Është një nder e kënaqësi e veçantë për mua t’ju përshëndes ju, zoti Gosalino, zoti Klapert dhe juve, përfaqësues të 32 vendeve të botës, për përzgjedhjen e Shqipërisë, për shndërrimin e Tiranës në kryeqytetin botëror të vrapit në mal këto ditë.
Mali i Dajtit, mali i Tiranës, Mali i gjithë Shqipërisë, ka qenë dhe mbetet për mua një burim i madh frymëzimi dhe një objektiv i përvitshëm. Çdo fundviti unë së bashku me mbesat e mija, ngjitemi në majë të Dajtit nga ku duket thuajse gjithë Shqipëria. Duket Gjiri i Lalëzit, Plazhi i Gjeneralit, bregdeti i Vjosës dhe Semanit, Narta, Karaburuni dhe natyrisht të nxitet fantazia se çfarë ka pas maleve që mbulojnë pasuritë tona të mëdha në bregdet. Për këtë qeveria ime, unë personalisht dhe familja ime e kemi pasur objektiv madhor ruajtjen dhe zhvillimin e malit të Dajtit. Qeveria ime, unë personalisht dhe familja ime kemi kontribue në këtë proces. Kemi shpronësuar çdo pronar të dyshimtë në Malin e Dajtit dhe për siguri i kemi marrë vetë pronat që mund të shkatërrojnë të ardhmen e këtij mali. Jena detyru me përdorë dhe procese gjyqësore për ta vënë në jetë këtë objektiv madhor.
Ju zhvilloni kampionatin në një vend, i cili qëndron në krye të Evropës për lartësinë e tij mesatare. Shqipëria ka lartësinë mesatare më të madhe në këtë kontinent, ajo ka dyfishin e lartësisë mesatare të Evropës, është pra vendi më malor i saj.
Ju do të thoni se kjo është një dhuratë e natyrës, por unë ju them ju zotëri se është dhe meritë e jona, e qeverisë që unë drejtoj, imja personalisht dhe familjes sime, që këto male i kemi ruajtur nga njerëzit, pasi i kemi zbritur të gjithë në Tiranë. Unë ju siguroj se ato tani janë bosh dhe në paqe me veten e tyre dhe askush nuk mund t’i dëmtojë më. Qeveria ime, unë personalisht dhe familja ime kemi dhënë shembullin personal duke mos shkelur në fshatin tim të lindjes në Viçidol prej 20 vjetësh edhe pse bukuria e atij mali është mahnitëse.
Shqipëria nuk ka majat më të larta në Evropë, por në njësi sipërfaqeje, ajo ka malet më të shumta, male të cilat në kreshtat, ujëvarat, luginat, lëndinat e pyjet e tyre, fshehin bukuritë më mahnitëse të këtij kontinenti, pasuritë malore më të mëdha. Malet janë të uritura për eksploratorë si ju dhe mezi presin t’u dëshmojnë vizitorëve bukuritë e tyre mahnitëse, pasuritë e tyre të mëdha, mikpritjen e tyre shembullore.
Unë jam një tifoz i çmendur i këtyre bukurive. Qeveria ime, unë personalisht dhe familja ime, kemi plane konkrete për t’i ruajtur këto male dhe për t’i kthyer në destinacione të çmuara turistike. Kena vlerësue si më të favorshme për këtë objektiv, Qafë Shtamën, Çajupin, Kalanë e Borshit, Malin e Dajtit, Qafë Molën, Bizën, si dhe vende të tjera turistike, të cilat nuk po i përmend këtu.
Duke i uruar suksese zhvillimit të këtij kampionati në Tiranë, uroj që ky kampionat të frymëzojë të rinjtë shqiptarë për të njohur më nga afër pasuritë e mëdha që duhet t’i njohin, për të shfrytëzuar këtë potencial të jashtëzakonshëm të vendit, në interesin më të mirë të formimit të tyre fizik e psikologjik. Asgjë nuk është më frymëzuese, më kalitëse se vrapi në mal, se ecja në mal.
Qysh i vogël unë kam pasë një pasion të veçantë, ecjen në mal dhe kalitjen në natyrë. Ne kemi qenë një fshat i varfër dhe familje modeste, por kali dhe ecja në natyrë nuk na kanë munguar kurrë. Ka qenë ajo përvojë që më ka bërë mua sot një rekordmen i ecjes në mal dhe që kam thyer rekorde deri në Murin e Madh Kinez.
Çdo vit numri i vizitorëve e turistëve që vijnë në malet tona po rritet dhe unë shpresoj që ky kampionat të shërbejë si një ftesë për turistët nga mbarë bota, për turistët nga vendet tuaja, për të ardhur dhe për të njohur këto male. Këto male kanë frymëzuar Bajronin për poemat më të bukura të tij, kanë frymëzuar Eduard Lirin, për tablotë dhe pikturat më të bukura, kanë frymëzuar krijimin e legjendave dhe cikleve më të bukura të popujve të Ballkanit. Nën shembullin e Ali Pashë Tepelenës, një nga mikpritësit e mëdhenj të këtyre turistëve të Jugut të Shqipërisë, unë ju mirëpres ju sa herë të keni dëshirë të vizitoni malet e mija, dhe më pas të shprehni përshtypjet tuaja kudo nëpër botë.
Duke përfunduar, ju uroj dhe njëherë suksese dhe shpresoj se sërish do të vendosni që, në të ardhmen, kampionate të tjera të vrapit në mal t’i zhvilloni në vendin më malor të Evropës, në Shqipëri”. Ne do tu jemi shumë mirënjohës për këtë. Kur të riktheheni sërish keni për të parë se ato male që do të jenë nën kujdesin e qeverisë sime, mua personalisht dhe familjes sime, do të jenë shembuj të maleve në Evropë. Ju falenderoj shumë për praninë tuaj këtu dhe dua tu them se Shqipëria është një vend i sigurt. Malet e saj janë sot vendi më i sigurt në Shqipëri. Ju ndoshta keni dëgjuar se dje u vra një gjyqtar me bombë me telekomandë, por siç është e lehtë të merret me mend, ai u vra në mes të qytetit në rrugën kryesore dhe jo në mal. Malet i kena të sigurt, të qetë dhe shumë të bukur. Është kjo arsyeja që unë sot nuk zgjodha të jem aty ku vajtohet për vrasje në rrugë, por aty ku gëzohet për udhëtim në malet e sigurta të vendit tim, qeverisë time, timen personalisht dhe familjes ime.
Mos e zgjasni shume se e ben me gjithmend ky idioti….
Une po pres te komentoje Lola, pastaj do te flas….
Sala nuk thote :
” Është një nder e kënaqësi e veçantë për mua..”
Sala thote :
” Eshte nje nder e kenaqesi e vecante per mu-e..”
O Mero Baze, nuk dëgjon nga ai vesh Saliu.
Mero, jane me te bukura antenat me shume personazhe. Do edhe pak dialog brenda se e zbukuron. Me mire ta kishe bere si bashkebisedim i Saliut me atletet nga e gjithe bota…
mire ky eshte pjerdh….po ne ca bejme se kuptoj…mbetem me refrenin -mjere ne dhe kaq??!!.
Njerez duhet ti themi nje MJAFT te madh ketij kodoshi dhe kodosherve te tjere se jo vetem na nxorren namin neper bote por po na bejne te ndihemi sa budallej dhe idiote…mbetem duke dale para pasqyres dhe kerkojme ku i kemi veshet e gomarit,se ky njeri ne te tille na ka konvertuar.
ene diktator ene shakaxhi
ky ne vend se te gjindet prane qykates se vlores qe humbi nje anetar,e sheh ma te rendshishme me kane ne nje marsh ku ne boten normal as nje nen minister nuk do kishte shkuar e lere me nje kryeminister.Ky keshtu tregon se si i rendit prioritet ne qeverisjen e tij,apo ndoshta do me fsheh fajin e tij prape!
Lereni ne boten e tij te tregoje trimerite e sali plakushit o me falni trimerite e fatbardh pikaloshit te gjithe korcaret e kane pare kete pjese tetrale per femij te vene ne skene nga trupa e teatrit te korces.
duke lexuar shkrimin e rradhes me PIKA te A. Hoxhes (ketij apologjuesi te peshtire te regjimit) kupton se ajo qe ky maskara kerkon eshte te shpetoje vetveten neser dhe te perpiqet se eshte dhe ka qene vec nje ANAlist (i paanshem) i regjimit. Duhet uptuar se Eshte teper vone per paqe (reale) tashme pasi eshte vjedhur gjithcka qe mund te vidhet, pas gjithe poshterimit te opozitarizmit dhe shumices se shqiptareve dhe pas atyre aferave dhe maskarralleqeve qe nje dite duhet te zbardhen. Kjo duket si perpjekja e rradhes per te shpetuar cmund te shpetohet dhe per te filluar distancimin gradual nga Mbreti Lakuriq qe po pergatit 7 prillin e tij (bashke me faniljen/klanin).
Shtes e fjalimit te Z.Sali e pa botuar nga gazeta Tema. I nderuem Z.Gosalino.Te nderuem miq.Une ju garantoj ju, nepermjet jush popullin tuej,se shqypnia ka ba hapa te medhenj, ne ecjen drejt majava ma te nalta te europes, populli yne ashte nji popull malok, me falni malor ashte rrit ne male, ja di vleren maleve, por eshte opozita ajo qe don me e zbrit ate ne qytet, ashte Ed Rama me kompani qe nuk ja di vleren bregdetit dhe prandaj i ka zbrit gjithe maloket, me falni malsoret prej maleve ne qytet.Por une ju garantoj ju, se ne asnji mnyre nuk do te lejojme qe bllokmenet e rinj ,me ne kry Ed Ramen, te bajne si te duen me ket vend,kam dhane urdhen qe tokat ne bregdet, te kujdeset familja jeme,dhe personalisht vajza jeme Z.Argite me Z.Lulush e do te tjere psh.Ilir Met e kompani, me e ruejt fort bregdetin tone,se neve historikisht anmiku na ka ardhe prej detit.Te nderuem miq,une ju garantoj ju se do te punoj ne krye te qeveris teme,qe edhe kto vite qe me kan ngel ne pushtet, ti baj majat e maleve tona, fusha pjellore si Gerdecin ne dobi shqipnis.Ju falemnders shume.