Full(h)ani, mbledhje të jashtëzakonshme në Bankë për ushqimin

2 Dhjetor 2011, 20:29Antena TEMA

Një mbledhje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bankën Qendrore nën drejtimin e Guvernatorit Full(h)ani. Shkak për mbledhjen u bë gruaja me emrin Anila, e cila u kap nga skaneri i bankës me sende të papëlqyeshme në çantë. Rojet e sigurisë pasi kaluan çantën në skaner dhe kontrolluan zonjën në detektor, konstatuan dy objekte rrumbullake, një vezake dhe dy objekte katrore, të mbështjella me letër alumini. Nga kontrolli i materialeve rezultoi se aty kishte dy domate, një vezë dhe dy feta bukë me djathë brenda. Materialet u sekuestruan dhe gruaja u padit tek Guvernatori.

Sapo mori memo nga sekretarja për pasojat e kontrollit, Full(h)ani thirri gjithë stafin e Bankës për mbledhje të jashtëzakonshme. Ishte hera e parë që në mbledhje merrnin pjesë si drejtorët, ashtu dhe punonjësit e thjeshtë. Disa prej drejtorëve kishin marrë dosjet me vete pasi menduan se do të ishte ndonjë lajm i rëndë për falimentimin e euro-s. Full(h)ani ishte i vrenjtur, i zymtë dhe paksa i pikëlluar.

Pasi u vendos qetësia, filloi të flasë.

-Ju kam thirrur për diçka anormale që po shkakton probleme të rënda në mbarëvajtjen e punës, tha.

Në bashkëpunim me një kompani kateringu, unë si Guvernator i Bankës kam nënshkruar një marrëveshje fitimprurëse për të gjithë. Para disa kohësh ka qenë rregull që secili prej jush është i lirë të dalë për të ngrënë drekë ku të dëshirojë dhe të kthehet sërish në zyrë. Kjo ka qenë një praktikë normale. Por nga studimi i tregut, që bëri partneri im i kateringut, të cilin e kam dhe komshi tek vila në Golem, më rezultoi se efektiviteti i punës në Bankë bie ndërsa ju dilni të hani drekë jashtë. Dikush dëgjon thashetheme për euro-n, dikush thashetheme për qeverinë, të tjerë thashetheme për drejtuesit e Bankës dhe kjo ul efektivitetin e punës, e cila shihet qartë tek rendimenti i punës krahasuar para dreke me pas dreke. Për këtë vendosëm që ju të mos dilni më në drekë jashtë. Pas kësaj pati disa zhvillime të tjera të rëndësishme. Disa punonjës, kryesisht gra shtëpiake, filluan të vijnë me bukë me vete në punë, kurse të tjerë blinin tek parteri jonë i mrekullueshëm i kateringut, i cili bën gjëra shumë të shijshme. Nga një studim i tregut të brendshëm që bëmë, na rezultoi sërish se ka mungesë eficence në punën e Bankës, pasi shumë punonjëse, kryesisht gra, mblidhen bashkë kur hanë bukën e marrë me vete dhe shkëmbejnë ushqimet si qepë të njoma, hudhra, patëllxhan turshi dhe djathë Gjirokastre, të cilat i japin një aromë të pakëndshme mjediseve të Bankës Qendrore. Po ashtu grumbullime të tilla janë objekte bisedash të pakëndshme që dëmtojnë imazhin e Bankës Qendrore në këto kohë krizash.

Për këtë u kam mbledhur me urgjencë t’iu njoftoj se kontrata e Bankës Qendrore me partnerin e saj të mrekullueshëm në katering do të jetë e formës së prerë. Të gjithë punonjësit janë të detyruar të hanë ushqimin e kateringut dhe askush nuk do të lejohet të sjellë ushqim me vete. E them këtë pasi sot, rojet e sigurisë kanë kapur zonjën A… me ushqim me vete, të cilin ia kanë sekuestruar. Qëllimi ynë nuk është të ndëshkojmë punonjësit të rrinë pa drekë, ndaj dhe unë si Guvernator kam urdhëruar kateringun që sot zonjës A. t’ia japë falas ushqimin, por prej nesër çdokush duhet të hajë ushqimin e sjellë nga kateringu, ndërsa Banka Qendrore do të paguajë 70 për qind të vlerës së tij. Kjo në fakt është dhe risia që unë kam sjellë në mandatin tim të dytë si Guvernator. Siç e dini, detyra jonë si Bankë Qendrore është të ruajmë stabilitetin në tregjet financiare dhe në kohë krize tregjet që dëmtohen më shumë janë tregjet e ushqimit, për të cilat unë kam një talent të veçantë. Duke qenë i prirur ta mbajmë nën kontroll këtë treg, kontrata jonë 7 vjeçare me këtë kompani kateringu do të stabilizojë marrëdhëniet tona me të dhe do të ruajë stabilitetin financiar të kësaj kompanie.

Ju siguroj se kjo kompani është e testuar dhe e provuar nga vetë Guvernatori i Bankës. Sa herë që kemi vikendet në Golem, ose kur kemi shkuar për vizitë në Gji të Lalzit tek zyrtarë të lartë të Qeverisë, kjo kompani na ka përgatitur ushqim të mrekullueshëm, që u ka shijuar dhe udhëheqësve të lartë të shtetit.

Shpresoj ta prisni me pozitivitet këtë reformë të re në Bankën e Shqipërisë në fillim të mandatit tim të dytë.

Jam i hapur për pyetje.

-Më falni, tha një vajzë e re elegante. Zoti Guvernator, si i bëhet se unë kam paguar një dietologe dhe ma sjell ajo ushqimin?

-S’ka problem i tha Full(h)ani. Merreni ushqimin e dietologes, hani dhe drekën tonë, nuk të themi gjë. Unë kështu e bëj gjithnjë kur mbaj dietë.

-Zoti Guvernator, jam nga Drejtoria e Politikave Monetare dhe na duhet një konsultë për zhvlerësimin e mundshëm të euro-s në fund të muajit…

-Mos u mërzit. Fola me këtë çunin që na bon ushqimin, ai e merr furnizimin në Itali dhe tha nuk ka asnjë rrezik, njësoj do jetë kursi.

-Kam dhe unë një pyetje, pyeti një nga drejtori e Thesarit. Si i bëhet nëse qeveria hedh më shumë lek në treg ngaqë ka rritur borxhet dhe gjendemi para zhvlerësimit të lekut.

-Mos u shqetëso, i tha Full(h)ani. Kam folur me këta çunat e marketingut dhe këta prodhimet vendase i marrin në Shëngjergj tek një katunar i mirë që i bo vetë në fermë dhe ai u ka thënë që nuk e luj çmimin, kështu që nuk do ketë ndryshime në çmimin prej 30 për qind që do paguani ju.

Atëherë e mbyllim, tha Full(h)ani. Për këtë ju desha. Suksese.

 

 

4 komente në “Full(h)ani, mbledhje të jashtëzakonshme në Bankë për ushqimin”

  1. zefi says:

    Po pse cfare do prisnim ne nga mandata e dyte e ketij Full(h)anit???Nuk ka lene gje pa bere per te mjele “lopen” BANKE QENDRORE!!!A ka ndonje institucion,qe e kontrollon kete BANKE,qe u fal 70% te drekes punonjesve???Po te ishte keshtu,kaq lehte,pse nuk hapen MENCA PER TE VARFERIT sic i ka PERENDIMI???Te pakten nje pjate me fasule nuk e ka veshtire ky shteti yne i SUKSESHEM!!!

  2. S.B &S.B says:

    Lajmi eshte mese i vertete. Bile kjo shoqeri kateringu sjell dhe fruta shume te shijshme nga te cilat kampion jane pjeshket e Lapardhase te cilat i pelqejne jashte mase dhe Saliut.
    Thuhet se fidanet e pare ja ka falur Berlusconi mikut Berisha gjate vizites se fundit ne Itali. Me ate rast i ka treguar dhe historine e pjeshkeve te fameshme te cilen Sala ja ka treguar vetem pak personave te besuar e cila thote:

    Nje napoletan i semure pas seksit vendos te eksperimentoje pjeshken me shije P…i. Me shume mundim arrin me ne fund te vije… ne rezultat. I lumtur per arritjen shkon tek Berlusca me nje shporte plot dhe i thote te provoje shpikjen me gjeniale: Pjeshken me shije P…i!!
    Mosbesues ndaj napoletanit, Silvio mer pjeshken dhe behet gati t’i fusi nje te kafshuar… Por sapo e afron tek goja uleret.
    – Po kjo vjen era bythe mor legen.
    Napoletani i qete i pergjigjet.- Te lutem z.kavalier,po kafshon anen e gabuar.Te lutem ktheje nga krehu tjeter…

  3. dora says:

    qeveri pa dinjitet,e me karakter te ndyte.

  4. Shoku ENVER says:

    nuk ma mer mendja te kete rene deri ketu Daja,gjithmone e ka pasur qef te haje mire po kjo nuk do te thote qe ka filluar tu imponohet dhe vartesve.sugjeroj qe ta verifikoni edhe nje here kete lajm qe mos ti humbasi lezeti rubrikes. p.s. Daja mund te kete gabime te tjera,per te qene objekt humori,po jo te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje