Dje Flamuri pati një tematikë të veçantë në pritjen e popullit. Disa njerëz që e prisnin para partisë, nuk e tregonin hallin derisa ai i futi në zyrë. Kurioz për “sekretin” e tyre, Flamuri po mendonte se mos ishte ndonjë spiunllëk për ndonjë ministër dhe atyre u vinte zor ta thoshin para derës. Kur e mori vesh që ishin nga Bathorja, ndërkohë i shkoi në mendje mos kish bërë ndonjë qamet tjetër ai kryetari i Bashkisë me ndonjë shamikuqe tjetër.
Sapo u rehatuan në karrige, ata filluan me tregu hallin.
-Kena një problem me ç’ket shesh or taj, i tha i pari.
-Pse, çfarë problemi keni me sheshin, i tha Flamuri, ai u hap tani.
-Po mor burrë, por s’po mujm me u orientu. Ma parë i kena pasë lanë takimet te Kali i Skënderbeut e tash na vjen zor me i than tjetrit takohena tek Pylli i Skënderbeut se njerëzit që s’e kuptojnë mendojnë se kena lanë takim nga Liqeni. Ti e di se me tu hap ky nam në Bathore vallai s’të qasin më në derë.
-Po s’ka problem, i tha Flamuri. Pemët akoma nuk janë rritë dhe Kali duket, mund të thoni akoma që takohemi tek Kali.
-Po mor burrë, po ti e din që ne kur zdrypim në qytet kena qejf me e bo nji foto. E më parë dilshim foto para Kalit. Tani ai ka ba nji kodër të madhe para Kalit e duket sikur i ka afru barin kalit me e hangër.
-Ça të them unë, tha Flamuri. Në fakt këtë gjë e ka bërë pa më pyet mua. Fola dhe me atë Burrin dhe ai bëri sikur nuk e dëgjoi ankesën time, me sa duket s’e ka pyet as atë dhe s’do ta japë veten. E paska bë ai kunati i vet. Ai i bëka këto punët. Ai i ka thënë që tek fshati im në Kurvelesh Kalin e lëshonim në pyll, dhe meqë nuk hiqnin dot Kalin, i kanë bërë një pyll përpara.
-Or ti, për Kalin mirë ka bo që i ka ba pyll, s’e kena aty hallin, po s’kena ku me ba foto. A e din ti ça i nodhi çunit t’Asllanit a jo, i atij Asllanit që martoi çunin të dielën për Bajram?
-Ça i ndodhi, tha Flamuri kurioz.
-Ka marrë nusen çuni i botës, e ka zdryp në Tiranë me u fotografue për dhandërr. Ka shëtit krejt Tiranën dhe siç ashtë zakon ka dashtë me dalë një fotografi me Kalin. Siç ta thamë, nga para nuk del dot se e kanë ngrit një kodër me baltë. Atëherë kan dal nga mbrapa. Fotografi ashtë ul në gjunjë me kapë çiftin dhe kalin. Ene pastaj u bë skandal se në fotografi kishte dal dhëndëri në një anë, nusja në një anë dhe koqet e kalit në mes se veç ato dukeshin nga fotoja. Ashtë mërzit shumë fisi i grues dhe ka hy sherri, janë tuj u nda kalamojt për Zotin.
Flamuri u hutua shumë nga halli i patriotëve të vet.
-Epo ç’të bëj unë, tha, po i them këtij kryetarit ta ulë pak atë kodrën para sa me dalë ju në fotografi.
-Duet me e ba patjetër vallahi se na ka fut në telashe. Ene më keq akoma i ka nodh Selimit. Kish zdryp në Tiranë me pa sheshin, ene në cep të sheshit gjen njonin, një mashtrues që shiste do sene.
-Ça i ke këto pako, e pyeti Selimi.
-Kam pamjen e sheshit të ri, i kish thonë ky mashtruesi, e shes lirë 5 mijë lek të vjetra copa. E ke brenda, por mos e hap, duhet me e pa një grua një herë. E kish marr Selimi e kish shku në shpi në Bathore, e ka knej nga lagjia e lumjanëve. Ka shku e ka thirr gruan. Oj grua, të kam sjell një gjë nga Tirana që më ka thënë ai boti me e çelë gruaja e para e me pa sheshin Skënderbej të ri. E ka hapë gruaja dhe ka pa një Lines grash. Ç’ka e ke këtë mor burrë, i tha, të ka koritë burri i botës, të ka dhanë Lines grash. Për ç’ka shërben kjo, e kish pyet Selimi dhe gruja me zor ja ka shpjegu. Është nxef Selimi, ka ardhë në Tiranë, po kurrgja. Ka thirrë nipin e vet polic, ene i ka tregu se e kanë mashtru me një Lines, ja kanë shitë 5 mijë lek të vjetra si me qenë maket i Sheshit Skënderbej. Polici i vet ashtë menu e i ka pas thënë s’kena ça me i bo, se nuk të ka mashtru shumë se ajo 1 mijë lek bon. Për kaq pak s’e kap ligji. Është nxef shumë Selimi dhe ka shku ja ka hedh Lul Bashës në tarracë të Bashkisë pse e ka bë Sheshin Skënderbej si Lines grash.
-Mira ia ka bë, tha Flamuri, se i duhen Linesit atij. Bile më 21 janar mezi ia gjetëm një palë. Të gjitha vërejtjet tuaja do merren parasysh. Do shkoj të flas me atë Burrin dhe do t’i zgjidhim të gjitha. Keni të drejtë, shumë të drejtë. Jo se këto gjëra nuk i tolerojmë ne. Mos u bëni merak se do ta zgjidhim.
javash javash dhe me lezet kane per ta hequr Gjergj Kastriotin nga sheshi, pasi urdheri nga korraket e zinj eshte leshuar, mjere shqiptaret..Sa per keta banoret e bythores le te lene takim tek servieta tani e tutje….qenka lagur pak..
more po ku e keni gjetur tamam linesi i aureles …………….
ja nderon shpesh basha dhe e ka fiksim…..
Qurrash Qimare, po e hoqen mere ti dhe coje ne Omonia dhe veri emrin Jorgo, si ce keni zakon, te genjeni per gjithcka.
si me ken panoline
orti as flamuri dhe as jemini nuk jan prej lume jane tedy asdrake ki kujdes kur fol per lumjant.
Gero pak rendesi ka nese jane gorane, lumjane, apo nga Kurveleshi i Meros dhe i kunatit te Lulit, thelbi eshte qe e kane shperfytyruar sheshin Skenderbej.
njani eshte prej novosei{katuni ri serbisht} dhe tjetri prej gjaferrajve{dmfh kopil}nuk eshte prej ujmishti.ktij te dytit do ia nxjerr te palarat se ka ftyre dhe fol kunder presidentit.