Sandrit i ngelet në dorë serveri i Kryeministrisë

24 Janar 2012, 23:00Antena TEMA

Sandri ka dy ditë që nuk është i qetë. Qyshkurse ka dalë lajmi se FBI ka vërtetuar që serveri i Kryeministrisë është kopjuar dhe fshirë në orën 7:30 minuta të datës 21 janar, e ka humbur qetësinë. Për më tepër është në makth mos djali i IT tregon si ka qenë puna.

I shqetësuar i kërkoi Fevzos të merrte Inën në emision.

-E kemi të vështirë, i tha Fevzo, ça s’i kemi thënë. Unë s’i kam thënë gjë, jam korrekt, po ti në lajme.

-Hajt mo burrë, futëm një të shame mua dhe merre. I thuaj nuk të ngacmojmë, thuj ç’të dush, vetëm eja. I kam dhënë urdhër mos t’i bien më as tek lajmet.

-Po pse mo burrë, ça ka ndodhë, do afrohet me Doktorin?

-Jo, jo, se du me e pyet për diçka, se ashtu është puna.

-Pse, ça ka ndodhë? Unë s’kam problem, e thërras. E thirra dhe tek libri, bile e ka lexuar, i ka pëlqyer shumë. Po ça halli ke ti?

-Të kujtohet 21 Janari, kur na thirri Doktori në orën 7 të shkonim në zyrë kur dolën autoblindat në rrugë?

-Po, e mbaj mend, si s’e mbaj. Kam mbajtë shënime për atë mbrëmje…

-Kur shkuam në zyrë ne, na tha Doktori i vrau Edi Rama, kemi fakte, tha, i vrau Edi Rama, janë të filmuara të gjitha, janë në server, i vrau nga afër, i kemi gjithë pamjet… e mban mend?

-E mbaj mend, si s’e mbaj.

-Unë u bëra entuziast, u çova nga zyra… e mban mend…?

-E mbaj, si s’e mbaj.

-E pra shkova tek ai çuni i IT me Gjergj Lezhën, i thashë urdhëro një hard disk të jashtëm dhe më bë një kopje të gjithë pamjeve të serverit se na duhet me Doktorin në zyrë. E mban mend apo jo?

-E mbaj, si s’e mbaj.

-E pamë në zyrë atë skenën e Ziver Veizit që deshëm me bë atë shpjegimin si e ka vrarë ai burri me çadër. E mban mend apo s’e mban mend?

-E mbaj, si nuk e mbaj. Do ta bëj libër atë unë.

-Tani puna është se kur e pamë gjithë hard diskun, pamjet ishin tmerr. Një kamera, ajo e korridorit të brendshëm, tregonte Doktorin duke dalë tek dera dhe i thërriste Agronit ‘ma sill dhe mua një automatik’. Lul Bashën që bënte sikur fliste dhe rrinte tek dera e banjës.  Kishte pamje të pastra si kish qëllu Ndreu, si kishin qëllu këta ushtarët poshtë. Unë u tremba, i thashë Gjergjit ‘fshiji se na q… nënën…’

-Ou, s’e kam digju këtë! Në fakt po flisja me Doktorin për librin që do bëja atëherë.

-Nejse, vari k… asaj pune, unë e mor hard diskun, ai trapi i IT i kish fut një të formatuar hard diskut që mbeti aty të kish vetëm sistemin. Tani ata po kërkojnë hard diskun. Dikush nga prokuroriia e ka thënë që e kam kopju unë. Më duket ka tregu ai çuni i IT, një kalama bythe ai, ku e gjetën atë në kryeministri. E marrim atë Inën me të mirë ca idiotë dhe i thona e kena ne. Nëse s’na bojnë gjë, e shesim, ua japim atyre, një kopje e ruajmë. Se s’i dihet ça bëhet. Po ikën këta b…q… të paktën ta kemi, ia japim atij të gjatit dhe me këtë sebep afrohemi dhe me të.

-S’ka problem Sandër, Inën e marr unë, më ka ardhë dhe tek libri, s’ka problem. Mos më ngatërro me këto gjëra, bëji vetë. Mua më jep një kopje se s’i dihet pas 20 vjetësh duhet me bë një libër për këto gjëra, kur të mos jenë gjallë këta dhe duhen thënë këto gjëra.

 

12 komente në “Sandrit i ngelet në dorë serveri i Kryeministrisë”

  1. anila says:

    Sa per info o Sander mafishe djalin e IT ne Keshillin e MInistrave e ka sjell Ministri i Arsimit M.Tafaj kur ishte Sek.Pergjithshem. Eshte djal flori pavaresisht se cfare ka ndodhur.

    1. Niku says:

      Djale flori qe fshin faktet per vrasjen e kater personave?? po sikur te kishin qene te aferm ose familjare te tij?? nuk e di se mbi cfare bazet e vlereson si djale flori, ndoshta po i bie ne qafe edhe une, se thjesht urdhra ka zbatuar, po jane ca gjera qe nuk behen ta marre dreqi ta marre!!!

      1. mendimi i lire says:

        sipas nje te perditshme qe e lexova sot,djali i IT eshte shprehur ne prokurori se pamjet i fshiva me urdher te komandantit te gardes,i kopjova,por une e dorezova kopjen.

    2. john says:

      po se ka ai lumadhi fajin, kushdo te kish qene ne vend te tij urdherat do kishte zbatuar. I ra fati i keq qe gjendet ne kete histori te ndyre thuaj

      1. geri says:

        po mor john fati keq gardistit me vra protestusit, fati keq gjykatsit qe i bie ceshtja e gerdecit,e Ilirit,e Lulit.fati keq deputeteve me votu ligjet e saliut,fati keq i atyre specialistave me shite detin e shume e shume fatkeqe te tjere po i vene kazmen ketij vendi. por keto fatkeqe po e zgjedhin vete fatin e tyre?po i sherbejne me vetdije nje enveristi. ah harrova fati keq Ristanit me vjedh votat,fati keq Ridvanit me shkatrru financat.deri tani fati i keq ka qene per qytetaret se per vete kane qene fatmire por boll se eshte mbush kupa nje dite kur tu vije fati i zi do pagujn shume edhe keto fatkeqe?

      2. shperthyesi says:

        eh, te isha une, ja kisha hedh celsat ne tavoline kryeministrise, fikja telefonin dhe nuk shkoja hic ne pune, pse jam gje K*r qe te fsheh dhe te ha burg per salen…

    3. Cfurku says:

      Floriri ne sherbim te Berishes behet baker, sikurse eshte bere mut e tere Shqiperia. Kemi lene kokren e namit, a ka vend tjeter ne Europe me kesi marifetesh e maskaralleqesh? Asnje, dhe ketu na kane cuar plehra si Saliu, Jozefina, Sandri, Fevzo e te tjere, plehrat te kthejne ne pleher. Pike

  2. Albert says:

    Al Kaponen e Cikagos prokuroret amerikane e kane ndjekur me pushke shut-gun,dhemb per dhemb,derisa e plasen ne burg bashke me kopene e gangstereve. Ndersa policet shqiptare urdherohen nga Al kapone i “Klanit”,ndyresira Frangaj qe te qellojne shqiptare te pafajshem!!! Ky kontrast i thelle tregon edhe hendekun e thelle me perendimin,kahjen e kundert per ku po na gremisin banditet ne pushtet!!!

  3. Horri i bulevardit says:

    O Sandro po mos e vrit menjen
    Ca thu o Blend
    Po mos e rruj hic se e kam nji zgjidhje
    A megjithmen pa thuje njeher
    A tkan rraf iher ty me Lesin
    Kur mo Blend kam harru
    Si mo se mban mend o buur
    ata te Sales te SHIK-ut
    Po por e kam len ate rast
    ka kalu tani jena tonet
    Jo mo jo por po e pe ngusht
    se mduket se doktori e ka keq punen
    futja o buur ske pse ta hash ti
    Po del masnej se KLAN-i o i tij
    dhe metem pa KLAN masnej
    Jo mo jo po e hengri ai
    KLAN-i metet i joni
    e ndajm masnej une ti e Arditi
    Se ke keq ti po mduket si ender
    Po o ai shkerdhata Shkelzeni
    Atij ja fusim se o mren me Gerdecin
    Po esht dhe ajo bushtra Gita
    Ca do boj ajo o buur i fusim nji k..
    dhe ja rrasim Fazllicit
    Une po ja sjell rrotull Ines njeher
    se ti je i persekutu nga doktori
    por ti fol me Lesin dhe ate tjetrin
    dhe po qet me nji goj shpeto dhe marrim KLAN-in

    O Leso kom nigju se doktori
    Ca ke nigju o Sander
    Mduket se do me bo Fatosin president
    e ka vendos ket pun si kthehet menja
    Po ca pret prej malokut o Sander
    Nikoll u them tja fusim
    Po si o Sander ti je dhe afer me te
    Vari k… te marrim hak
    Se harroj drunin qe kena hengur atere
    Po lene o Sander se metesh mren
    Kena ftu Inen ke Blendi
    aty e morrim vesh si jan bathet
    Po shife ca thot Ina dhe dakort jam
    do me u afru me Fatosi ja fus dhe une
    Po e pash se ska rrugdalje per doktorin
    shkojm te tre ne prokurori dhe bejm denoncim
    Dakort
    Okej Sandro
    Kena plane te mdhaja masnej

  4. aleksandri i madh says:

    Kur i dhane urdher pse nuk ia futi nje plumb kokes Vucidolovicit por fshehu faktet? edhe ky te 7 penxheret e ka vendin.

  5. liria says:

    DJALE KRIMINEL KU I IT.I MARTE ZOTI JETEN SA ME PARE. KETA MOSTRA JANE ME dhe bucja qe ka pjelle kete kelyshe JANE ME KEQ SE SALI BERISHA.
    PTUH>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>Race gjarprinjrsh. MOS GJECI VAR AS Te VDEKUR>

  6. tom says:

    Djale “flori”…e merrni vesh se ku kane shkuar tregjet e valutave! Floriri nuk gjuan me arme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje