Si dështuan xhirimet për ngjitjen e Doktorit në Dajt

4 Janar 2012, 23:37Antena TEMA
Si dështuan xhirimet për ngjitjen e Doktorit në Dajt

Ashtu siç i premtoi Fevzos, Doktori u nis më 1 janar të ngjitej në Dajt. Sandri bëri gati kamerën “familjare: që e filmon pa mendje Doktorin dhe mbesat e tij. Veshën çizmet dhe mjekët i kontrolluan tensionin. Gjithçka dukej mirë. Eskorta me tre makina dhe dy ambulanca u nis drejt Dajtit. Sapo kaloi Kinostudion Berisha ktheu kokën nga një rrugë që mban mbiemrin Topi dhe u kujtua se në fund ishte shtëpia e Presidentit. Në moment urdhëroi të ndalej eskorta dhe të kthente drejtim nga Teleferiku. Frika se Topi mund ta shikonte nga dritarja e shtëpisë me dy autombulanca pas vetes, e bëri keq. Makinat u kthyen nga Teleferiku. Doktori hipi në teleferik, së bashku me dy mjekët e tij dhe një roje. Të tjerët në vagonin pasardhës. Udhëtimi shkoi mirë. Në pikën e mbëritjes e prisnin njerëzit e familjes dhe personeli që Kunati kishte nxjerrë për t’i shërbyer një çaj.

Pas kësaj shkoi tek vila qeveritare. Kamera e Sandrit ishte bërë gati. Dolën tek taraca e Dajtit dhe i hodhën një sy vendit ku ishte dëbora. Ishte shumë afër. Shkohej dhe me këmbë. U bë plani i xhirimit. Doktori do hidhte disa hapa në dëborë, dhe kamera do përsëriste planet, duke ndryshuar dekorin deri në majë të malit. Në fillim u bënë disa prova. Doktori arriti të ecte pesë metra. Pastaj kameramani vazhdoi dhe filmoi rrugën deri afër majës. Kur u kthye, gjeti rojen e Doktorti që e priste. E çoi tek Doktori.

-Do fillojmë xhirimin këtu, i tha Doktori, pastaj dalim në dëborë

-Ok, i tha kameramani

-Vjet u tregova, siç e mban mend ti, prej këtej gjithë bukuritë e Shqipërisë, u fola për Gjirin e Lalzit që duket atje, për Porto Romanon, për projektet e xhaxhi Fazlliçit, për projektet e mami Gitës në Lalëz, për projekt e xhazhi Zamirit në Farkë, për projektet e xhaxhi Sandrit në Kinostudio.  Sivjet do përsërisim pak a shumë ato gjëra, i tha Doktori, me ndonjë gjë të re.

Kameramani e miratoi skenarin dhe Doktori filloi të fliste. Mbesat ndiqnin gishtin e tij. Ndryshe nga viti i kaluar, gishti endej në erë, Doktorit i iknin fjalët dhe drejtohej pak mbi Kinostudio….

-Është TV i xhaxhi Sandrit, thoshin mbesat në një gojë…

Doktori e humbiste zërin, shtrëngonte fort dorën e mbesës dhe tregonte prapë andej.

-Na e tregove njëherë, ëshët e xhaxhi Sandrit, thoshte mbesa.

-Shiko, ai është një pleh, është një hor d.m.th, që do ta paguajë shtrenjtë. Ka ba vilë, ka bë disa vila, kam me ja rrafshu krejt, kam me ja heq tokën, kam me ja çu njerëzit tek gardhi..

-Po pse, xhaxhi Sandri është bërë prapë djalë i keq, pyeti mbesa e madhe?

-Ë, jo, jo, jo prit, dakord, foli Doktori. Jo, se kisha me atë në fakt, është një horr tjetër, që paska bë shtëpinë aty afër, d.m.th dhe dakord, dakord, dakord…

Kameramani u nxi në fytyrë. Nuk po kuptonte ç’po thoshte.

-Doktor, persërite dhe një herë këtë pamjen me gisht nga Sandri, i tha kameramani…

-Në fakt ai është një bandit, tha Doktori, një horr bulevardi, një pleh e shkuar plehut, por politika e plehut ka marrë fund, ai do shkojë në koshin e historisë. Ka për ta parë…

-Po Sandri ka respekt për ju Doktor, i tha kameramani shumë i tronditur.

-Zotëri po flas, d.m.th po u tregoj mbesave një horr që ka shtëpinë aty afër, jo Sandrin.

-Ua, xhaxhi Bamiri qenka bë djalë i keq, tha mbesa e vogël, ndaj fik mami TV-në kur del ai.

Kameramanit i ngeli kamera në dorë. Nuk dinte ç’të bënte, të filmonte apo jo?

Doktori e kuptoi dhe ndaloi.

-Shiko, lere fare tha. S’do bëjmë gjë sivjet. Më prishi gjakun ai pis, s’jam mirë sot.

-Kam një propozim Doktor, i tha kameramani. Shkojmë me makinë deri në mes të dëborës, aty zbret dhe unë të filmoj duke ecur i vetëm në dëborë…Pastaj e bëjmë lajm në gjithë televizionet.

-Jo, nuk ka nevojë, i tha Doktori. Do ta anulojmë. Le t’i bëj të besojnë se jam sëmurë. Shiko, ai është pleh, unë s’mund t’ai fal atij. Ka për ta pa.

2 komente në “Si dështuan xhirimet për ngjitjen e Doktorit në Dajt”

  1. Vlora says:

    ha ha ha sa i medhe je o mero baze…………

    me shume ja ke nxire ti se topi ketij matufi te rrjedhur.

  2. sofra says:

    …personalish nuk e ndjeva mungesen e “sfides berisha” per 2012-en sepse, deklarata per ekonomine kineze dhe sfiden qe na pret ne(qeverine berisha) per tia kaluar asaj,eshte sa 1 000 000 ngjitje ne dajt…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje