Sandri në telashe me shpenzimet e ditëlindjes së Pacollit

31 Gusht 2011, 21:20Antena TEMA
Sandri në telashe me shpenzimet e ditëlindjes së Pacollit

Behxhet Pacolli kishte mbledhur gjithë politikanët shqiptarë në ditëlindjen e tij. Kishte nisur një avion privat në Tiranë dhe kishte marrë pozitën dhe opozitën së bashku, për ta nderuar në Prishtinë. Natyrisht, dhe gjthë listën e biznesmenëve të medies.

Sapo zbritën në Prishtinë, disa roje të Pacollit i morën dhe i shoqëruan tek një ndërtesë luksoze.

-Ky është hoteli, zotërinj, u tha roja. Secili prej jush ka dhomën e vet dhe do të takohemi sipas protokollit në aktivitete zyrtare.

Ditëlindja kaloi mirë dhe me hare, si ditëlindjet shqiptare. Pacolli kujtoi përpjekjet e tij për ta njohur Kosovën, edhe fisi Tuçu, dhe Hutu, secili më vete, pasi nuk pranonin ta njihnin të dy të bashkuar si shtet. Kushti më i rëndë që i kishte vendosur fisi Tuçi, ishte që Pacolli të flinte me një virgjëreshë të fisit, 16 vjeçare, pasi ashtu ishte zakon i fisit kur bënin një mik të ri. Por, Pacolli nuk kishte pranuar. Para se të merrte vendimin ishte konsultuar dhe me qeverinë në Prishtinë dhe të gjithë kishin rënë dakord që nderi i Kosovës ishte më i rëndësishëm se njohjet  e saj dhe nuk bënte të shiteshin për një virgjëreshë.

Të gjitha këto muhabete mbushën darkën e ditëlindjes, ku njeriu më i trishtuar ishte Kaç Islami. Ai mbush mot gjashtëdhjet vjeç, dhe po përfytyronte sikur të kandidonte ashtu si Pacolli dhe Edi Rama mos t’ia çonte deputetët në Kuvend dhe ai të digjej.

Pacolli sidoqftë, arriti ta mbaj mbrëmjen ndezur, pasi për çdo fis që ai fliste se kishte vizituar, Fevzua e mbështeste dhe i kujtonte se e kishte takuar dhe Fevzua dhe ishte ashtu siç thoshte Pacolli. Biles, për një fis që gjendej në Tanzani, Fevzua dëshmoi se një nga 8 gjyshët e tij kishte qenë aty për të blerë skllevër, dhe ata ja kishin falur, pasi i kishin thënë se kemi dëgjuar që ti ke bërë revolucionin francez.

Në fund, pas ditëlindejs të gjithë u çuan dhe ikën.  Ngelën vetëm Fevzua, Zamiri dhe Sandri, që u drejtuan instiktivisht nga recepsioni.

I pari ju drejtua Fevziu.

-Mi fut mua gjithë shpenzimet e fjetjes së të ftuarve, tha, por mi fut tek kjo karta Golden e American Expres, se më shtohen pikët.

-Më falni zotëri, i tha recepsionisti, por s’kemi vegël që e lexon atë kartë dhe s’muj me ti hedh ato pikë.

Fevziu tundi kokën i dëshpëruar .

-Gjynah, tha. Ka bërë gjithë këtë shpenzim dhe nuk e ka regjistruar hotelin në këto markat e njohura.

Pastaj erdhi Moisiu me Mejdanin. Recepsionisti u zgjati të dyve nga një qese plasmasi të paketuar.

-Çfarë u dhe atyre, pyeti Sandri gjithë kuriozitet.

-Zotëri Mejdani merr gjithmonë ushqim për qenin, tha recepsionisti, sa herë që vjen. Dhe kur nuk vjen vetë, ja dërgojmë me Mentorin e tij. Kurse zotëri Moisiu e do gjithmonë kur ikën pjesën e mishit që lë, se e ha rrugës.

-Hajde k… hajde, tha Sandri. Unë thashë çfarë morën.

Pas tij tek sporteli u afrua Zamiri.

-Më lër mua t’i paguaj këto, tha dhe nxorri një kartë tjetër Visa

-Më vjen keq zotëri, i tha recepsionisti, nuk mujm me kartë, se nuk kena aparat, na kupto drejt.

-Epo s’kam ç’të bëj, tha Zamiri, unë nuk mbaj lek në xhep. T’i paguajë Sandri.

Në fund Sandri u afrua i dëshpëruar që do paguante.

-Çfarë të paguaj unë, i tha Sandri recepsionistit.

-Çfarë të të doj zemra, i tha recepesionisti. Ditëlindje është kjo.

–Ok, mi bë të gjitha të këtyre k…. që kanë ardhur prej Shqpërisë.

-A bën me ua fut dhe Edi Ramën, i tha recepsionisti.

-Fute dhe atë k… i tha Sandri, se ka ngel rrugëve.

-Veç ka dhe shoferin, duhet me e dit, i tha recepsionisti.

-Hajde fute dhe atë, u pa puna, i tha Sandri.

-Ok u bë, veç të kam shtu dhe dy shishe ujë të gazuar që ka pi natën.

-Hajt shtoji dhe ato, po se kuptoj pse mi le mua dhe këto çikërimat.

-S’di vallahi, veç e kam pa gjithandej që thotë “të fala Sandrit” dhe kam mendu se jeni miq.

-Çfarë mik k… e kam po hajde se nuk u bë qameti, po paguaj, tha Sandri.

I çuditur nga ditëlindja e Pacollit dhe ikja pa paguar e njerëzve, shkon në avion dhe vendosi t’u mburrej të gjithëve që u kishte paguar hotelin.

-Jeni bërë të gjithë shkërdhata, tha. Erdhët, pitë, fjetët dhe ikët pa paguar.

-Po ditëlindje ishte ajo, i tha Mejdani, çfarë të bënim.

-Po hotelin ta paguanit të paktën, i tha Sandri.

-Sandri, e paske për herë të parë ti, i tha Mejdani, se unë vij rregulisht. Ai nuk është hotel, është shtëpia e tij, por e ka bërë të madhe, si hotel.

-Si mo shtëpi, tha Sandri, po unë i dhashë lekët cash?!

-Epo Pacolli ka dashur të dijë kush ka lekë cash, i tha Zamiri, ndaj nuk na merrte lekë me kartë ne. Prit kur të vijë Taqi për ndonjë lek borxh tani.

 

10 komente në “Sandri në telashe me shpenzimet e ditëlindjes së Pacollit”

  1. 21janari says:

    Pacolli ka zevendesuar Vehbi Alimuçen.

    1. XHEP-MEDANI says:

      MERO, TE LUTEM MOS E ZE NE GOJE ADASHIN TIM REXHEPIN – SE ESHTE VERTET PER TE QARE HALLIN. PRANDAJ EDHE BREDH DERE ME DERE PER TE LYPUR. KA NJE STIL TE BUKUR, STILIN E LYPSARIT GJYHNAQAR, SI ISH PRESIDENT. NUK KA FAJ ZOTERIA, SE U BE PRESIDENT NGA RRUGA, DIREKT NGA SHALET E LIDRES DHE HOP NE ZYREN E SALIUT TE PARE AUGUST. ISHTE I PAPERGATITUR DJALKA. SE REXHEPI EDHE I VOGEL ME TE LIPURA JETONTE – KAFE QYL KERKONTE NGA KOLEGET. PRANDAJ LERE TE HAJE ATE PERSHESH I ZIU – DHE TE LEPIJE KOCKAT QE I HEDH PACOLLI.

    2. DARDAN says:

      Kush esht Vehbi Alimuça e njef dikush ket njeri se Behgjet Pacolli esht Miliarder dhe njeri nder njerzit me te pasur te Botes dhe po ashtu pacolli esht njeri me renome Nderkombetare dhe nuk mund te krahasohet me njerz apo Biznesmen te Fshatrave te Shqiperis e Kosoves Kjo esht Kompania e Pacollit http://WWW.Mabetex.com

      1. Dean says:

        Po ti krenohesh per topet e Pacollit,Baxollit si mutin e ka emrin ai?
        Ka mundesi me me dhene pak linkun e kompanise tate?,pa Baxolli i ka per vete Paret,jo per ty.

  2. safiu says:

    edhe keta politikanet e kosoves qe jane 10 vjet me vonese dhe kane te huajt mbi koke po mesojne dita dites nga politikanet tane qe jane me te rregjur.

  3. TURI says:

    PO FEVZUA GJALLE ESHTE,PO MORI DHE ÇANIN SI DO BEJE ÇANI TANI,APO E DRDHE AI SE GREKE ESHTE

  4. qeqeni says:

    Moisiu eshte nje figure kar izmatike, duhet te kete vend me shpesh ne rubrike,

  5. Gezim says:

    Nje tjeter tropojan ne krye te tatimeve

  6. Ivani i madh says:

    Ne regull qe Pacolli eshte bisesmen i sukseshem dhe kjo sdo shume ment po pse nuk mori pjese ne asnje tender ne Shqiperi e Kosove kjo me le te dyshoj se dicka di ai ne lidhje me politikanet tane.Pra po sbere per vete , bere per te tjeret fjalet e thena jane kot.Sa per ditlindjen u befte 100 vjet por ne te gomare e zagare kishte mbledhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje