Kunati i Lulit dje shkoi herët në punë. Pasi hyri në Bashki nga dera e pasme, urdhëroi të rregullohej mirë zyra e Lulit, dhe të zhdukej çdo shenjë që lidhej me Edi Ramën përveç atij sfondi të mallkuar që nuk e ka prishur akoma. Edhe për të ka porositur arkitektin e pallatit të tij në Vlorë që të bëjë një projekt të ri deri tek prishja dhe e dritareve. Duhet doemos një dritare që të shikojë nga PD, por Luli e ka fobi se i bie të shikojë dhe nga Drejtoria e Burgjeve.
Pastaj erdhi problemi tek pijet që duhet të porosiste. U kujtua që ambasadori ka qejf birrat me salsiçe. Dërgoi shpejt kamerierin dhe bleu një arkë me birra dhe salsiçe pa fund. Pas kësaj gjithçka ishte gati.
Ambasadori erdhi në orën e caktuar. U ngjit në zyrë dhe filloi bisedën me Lulin.
-OSBE është e shqetësuar seriozisht për shëndetin tuaj, i tha ambasadori. Unë kam raportuar në Vjenë se ju keni pasur një ndërhyrje të lehtë mjekësore, por ata duan të dinë më shumë detaje.
-Unë shpresoj se do të jem mirë në një të ardhme të afërt, i tha Luli, por kjo nuk do të thotë që puna po çalon, njerëzit e mi janë këtu, tha dhe pa me sy nga Kunati, dhe gjithçka po ecën sipas premtimeve që kemi bërë. E rëndësishme për mua është të mbaj çdo premtim.
Ambasadorit i shndritën sytë. U përkul mori, shishen e birrës dhe e trokiti me Lulin.
-Gëzuar, i tha Luli, se unë nuk pi alkool.
-Shumë mirë bën, i tha ambasadori, dhe unë pi se më ka ngelur zakon i vjetër. Desha tu them se OSBE si një organizatë që merret me demokracinë dhe liritë e të drejtat e njeriut, është shumë e interesuar për transparencën për lejet e ndërtimit, i tha ambasadori. Ju duhet të demonstroni se do t’i jepni ato në mënyrë transparente me qëllim që të mos ketë ankesa…
-Ndryshe nga paraardhësi im, unë do të jem transparent, i tha Luli. Nuk di a jeni informuar, por sot unë kam vënë në jetë premtimin tim të parë që kam marr tek Forumi i Tiranës. Policia Bashkiake ka shkuar në Kinostudio dhe po i rikthen hapësirën një veprimtari të Forumit të Tiranës.
-Shumë mirë, i tha ambasadori. Kjo më gëzon shumë. Ne jemi këtu për demokracinë dhe lirinë e medies, por interesi jonë për lejet e ndërtimit mbetet parësor. Jam shumë i gëzuar që ju keni ndërhyrë në këtë proces në mënyrë transparente.
Pas kësaj ambasadori u kthye nga Kunati dhe e pyeti.
-Më falni, ai subjekt që e zbuat nga hapësira e zotërisë që ka kontribuar për Forumin e Tiranës, kush ishte?
-Mos u shqetëso, i tha Kunati. Është një medie televizive antikombëtare, nga ata që kritikojnë qeverinë, bile dhe Lulin. Në fushatë nuk na kanë dhënë asnjë kronikë të montuar nga ne vetë dhe tani kërkojnë që ne tu respektojmë lejen e ndërtimit që kanë marrë në mënyrë jotransparente.
Ambasadori u skuq deri tek veshët.
-Aha, d.m.th është Top Channel, i tha. Gut, gut. Nejse, desha të them edhe pse ne jemi këtu për demokracinë dhe medien e lirë, e thashë dhe më lart që jemi të interesuar për transparencën e lejeve të ndërtimit. Unë ju përgëzoj për këtë.
Pastaj u kthye prapë nga Luli.
-Kam dëgjuar se ky kryepolici juaj ka rrahur disa gra në Bashki, tha, dhe ato më kanë drejtuar një letër. Pavarësisht se ne jemi të fokusuar tek demokracia, të drejtat e njeriut, liria e shtypit dhe barazia gjinore, sërish për ne mbetet e rëndësishme fakti që Bashkia juaj vepron me transparencë dhe i bën këto veprime hapur në mes të ditës dhe në sy të kamerave, dhe jo fshehur. Ne e vlerësojmë shumë transparencën tuaj.
-Më falni, të përgjigjem unë, i tha Kunati. E di që ka shumë ankesa për kryepolicin tonë, por ai është njëkohësisht dhe kryeinspektor, pra është dhe drejtor i Policisë së Ndërtimiy dhe Kryetar i policisë bashkiake. Për këtë arsye ai ka shumë ngarkesë dhe ndonjë herë është serioz. Por desha të t’i shpjegoj të dy rastet. E para ai ka vepruar kundër Top Channel-it edhe për një arsye personale. Zoti kryepolic dhe kryeinspektor ka një shtëpi në kat të pestë rrugës kur ikën nga Bërryli për në Kinostudio afër karburantit Rira. Ai ka bërë një shtesë të vogël pa leje në tarracë dhe ata të Fiks Fare kanë shkuar, ja kanë filmuar dhe duan t’ia transmetojnë. Tani zoti ambasador siç e shikon dy duar për një kokë janë. Nesër bile e kam urdhëruar të shkojnë t’i prishin dhe parkingun e Top Channel pranë Piramidës dhe mbi të gjitha t’i heqim parabolat e antenave se as për ato nuk kanë leje.
-Gut, gut, tha ambasadori. Më pëlqen transparenca juaj. Ju e dini që ne jemi këtu për lirinë e medies dhe demokracinë dhe të drejtat e njeriut, ah se harrova, dhe barazinë gjinore, por për ne transparenca e veprimeve tuaja mbetet e rëndësishme, sidomos ajo për lejet e ndërtimit. Kam ndërmend ta testoj deri në fund këtë proces, qofte dhe duke sakrifikuar të vij të kërkoj vetë një leje ndërtimi, të shikoj si do më respektoni.
-Je i mirëpritur, i tha Kunati, ke për të ngelur i kënaqur.
Ambasadori ktheu dhe gotën e fundit të birrës, futi në gojë një salsiçe dhe u ngrit. Kunati e përcolli deri jashtë dhe u kthye duke fluturuar nga gëzimi brenda.
-Ambasadori është njësh, bërtiste, tani kemi Perëndimin me vete, kemi OSBE, fuck ODIHR, shkërdhata.
Antena e papare! Tema beni derman per website-n se po ju bllokohet pak si shume shpesh. Jeni 1-sha!
Ka diçka te pasakte ne shkrim : birrat kunati nuk i bleu, por ja dergoi Fanja falas.
E tmerrshme, shokuese!
OSBE, kjo organizate shushunje,
po interesohet ne Shqiperi
jo per vjedhjene zgjedhjeve, vdekjen e demokracise dhe shtetit ligjor,
por per regjistrimin e pronave ne bregdet
dhe lejet e ndertimit ne Tirane (!)
A nuk duhen deneoncuar keta maskarenj
qe drejtojne kete organizate ne Shqiperi
dek drejtuesit e tyre ne Vjene?!
Flini opozitare, flini!
megjitse me satir ka shum gjana te verteta ne ket shkrim.me asht ngulit ne mendje se berisha per hater te pushtetit e dhuron shtetin dhe keto dhurata i merr edhe zoti ambasador.ska se si te vidhen votat ne mes te dits ,ne sy te ambasadorit e tmos thoj asgja per ket.metet me dit shumen qe ka marr per te vertetu si mlohet korrupsioni me morrupsin hajnija me hajni maskaralleku me maskarallek.shpejt harroi ambasadori se luli ishte minister i mrendshem kur vrau 4 vet n’tiran .kjo do t;thot se shumae ‘dhuruar ‘ asht shum e madhe
Po per Tanin e Credinsit ku lahen gjithe pislliqet dhe parate e oborrit te Berishes a tha gje ky ambasadori!??…
Pq ku nq bien ne pjese ne keta karagjoze ambasadoresh qe kane erdhur per te mare sa te mundin dhe per tu tallur me neTur p o palaco ambasador qe na peshtiret europen e ameriken me keto qe flisni e beni.