Kunati i Lulit keqkuptohet me fjalimin e Doktorit për Shqipërinë turistike

11 Gusht 2011, 20:21Antena TEMA
Kunati i Lulit keqkuptohet me fjalimin e Doktorit për Shqipërinë

Kunati i Lulit ishte në mesjavë në bregdetin jugor. Pasi kaloi nga pallatet që po ndërton mbi  ujë në Vlorë, dhe u sigurua se askush nuk ka ndërmend t’ia prekë, udhëtoi deri në Dhërmi. Mori një dhomë hoteli buzë detit. Sportelisti i hotelit e torturoi paksa derisa i gjeti një dhomë 90 euro me një krevat.

-Kujdes, i tha, se në banjë rrëshqet se i është derdhur pak vaj paradite pastrueses dhe nuk ka ujë me presion se na është djegur pompa.

-S’ka gjë, i tha Kuanti, a punon televizori?

-Punon, punon, e kap grekun xham, i tha.

-Po Tiranën?

-Edhe TVSH, i tha sportelisti që nuk e dinte me kë fliste.

Kunati hyri brenda, hapi TV dhe ju shfaq Doktori në mbledhje qeverie. Po fliste për turizmin. Titra e madhe poshtë ishte: “Shqipëria destinacioni Nr. 1 në botë për turizmin këtë vit”. Kunati la çantën mbi krevat dhe u përqendrua tek fjalimi.

…“Ata që parashikuan Shqipërinë si destinacionin e parë turistik të planetit, si magjinë vjetorë të turizmit apo Miss Turizmi 2011, u dëshmuan profetikë… Nga janari deri më 8 gusht kanë hyrë në Shqipëri 2 milionë e 148 mijë persona, ose 411.972 shtetas të huaj më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky trend është shumë premtues dhe po e shndërron turizmin një ndër degët kryesore të ekonomisë shqiptare….”

Ikën dritat. Kunati turfulloi.

-Ku ikën tani dreqin, tha, ishte pjesa më e fortë. Ba, sa shumë 2 milionë e 148 mijë… ah sikur t’i kisha mbaru pallatet në Vlorë, do kisha bërë lek sivjet. Ba si ikën dritat, shiiit, what the fuck, fuck it, … plasi telekomandën…, por befas dritat erdhën… Fjalimi vazhdonte.

… “Aeroporti i Rinasit del aeroporti i tretë me rritje më të madhe në Evropë këtë vit, 23 për qind kundrejt -6 përqind që është përqindja mesatare e rritjeve. Nga aeroporti i Rinasit kanë dalë këto gjashtë muaj mbi 2 milionë shqiptarë….” Ikën dritat sërish…. Kunati shpërtheu…

-Shit, what the fuck, fuck it, pisa, ua ndreq unë, po sikur të ishte Doktori në Dhërmi ku do futeshit, dritat, shiiit… Kanë dal mbi 2 milionë, tha me vete fjalinë e fundi të Doktorit. E sa janë futur, tha me vete në përpjekje për të mbajtur mend fjalimin që ja ndërprisnin dritat, po 2 milionë e 148 mijë… fantastike, tha, asnjë s’ka munguar, të gjithë që kanë dalë, janë kthyer prapë, meritë e Lulit që të mos abuzojnë me vizat. Fantastike, po thoshte me vete në përpjekje për të hequr mendjen nga nervozizmi i ikjes së dritave… d.m.th aq sa kanë dalë, aq dhe kanë hyrë… Ou, tha me vete, d.m.th s’paskemi asnjë turist. Ou, mos e ka gabim Doktori, ah dreq ç’më bënë këto dritat, shiiit, what the fuck, fuck it…. Erdhën sërish. Doktori po fliste prapë…

“Mund të shkoni ku të doni po unë ju garantoj se brigjet dhe malet e këtij vendi nuk do gjeni askund. Mund të gjeni hotele me shumë yje, por si këto nuk do gjeni askund….”

Ikën prapë dritat.

-Shiiit, what the fuck, fuck it,  Çfarë janë këta kafshë, tha. Pa si ma prenë fjalën në mes, hotel shkërdhatë. E tha mirë Doktori, vërtet s’do gjeni hotele si Perëndim, por…, por, ja prenë fjalën, diçka duhet të kemi dhe ne të mirë, por këta pisa heqin dritat dhe nuk na lënë ta dëgjojmë. Pisat, po sikur të jetë Doktori tek Vila, si do ja bëjnë këta? Po gjejnë Bujar Nishanin që fle gjumë dhe s’e kupton kur ka drita… shiiit, what the fuck, fuck it… Erdhën sërish. U dëgjua një zhurmë e madhe jashtë në formë brohorime. Diskoja nisi të punojë prapë… Doktori po fliste….

“Miq të mi shkuan në Montekarlo dhe i pyeta, pse në Montekarlo, për banka apo për pushime? Për të bërë transaksione bankare apo kumar mund të shkoni, por brigjet e Jonit janë absolutisht segment i brigjeve të detit më unik në gjithë Evropën…”

Dritat…

-Shiiit, what the fuck, fuck it. Ikën prapë. Kunati u turbullua. E paska me Lulin, tha. Atë e ftoi Fevziu dhe Sandri me Zamirin në Montekarlo. T’i bëj telefon mos të ikë. E tmerrshme. Doktori e paska inat Montekarlon. Do t’i jetë mburrur Fevziu dhe e ka bezdi. Sa shumë e do vendin ky njeri, tha me vete. Ka filluar e dashuron bregdetin e Jonit sikur e ka të vetin të gjithë. Do çdo plazh dhe çdo tokë. Më parë s’e donte. Tani i ka hipur dashuri e madhe. T’i them Lulit mos t’ia zërë më në gojë Montekarlon, tha me vete, e paska bezdi…

Erdhën prapë dritat. Doktori po vazhdonte. Genc Ruli fshinte djersët dhe picërronte sytë nga Bode.

“…Bregu do të ndërtohet me zona rezidenciale dhe resorte turistike. Në këtë mënyrë do realizohen dy qëllime të mëdha, e para kombi drejt detit…”

Ikën prapë dritat 5 sekonda. Kunati turfulloi.

-Tani do fliste për pallatin tim në Vlorë, tha. Ta kisha dëgjuar sa kate ta çoja. Erdhën prapë…. Doktori vazhdonte….

“Sapo ky kompleks të unifikohet ne nuk do të jemi në gjendje të imagjinojmë se çfarë reputacioni dhe fame do të fitojmë në botë.  Dikush shkoi në Marbella dhe çdo ditë kishte qëndruar në pishinë, dhe dy herë kishte hyrë në ujë se deti është akull. Unë e kuptoj se snobizmi është snobizëm, por ata që duan të bëjnë pushime të vërteta dhe të mirëfillta pendohen që nuk shijojnë disa ditë në brigjet dhe malet e këtij vendi…”

Kunati o shokua. Doktori me siguri që fliste për kompleksin e tij në Ujë të Ftohtë në Vlorë. -Sapo ky kompleks të unifikohet ne nuk jemi në gjendje se çfarë reputacioni do fitojmë në botë…, tha. E fortë shumë. Kuanti po dridhej nga emocioni. D.m.th vetë Doktori i kishte mbështetur shpresat për të ardhmen e turizmit tek kompleksi i tij. I entuziazmuar mori Lulin. E dëgjove, i tha, se mua po më ikin dritat dhe po e dëgjoj copë- copë?

-Po, e dëgjova, tha. Po vazhdon akoma?

-Për kompleksin tonë në Ujë të Ftohtë e kishte kur tha atë që kur ky kompleks të unifikohet…

-Jo, jo, e kishte kur të unifikohen malet e Labërisë me ujin e Dhërmiut….

-Po ndoshta për ne e ka, tha Kunati gjysëm entuziast që dritat ja kishin prishur kuptimin e fjalimit, se unë nga malet e Labërisë jam dhe kam zbritur në Dhërmi…

-S’e besoj, i tha Luli, e kishte me ata që nuk duan Shqipërinë dhe dalin jashtë me pushime. Sivjet më shumë kanë dalë se sa kanë hyrë dhe ai është i shqetësuar.

-Shiit, Fuck it, What the fuck… plehra…, filloi të bërtiste Kunati.

-Ça ke, i tha Luli i shqetësuar.

S’të dëgjoj mirë, është një disko e tmerrshme këtu…

-Po pak më parë dëgjoheshe mirë, i tha Luli.

-Po, por s’kishte drita, sa vijnë dritat, nuk flet dot se gjëmon disko, kur ikin dritat, nuk rrihet se nuk merr vesh asgjë. Shiit, hotel leshi… ah kur do bëhen ato që tha Doktori, i tha. Ja sa ta mbarojmë ne atë në Vlorë, tha Kunati.

 

8 komente në “Kunati i Lulit keqkuptohet me fjalimin e Doktorit për Shqipërinë turistike”

  1. durim hushi says:

    Jetoj ne Florida ne nji Qytet prej 165.000 banoresh dhe quhet Fort Lauderdale ose (Venecia of America)e di Sala se sa turiste vijne ne kete qytet cdo muaj ? rreth 1 milion ne mos edhe me shume,dhe kur flas per turista e kam fjalen per ato qe shkojne dhe flene neper hotele apo motele dhe jo ato qe kalojne rastesisht ketej per te shkuar ne Miami apo West Palm Beach Le te behet destinacioni i pari i balkanit po i Planetit ben mire te mos e zere me goje se vetem verteton se sa injorant eshte

    1. ali kolshi says:

      he durim durim…………huti

  2. +10 says:

    Kunati i shokut XhemaLUL. F U all.

  3. Lir Koka says:

    O Sal si ka mundesi te mbetet burri gamor deri ne moshen tende mbi 65 vjec.te thona gamor se edhe rrena duhet me kufi o burr se pastaj te bon mut, apo harrova se ti s’don me ja dit.Ok vazhdo, vazhdo me vendet e para qe kemi gjithanej.

  4. Anduelinda says:

    Te verteta jane ato fjale qe ka thene sala per turizmin sic e quan ai?
    Se une s’po degjoj me lajme dhe kur degjoja sa dilte sala e ndryshoja stacionin e coja nga italiani.

    Flm per pergjigjen nga kushdo qe do e beje.

  5. kristina says:

    te lumte pena o Antena! na kenaqe me humor inteligjent dhe cilesor,jo banal sikunder jemi mesuar te degjojme shpesh .vazhdo dhe demaskoji keta monstra te degjeneruar.Suksese!

  6. Uki bre! says:

    Ishalla nuk kujtohet per centralin berthamor se eshte periudha tani qe lulezojne budallenjte.

  7. agim says:

    Bravo…Antena…qofsh e bekuar..me këtë satirë na kënaqe..!Figura groteske e këtij ”kunatit të sh.. L…”qenka vërtet nga më të kompletuarat…!Por nuk mbetet më mbrapa edhe..”Gimi i Puros”..”Zamua” …”Fevzua”…”Sandri”..e co…!Paç jetë të gjatë ..Antena…!Të falënderoj për kënaqësinë që di të japësh..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje