Fevziu kish nisur në Tiranë disa foto nga Deti i Vdekur duke bërë plazh. Në delegacion me Doktorin, ai kishte injoruar takimet e rangut të ulët, përveç Netanjahut, dhe kish shkuar në plazh. Bile që kjo të merrej vesh dhe në Tiranë, ja nisi jo vetëm disa mikeshave të veta, por dhe Zamirit.
Zamiri sapo mori foton, u kthjellua menjëherë dhe i dërgoi mesazh.
-Ça thuhet andej, keni ndenje me Doktorin, ç’do bëhet?
-Hiç, nuk e di, s’ia kam idenë fare se ç’takon ca rob koti. Unë isha vetëm tek Netanjahu. I dhashë një kopje libri me autograf. U kënaq shumë. I thashë që ky ka njohur Palestinën dhe ka stërvitur palestinezët në Tiranë.
-E di, e di, më tha, e kemi pasur armik të madh shumë. Do ta përkthejmë hebraisht, tha, dhe do ta fusim si tekst në shkolla tek rubrika “Të njohim armiqtë tanë”.
-Po ndonjë gjë tjetër ç’u bë, ndenjët me Doktorin apo jo?
-Po ku di unë o burrë se ç’takon ca njerëz kot. I thashë kot rrimë tre ditë këtu. Do shkojmë në një serë ku ujiten shalqinjtë me pikatore, ku di unë ça tha. Unë po bëj plazh këtu te Deti i Vdekur. Andej ça ka noj gjë?
-Nuk e di për Zotin se po merrem me këtë inaugurimin po na ka gjetë beleja me këtë Bujar Leskajn. Shiko pyet një herë Doktorin si e ka syrin.
-Po ç’ke me atë o burrë, sikur je deputet ti.
-Po jo mo burrë s’është aty puna, po ti e di si e kam hallin se është hap llafi sikur unë jam kundër…
-Po mirë, e ça pastaj?
-Po jo mo burrë se nuk është mirë dhe sa u hap llafi thashë dhe Sandrit ta mbrojmë tek Klani. Jo tek Klani, tha, se e kemi sharë, po e bëjmë tek ABC. E bëmë ke ABC. Prita mos reagonte Doktori, nuk reagoi fare.
-E mirë, ça pastaj?
Po mendova që t’i dilnim në krah po është Doktori dakord, ndaj. Pastaj lexova Temën, ata e kishin sulmu.
-E mirë, po pastaj çfarë?
-Por kur e sulmojnë ata, e mbron Doktori, po Doktori prapë s’ka folur.
-Po mirë o burrë, ça pastaj me atë do merresh?
-Jo se ka dalë dhe Rama sot e ka sulmu. U bënë dy.
-Po mirë që e ka sulmu, ca pastaj?
-Po jo kam hall si e ka mendjen Doktori se nëse nuk e do, të bëjmë dhe ne ndonjë gjë kundër.
Po ç’na duhet ai ne mo burrë daç ta bëjnë, daç jo.
-Mirë mo mirë, dakord, se unë fola dhe me ata të Ramës, i thashë në fakt është skandal të bëhet ai, por puna është mos e do Doktori. Po qe s’e merr vesh më thuaj, që t’i them dikujt ë bëjë ndonjë lajm pozitiv që ta marrë vesh dhe ai, se kush e duron.
-Po pse mo burrë ç’punë ke me të?
-Po ç’më duhet të bëj sherr kot, kush e duron po u bë pastaj. Se fola me nja dy ministra dhe ata në mëdyshje janë. Vetëm Ben Imami, Pollo dhe këta të LSI janë dakord.
-Po ata çne?
-Po ata i ka siguru Fahriu që po u bë ai, nuk do kenë kontrolle. Këta të tjerët janë keq.
-Po le o burrë ç’merresh me të, ç’na duhet ne ai? E kupton ti apo jo, unë skam shku në takim me këta të Kishës, as me parlamentin, përveç Netanjahut, ti më flet për Bujar Leskajn.
-Po me Doktorin s’keni ndenjtë fare, nuk jeni ulur?
-Jo mo burrë se janë shumë biznesmenë, dhe e ka bezdi ai, se kanë shumë kredi dhe falimenton ndonjëri dhe i botojnë foton.
-Ashtu ë, nuk është ulur me asnjërin. Po ndonjë gjë tjetër ça thuhet?
-S’e di andej ça kanë, ore se ky Boga më tha që Ruli takohet natën me Ramën, do të bëhet president më duket.
-Ashtu, nuk e di, ja ta pyes një herë. Po të jetë kështu t’i them ta ndërrojë atë vilën se i kalon autostrada afër, ta marrë tek fshati jonë. Kam atë që i taksa Ben Malajt, po ja heq se ai s’bëri dot paret, t’ia jap atij.
-Shiko një herë, shiko, se diçka po lëviz. Pashë Bogën që fliste me të në telefon dhe i jepte siguri.
-Ja ta thërras një herë patjetër. Po ç’ka tjetër, ç’ka, nuk jeni ul fare me Doktorin d.m.th. Shiko, po u ulët pyete pak me takt për Leskajn dhe më thuaj si e ka mendjen. E kam hall të madh të keqen se është hapë llafi që unë jam kundër dhe nuk dua sherr. Se më mori pak dhe Mediu, më tha po ti ç’ke me të, ai është shoku jonë, dhe në fakt s’dua të ngatërrohem, por po qe se nuk e bën, më thuaj, ta di, që t’i them Ramës t’i bjerë fort, se dhe ai dyshon sikur unë jam me atë. Më thuaj po u ulët se kam merak.
-Mirë o mirë, të them. Shikoje pak këtë foton, jemi tek Deti i Vdekur, shiko sa shumë njerëz ka mo burrë, jemi tek një plazh këtu gjithë karriget dhe shezlongët janë Armani, dhe ka nga katër peshqirë për karrige, është fantastike. Shikoje, shikoje.
-Dakord, dakord, e shikoj unë, por po u ulët me Doktorin më thuaj se më mbytën njerëzit.
uroj qe te perkthehet libri ne hebraisht, e me pas ta riperkthjejme prap ne shqip(si nje ngjarje historike sigurisht),se ndoshta me kete cikel perkthimesh, ndoshta mund te behet me terheqes.
ky fevzo tani ka marre per se koti se i ben lajka malokut dhe ja ka dhene bythen sandrit po me vone kur te bjere oborri i malokut ku do te shkoje
O Lulezim, mos e vrit mendjen, se bytha dhe llapa e Fevzos i ka provuar K…ët e te gjtihe kryeministrave, kthehet andej nga kthehet pushteti
Nuk e di. Me besoni. Nuk e kam me Fejzon, nuk e kam me Bujarin, por ne shume gazeta te tjera thuhet dhe flite per nje gjuhe te moderuar te komenetve. Perse ketu jo. Te lutem Mero, po te shkruaj si nje njeri qe lexon shkrimet e tua, dhe librat e tu, nuk fitohet kredibiltet me kete lloj fjalori qe perdoret vetem ne gazeten tende. Nuk them per cilesine e shkriumit,ajo eshte puna jote edhe neqoftese mua nuk me pelqen, eshte fjala mos i lejo komentetet me gjuhe vulgare dhe sharje.Me respekt