Kunati i Lulit ngatërron Emirin e Kuvajtit me Kryeministrin

12 Tetor 2011, 22:30Antena TEMA

Kunati i Lulit dje u dëshpërua thellë. Kishte kaq kohë që kishte përgatitur skemën se si t’ia prishnin mendjen Emirit të Kuvajtit për lekët e Sheshit Skënderbej. Sapo Luli tha që do ndryshojë projektin e Sheshit, Emiri dërgoi habere që s’ka më para. Luli u alarmua dhe thirri Kunatin për konsultime urgjent. Kunati e gjeti zgjidhjen.

-E bëjmë Emirin qytetar nderi, tha. Ai do detyrohet të vijë të marr titullin dhe pastaj ne e marrim me të mirë. I themi për shembull do bëjmë një xhami më të madhe se ajo e Edi Ramës këtej nga cepi tjetër.

U vendos. U thirr sekretarja e protokollit dhe u fut në rend dite urgjente që në mbledhjen e radhës Emiri i Kuvajtit të bëhej Qytetar Nderi.

U bë shkresa gati, ju dha zëdhënëses së shtypit dhe ajo ua nisi redaksive.

Pak para mbledhjes një redaksi njoftoi zëdhënësen se Emiri i Kuvajtit e kishte marrë titullin më 2008. Ajo njoftoi Kunatin dhe Kunati Lulin. Luli u alarmua i tëri.

-Pupu ç’na gjeti. Çfarë skandali. Si t’ia bëjmë? Shumë skandal. Mos e marrë vesh Doktori. Pupu ç’na gjeti.

–S’ka problem, i tha Kunati. Ja japim kryeministrit. Emiri kot është. Emiri është si Bamiri, d.m.th si punë presidenti. Kush pjerdh për ata. Më mirë Kryeministri. Ata i kanë gjërat në dorë. Bile mua më kanë thënë që në Kuvajt nuk pyet njeri as për gjykata, as për shef SHIK-u, as për parlament, janë të gjithë kunetërit dhe baxhanakë.

-Mos fol ashtu se është problem. Puna është mos ta marrë vesh Doktori. Si t’ia bëjmë, t’ia japim kryeministrit thua ti? Po kemi shpërndarë njoftimin, si ta anulojmë?

-S’ka problem. Dhe po e ka marrë ndonjë që është Emiri, u shpjegojmë në telefon se kishim parasysh kryeministrin. Nuk ka problem, më dëgjo mua. Të gjithë e dinë që kryeministri është më i rëndësishëm. S’ka shqiptar që mos ta kuptojë se ai është dhe Emir, dhe Bamir, dhe Shaqir.

Ashtu u bë. U thirr prapë zëdhënësja, u bë kujdes që të sqaroheshin se nuk do t’ia jepnin Emirit, por kryeministrit dhe të sqaroheshin privatisht që ky ka më shumë rëndësi.

E sqaroi zëdhënësja.

Erdhi mbledhja e Këshillit. Vajza e tezes së Kuantit që është shefe kuadri dhe që merret me dekorimet e kishte bërë gati listën, pastaj e kishte ndryshuar dhe shkresa kishte këtë përmbajtje. Këshilli bashkiak i jep Kryeministrit të Kuvajtit, zotit Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah titullin Qytetar Nderi të Tiranës. Luli mori përsipër që të bënte dhe sqarimin që ky titull jepet pasi atë e ka marrë dhe Emiri i Kuvajtit.

Kunati luftoi nga gëzimi. Gjithçka u mbyll me sukses. Zëdhënësja mori prapë mediat dhe ua theksoi se Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, kryeministri i Kuvajtit u bë qytetar nderi.

Ndërkohë ambasadori i Kuvajtit po ndiqte ceremoninë dhe u tërbua. E vetmja gjë që kuptonte nga gjithë fjalimi shqip i Lul Bashës ishte emri Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, që është emri i Emrit të Kuvajtit. Thirri Kunatin në telefon se atë ka si person kontakti dhe ja sqaroi se Emiri e ka marr një herë këtë titull.

-E di, i tha Kunati, po ne ja dhamë kryeministrit.

-Më fal, i tha ambasadori. Ne shef të qeverisë kemi Emirin. Kemi dhe një që e quajmë kryeministër, por ai e ka emrin Nasser Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah. Ju nuk ja dhatë këtij se e dëgjova, ja dhatë Emirit.

-Po çfarë të bëjmë, si ta zgjidhim këtë punë, i tha Kunati, se këtu tek ne rëndësi ka kryeministri, d.m.th shefi i qeverisë.

-Si shef qeverie ne Emirin kemi, i tha ambasadori, por si kryeministër kemi Nasser Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah. Unë tani kam në dorë një letër që ju keni emëruar Emirin e Katarit kryeministër dhe kjo është fyerje e madhe. Emiri është figurë e ndritur, s’mund të jetë kurrë kryeministër. Kryeministri është një njeri ekzekutiv që bën punë të rëndomtë. Si guxoni ta bëni këtë. Do tu anulojmë lekët e Sheshit. Është skandal.

-Na fal, na fal, i tha Kunati, e rregullojmë. E ndryshojmë prapë tek letra nesër, se gocë e tezes sime që është shefe kuadri ka ikur tani.

-Kushërinj dhe vëllezër i kemi dhe ne të gjithë në qeveri, i tha ambasadori, por i kemi burra. Ja ka lezet, ti je Kunati, duhej baxhanaku, vëllai dhe dikush tjetër. Ç’i merrni këto vajza tezesh në punë. Merrni vetëm burrat e fisit.

 

 

 

6 komente në “Kunati i Lulit ngatërron Emirin e Kuvajtit me Kryeministrin”

  1. reli says:

    je ivetem
    por i perpikte
    te lumte keshtu vazzzzzzhdo sje i vetem do i gjesh shoket TA premtoj

  2. XHEP-MEDANI says:

    UNE MENDOJ SE LUL DOMATJA DUHET TE SHPALLE QYTETAR NDERI TE TIRANES MAO CE DUNIN. PSE THONI JU? A E KENI PARE SA I NGJAN LIRIA MAO CE DUNIT? TEPKE MAOJA NE BRIME TE BYTHES. ARSYEJA E DYTE: KA QENE KRYETARI I PARTISE KOMUNISTE KINEZE, NJESOJ SI BABAI I ARGITES, PRA KUR JA JAPIM TITULLIN MAOS – ZERE SE JA KEMI DHENE SALIUT. SE TRETI, MAO KA QENE SHOK I NGUSHTE ME ENVERIN – QE PALLONTE MAMIN E LULI DOMATES, ZERE SE JA KE DHENE TITULLIN EDHE MAMIT TE DOMATES. SE FUNDMI, MAO DHE LULI KANE NJE GJE TE PERBASHKET: MAO KA QENE HOMOSEKSUAL, EDHE LULI ESHTE I TILLE, NE NE KLASEN TONE E THERISNIM EDHE LUL BYTHA.

  3. tg usa says:

    sot ne parlament saliu i tha njerit ta bej fytyren te zeze si kepuca
    harroi qe e ka thene nje here tjeter kete kercenim

  4. korcari1 says:

    Komenti ska lidhje me shkrimin.Ne donate PAYPAL nuk funksionon.Thote qe personi prites duhet me perpara te hape nje llogari pritese per PAYPAL.
    Shikoheni si mund ta zgjdhni kete problem,dhe ta provoj ne ditet qe vine.Falemnderit.

    1. patrioti says:

      ORE CA THUA ? ?

  5. Cakalli7 says:

    te drejte ka zoti ambasador al-pilaf cjane keto femra ne bashi, e keni bere si pulari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje