Pak pasi këtij Burrit i ra të fikët apo si e dridhur diku nëpër zemër, u mblodhën pjesa e grupit afër Bashës. Pyesnin, telefonin, ngryseshin, qeshnin nën buzë dhe prapë bënin plane. I mërzitur që Jozi arriti të futej e para në dhomë ku ishte shtrirë Doktori mbi tavolina, Luli vendosi ta sfidojë duke mbledhur grupin e tij. Të parin thirri Aldon, pasi ai ishte më i hutuari dhe i dilte para çdo minutë.
-Duhet të jenë të gjithë ministrat në atdhe këto ditë, i tha. Asnjë të mos udhëtojë jashtë shtetit. Nuk i dihet çfarë ndodh. E pe çfarë bëri ajo, skandal… Turp….
-Po të pyesim njëherë andej…, tha Aldo me zë të mekur, duke bërë me kokë nga dhoma ku rojet kishin shtrirë Doktorin mbi tavolinë. Se mund të bëhet mirë dhe pastaj na e marrin për ters.
-Jo, jo, është keq! Ma tha Lili. Asaj i ka ikë truri me Jozin dhe ajo më tha mblidhi njerëzit të jenë gati për çdo gjë.
Ndërkaq hyri Kunati i Lulit me një listë në dorë.
-Po kjo çfarë është, pyeti Luli.
-Lista pra… Ajo që ma dhanë nga Familja, tha Kunati dhe zuri qoshen e telefononte. Herë qeshte e herë ngrysej.
-Këtu janë të gjithë anëtarët e qeverisë, u dëgjua e folura e Lulit, në përpjekje për tu dukur si pasardhësi pretendent i atij Burrit.
-Po, qenkan të gjithë titullarët e shtetit në listë, Qeveria, dhe kryetaret e Bashkive ku kishte fituar PD-ja.
-Dakord, shto dhe ambasadorin e OSBE, zv/ministrat, nga diaspora, këmbënguli Luli.
Sakaq në derë hyri Flamuri me urgjencë. Mezi merrte frymë. Të gjithë u çuan në këmbë.
-Ëhë, menduan, paska ikur Ai i Madhi!
Flamuri nuk po fliste, ishte zverdhur. U ul afër Lulit, shenjë kjo që të tjerët e morën se Luli është pasardhësi i Atij që Zoti po i sillej prej ditësh.
-Hë Flamur, pyeti Kunati gjithë kureshtje.
-Prit ore ti, ndërhyri Luli. Sa i telefonova Lilit, por telefoni i qenka fikur …Si është puna?
-Ka sëkëlldi, por mbahet akoma, foli Flamuri. Është një sëmundje e ndërlikuar dhe nuk ua shpjegoj dot, se nuk jeni mjekë. Vetëm ne doktorët e kuptojmë, tha dhe iu drejtua Aldos. Po ti pse nuk je me Jozin?!
-Unë?! Pse? Ç’ne? Jo ore, unë këtu jam, d.m.th bashkë jemi, jam me këtë… d.m.th me atë Burrin që është atje shtrirë, foli Bumçi me zë gati në të qarë më shumë nga sikleti që Flamuri e gjeti me Lulin.
-Si? Është shtrirë tamam, pyeti Kunati dhe mori telefonin. Iku, i tha dikujt dhe iu ofruar Lulit. I tha diçka në vesh e doli.
-Si ore është shtrirë? A jeni në vete ju ore, bërtiti Flamuri. Tek Jozi janë mbledhë grupi i PD-së e po hartojnë listat. Tek ju prapë lista. Po me një listë do të dalim more. Sa të jem unë gjallë nuk u lë ta shkërdheni partinë e atij Burrit, ngriti tonin Flamuri.
Luli e ofroi dhe seç i tha tek veshi. Flamuri u drejtua dhe tha:
-Ja, ne e kemi këtë Burrin e ri, duke i vënë dorën në sup Lulit, i cili mori drejtqëndrim dhe pamje sikur po fliste para turmës në ditën kur duhej lista të ishte gati.
-Po zv/ministrat janë në Shqipëri, ndërhyri vrullshëm Luli. Të gjithë këtu, e mori pamjen e atij njeriut që kishte Bashkine, edhe PD, edhe qeverinë në dorë.
-Zoti Basha, mori qëndrim në këmbë Bumçi- unë nuk kam zv/ministrin Lesi. Është në Angli prej dy muajsh në një specializim.
-Lëre, lëre Nikollën! Më mirë të mos vijë se na gjen belaja me të, tha Luli. Pastaj unë e kam një Lesi të vogël këshilltar në Bashki e nuk shkon dy Lesi në ceremoninë që do të organizohet për atë Burrin, e mbylli Luli.
-Po unë i thashë “kthehu urgjent se ky Burri nuk është mirë…”, ndërhyri prapë ministri Bumçi.
-E çfarë tha Nikolla, gjithë kureshtje pyeti Luli. U gëzua apo u mërzit?
-Tha një gjë që nuk e kuptova, tha Bumçi. “Unë e di që ka kaluar Zoti para një muaji andej nga Kryeministria. Si paska ardhë kaq vonë?!”, foli gjithë ndrojtje Bumçi. Por tha edhe një gjë tjetër zoti Luli.
-Lesi tha se nuk keni përse qani fare dhe as mos e rruani trapin se kemi Lul Bashën edhe kryetar Bashkie, edhe kryetar PD, bile edhe Kryeministër. A nuk deshi edhe Edi Rama t’i merrte të tria?! Po, atëherë Rama dështoi dhe ne të japim shembull se si një njeri i mban të tria, e mbylli Bumçi atë ç’ka i kishte thënë zv/ministri Lesi në telefon.
-Djali i mirë Lesi, tha Luli. Te thirret urgjent nga Anglia! Ai duhet të jetë këtu. Pastaj ç’është ai skandal, ajo do të na ndajë në katolikë dhe myslimanë. Ja bëheni dy katolikë me mua dhe e bëjmë qesharake atë.
-Unë jam gjysëm për gjysmë, tha Aldo, babën katolik, nënën myslimane, po të shtosh që kam dhe gruan myslimane, jam thuajse mysliman.
-Na duhesh katolik, i tha Luli, lëri këto.
-Mirë, katolik jam, i tha Aldo me zë të ngritur.
-Aldo, merre në telefon Nikollën tani, tha Luli.
Aldo filloi t’i bjerë telefonit të Lesit. Si t’ia thoshte, si t’ia thoshte që Doktori ishte keq dhe ai duhej këtu, po përse duhej xhanëm… ndërkohë nga ana tjetër u shfaq zëri i Nikollës.
-Alo, Nikollë Lesi jam!
-Aldo jam Nikollë, desha të them se ashtu është puna dhe duhet të kthehesh se ai Burri nuk është mirë.
-Unë kthehem menjëherë, i tha Nikolla, marr avionin e parë, po nuk dua të më zhgënjesh më si ministër se ke një vit që më rren. Nuk ta fal më.
ha ha ha ,per te qeshur edhe per te qare ne te njejten koh…….
na i vure imagjinaten para syve…….lesh e li do veje kjo pune…..
Nuk besoj të ketë këllqe Luli të mbajë atë peshë.
me ikjen e sales ikun edhe jozi me lulin,jane peshe pupel ne politik pa salen,luli mbush valixhet per holland,jozi i mbush valixhet per france.
Ai nikolla ua q… nanen ketyne mutave. Por kohet e fundit nuk ka folur