Logopedi i shpjegon Saliut shprehjen “të çaj pjeshkën”!

29 Tetor 2011, 20:40Antena TEMA

Pas takimit në Lapardha, Doktori po kthehej i gëzuar në Tiranë. Kishte sulmuar Ramën për TVSH-në e bujqësisë, dhe kishte mbajtur një fjalim për kënaqësinë e veçantë që i jepte pjeshka atij personalisht.

Kur po afroheshin në Lushnjë, i bie telefoni. Ishte Ben Logopedi.

-Duhet të flasim, tha. E lamë të konsultohesh para se të flasësh në popull që nga Korça.

-Pse, çfarë ka ndodhur, i tha Doktori. S’kam bërë asnjë gafë.

-Atë punën e pjeshkës. Është bërë menjëherë barsoletë. Është dhe çështje krahinash, kupton apo jo, por sidoqoftë duhet të konsultohemi.

-E ke gabim, dëgjo, unë kam shprehur aty kënaqësinë personale që ndjej kur çaj një pjeshkë, dhe u kam thënë fshatarëve të Lapardhasë që sa herë çaj një pjeshkë, më kujtohen pjeshkët e Lapardhasë, se unë që ta dish ti i du shumë pjeshkën si frut…

-Po, po, dakord, ti ke qenë i sinqertë në atë deklaratë, po ti e di që këta beratasit janë mistreca dhe këta shprehjen të “çaj pjeshkën” e kanë në kuptimin intim, si të ta them unë…

-Po dhe unë në kuptimin intim ua thashë, ua thashë që është një gjë personale, po u them një gjë personale…

-Po, po, por jo në atë kuptimin personale, të sinqertë si e ke thënë ti, se s’di si të ta them se jemi dhe në telefon, d.m.th kur thonë ata të çaj pjeshkën e përdorin këta halabakët, këta rrugaçët, d.m.th këta socialistët e Ed Ramës, e përdorin në kuptimin si ta të them, se më vjen zor, kur ndonjë halabak i flet ndonjë femre që ecën rrugës dhe që dëshiron ta përdhunoje, kupton apo jo, se s’di si të ta them, d.m.th do t’i thotë që unë “dua ta bëj me ty” dhe i thotë “ta çaj pjeshkën”.

-Nuk e kuptova zotëri, ç’ka këtu për tu ngatërruar, se unë e kisha në kuptimin personal, d.m.th që më pëlqejnë pjeshkat dhe ndjej kënaqësi kur çaj një pjeshkë nga Lapardhaja.

-Po, po Doktor, as që e vë në diskutim fare, po janë popull mistrec shumë, se këto shprehjet janë delikate.

-Nejse, dakord, kur të vij aty flasim, po unë nuk e kam thanë ashtu si mendon ti. Se shiko, unë kam than ndjej kënaqësi kur çaj pjeshkën, jo kur çaj kafkën. Se ndjej kënaqësi kur çaj kafkën e demokratëve ka thanë Kastriot Islami. Nejse, dhe ai u nxitua atëherë, dhe tani ka reflektue, por unë kurrë nuk e keqpërdora të thosha që është nekrofil. Jo, e kamë marrë siç e kam thënë dhe ata duhet ta marrin siç e kam thënë. Nuk e kam për kënaqësi seksuale, e kam për kënaqësi gastronomike.

-Dakord doktor, po ke disa probleme kohët e fundit kur flet me njerëz dhe duhen korrigjuar. Ja dhe në Has e nise fjalimin, Populli i Tiranës, Populli i Tiranës, dy herë, pastaj e kape që ishte populli i Hasit dhe the që ua them unë ju që populli i Tiranës do ta nxjerrë në pension politik Edvin Ramën. Nuk janë shenja të mira këto, se tregojnë mungesë përqendrimi.

-Nejse zotëri, dakord, flasim, po në dijeninë time kënaqësia e çarjes së pjeshkës nuk është seksuale. Duhet me pyet dhe në zona të tjera të Shqipërisë si  e përdorin se këto dialektet na bënë lëmsh. kupton apo jo, por unë kam idenë se nuk kam gabue me pjeshkët e Lapardhasë.

-Pyeta Doktor edhe në Tropojë, dhe në Shkodër, dhe në Lezhë, dhe në Tiranë, dhe në Berat njësoj i thonë. Por ju keni qenë djalë korrekt, i sjellshëm, skrupuloz, besnik i gruas dhe kurrë s’keni përdorur fjalë të tilla ndaj është bërë barsoletë. Prandaj sa të kthehesh gjithë rrugës deri në Tiranë do përsëritësh me vete: Duam pjeshkë për bujqësi, s’duam pjeshkë për kënaqësi, duam pjeshkë dhe arrore, që të korrim prapë fitore… Po e the këtë deri në Tiranë, atëherë e fikson dhe në takimin e radhës nuk e thua më në atë mënyre, që ndjen kënaqësi kur e çan pjeshkën, por e thua në kuptimin politik.

-Mirë, dakord, nejse, dakord, mirë, ashtu, mirë, dakord, po mirë, hajt mirupafshim!

 

 

 

 

 

12 komente në “Logopedi i shpjegon Saliut shprehjen “të çaj pjeshkën”!”

  1. Vlora says:

    — ha ha ha….
    —-dy pjeshk ka shqiperia……….
    — lapardhaja dhe lirija……….

    1. xha veli says:

      Po ky c’donte me “pjeshket” e Lapardhase nuk i delte ‘pjeshka e Cilit(jo gazetarit te mos keqkuptohemi)

    2. Bertie says:

      Boy that relaly helps me the heck out.

  2. tg usa says:

    si mbahet ne kembe ky plak 68 vjec me gjithe kete ngarkese fizike dhe emocionale?
    nuk eshte njeri
    po cfare eshte?

    1. xhoni says:

      Eshte MALOK QEQEN!!!Ne shkemb eshte rritur,SI SHKEMB E KA KOKEN!!!TAMAM SHKEMB GRANITI!!!POR NGA TRUTE AMA!!!

    2. lekbibaj says:

      o sali te cafsha pjeshket qe ke ne pd njera me e krimbur se tjetra

    3. 21janari says:

      …eshte ari…!

      1. Matty says:

        The forum is a brighter place takhns to your posts. Thanks!

  3. xha veli says:

    po cdeshe o ditezi me “pjeshket ” e Lapardhase? Nuk te dilte “pjeshka e Cilit(jo gazetarit te mos keqkuptohemi)

  4. o sali shiko pjeshken e liris.
    cte duhet pjeshka e lapardhas dhe e perodise.

  5. kujdes se sdi cben ai jjo pjeshken po dhe piiiiiiiiiita can

  6. Wanita says:

    That’s more than snseilbe! That’s a great post!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje