Sandri i propozon Jozit sulmin e dytë mbi Bamirin

18 Tetor 2011, 21:23Antena TEMA

Pas sulmit të parë mbi Bamirin për shkak se ai akuzoi Jozefinën se nuk e flet mirë shqipen, Sandri dhe Doktori ishin entuziastë. Më në fund u arrit të fshihej konteksti i Bamirit që donte të akuzonte Jozefinën si injorante dhe debati u orientua tek nëndialekti i Jozefinës, i cili u quajt shkodran dhe si i tillë është monument kulture që mbrohet nga Parlamenti.

I entuziazmuar nga ky sukses, Sandri mori Doktorin në telefon.

-E gjeta sulmin e dytë, tha. Është i bukur fare.

-Eja shpejt, në zyrë jam, i tha Doktori.

Sandir për dhjetë minuta ishte aty.

-Duhet të provokojmë një debat që ky Bamiri është pro jugosllav, i tha Sandri, dhe pro serb.

-Po çfarë t’i gjejmë ndonjë gjë, tha Doktori.

-Shiko Doktor, po ta vësh re, ai i kreh flokët me të ndarë në mes dhe të ngritura lart si një këngëtar jugosllav i viteve 80-të. Ma tha Fevzo, quhej Zdravko Colic, është pasë ndjekë shumë në Tiranë tek Pozdrami, si këngëtar.

-Ashtu ë, tha Doktori që po përpiqej të mbante mend emrin.

-Dëgjo mua, është e fortë fare. Del Jozi që ka thënë ai dhe Rama drejtojnë edhe celulën antievropiane ne Shqipëri. Dhe pasandaj fusim një tek Bamiri që ai t’i përgjigjet Jozit, ik moj grua, mëso të krihesh një herë. Po ra në këtë kurth, atëherë del Jozi dhe i thotë, unë krehem si Jozefina që ka pozuar tek Marubi që ka ke kenë gru zojë dhe e ka njoft tanë Shkodra me burra e djem dhe nuk kam nostalgji me u kreh si Zravko Colic e do Bregovic.

-E bukur, e bukur. Le se e ke gjetë. E bukur. Ky Zdravko është e sigurt që ka qenë këngëtar?

-Po, po, më tha Fevzo se ai i ka pasë ndjekë këto. E sigurt është. Pastaj e vazhdojmë debatin. Fusim një tek Bamiri që t’i përgjigjet Jozefinës ai dhe t’i thotë unë se kam pasë idhull Zravko Colicin po ti ke pasë idhull Lepa Brenën. Atëherë del Jozi dhe thotë unë jam pasardhëse e Marie Krajës dhe kam knu këngën e Gjelinës dhe jo “Ra Daja nga fiku”.

-E bukur, le se e ke gjetë. E bukur. Ta bëjmë urgjent.

-Prit Doktor se kam dhe ca detaje te tjera. Pra të nisë debati kështu. Pastaj të enjte tjetër thërret prapë Fevzo emision tek Opinioni, Debati për Bamirin me Serbinë. E thërret prapë atë Migjenin. Se ai është djalë i mirë Doktor, se është dhe pak naiv. Ai këtë radhë bëhet me Bamirin se ka qenë vetë roker jugosllav në kohën e Bregoviçit. Kështu që ai mbron Bregoviçin dhe Zdravko Colicin, dhe në një farë mënyre mbron tezën se shumë mirë që Bamiri i kreh flokët si Zdravko. Atëherë gjithë njerëzit e kuptojnë që Bamiri ka lidhje me serbët. Kam dhe atë Batonin, po ai është k… doktor, nuk më dëgjon fare kohët e fundit. Ja prish mendjen ai Ed Rama seç i jep dreka dhe darka sa herë vjen dhe ma ka heqë nga duart. Po nejse, e thërrasim dhe atë që të bëjë dhe ai oponencën se ashtu u mbushet mendja më shumë njerëzve.

-Po nga ne kush do jetë?

-Duhet një këngëtar ose njeri që merr vesh nga muzika.

-Po dërgoj Çiljetën atëherë. Çiljetën e kam shumë mirë.

-Po mirë, dakord dhe Çiljetën, por ndonjë që e ka parë këtë Colicin se kjo Çiljeta s’kish lindur atëherë.

-Lere mo Çiljeten se është dhe tironse e vjetër dhe duhet me i tregu atij që as tironsit e vjetër s’i ka. Jo se janë ca gjëra që duhet t’i themi ne zotërinj, jo disa të vërteta do t’i themi ne. Bëri debat me Jozin ai, bëri, por dolën gjithë katolikët e Shkodrës në mbrojtje të Zojës, pse s’doli dhe shoqata Tirana apo ndonjë intelektual nga Tirana ta mbrojë atë zotërinë. Nuk doli pra, se nuk ka të drejtë. Dhe këtu. I nxjerr Çiljetën unë mos ki merak ti.

-Po mos nuk na vjen ky Luba me Çiljetën Doktor, gjej ndonjë më serioze.

-Po mirë o u dërgoj Greta Koçin?

-Kush është kjo?

-Eshtë këngëtare, e ka gjetë Qukapi se u duhet aty në forum.

-Po jo mo Doktor ndonjë më serioze.

-Më serioze Zana Turkun kam, po ajo s’këndon.

-Po shumë mirë, presore Zana shumë mirë. Boll të thotë që Zravdko Colic i kreh flokët si Bamiri, aq duan shqiptarët se lidhjet i bëjnë vetë pastaj. E shkatërrojmë fare.

-E ke gjetur d.m.th bravo të qoftë. E bukur shumë. E bukur. Hajt të ikim nisim punën se këtë javë me këtë do merremi.

 

 

 

 

7 komente në “Sandri i propozon Jozit sulmin e dytë mbi Bamirin”

  1. Frank says:

    Ketu Sandri nuk shan sic e ka zakon! Si psh : une i q..robt atyre b..q.ve!

  2. analist says:

    Posdravi…. , jo Posdrami.
    Program me kerkesa te degjuesve i radios jugosllave dhe malazeze ne vitet `80

    1. inkas says:

      korrekto: Pozdravi (ne shqip: Pershendetjet),program muzikor sipas kerkesave te degjuesve ,me ane te te cilave beheshin pershendetje- nje format i perdorur gjeresisht edhe ne radiot e Shqiperise ne vitet ’70-’80.

  3. GJIN MUSA says:

    Po Sandri eshte sahan lepiresi i Sales.
    Po ku ka personalitet Sandri i gjate i pa tru dhei pa moral,pse do thoni?!:po ky Sander ashte qe Sala e burgosi e shkuni se rrahuri,e akuzoje deri agjene te Jugosllavise,prandaje nga kultura qe ka perdore fjalore cobaneshe,ashtu si i jati Berisha qe poe shtrylle Sandrin dhe nji dite jo te larget Sandri do dale rrugeve me duare nexhepa,kete e di mire Sandri prandaje mbane edhe nji njeri te pa moral per krahe si Frrok Cupin,turpi i botes komunisti “demokrat”per nji therrime qe i jepe Saliu.Kohet ndryshojne,dhe ato do te dine te gjykojne secilin pa mellefe dhe bindje,po vetem me drejtesi ligjore.Sandri edhe pse i gjate shpejte do te shkurtohet.

  4. ''evgjitngrenesi'' says:

    ej o trima po pozdravin e degjonin fshataret ne ate kohe ose ata qe nuk u kapte italianin.ne adoleshentet e asaj kohe mezi prismin te mbaronte ora e 5-te dhe degjonim ”hit parade”

  5. E verteta says:

    Pd-ja ka mbledh koktrrat e idioteve.Mos kujtoni se eshte i mencur dhe ai gagaci me dhjete mbiemra Fefzua,ne cerme eshte ngjizur e rritur.

  6. ivani i madh says:

    Te lumte pena baze per satiren po une nga titulli ment e ngatrova e thashe mos e ngatron presidentin me bamir fazllicin se atere ajde te degjonje salen se cdo ti bente fezke trapit e sander rugacit qe do mirnin ne goje mikun e ngushte te familjes se tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje