Flamuri zbulon një akuzë të re për Edi Ramën

7 Nëntor 2011, 21:58Antena TEMA
Flamuri zbulon një akuzë të re për Edi Ramën

Flamuri ka të hënën pritjen e popullit. Nga çdo anë e Shqipërisë në selinë e PD shkojnë demokratë të pakënaqur, që presin tu zgjidhet halli.  Sapo zbriti nga makina para PD, rregulloi kravatën, kontrolloi a i kish mbërthyer pantallonat dhe eci me kokën lart drejt derës kryesore. Nuk donte të shikonte askënd majtas dhe djathtas që të dukej i drejtë. Kur hyri në korridor, mori postën tek roja dhe ktheu kokën nga hallexhinjtë. Pa një grua veshur me të zeza me dy fëmijë dhe i bëri shenjë të ngjitej lart.

Hyri në zyrë, u rehatua, i tha gruas të ulej dhe e pyeti ç’hall kishte.

-Jemi pa punë, i tha gruaja, kam dy jetimë. Burri më ka vdekur ka dy vjet në aksident automobilistik në Milot.

-A, shumë mirë, i tha Flamuri. Prit pak se ti do takohesh me një zonjë këtu tek PD dhe do të tregoj ajo çfarë të bësh.

-Si shumë mirë, i tha gruaja me të zeza që s’kuptoi asgjë. Mua më ka vdekur burri, ti thu shumë mirë?

-Jo, shumë mirë që e the hallin që ke se na duhet në parti.

-Or ti shoq, unë kam ardhë me zgjidh hallin tem këtu, jo me zgjidhë hallin tuej.

-Mos u mërzit, i tha Flauri, se do ta zgjidhim dhe hallin tënd. Thirri dikë në telefon dhe në zyrë hyri një grua me syze që ngjante si teta Ollga tek ‘Zonja nga Qyteti’.

-Bana, merre pak këtë zonjën, i tha Flamuri, dhe dil në konferencë për shtyp.

-Pse, ça ka ndodhur, i tha guraja që ngjante si teta Ollga.

-I ka shtypur makina burrin në Milot për faj të Edi Ramës që nuk miraton ndryshimet në Kodin Rrugor…

Gruaja me të zeza po shikonte e habitur.

-Jo or ti çun, s’e ka pasë bë Edi Rama atë rrugën, e ka pas bë një Bashkim, Bashkim, njani që ka një pallat të gjatë këtu në Tiranë ene që i ka dhënë shtëpi kryeministrit. Ai kish lënë një gropë hapur ene vdiq burri.

-Merre, merre, i tha Flamuri gruas që ngjante me teta Ollgën. Zonja është e tronditur dhe nuk e kupton tamam shkakun. Dil e thuaj që Edi Rama po shton viktimat në rrugë se po refuzon të miratojë Kodin Rrugor, ku katërfishohen gjobat për shoferët që thyejnë rregullat.

Bana e thirri gruan me të zeza ta ndiqte për tek zyra e saj. E uli sërish në tavolinë.

-Prit dy minuta zonjë, i tha, sa të konsultohem për tekstin.

-Oj ti gru se s’kam ardhë për me dal në televizor ktu se jam gru pa burrë, i tha gruaja me të zeza, du noj punë e bukë për kalamajt se e kam pasë burrin demokrat.

-Një minutë, i tha gruaja me syze që i ngjante si teta Ollga. I kish rënë telefoni dhe po dëgjohej zëri i Sali Berishës nga ana tjetër.

-E mbarova deklaratën, i thoshte gruaja me syze…

-Shumë mirë e paske bë, shkruaj, i thoshte zëri nga ana tjetër… Kongresi i Kurbanit, që nuk ja mbajti të bënte kurban kundërshtarët e tij, por bëri bëri… prit, dëgjo, shiko, mirë dakord, prit një herë, jo, jo, ta bëjmë, dëgjo, shkruaj, shiko, ai nuk ka bë Kongres, ai ka bë teatër, e di ç’më thoshte një miku im sot apo jo, kishte ndenjur me Kaç Islamin e Ben Malajn 8 orë aty brenda dhe nuk i kishte fyer askush, të gjithë kishin frikë të flisnin një fjalë se i kishte porositë të mos bënin sherr, një parti e mbaruar, frikacakë, ku askush nuk guxon të veprojë me iniciativë dhe të shprehë mendimin e vet, një parti mizore, si mund ai të detyrojë njerëzit të mos qëllojnë kundërshtarët, të mos i fyejnë, të mos u thonë një fjalë së paku. I kishim dhënë Kastriotit stilolaps-kamera, komça- kamera, çadër- mikrofon, gjithçka, dhe asnjë fjalë, asnjë shenjë…një parti e mbaruar si parti e etërve të tyre që s’guxonin të dilnin nga rreshti, jo, duhet t’ia themi këtë, jo, ta them unë ty, shkruaj, dakord, ti e ke bërë shumë mirë, por shkruaj: Kongresi i Kurban Bajramit, që bëri kurban lirinë brenda partisë, dhe që e hapi partinë në një autobus drejt etërve të tyre që e ka timonin…

-Sikur s’ka shumë kuptim Doktor, i tha gruaja.

-Ashtu, mirë, dëgjo, shiko, dakord, mirë, çfarë po bën ti?

-Kam një grua këtu që i ka vdekur burri në aksident në Milot dhe fola me Flamurin të bëjmë një deklaratë që Edi Rama po shkakton aksidente automobilistike….

-Shumë mirë, shkruj, Edi Rama po bën kurban qytetarët shqiptarë për të kënaqur epshet e tij antinjerëzore kundër jetës së qytetarëve shqiptarë që po masakrohen se ai nuk do të miratojë ligjet në Kuvendin e Shqipërisë…

-Kam dhe një zonjë këtu Doktor, ta nxjerr dhe atë të flasë dy fjalë…

-Ma jep atë zonjën ta përshëndes…

Bana i zgjati telefonin zonjës që kishte dy fëmijë jetimë.

-Sali Berisha jam, i tha, të përshëndes, të përgëzoj, keni tregu një guxim dhe kurajo të madhe…

Gruaja u hutua kur e kuptoi me kë po fliste.

-Faleminders, tha. Vallai me ma gjetë një punë e ma ma dhënë një rrogë për fëmijët se jena keq se na ka vdekë burri në aksident…

-Më thanë, më thanë, por mos u mërzit se Edi Rama nuk e ka të gjatë…

-Jo vallai ma ka marrë një gropë që e ka pasë lënë hapë njani që e njihni ju e me m’i dhanë do pare e një pension për burrin ua di për nder.

-Dakord, mirë, ashtu, dakord, të përshëndes, faleminderit, keni tregu guxim…

Telefoni u mbyll dhe dy gratë shikonin nga njëra- tjetra.

-Ça do bëhet me hallin tim dhe jetimët e mi se ai Burri veç më përgëzoi, tha gruaja me të zeza.

-Ku di unë moj nënë ça do bëhet. i tha teta Ollga, unë s’di ç’deklaratë të lexoj për vete sot.

 

 

 

 

 

 

13 komente në “Flamuri zbulon një akuzë të re për Edi Ramën”

  1. MEMEDHETARI says:

    – Ti e ke te kollajte,i tha gruaja me te zeza,po une si t`ja bej pa pune, me dy femije jetime…
    – E si e paskam kollaj une ?,pyeti “teto” Albana.
    – Po ja,shkruaj ate qe tha Sala…
    – Cfare tha,se nuk e degjova mire…
    – Tha qe Edi Rama nuk e ka te gjate…
    “Zot i Madh”,tha me vete “tetua”, “deri ne kete fare feje te kete “rrjedhur” Kryetari yne???…Po per trashesine …kishte ndonje verejtje???”…

    1. Vlora says:

      ha ha ha sa e forte…….
      te gjitha femrat e PD aty e kane mendjen ……….
      po dhe ai edi gjynah qe nuk ja u shuan kuriozitatin…..

  2. Aspirantja per Nje Shqiperi te Bukur dhe te Paster says:

    HAHA. sa bukur e ke thene, keshtu i bejne ata te pa berat te bera. shume per te qeshur. urime per shkrimin.

  3. xhuliano says:

    Flamuri eshte prototipi i sekretarit te PPSh i viteve 50 i nje kooperative malore te zones se Shistavecit, i konservuar per 20 vjet ne spermen qe e ka prodhuar, per te na ardhur sot ne keto dite te neokomunizmit si nje specie e rralle qe demonstron te kaluaren tragjike te ketij populli, madje edhe kur sillet si nje model humori. Flamuri eshte humori me i hidhur qe mund ti shfaqet ketij populli ne periudhen e SaliDumbabes, pasusesit te bindur te Dulles-Enver.

  4. haskoduka says:

    Mero të lumtë dora,por na i ke rralluar shkrimet për antenën.

  5. Sala says:

    Sot, kur e pashe Bana Faraj ne televizor, thashe me vete: me e pase grue kete surrat mistrece, me mire e lyej litarin me sapun dhe var veten! Por tani, kur lexova kete kryeveper, u hodha perpjete nga gezimi se na u rikthye e madhja artiste “Zonja nga Qyteti”. Faleminderit Mero! Rrofsh!

    1. noemi says:

      Ky komenti yt eshte i pavend o Sala, se kjo qe ti pretendon si surrat mistrece nuk eshte ashtu, e njohin shume gazetare dhe kane respekt shume per te. mos perdor litar fare varu me ndonje gje tjeter?

  6. Bardhi says:

    O njerze,mos shani,mos perbuzni pushtetin dhe shtetin,se tek e fundit cdo popull ka at pushtet qe e meriton.Dua te konstatoj nje te vertet qe per ju dhe per shume kend eshte shume e trishtushme.Ne fakt shume media ne Shqiperi me vetdije apo pa te po e bejne punen e djallit dhe ne emer te sulmit te sali berishes apo te “malokve’po bejne punen e serbit dhe te grekut.Besoj se pajtoheni me mua se jugu i shqiperise po greqizohet apo eshte greqizuar tani me,me ndihmen tuaj o te mjer, ju qe po u pengon sali berisha e jo greku.Serbi po e kontrollon sherbimin sektet ne Shqiperi,po nxit perqarje,po e ndihmon grekun,po krijon oaza sllavo-serb edhe ne mes te Shqiperise,ne rreth te Fierit,e tani komplet rrethi i Shkodres do jet serbo-malazez.Mos te flasim per Golloborden e pjese te tjeraku na qenkan serbo-maqedone apo serbo-bullgare deri edhe serbo-rumune e vllehe.Mos gabohem vet edit rama i dha “qelsin e Tiranes”nje kengetai serb nje nacionalisti te terbuar qe edhe ne keng ka fut urrejtje ndaj te tjereve e ne rend te par kunder shqiptareve.sa te pa dinitet qe jeni.Sali berisha mund te ket veshtersi si edhe vendet e bala nga diktatura,por se paku eshte shqiptar e ju s’dini c’jeni as mish as peshk.

    1. ivani i madh says:

      ore bardhi po nen qeverisjen e kujt po behen gjithe keto greqizim,sllavizi e ku di une e te tjera qe shkruan ti kete spo e mar vesh. Ti o je qor e s,shikon ,o je shurdh e sdigjono je idjot e skupton oje servil e prapa sales shkon e do tani te na tregosh se fajin e kemi ne populli per keto dhe jo babai jot shpirteror berisha qe i jep detin grekve tokat dhe tenderat fazllici e serbeve te te shoqes,apo sishte hajduti ilir qe deklaronte per pakica serbe tek ne, apo token per vare qe i dha grekve ne jug sala jot .PRA MENDOHU NJE HERE PASAJ SHKRUAJ SE KETU NUK ESHTE 55e fariut syleshit te mokres.qe te na besh moral.

    2. Eri says:

      Bardhi nje pergjigje e ke marre nga Ivani i madh. Ti je thjesht nje recitues i Klanit qe ne diten kur Lul Basha akuzohej per tradheti ndaj kombit shqiptar si inicues i marreveshjes se dhurimit te ujerave territoriale Greqise, ata zhurmonin me cermonine e dhenies se “Celesit te Tiranes” kengetarit serbo-kroat Goran Bregovic nga ish kryetari i bashkise Edi Rama.
      Dhe kush TV Klan qe ne faqen e vet zyrtare e paraqet si arritje te madhe televizive transmetinin e “koncertit te kantautorit me fame boterore “GORAN BREGOVIC” direkt nga Pallati i Kongeseve”.
      http://www.tvklan.al/rreth_nesh.php

      Per mos folur me tej per Berishen qe fuste Damir Fazllic ne mbledhjet e Keshillit te Sigurise, nje skandal i vertete qe ne vendet e tjera nje kryeminister i tille do perfundonte ne burg.

  7. Kapaku says:

    Pronari i kesaj gazete ka qene dikur Flamuri i PD-se dhe tashme ka nderruar rolet duke u kthyer ne Flamur te PS-se.

  8. mali says:

    O kapak, shko bej njeçike muhabet me ate te Kozmait, se jeni si tenxhereja me kapakun.

  9. noemi says:

    O te shkrete mos u merrni me njerezit e paraqitjen, por me thelbin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje