Kërkimet për makinën e Aldos kanë mbetur në një pikë të keqe. Hajduti që ka vjedhur makinën ka udhëtuar në drejtim të Gjirit të Lalzit. Deri aty gjithçka është verifikuar nga telefoni i Aldos, që ka qenë në makinë.
Policia mësyu dje në Gji të Lalzit dhe ndoqi rrugën që tregonte GPS e celularit. Gjithçka zhdukej mes vilës së Ilir Metës dhe vilës së Argitës. Policia u bllokua dhe nuk vepronte dot. Kur Nishani i kishte humbur shpresat për kontroll, e merr në telefon Ed Shalsi.
-Zoti Nishani, tha, pata një telefonatë nga numri i Aldo Bumçit dhe një djalë i ri më njofton që makinën e ka lënë tek kompleksi i Gjirit të Lalzit, tek shtëpia e Ilir Metës, kurse telefonin e Aldos e ka lënë tek veranda e Argitës që të mos e prekë njeri.
-Po pse të mori pikërisht ty, tha gjithë dyshim Nishani…
-Kanë besim tek unë se nuk i dekonspirova dhe herën tjetër që vodhën makinën time, tha Shalsi.
Nishani e falenderoi dhe mbylli telefonin. I dha menjëherë informacionin grupit të gatshëm që kishte shkuar tek Gjiri i Lalzit. Shefi i grupit mori njoftimin, por refuzoi ta zbatonte.
-Duhet urdhër kontrolli, tha, s’mund të hyjmë tek oborri i Ilir Metës.
-Po mirë, shikoni një herë tek veranda e Argitës për celularin, tha Nishani.
-As aty nuk mund të shkojmë, i tha shefi.
-Futuni, u tha Nishani, mos kini merak.
Polici filloi kontrollin nga shtëpi e Ilir Metës. Kontrolloi rrotull saj për goma A6, nuk kishte. Shiu kishte fshirë gjithçka. Kaloi tek veranda e Argitës. Sapo u afrua tek dera, pa një celular në tokë. E mori dhe e ndezi menjëherë. Ngeci tek kodi PIN. Mori Nishanin në telefon të pyeste Aldon sa e ka PIN-in. Pas pak i erdhi mesazhi: 15.10
-Ç’është kjo, pyeti polici.
-Është ditëlindja e Doktorit, atë ka për PIN Aldo.
Telefoni u hap. Polici filloi ta kontrollojë. Pa thirrjet marrëse të dy ditëve të fundit. Figuronte vetëm thirrja që hajduti i kishte bërë Shalsit. Pa mesazhet. Ishin të gjitha të ditës së djeshme.
-SMS 1: Sapo ta marrësh telefonin, ndiq udhëzimet që ka në SMS e tjera.
-SMS 2: Nëse e ke marrë telefonin, hap derën e vilës dhe tek dhoma e gjumit në kat të dytë ke një dosje. Hape dhe shiko dokumentet me kujdes.
-SMS 3: Dosja ka projektet që e zonja e Vilës ka për Lalzin. Na ka marrë tokat dhe po na kërcënon të na prishë dhe shtëpitë.
-SMS 4: Poshtë shkallëve të vilës së Metës ke një çelës, hap derën dhe futu në kat të parë. Do kontrollosh për një bllok vishnje në sirtarë të mbajtëses së TV.
-SMS 5: Mos i lexo shënimet për Fullanin, Brahon dhe ekspertët. Hidhu direkt tek faqja që thotë Zamiri. Lexo shënimin.
Polici shkoi, hapi derën dhe lexoi shënimin që e udhëzonte SMS. “Mu ankua se Aldo nuk i firmos lejet për 44 hektarët që më takojnë mua. Duhet biseduar shtruar me të”.
Polici u pre i gjithi. Sipas SMS-ve makinën ia paskëshin marrë ATA për presion. Si t’ia bënte tani?
Mori në telefon Nishanin.
-Mund të jetë presion për ndonjë firmë për Aldon, i tha. Po duket që janë njerëz të rëndësishëm. Nuk janë keq për një makinë si ajo, duan një firmë nga Aldo.
-Këtë nuk e beson njeri që Aldo vlen më shumë se A6, tha Nishani, po shiko mos ka lënë ndonjë gjurmë tjetër hajduti.
-Jo, s’ka lënë gjë, tha polici, vetëm çelësat e Ilirit dhe Argitës poshtë shkallëve. Unë them ta mbyllim me kaq, se kushedi se ç’na del para. Se ndonjëherë zelli i tepërt për të kapë një hajdut të vogël na fut në rrjet ndonjë peshkaqen dhe ku të mbytemi pastaj.
-Të drejtë ke, i tha Nishani. Lëri çelësat atje ku i gjete, fshi gjurmët e gishtave dhe ktheu. Aldo ta gjejë vetë po të dojë. Ja sa mirë Ed Shalsi e gjeti vetë.
E forte puna e PIN-it. ?
Mero ia ke futur kot baxhanaku jo shqiptar i Aldo Bumcit eshte vete ne tave me ca pakistaneze ne Gjirin e Lalzit. Jane ato pakistanezet e Londres qe ICS (investigation criminal Service) i dyshon si te lidhur me ekstremistete e xhamise ne Finsbury Park. Pra Aldo eshte i lidhur me Argiten Meten dhe Pakistanezet pashtune ne investimet ne Gjirin e Lalzit. OK! Mero!
Alfo nuk eshte hidhueruar per makinen, por sespe brnea ne makine ksihte buken e guas
MERO BAZE ,JE I PA PARE!!!SATIRA JOTE ESHTE E NJEJTE ME ATE TE JAROSLLAV HASHEKUT!!!Shqiperia e Sali Berishes sot eshte vendi me i pasur ne bote me SHVEJK-e,DON KISHOT-e DHE SANCO PANCO-t!!!VETEM NJE PENE E ARTE SI TY MUND TA VJELE KETE PASURI TE MADHE!!!!!!Me siguri do behemi vendi me i njohur ne bote per personazhe te tille GROTESKE,se per te tjerat nuk kemi kellqe!!!URIME ME GJITHE SHPIRT!!!
I forte je Mero, bashke me bledi manen. Vetem kete gazete lexoj me nje fryme dhe Topchannel.Ky Aldo eshte nje leshko,personazh humoristik.Mire ia kane bere qe ia kane vjedhur makinen.ha ha haaaaaaaaaaa
Dje bera fjale me tim shoq, pasi une i thoja se Aldo Bumci eshte i ndetshem dhe nuk eshte i perzjere ne afera korruptive; nje dite me pare u zura ca me keq, pasi mbroja ndershemrine eFullanit, aq sa isha gati te vija doren ne zjarr! Po s’ngeli jjeri pa u perlyer ne kete shtet? Duket sikur morale dhe ligjore eshte te vjedhesh dhe t’ja fusesh tjetrit, ti rrembesh pronat dhe pasurite private e publike, ndersa ndershmeria eshte amorale dhe denohet duke te nxjerre jashte loje. Me pak fjale, sot vetem me profesionin dhe ndershmeri, je nje mize qe shkelesh me kembe! O Zot! nuk e di nga e pres akoma shpetimin?! Duhen me shume Mero Baze qe te nxjerrin te vertetat ?