Kunati i Lulit dje ishte shumë i mërzitur. U bë mbi një muaj që Luli ka hyrë në Bashki dhe akoma nuk e ka kërcënuar askush me vdekje, Doktorin e kanë kërcënuar disa herë, Ilir Metën e kanë kërcënuar, kurse Lulin jo. Kjo i është dukur shenjë e keqe Kunatit. Për këtë vendosi të dilte vetë me këmbë nëpër Tiranë me shpresë se dikush do ta kërcënonte. E filloi vizitën në Bllok. U soll rrotull pallatit të Ilir Metës me shpresë se aty rrinë kërcënuesit e Ilir Metës dhe do ta kërcënojnë dhe atë. U soll para rojeve të pallatit, tek një lokal me qofte aty në krah, doli nga ana tjetër e rrugës, por nuk po i fliste askush.
-Nuk më njohin akoma për fytyrë, tha i shqetësuar. Por duhet të prezantohem.
Shkoi tek restoranti në krah dhe pyeti ‘kush e ka pronë këtë Pallatin’.
-E kanë pas ca çuna, ja kanë dhënë Ilir Metës, i thanë ata. Po ti kush je, pse pyet?
-Unë jam zoti Kunat, i tha Kunati i Lulit, dhe na kanë njoftuar se është ndërtim pa leje dhe duhet ta prishim.
-Ah, ti qenke Kunati, i tha qytetari që pyeti Kunati. Gëzohem që të njoh, por mos u nxito, se nuk ja prish dot. Atij nuk ja prishi Rama, jo Luli.
-Jo, jo, ne nuk ja prishim, pot nuk e dija që ishte i Metës, tha. Unë e dija një kat, ai paska tre kate. Po këto kafenetë me karrige përjashta do t’i prishim të gjitha, tha Kunati për të vazhduar bisedën, dhe nuk pyesim askënd. Po ja mbajti dikush le të na kërcënojë po deshi.
-Nuk besoj se i prishni, tha qytetari. I ka Zeni këto me ca miq të tij.
Kunati uli kokën dhe bëri sikur nuk dëgjoi.
-Desha të them që unë nuk trembem, po deshën le të më kërcënojnë, tha, se ua tregoj unë qejfin.
-Jo, jo, i tha qytetari, s’ka njeri gjë me ty, as me Lulin. Janë lidhur me të madhin fare këta.
Kunati iku i mërzitur dhe lëvizi në një rrugë tjetër ku ishin disa kazino dhe parkime të zëna.
Ju afrua rojes dhe e pyeti pse ka zënë parkimin.
-Ik o pirdhu, i tha roja.
-Kujt i thua ik pirdhu, i tha Kunati. Më njeh mua ti apo jo? Jam zoti Kunat!
-Aha, ti je Kunati. Ik o burrë se s’ka gjë njeri me ty. Kena folë me Zenin për këto se jena pa licencë në kazino, s’do marrim leje për parking.
Kunati iku prapë kokulur.
-Si s’të kërcënon njeri xhanëm, tha. U fut tek rruga kryesore në Bllok, ku ndalohet kalimi i makinave. Nxori çelësin nga xhepi dhe uli postbllokun.
Polici bashkiake e pa me çudi.
-Më fal, kush jeni ju që keni çelës, e pyeti.
-Unë jam zoti Kunat. i tha kunati i Lulit.
-Aha. ja bëri polici. Thashë mos ishte ndonjë nga këta të Ed Ramës, që nuk i kemi marrë çelësat. S’ka problem këtu, çelësat ja kemi dorëzu Rafit, s’ka njeri tjetër veç atij.
-Ka kërcënuar ndonjëri Lulin, pyeti Kunati.
-Jo, jo, tha polici9. Dhe nja dy njerëzve të Ed Ramës që ua morëm çelësat, shanë nëpër dhëmbë Doktorin, por për Lulin nuk thanë asnjë llaf. Ç’faj ka ai, thanë, ai bën ç’i thonë. E kemi me atë malokun.
Kunatit i erdhi prapë inat.
-Si nuk na kërcënon njeri xhanëm, tha. U bëmë një muaj dhe nuk na kërcënon. Ilir Metën e kërcënojnë menjëherë. Doktorin menjëherë, ne asnjëri. Si t’ia bëjmë të na kërcënojnë, thoshte me vete duke ecur rrugës. Befas pa disa makina të parkuara treshe në Bllok.
-Të thërras karrotrecin, tha, dhe po ja mbajti njeriu le të më kërcënojë. Mori telefonin dhe karrotreca për 5 minuta ishte aty. Sapo u afrua, disa shoferë u ngritën nga kafja dhe shkuan tek karrotreca. Pasi u grindën pak, shoferi i karrotrecës tregoi me gisht nga kunati. Shoferët agresivë u qetësuan menjëherë.
-Ah qenka ai k…, tha njëri. Thashë mos u kish dërguar policia se i shk… nënën. Atij varja se s’ka faj, as di gjë ç’bëhet.
Kunati i dëshpëruar uli kokën dhe u largua.
-Si t’ia bëj të më kërcënojnë dreqin, tha, i thonë një muaj punë dhe asnjë kërcënim. Si e ka nisur Luli mund të mos e kërcënojë më askush dhe morëm fund.
O kunat ju do shkoni per lesh si qeni ne vreshte, pa kercenime te meparshme, zakonisht qente hiqen qafe pa paralajmerim, per te zotet eshte pak me ndryshe.
PO LE TE SHKOJE TEK PALLATI I SALES DHE TE NXJERE BILBILUSHIN E TE BEJE SHURREN. DO SHOHESH SI DO E KERCENOJNE, ME FJALE E ME SHKELMA BYTHEVE. OSE, TE SHKOJE NGA BRAKA, ATY KE ZHTEPIA E VJETER E SALES DHE TE LESHOJE NJE PORDHE DREJT CADRES SE JEVGUT XHEZAIR, DHE TE SHOHE SI DO JA LAKOJNE PLAKEN, GRUAN DHE MOTREN, MADJE EDHE KUNATIN. POR, SHKELQESIA E TIJ ZOTI KUNAT LESHI DUHET TE GJEJE VENDIN E DUHUR. BESOJ TE LEXOJE KETO RRESHTA DHE TE VEPROJE DENJESISHT.
hahahahaha….Kushe di si thote Haxhinasa:Kush rri degjon pordhe e ketyre tani…Kane mare” kercenime me vdekje” dhe kushedi cu duket vetja.
Mero! Kjo eshte rubrika me e bukur e kesaj faqeje. Nuk ka nevoje asnjehere per komente.
se kuptova ?
Mos u merzit…Je vetem ne fazen e pare te budallallekut.Me kalimin e kohes ke mundesine te behesh budalla i avancuar… ?
e bukur, like.
Mos i qani hallin kalorsit qe i varen kembet.
Jo me larg se dje po mendoja qe Meta mund ti kete keq punet me Doktorin dhe per ti rene ne sy ka trilluar kercenimin e rradhes… Ju lumte e keni kapur situaten shume mire.