte kthyer në pyetje. Për herë të parë Fevzo i lexoi disa herë pyetjet dhe u përpoq t’i mbante mend. I sigurt se me to Ina do të shkatërrohej, hyri në intervistë.
Ina dukej e qetë. Fevzo filli.
Fevzo: -Zonja Rama, pse nuk keni hetuar organizatorët e 21 Janarit?
Ina: -I kemi hetuar.
Fevzo: -Jeni e sigurt?
Ina: -Po.
Fevzo e humbi, hodhi sytë nga letra dhe rifilloi.
Vjen sms nga Doktori.
-“Të mbyti. Të mori emisionin. Të bëri pleh. Po të mashtron. Pyete pse u detyrove tani të heqësh imunitete…”
Fevzo: -Zonja Rama, pse u desh që organizatorët të hetoheshin tani dhe jo më parë. Pse nuk e filluat një herë me organizatorët pastaj me vrasjet?
Ina: -Ne po hetojmë 21 Janarin. Aty kishte dy palë, dhe po i hetojmë të dyja.
Fevzo: -Jeni e sigurt?
Ina: -Po.
Prapë sms nga Doktori: “Të mbyti. Të mori emisionin. Të bëri pleh. Po të mashtron. Pyete pse është dashnore e Edi Ramës, pse ia thotë gjërat në telefon…”
Fevzo u përtyp.
Fevzo: Kalojmë në një pyetje tjetër, më pas do tu pyes dhe për disa gjëra të tjera, po fillimisht desha të pyes për një gjë tjetër. Ajo që doja të dija është pasi të me keni shpjeguar si rrodhi informacioni për hetimet dua të di dhe pse pikërisht ju ja thatë zotit Rama atë punë e lapsuseve.
Ina: -Është parashtrim shumë i gjerë për një gjë që ka ekzistuar, mund të jeni konkret.
Fevzo: -Po konkretisht desha të them se pasi keni folur me zotin Burgaj ju keni fol dhe me zotin Rama për atë punën e lapsuseve?
Ina: -Nuk është e vërtetë. S’kam folur kurrë në jetë me Edi Ramën.
Fevzo: -Jeni e sigurt?
Ina: -Po.
Prapë sms nga Doktori. “Të mbyti. Të mori emisionin. Të bëri pleh. Po të mashtron. Pyete pse Rama paralajmëroi vrasjet”
Fevzo: -Kalojmë në një pyetje tjetër se më pas desha të pyes dhe për diçka tjetër që në fakt duket sikur nuk ka lidhje me ngjarjen, por është e fokusuar tek raportet tuaja me Bamir Topin. Pyetja ime konkrete që desha të di është a e nxiti vrasjet Edi Rama me Spartak Ngjelën?
Ina: -Nuk ka fakte që kanë nxitur urrejtje nacionale apo vrasje. Janë deklarata politike. Nëse hetojmë deklaratat politike ju e dini mirë që pastaj politikën duhet ta drejtojmë ne…
Fevzo: Jeni e sigurt që nuk ka?
Ina: -Po.
Fevziut i vjen mesazh nga Doktori.
“E kishte për mua, për deklaratat e mia. Më kërcënoi. Të mbyti. Të mori emisionin. Të bëri pleh. Po të mashtron. Pyete pse dyshon që i vrau Garda. Ku i ka faktet?’
Fevzo: -Desha të pyes dhe për diçka tjetër rreth kësaj që thatë por do tu pyes më vonë. Tani desha të pyes për një çështje delikate, pse dyshoni që ka vrarë Komandanti i Gardës?
Ina: -Nuk dyshoj. Ka vrarë. Është e provuar përtej dyshimeve.
Fevzo: -Jeni i sigurt?
Ina: -Po.
Fevzo ngeci një moment.
Sms nga Doktori: “Të mbyti. Të mori emisionin. Të bëri pleh. Po të mashtron. Kujtoji bulevardin lavires”
Fevziu u skuq deri tek veshët.
-Fevzo: Zonja Rama desha të bëj një pyetje pak më vonë, por në fakt pak më parë të bëra një pyetje, pse e quajtët vendin bulevard dhe jo kryeministri?
Ina: -Po se në bulevard u zhvillua. Nuk u vra asnjë njeri në kryeministri. U vranë në bulevard.
Fevzo: -Po Berisha, desha të them zoti kryeministër ka thënë një deklaratë të rëndë për ju. Si e gjykoni?
Ina: -Mbaj mend që më ka quajtur Silvia Konti. Do përpiqem ta meritoj.
Fevzo: -Je e sigurt?
Ina: -Po.
Doktori vazhdonte t’i binte telefonit. 60 thirrje të humbura. Një herë në dy minuta.
Fantastike! Antena e pashterur eshte zbavitje klasi ne mesnate.
e ke permbledhur shume bukur Lora. mezi presim darken per t’u zbavitur dhe per te hequr stresin e dites duke lexuar antenen. Por ka dhe te keqen qe na heq paksa inatin me Salen sepse cdo here e nxjer si plehra qe eshte. Duhet te na leje pak inat per gjumin e nates :).
Jam Sheqerja, shkurt Qerja e Sa-Liut. Na jena fis gomaresh dhe ket e ka pas thane i pari prifti i Vucidolit, qe burri jem Rama, tamam tamam Ramadani, e hudhi prej kalit. Pas Rames, kam bo tre djelm, por njani me ka dal gomar komplet, hajvan hajvanit. Ju kam thane me kohe ruhuni prej tij, se te paren qe ka godite ne jete kam qene une, nanan e vet. Pastaj ka godite edhe Lirine, por ate e godiste per dite, ku i hante dora, sa ne koke e sa bitheve. Atij te gjitha ja ka nxjerr per hundesh Zeni, nipi qe e kam si me ken djali i Mao Ce Dunit. Na e kan kerkue ne Kine per filma, por nuk e japim. Hajt ma, ne tullum o Lola.
Intervista e zonjes Rama ne bunkerin(zgafellen me sakte) mediatik te cubit Berisha,po i kthehet ne bumerang ketij te fundit! Po mundohet te veje vetulla ,por po nxjerr syte.Nje vetediskretitim i pashembullt,nje proces lavirizimi dhe langoizimi i papare i skizofrenit kriminel,mallkimit te shqiptareve!!!….
ç’tu desh qe e thirre Inen ne emision o Blendi (te mbajne dhe per te “zgjuar” pa le). Kesaj i thone tja besh vetes “Bam” kur thote Jovan Bregu. Ose “ta fshish me gjethe fiku” kur thote pupulli. E fshive me gjethe fiku, djegin ato te bekuara o Blendi.
O Merooooooo, na le pa gjum, na ke borxh, po e lexoj para oxhakut.
Znj. prokurore si jeni tani
Jam shume mire, thuj atij se skam problem
Znj. prokurore, 21 janarin si e shef
E shof si vrasje ne bulevard
Nuk shikoni si vrasje ne institucion
Jo thuja atij
Te quajti la
E di thuj se jam Silvia Konti
Po ta mbaroj fjaline
Ska rendsi leje idjotizmin ne hallin e vet
Opozita tka mberthy thot ai
Opozita ka zberthy ate
21 janari si do shkoj
21 janari po eksplodon
Si ta kuptoj doktori kte, me fal une kte
Se kte rradhe ska ku shko
Por ai esht pak ne zorr
Ke shtat hapsonet besoj se shko
Z. Blendi ti ke nje hall, dhe une e di, mlidhu ti dhe kompani dhe merrni KLAN-in ne zotrim, se ai zotri shpirtzi ka mor rrugen dhe kurr sdo te vi.
Hahaaa, beavo Antena, ti mi largon hallet e dites ;-D
Vetem qytetari,kulture,profesionalizem paraqiti znj Ina Rama ne emisionin Opinion,megjithe perpjekjet dashakeqe te gazetarit,nga pyetjet qe bente(me qellim apo nga idiotizmi i tij).Shume,shume lart nga politikanet deputete baxhella te PD-se si Doda,Topalli,Vokshi etj.Nuk kane asnje pike te perbashket,ne formim,kulture etj.
Bravo Z. Ina Rama dje. Më ka pëlqyer tej mase për gjakftohtësinë, qetësinë dhe mendjemprehtësinë e saj. Edhe pse m’u duk sikur ishte ulur në “bangën e të akuzuarve”, nuk e humbi për asnjë çast toruan.
Sa për Blendi zvarranikun… është e kot të konsumosh tastjerën e kompjuterit dhe të bësh komente. Mbrëmë u duk sikur u zu “kaps” nga ajo femër, të cilën bashkë me shumëshefat e tij, kishte planifikuar ta vinte me shpatulla pas murit, por nuk ia doli dot.
Vallë, kur të bjerë nga posti “i dashuri” i tij, naltmadhnia e tij, a do ta dojë po me kaq zell e kaq shumë dashuri, apo do marrë udhët e botës dhe do zhduket nga qarkullimi?!!! Me siguri nuk do ndodhë asnjëra nga këto… Ka gjasa të ndërrojë dashnor Blendi ynë.
Pffff
Dje ishte intervista spektakel e ketij viti. Mendoi Fevzo se do e bllokonte Inen, por doktori per here te pare ne jete kish pas te drejte : “Ina eshte nje Silvia Konti “. Si tha Ina : Thuaji Doktor Rrumpalles qe une kam frike vetem nga ligji .
bravo antena……….ja vlen te mereni edhe me kete fevzon
e cburreroi Fevzon mbreme, se dhe kur fillonte te lengezonte nga pamja dhe sharmi i Ines, i dergonte sms doktori dhe …..i thahej lengu!!!!!Gjynah, se ai eshte mesu me paedukatesi te Majlinda Bregut qe tashme nuk i krijon dot at egjendje qe ja krijonte mbreme Ina, ndonese ne disrance.E mos Bleendi,si dhelpra me rrushte te beri.Nuk flisje dot ashtu bla bla si flet ti me kedo, te beri si kumbull oshafke!!!
Ina Rama e shkelqyer.Profesioniste,e mencur.Jam e qete ,qe ka ky vend akoma. Ina Rama.
MIRMBREMA ,DIE KEMI PARE INTERVISTEN E ZONJES INA RAMA KRYEPROKURORES TE SHQIPERISE ,DHE BRAVO QE DERI ME SOT VENDI YNE KA NXJERE VERTET NJE PROKURORE TE HEKURT TAMAM SIC JA KANE VENE EMRIN SILVIA KONTI ,POR,,, PER TE VENE DREJTESI NE KETE VEND //E PAME DHE ATE GAZETARIN E FAMSHEM KOKEZBATHURIN QE E KA BERE PER UJE TE FTOHTE DIE DHE NUK E LA TE FLISTE NJE MINUTE //AJO KA BERE VERTET NJE PUNE SHUME TE MIRE PER TE FUTUR GJITHE KRIMINELET BRENDA ,PA DALLIM NGJYRE ,KESHTU QE JA KA BERE PAQ SI SALES TONE TE FAMSHEM POR DHE TE GJITHE ATYRE QE MENDONIN SE E VUNE NE ATE POST DHE DO TA BENIN LOLO,,POR JA QE SILVIA ,QE ESHAJNE KA NXJERE KAMZHIKUN DHE I FSHIKUR TE GJITHE ATJE KU JU DHEMB DHE JU DJEK KESHTU QE MOS E KRUANIN SE JAU SKUQTE PRAPANICEN ,,JEMI KRENARE QE KJO PROKURORE KA VENE SHUME GJERA NE VEND DHE JU TRGUAR KETYRE HORRAVE TANE QE KA DHE LIGJE DHE KUSHTETUTA QE DUHEN ZBATUAR //URIME ZONJES RAMA PER PUNEN QE KA BERE ///
Bravo Mero je i pa pare.
Le ta kuptoje Saliu , Fevzo , Sandri dhe kelyshat e tyre ,qe ky vend ka njerez qe punojne me ndershmeri dhe te proukupuar per fatet e ketij vendi.Pyetjet provokuese te Fevzos ndaj zj. Rama moren pergjigjen e merituar nga goja e Krye Prokurores.Pergjigjen me te fuqishme do ta marin nga i gjithe populli se shpejti.Ora po afron.
Bravo Ina, e ke be “Zhele” fevzon kujtoi ai,se eshte mesuar te beje zhurmuesin e qeverise se sales bashke me “klanin” e Klanit.
Mbreme skishte vlere fare fevziu si gazetar , as pyetjet nuk dinte ti bente ,u mundua shume ta ngatterroje me ato pyetjet idjote qe i lexonte te celulari .do ta kene bombarduar ne celular mbreme Frangaj, Cili, Frrok Cupi, Marku, Mesila etj…… qe jane veglat dhe perkrahesit e krimit me ne krye Berishen.
fevziu eshte aq kot qe ne fillim.ai nje aftesi ka >te mbaje krahet hapur neper emision tamam si dordoleci ne fushe.perhere i del emisioni nga kontrolli. nje tullac superantipatik me kollare e kostume te shtrenjta por qe si kombinojne aspak me ate mugese inteligjence qe ka….kurre asnjehere edhe kur i ka pas te ftuarit medioker ai ska shkelqyer.
Zj Ina, eshte nje fije shprese per cdo shqiptar.eshte nje rreze drite qe tregon se edhe ne kete mjedis aq te renduar me korrupsion, tradhetira dhe afere mund te kete profiesioniste qe dijne te mjane fort dinjitetin.mendoj qe ajo eshte nje inteligjente finoke, nje fememer bukuroshe qe edhe moden e con deri aty ku ja lejon pozita, eshte nje grua qe i tregoi ca buraverve si fevziu qe nuk jane parate dhe prapaskenat qe te japin dinjitet.kaq dhe se luan as topi. per ina ramam do kisha votuar menjehere.
Me tregonte gjyshi se ne Vicidol kur mbytej dikush ne perrua dhe njerzit dilnin ta kerkonin, Pleqte e vjeter pyesnin se nga cili fis eshte i mbyturi e kur i pergjigjeshin nga fisi BERISHA, ATA keshillonin qe mos ta kerkonin pergjate rrjedhes por ta kerkonin ne drejtim te kundert.Aq te keq jane sa as perroi nuk i con poshte por perpjete