Sandri pati dje mbasdite të vështirë. Pas pritjes së Doktorit, Fevzo shpërtheu kundër Arditit.
-Sandër, ky është skandal, i tha. Ne përpiqemi, punojmë, robtohemi këtu nga dhjetë orë dita, dhe ti lejon që në pritje të shkojnë këta prezantuesit? Jo për gjë, po të ik investimi kot. Unë s’kam gjë me Arditin, po është skandal mo burrë që të rrijë aty në rresht të parë dhe pastaj bën shaka Doktori.
Sandri, i cili ka kohë që matet të ruajë ekuilibrat mes Fevzos dhe Arditit, u vu në siklet.
-Po jo mo burrë se fola me të, nuk e kishte me humor, e kishte seriozisht.
-Si mo burrë seriozisht, pse Arditi është më i afërti i tij në media që paska atë si model? Ai s’është gazetar fare.
-Prit se ma shpjegoi, tha Sandri. Më tha mos t’i ngelet qejfi Fevzos, por për ta mbrojtur nga ana profesionale, quajta të afërt Arditin që Fevzo të quhet neutral, të jetë i paanshëm, kurse radikal kundër qeverisë la të kuptojë që është Baboja i News 24.
-Nejse, s’ka problem mo burrë, po tallen njerëzit, është skandal në fakt. Në çdo vend të botës ka disa rregulla. Njësoj sikur të bëj prije për gazetarët Berluskoni dhe në vend të Bruno Vespës të ftojë Pipo Baudon. Po ç’lidhje ka ai me gazetarinë. Ma tha dhe Vespa kur erdhi, është skandal tha që vjen Pipo Baudo në Shqipëri dhe e presin presidenti, kryeministri, të gjithë. Ai s’është gazetar. Ndryshon puna e Vespës. Ai bën dhe libra.
-Hajt mo burrë se s’ke faj, kam faj unë që u tregova k… dhe harxhoj paret të bie Italinë këtu, ti thu du Vespën, ai do Pipon, unë paguj paratë. S’keni faj ju, më s’u paguaj asnjë biletë.
-Po jo mo burrë s’është puna atje, po ka ca kritere, le që e ka emisionin skandal njëherë, s’e shef njeri fare të dielën…
Sandri nuk dinte si ta mbyllte bisedën. U vritet nëpër zyrë të Fevzos dhe më në fund i mbiu një ide e re.
-E more vesh, tha, ça më tha Doktori?
-Çfarë, i tha Fevzo.
-Ka me i çmendë me këtë punën e presidentit. Do këmbëngulë për Jozin të bëhet tym e flakë pozita dhe opozita, pastaj do nxjerrë emrin tënd. Le të guxojë Rama mos ta pranoj, tha.
-Jo mo burrë se nuk pranoj unë ashtu pa kushte. E di, ma ka hedhë fjalën disa herë dhe këta socialistët ma kanë hedh, po nuk pranoj unë. Duhet me fol një herë dhe me këta të huajt. I thashë sekretares dje të lidhej me Fylen mos e ftonim në emision, po më dërgoi SMS, tha më fal se kam pak punë me kroatët, por do vij së shpejti. S’ke dhe me kë bisedon mo burrë se s’ka më figura politike në Evropë. Berluskonin që mund ta ulnim për një kafe, iku, Papandreu iku. Ky Sarkozi më duket budalla, kjo Merkeli s’ka ndonjë interes për Shqipërinë..
-Ore lëri ato se e kanë këta k… tanë në parlament në dorë. Po tha Doktori, u bëre. Ndaj më tha që dua ta pozicionoj si neutral Fevzon, dhe të nxjerrim këtë Arditin si më mbështetës me ne…
-Po ç’lidhje ka kjo mo Sandër, pse mo gazetar është ai? Po ai skandal mo burrë se s’dua të flas keq për njeri, po ti shiko si e ka bë emisionin. Qëkur i ke heq ti Sonila Meçon ai nuk shihet mo burrë.
Sandri e kuptoi që i doli prapë nga tema.
-Ore, shiko se është serioze kjo puna e presidentit konsensual, i tha. S’kanë ku luajnë dhe këta socialistët, le që e mbyll Samiri me ata, u jep ndonjë lek.
-Jo mo kam folë unë, ma kanë bërë ofertën me kohë, po nuk e lë emisionin unë. Pastaj kam akoma librin në dorë, po e plotësoj.
-Ore k…, lëre librin po ulu bë një libër për vete dhe vuri emër autori tjetër se do bëhesh president.
-Jo mo burrë se nuk pranoj aq lehtë unë. Le që janë dhe zgjedhjet në SHBA dhe s’dihet kush fito aty njëherë se Obama në fakt ma kish nis një mesazh me ambasadorin, më thoshte jemi dakord me ty, por unë s’dua ta bëj publike.
-Ore leri llafet, ta marrim se kemi gjithë ato gjyqe nëpër këmbë dhe pastaj i vë unë në resht gjyqtarët, mos u përzje ti, ti vetëm firmos. Se kështu më tha dhe Doktori mos t’i ngelet qejfi Fevzos se du ta pozicionoj si neutral. Po me atë Arditin gabim bëri në fakt më mirë të kishte lavdëru Rein. Rei të paktën jep lajmet.
-Le mo burrë, s’ka faj Doktori po ti që çon në pritje njerëz që s’kanë lidhje me gazetarët. Rrinte dhe në vend të parë. Është turp mo burrë pa mua s’më bëhet vonë.
Berisha eshte lodhur me pyetjet shabllon te Fevzos dhe deshiron te nderroje partner per llogje kavaje me Ardit Gjebrene.
Berishes i ra ne sy Arditi se ju kujtua Besnik Bekteshi vjerri Arditit,kjo eshte nga amnezia senile (DOBESIM I KUJTESES PREJ MOSHES)
I nderuar Mondi,
Lexuesit e “Temes” te moshes 35 (e madje dhe 36, 37,) vjeç e poshte, te cilet ma merr mendja se duhet te perbejne te pakten gjysmen e lexuesve, i bie te kene qene 13-14-15 vjeçare me 1989, e per pasoje as qe e kane idene se kush eshte Besnik Bekteshi. Duhet tu kishe shpjeguar se ka qene nje nga me Besniket e Ramiz Alise dhe te Nexhmije Hoxhes; KANDIDAT i BIROSE POLITIKE dhe MINISTER, (i industrise dhe i minierave me duket, pak rendesi ka sektori qe mbulonte)
Ky Fevzo po te hiqte ca qime bythe dhe t’ia vinte tulles do dukej me mire per president.
po cka faj ky kameleoni fezo-starova -toptani se keshtu e kane urdhuar qe ti lepije menderen berishes e te jete dakort per nanon per president e cfare mund te presesh nga keta nje thundrake qe secin ne ruge po mundohen te ecin ne hekurudhe po le te tjerat po edhe ne emisjonit te atij mjerani cani na merte pozat e mje gazetari te madh dhe bente komente ne lidhje me ecurine dhe shkollen gazetareske te Bushatit kur ai si vete Bushatit as deri tek allatet se ai eshte gazetar e analist i ekulibruar e i pa koruptuar deri tani nuk kane rendesi bindjet e tij ne lidhje me gazetarine. Po jo si puna e ketij pa mbiemer e pa dinjitet si nje kurve plake qe seq dore nga zanati i saj i mjeljes se gjendrave seksuale edhe ky se lepire menderet e pushtetarve te majte e te djathte, ate edukate familjare ka mare e ta gezoje se ndryshe sben dot se sora sbehet kure shqiponje e ai eshte destinuar te mbetet tere jeten sore.
Sic duken bathet Shqiperise i duhet nje president homoseksual dhe kandidature me te mire se Blendi Fevziu nuk gjendet. Edhe Zhyljeni i ADA do ta mbeshtete kete rast…
Njerez me te peshtire se servilat nuk gjen ne qenien njerezore,por edhe me te zote njekohesisht. Te peshtire sepse nuk kane as integritetin me te vogel perkundrejt vehtes,por edhe te zote sepse dine te pushtojne gjithcka ne kete sistem,vendet e punes,pushtetin,parate,politiken etj.
Jane te zote edhe pse dine shume mire te shkelin mbi gjithcka, madje edhe mbi ndergjegjen e karakterin e tyre.
Nje “urra” per servilet.