Kunati i Lulit lexon parullat për Lulin në Vlorë

2 Gusht 2011, 20:06Antena TEMA
Kunati i Lulit lexon parullat për Lulin në Vlorë

?Kunati i Lulit u nis dje urgjent për në Vlorë. Administratori i firmës së ndërtimit, që po ndërton pallatet mbi det në Ujë të Ftohtë, e njoftoi se një numër i madh qytetarësh kanë nisur të grumbullohen çdo natë tek llamarinat në anë të rrugës dhe kanë filluar të zhgarravisin. Parulla e parë e shkruar dje ishte “Pushtuesit në det”. Në krah të pallatit ishte një parullë tjetër: “Dukati q… Bashën”, e shkruar nga të rinjtë e Dukatit pasi Basha kur ishte ministër i Brendshëm u dërgoi policinë. Pastaj administratori kishte dalë urgjent dhe kishte ndërruar llamarinën që të mos hapej loja për dhjetëra qytetarë, që rrinin para kantierit duke u tallur me të. Kur shkoi Kunati, ishte në të errur dhe kishte shumë trafik. Kunati zbriti nga makina dhe u afrua si indiferent afër gardhit.

-E ore ti, ku më shkon kapardisur, i tha një vlonjat. Nuk e shikon që e ka marrë detin ai motërq…

Kunati nuk foli dhe bëri sikur nuk dëgjoi.

-Këtu ti ore, eja me njerëzit, ku vete si hu gardhi vetëm.

Kunati e pa se ishte puna keq dhe i tha se ishte duke ecur në punë të tij.

-Këtu ti ore, çfarë puna jote thua? Pse, ne s’kemi punë? Po s’e lëmë këtë bythq… të ndërtojë…

-S’kam punë, tha Kunati. Nuk e njof fare kush është ky.

-Ta themi ne ore kush është ky kollovari i Slaiut, po do që ta hedhim në det dhe këtë si pepinot.

-Nuk e di, tha Kunati dhe nxitoi hapin i trembur.

Punë dreqi, tha me vete. Hajt merru me këta tani. Prokuroria nga një anë ka nisur çështjen. Nga ana tjetër njerëzit që bëhen kurioz. Sapo mbaroi punë me mbushjen e  detit dhe hapjen e katër themeleve për katër pallate, ja plasi kjo. Iku dhe 100 metra më tutje dhe mori Lulin në telefon.

-Është keq situata, tha. Janë grumbulluar njerëz para kantierit dhe shkruajnë parulla kundër teje.

-Ashtu ë? Bo bo, çfarë shkruajnë, çfarë shkruajnë? Më shajnë? Bo bo. Se mos e marrin vesh dhe këta nga partia se aq duan. Bo bo. Po çfarë thonë, i fshive, i fshive?

-Ja hoqëm një llamarinë ku e kishin shkruar, por po vazhduan ashtu s’kemi shumë llamarina, duhet të blejmë nga e para të tjera.

-Pastrojini, hiqini se ua dërgoj aman se mos e shikon Doktori se do vijë me makinë ai tani nga Dhërmiu dhe kam frikë se e shikon.

-Mos ki merak se e kam hequr unë. Po si t’ia bëjmë me prokurorinë.

-Le se me atë e rregulloj unë. Me procedurë. E lëmë derisa të kalojnë afatet dhe mbyllet çështja. Puna është të mos shkruajnë parulla se e marrin vesh këta nga partia. E merr vesh ajo bisha. Po dhe Olldashi s’duhet ta marrë vesh se po e mori, e prish menjëherë.

-Mos ki merak, i tha Kunati. Ja këtu jam unë, nuk lëviz sa të qetësohet situata. Po si tua bëjmë këtyre njerëzve që rrinë mbledhur këtu. Nuk di kush i organizon?

-Pa pyeti me takt një herë, tha Luli se s’dihet, tregojnë.

Kunati u afrua.

-Kush po ndërton këtu thatë ju, pyeti një qytetar.

-Lulëzim Basha, i tha protestuesi. Kanë marrë një copë tokë nga Vefa se vjehrra  e tij ka dajo Vehbiun dhe tani po mbushin detin të bëjnë bllok pallatesh.

-Nuk besoj, i tha Kunati, që ta bëjë ai.

-Ou, këtë e di gjithë Vlora, ti thua s’beson, i tha qytetari. E bën ai me Kunatin e vet, që e mban nga pas si zagar. Po vetëm po s’erdhi këtu se kemi për ta rrjep të gjallë.

Kunati e mbajti veten.

-Nuk e bën Basha, tha, se ai e ka zakon që kur nis një punë ther një dash. Këtu nuk është therur asnjë dash.

-Ore s’ka ku ta therë dashin këtu ai se i ka themelet në ujë, i tha qytetari. Vetëm nëse e hedh në det si Bin Ladenin.

-Nuk besoj, tha Kunati. Po të ishte e vërtetë, atë nuk e linte kryeministri. Ai nuk të lë të ndërtosh në det.

-Eh, nuk na lë ne o i vrarë, jo fëmijët e vet. Këtë e ka kollovar, e lë këtë.

Kunati i mërzitur u largua pak më tutje. Kantieri kishte ndalur punën dhe tek llamarina e sapozëvendësuar një qytetar po shkruante poshtë tabelës “Ruaj veten dhe shokun…” duke shtuar “Lulëzim Basha të vret”.

 

13 komente në “Kunati i Lulit lexon parullat për Lulin në Vlorë”

  1. Albogentivlora says:

    Kjo eshte nje satire por nje satire e vertete dhe e hidhur. Shteti ka 21 vjet qe ka vdekur. Vetem ne ate kohe nuk guxonte njeri te prekte nje molle se kishte ligje dhe ligji vepronte. Hallall o Enver Hoxha.
    Le te guxonte kunati apo kunata se ua leronte ai. Nuk pyeste te fuste brenda dhe nuk dilje sa te kishe jeten.

  2. 21Janari says:

    Vetë PD-ja do t’ja nxjerre Bashes nga hundet fitoren ne Tirane

    1. LORA says:

      Fitoren?!?!?! Me duket se deshe te thuash kusarine,apo jo?????

      1. 21Janari says:

        Po, ke shume te drejte.

  3. patrioti says:

    hhahahha sa e madhe :))

  4. ABESHI says:

    UNE PER VETE KAM RESPEKT PER LULIN QE BAZOHET NE PROCEDURE!
    KETU TEK NE KEMI NJE KLODI QE SKA ASPAK RESPEKT PER PROCEDUREN POR I JEP LEJET E MJEDISIT PA ASNJE LLOJ PROCEDURE!

  5. +10 says:

    Kunati i shokut Xhemal (dmth i djalit te shokut Xhelal) i ka ditet e numeruara…

    1. LORA says:

      AH ,SIKUR TE BEHET E VERTETE!!!!!!!

  6. Albann says:

    HAHAHAHAHA….”.Ruaj veten dhe shokun”….une thashe se nga tullat…shkaku qenka “Basha te vret” ?

  7. Merimanga says:

    Hahaaaa, gjeç belan o Mero se u shkumosa se qeshuri.
    RUHUNI NGA VINÇI u thuaj ;-D

  8. akil says:

    ec aty eriono jepi drejtim mos ca koke cfare thone je i papare

  9. Baca says:

    Qeveri Karagjoze,zgjedhjet-vjedhjet si ne Estrad ,Luli I bukur ingjan Enverit, vjedhje tokash ane emban me rushfete , e para qe betohen per nderin kjo eshte qeverisja e MENDERIT.

  10. aqif marmallata says:

    Vlora qe stacioni i fundit turistik ku mund të shkoje me familjen. Vitet e fundit ajo u shkatërrua: termocentral, naftë, ndërtime mbi det… Edhe ajo pak rërë që pati mbetur në Zvërnec u ndot dhe po zhduket.
    Shumë vetë thonë se Sala u hakmorr për ’97-ën.
    Kjo nuk mund të vërtetohet. Gjithsesi, për vitin e dytë radhazi hoqa dorë nga “turizmi patriotik”. Nuk dua t’a shpie më familjen në një plazh me mbeturina apo mbi beton.
    Tre javë në Sardenjë më kushtuan po aq sa harxhoja në Shqipëri. Miq të mi shqiptarë shkuan në Greqi – çmimet tani janë vërtet shumë të ulëta.
    Është dramatike, por ndoshta duhet hequr dorë për ca kohë nga vajtja në mëmëdhe, ndoshta kur të shohin që njerëzit nuk shkojnë më do i thërrasin mendjes dhe nuk do e betonojnë bregdetin… apo më keq – detin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje