SMS e shkëmbyera gjatë arrestimeve

23 Janar 2012, 23:21Antena TEMA
SMS e shkëmbyera gjatë arrestimeve

Ndreu- Berishës: Doktor, më ka ardhë furgoni.

Berisha- Ndreut: Shko, s’ka problem, ka folë Zeni me Çimin.

Ndreu- Berishës: Pse, Çimin kam gjyqtar unë?

Berisha- Ndreut: Po, Çimi është shoku i Zenit.

Ndreu- Berishës: Si s’më ka thënë Zeni mu që është shok i Çimit?

 

Djali IT- Lezhja: Shef, po me mua ça kanë se ka ardhë furgoni?

Lezhja- djali IT: Shko, s’ka problem, do të pyesin për kompjuterin.

Djali IT- Lezhja: E ça tu them unë po më thanë kush të tha të fshije serverin?

Lezhja- djali IT: Thuaj u blloku kompjuteri se kishte shumë video dhe mu desh ta riformatoj.

Djali IT- Lezhja: Po më thanë na jep kopjen që ke bërë, ça ti them?

Lezhja- djali IT: Thuaj më ka humbur të nesërmen.

Djali IT- Lezhja: Po më thanë në cilin vend të ka humbur?

Lezhja- djali IT: Thuaj brenda gardhit kryeministrisë se është me rregullore garde, kush hyn, nuk del gjallë.

 

 

Shoferi- Ndreu: Shefo, po mu ç’më duan këta policët?

Ndreu- shoferit: Thjesht për verifikim të pistoletës.

Shoferi- Ndreut: E ça tu them po më thanë që tyta jote ka qëllu?

Ndreu- shoferit: Thuaj që nuk mbaj përgjegjësi për tytën, por për këmbëzën. Atë nuk e ke tërheqë.

Shoferi- Ndreut: Po si t’ia bëj nëse më thonë pse ia ke dhënë tytën shefit?

Ndreu- shoferit: Është zinxhir komandues. Unë kam në dorë këmbëzën, ti ke tytën.

 

Erla- Inës: Ina, tre ti, tre unë. Mos ha inat kot.

Ina- Erlës: S’ka problem, vetëm se ju i keni përzgjedhur, unë kam marrë ata që më kanë dalë përpara.

Erla- Inës: Vari trapin, herë e parë që i përzgjedh se dhe unë me të dalme para e kam pasë.

Ina- Erlës: Nuk e kam me ty garën. Shefi jot ndeshjen një vit më parë e ka mbyllë 4 me zero.

Erla- Inës: Hë mi gocë dhe ti, vjet ishe kryeprokurore, sivjet jena njësoj.

Ina- Erlës: Pse qenkemi njësoj sivjet?

Erla- Inës. Vari trapin, punë zëdhënësesh, unë zëdhënëse e Doktorit, ti e Ambasadorit.

 

 

Gjykatësi- Ndreut: Zoti Ndre, a je mërzitë?

Ndreu- gjykatësit: Pak zoti gjykatës. U mërzita kur mësova që kam vrarë.

Gjykatësi- Ndreut: E di, u ndodh të gjithëve kur e kanë për herë të parë. Mos u mërzit.

Ndreu- gjykatësit: Si t’ia bëj se flas dhe natën në gjumë dhe kam frikë se më dëgjojnë të tjerët në qeli kush më urdhëroi.

Gjykatësi- Ndreut: Do të kthej në shtëpi, por bë kujdes mos dëgjojnë fqinjët.

Ndreu- gjykatësit: Jo, s’ka problem se sa herë më merr natën në telefon, unë i bërtas gruas Doktori, Doktori ma sill pak telefonin. Dhe janë mësuar me atë emër.

9 komente në “SMS e shkëmbyera gjatë arrestimeve”

  1. laberia says:

    zoti na ruajt!!!!!!….u hap kutia e pandores thone ne itali…!te gjithe jane per tu pushkatuar…ne emer te popullit…dhe ndalim per tu marre me me politike…qe nga INA RAMA.,,BERISHA.BASHA META MEDIU,POLO, RULI,IMAMI(edhe aktor, e kam urryer),,ter gjithe e kane poshteruar…SHQIPERINE,E KANE VJEDHUR,,E KANE SHITUR,TE GJITHE PA MORAL PA TOPE…TRADHETARE…MAFIOZA…..NUK GJEJ FJALE..,,NE QOFTE SE KA ZOT,,LE TJU BJERE NJE RUFE..TE VENE PER LESH..TE GJITHE..!!

  2. fule says:

    Shaka, shaka, po nuk eshte se jeni shume larg realitetit…perkundrazi

  3. pashtriku says:

    PALLAVRA…………., PO SHQIPTARET I HANE PER TE VERTETA…

  4. idealisti says:

    si shpjegohet them une qe nje person i sala te beje lemshe cerekun e botes, gjith kjo energji malinje pse nuk harxhohet per mire, dhe si arrin kjo krijes te bej kaq gjullurdi?

  5. Vlora says:

    ha ha ha sa e madhe kjo:

    Erla- Inës: Hë mi gocë dhe ti, vjet ishe kryeprokurore, sivjet jena njësoj.

    Ina- Erlës: Pse qenkemi njësoj sivjet?

    Erla- Inës. Vari trapin, punë zëdhënësesh, unë zëdhënëse e Doktorit, ti e Ambasadorit.

  6. Horri i bulevardit says:

    O mi goc, mos mi shit mu ato
    Te dyja tbukra jimi
    Ta paska thon sala se je bukuroshe a si
    Po lene ate trapim mi goc
    Ene pse ji prokurore
    E masnej
    Asigjo, sta thom me tkeq, biles mu mbohet qejfi
    Pse mi
    Po mu kan kandis kto burrat jan bo si legena
    Po mir ke ndonji zgjidhje
    Kom po sma ma me ta thon
    Pse mi
    Po kom fryk se mos mkapin me kamra te mcefta
    E masnej ska noi ngjo
    Ka mi si ska mqet doktori npazar masnej
    Jo mi Erla me sa di un ai te do fort
    O mi goc, se kom hallin e atij se ste bo gjo
    Po nga kush ke fryk mi goc
    Nga e bija mi Ina nga e bija
    Pse tka inot
    Po dihet mi goc dihet
    A se shef si o si burr dhe ne vetem me u mulu ka met
    Aq keq ka shku puna atje ke ju
    Jina bo me vra veten
    Na u ka bo si burri nones
    Pranej Ina ti si prokurore jepi nji tfutme ktij trapi
    Po shko ne ti masnej
    Jo mi goc jo shpetojm iher e mir
    Po ik mi ske pse me i dhon llogari dil ke ai tjetri
    Po a se ke morr vesh ti mi goc se na ka fut mthes sun levizim
    Vallaj mi Erla po munohem po sdi a do ja dal
    Provoje iher
    Vetem po dole ne ti deshmitare qe ju dhuno
    Qyqa mi goc, tpaska lon truni
    Ishalla ja fut amerika se per ne deri sa tja mori shpirtin
    zoti ktu kina me e pas per tzezen ton
    Hajt shnet ika une se erdhi trapi.

  7. Horri i bulevardit says:

    O mi a tkapi gafil
    Jo mi shpetova
    Car i the
    I thash se i kishin ra gabim
    A tbesoi
    Po mi per kto gjojna o rob zoti
    Ku e lam
    Atje pra ca do bojsh
    Se di kom ra nhall
    Nji gardist me nji deputet
    kshtu mkan thon
    Po ate qe e kape o shef
    Per ate dum tre koka deputetesh
    Jo mi se u ka zgjidh ajo pun
    kan thon se do japin te gjith imunitetin
    dhe do mvihen ne dispozicion
    Por sidoqoft ti boja thirrjet
    se kur i bo thirrje o zyrtare
    ne kina goj me i akuzu masnej
    Ti o goc do me te heq qafe ate trapin
    apo do me rras mren kta te Edit
    Nji rrug e dy pun
    Te shofim iher
    Ca je tu bo
    Po lyj thonjt i kom lon mas dore
    Ene ne knejna kina ra nhall
    Pse mi goc
    Po jan plak kto ftyrat ktu
    dhe na shofim me inot
    sna shofin me sy kur lyna
    Ene floket si krefim
    A megjthmen
    Megjithmen kur te them un ty
    se jina nzorr sbeso

    Lene co tu heq Cili iher
    U ka bo me vra veten
    Shife kur tja mathi ke Topi
    Ina si jan punet anej tkan thon gjo
    Ate Arvizun se mor vesh iher ke un iher ke shefi jot
    Ika se erdhi prap trungu dhe qeka nxi nsurrat

  8. Horri i bulevardit says:

    O mi Ina tpengoj
    Jo mi jo iku ai
    Iku mi iku qe mos u ktheft kurr
    O ku e lam
    Ke Arvizu pra iher ke un
    iher ke shefi jot se morr vesh
    Po mi po pak si shpesh po vje
    Po ne ky trapi i ka dhon gjith
    dynjos per kte ju ka rrudh dora
    U ka zon me ate tfinances
    ska pare i thot
    Me Boden mi
    Po se shef dot me sy
    Po ska ca tjapi o arka bosh
    ene arabt qe dun me dhon ate kredin per
    tunelin e Elbasonit dun me kontrollu
    cdo cent skon besim mo
    Stbesoj kto e mushen ate Shpresen
    e gjykats dhe spaskan per Arvizun
    Jo mi me i dhon ka po ka hall
    se ja dredh se ne ky ka fillu si ai i pari
    Ina ke me nxjerr ndonji urdher arresti
    Jo mi mu po smthan sfutem nbela kot
    se me ate trapit tuj sbohet shaka
    iher mboni lavire po mda ne burri
    Ske faj o shum i flliqt ka goja
    Mir ai po jan bo ne kto bucat mo keq
    sun bo pak tualet se te hudhen si bushtra
    O bo ma keq se nkohen e atij
    sa tlyesh pak thon qeka bo gati me u q
    Po leni mi goc merr ato pare dhe varja
    se pe ti ate Mersilen la nom ke opinjoni
    Ina ti e ke mire me Edin
    Mire e kom
    Thuj pak se ato qe them une si zedhonse
    sjan tmijat jan te atij trapit
    E di ai mi goc e di ste ve faj ty
    Ti para se tbohen zgjedhjet
    fillo largohu nga pak boje si
    Mersila qe e filloj me Fatosin
    dhe masnej cau ferren ke Sala
    Do e menoj se ai i gjati o me liberal
    ti shofesh at gocat e tyne
    jane tamom femna kurse ktu sherri
    i ktyne plakave qe jon rrudh
    duhet dhe ne me duk si shtriga
    Kur tvje shefi
    Se di o shum i xhindos
    E mylla erdhi prap puc puc.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje