Një ambasador peng në WC-në e Haxhinases

30 Shtator 2011, 18:50Antena TEMA

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë në Ministrinë e Haxhinases. Një ambasador i rëndësishëm i Perëndimit në Shqipëri, emrin e të cilit nuk po e japim për arsye etike, shkoi për takim pune tek Haxhinasia. Gjithçka shkoi mirë si fillim deri në momentin kur ambasadori do dilte. Me korrektesë ai i kërkoi Haxhinases të përdorte tualetin e Ministrit. Haxhinasia e shoqëroi me xhentilesë deri tek dera. Pesë minuta më vonë plasi skandali. Ambasadori nuk dilte dot nga banja. Në fillim u tregua i edukuar dhe bëri disa përpjekje nga brenda të hapte derën, por nuk funksionoi. Atëherë u detyra t’i dërgonte SMS Haxhinases.

-Zoti Ministër, dera e tualetit nuk funksionon. Diçka duhet të ketë ndodhur…

Haxhinasia u alarmua. Kohëzgjatja e ambasadorit në tualet i kishte dhënë shans për humor sekretares së tij që po i thoshte një shoqeje në telefon “hajde dëgjo dhe pordhët e ambasadorit tani kur të hysh në banjë”.

Alarmi që pasoi SMS e ambasadorit e kaloi zyrën e Haxhinases. Ai thirri në fillim shefin e administratës të zgjidhte situatën. Ai shkoi provoi me forcë, por nuk funksionoi.

-A ke çelës rezervë, i tha Haxhinasia?

-Jo, i tha shefi i administratës se nuk na i ka sjellë gjithë çelësat ky që bëri derën. Unë kam çelësat e derës kaluar.

-Po kush e bëri këtë derë, pyeti Haxhinasia i tërbuar…

-Nuk e di shef, e ke parasysh kur e morët ju Ministrinë, erdhi Mona dhe tha na duhen ca lek shpejt e shpejt, bëni një tender për riparim banjash. Unë i thashë i kemi shumë të mira, por ajo tha ndërroni derën të duket sikur i bëtë të reja dhe lërini siç janë. Kështu që ndërruam derën dhe kjo nuk rri tamam në kafaz, ndaj ka ngecur.

-Më thuaj ç’duhet bërë, tha Haxhinasia i nxehur. Ka ngelur tjetri brenda. Pak mut i kemi punët ne dhe WC kishim mangët.

-Nuk e di, tha i tromaksur shefi i administratës, ja të flas me Monën. Iku pak më tutje dhe mori Monën në telefon.

-A e mban mend ti kush është ajo firma që firmosi për atë tenderin që të duheshin atëherë ca lek, që na the ndërro vetëm derën e banjës…

-Ca thu ti mo çuno, ku mbaj mend unë sa herë ndërrojnë dyert e banjave ministritë e LSI?

-E ke parasysh atëherë kur erdhi shefi ministër, që më the mua na duhen ca lek shpejt e shpejt dhe të thashë i kemi rregullu zyrat dhe banjat dhe më the s’ka gjë, ndërro vetëm derën dhe faturo banjën…

-Pse dhe tek ty e kam bo atë unë, më duket se vetëm Tit Vasilit i kam thënë kështu.

-Jo, jo, dhe mua, por na duhet shpejt ai burri, se ka ngelë brenda Ambasadori i …, e kupton ti çfarë telashi është po nuk gjetëm çelësin.

-Ça thu mor çun, a ka ngelë brenda e s’del dot apo jashtë dhe është duke e bë në brekë?

-Jo, jo, brenda, ka mbaru punë.

-Hajt mor mos u mërzit, po ka mbaru punë, le të presë pak, ja prit të hap bllokun e Lirit unë se aty i kemi të shënuara.

Shefi i administratës uli telefonin. Haxhinasia e shikonte gjithë panik.

-Hë, çfarë tha, e pyeti…

-Po kontrollo tek blloku i Lirit të shikojë kush e ka ndërru derën, tha shefi.

-Po ti s’e mban mend fare, i tha Haxhinasia.

-Unë mbaj mend vetëm që na kërkoi Mona ta ndërronim derën për dekor, që të dukej që kishim rregullu banjën, tha shefi.

-Pupupu, tha Haxhinasia dhe i ra ballit.

Ndërkohë ra telefoni. Ishte Mona.

-Vallai s’kena ku e gjejmë këtë, paskemi marr një gabel tek Partizani i Panjohur me 20 mijë lek. Hapni dritaren, hiqeni fare dhe nxirreni andej, s’ke ç’bo.

Shefi i administratës uli telefonin i prerë.

-Kjo thotë nxirreni nga dritarja i tha Haxhinases.

-Pupupu, bëri Haxhinasia dhe i ra prapë ballit. U afrua tek dera dhe i shpjegoi situatën ambasadorit. Për 5 minuta çdo gjë do jetë OK, i tha, do dalësh nga dritarja. Dy punonjës filluan të shqyejnë kornizën e dritares nga jashtë banjës, dhe gjithçka ishte gati. Futën brenda një shkallë metalike, ambasadori u ngjir në të dhe doli nga dritarja ku e prisnin dy punonjësit. Pastaj hyri në zyrën e Haxhinases, u shkund, u pastrua dhe doli i qetë.

Haxhinasia e shoqëronte nga pas pa bërë zë.

Kur u ndanë në holl, u përshëndetën dhe një herë. Kamerat prisnin pak më tutje ambasadorin. Ai mori pamje serioze, u drejtua nga kamera kryesore dhe filloi.

-U takuam me zotin Ministër, folëm për prioritetet e politikës shqiptare dhe sidomos angazhimin serioz të qeverisë në luftën ndaj korrupsionit dhe në reformat e reja që ka ndërmarrë qeveria…

 

 

 

 

14 komente në “Një ambasador peng në WC-në e Haxhinases”

  1. Vlora says:

    ha ha ha shum e madhe,,,,me mir ta kishte bere ne lulishte

    1. CFURKU says:

      MINISTRIA VENDOS RREGULLA – AMBASADORET, PERFSHIRE ZOTIN ARVIZU DUHET TE JENE TE DHJERE E TE SHURROSUR MIRE PARA SE TE HYJNE NE MINISTRI. KONTROLLI I ESHTE BESUAR GIMIT TE PUROS, QE KA INSTALUAR NJE SISTEM TE POSACEM QE ESHTE SHPIKUR NGA KASTRIOT ISLAMI DHE FINANCUAR NGA ARBEN MALAJ. TANI NUK KA ME RREZIK DHE HAXHINASJA MUND TE PJERDHE I VETEM NE WC E TIJ DHE PSE JO, TE FERKOJE NGA NJE CIKE ATE DREJTOREN E RE QE KA EMRUAR KETO DITE DHE QE I LEPIHET PARA E PAS SI ZORRE VICI. SIC DUKET NUK JA JEP ME ATE PLACKEN AS E SHOQJA. HAHAHAHAH

  2. ani says:

    Haxhinasto kone e bindur e mafiozit Meta, langaraq dhe skile….e shtirur.

  3. geno says:

    O TEMA ata na mbylen deren e BE ne u mbyllem deren e WC

  4. ilo says:

    hahahahaha ,tja kishe bere haxhinastes ne xhep do ishe me mire//////////////////////////////////////////

  5. sorge says:

    Nuk lene vernd pa bere PORDHE keta ambasadoret e Europes!!!

  6. valbona says:

    ishalla ju ngelet koka te gjitheve ne wc me ne krye moniken

  7. 21Janari says:

    Me thane se Gimi i puros e ka perjetuar shume keq kete ndodhi. I purroja nga dora ne Rogner duke i bere nje goxha vrime ne pantallona.

  8. Lir Koka says:

    Ja paska fut ne prodhe ambasadori dhe ka prish deren, vellai i haxhi pordhes.

  9. Belgu says:

    Hhahahahhaah sa e madhe mer Mero Baze , te dhjefsha Portokalline hahahhaa sa kam qesh per zotin dhe te qeshesh naten eshte gje e madhe, na kenaqe per zotin, aman keto kurvat keshtu e duan, mjere ne dhe Shqiperia ku po vejme me keto kurva !

  10. Devolliu says:

    E mo mos e bëni kaq të madhe se ai pijaneciVolfarthi ka qënë; e kishte zënë barku se kishte pirë birrë me qofte bajate.

  11. Endi says:

    Per kete ndodhi Tani i Credinsit ka per te shkruar e pastaj te botoi nje liber ku tua shese puonjesve te Bankes dhe Sicredit me pahir. Edhe po se moren librin ky pederast me kollovarin e tij Genci Gay ju mban leket nga rroga.

  12. Bircja says:

    Hahahahahahsa Evgjiti Haxhinasto ka rezik ti kete ulur pantallonat ambasadorit,tia kete mbajt me dore kur ka shurros ai dhe n fund ja ka shkundur.

  13. SERENA bAJRAKTARI says:

    KORRUPSIONI AQ I MADH SA EDHE ME DYERT E NEVOJTOREVE DUAN TE VJEDHIN SHTETIN VETE PUNONJESIT E SHTETIT. KUR DO TE NGOPEN KETA VAMPIRA TE PANGOPUR?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje