Kunati i Lulit në panik për pallatin tek Uji i Ftohtë në Vlorë

30 Korrik 2011, 20:24Antena TEMA
Kunati i Lulit në panik për pallatin tek Uji i Ftohtë në

Kunati i Lulit ka 24 orë që nuk fle nga paniku për pallatin që po ndërton tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Të gjithë që kalojnë në rrugën Skelë- Uji i Ftohtë para se të shkojnë tek tuneli, shikojnë një kantier ndërtimi rrethuar me llamarina përmbi ujë. Një skandal i vërtetë. Vlora është qyteti i vetëm që i ka respektuar distancat nga deti dhe ky është i vetmi skandal që ndërtohet mbi det. Dhe kjo e ka lënë pa gjumë Kunatin e Lulit. Një ditë Doktori ka qenë duke ikur për në Dhërmi, dhe duke kaluar tek Tuneli ka parë pallatin që ndërtohej mbi ujë.

-Ah, e kapa Shpëtim Gjikën, tha. S’ka ku më ik tani. Mafia e ndërtimit ka marrë 20 për qindëshin. Siç ishte në makinë i bën telefon Ministrit Olldashi dhe e urdhëron të nisë urgjent fadromat për në Vlorë dhe të prishë pallatin që po ndërtohet mbi ujë. Olldashit ju bë zemra mal, pasi e dinte të vërtetën dhe bëri sikur po e refuzonte.

-Dakord Doktor, e çojmë, por të shikojmë kushtet se si e ka marrë lejen se ndoshta ne…

-Dërgo fadromat, s’ka asnjë kusht, është mbi ujë. Kam urdhëruar që 100 metra larg detit nuk dua as çadër, ky bandit po ndërton mi ujë. E bën Shpëtim Gjika, e bën mafia e 20 përqindëshit, nis urgjent fadromat…

-Dakord Doktor, nuk është problem fadroma, por thjesht thashë të pyesim një herë për procedurën dhe të raportoj unë.

-Mirë, dakord, më raporto që e prishëm, tha dhe e mbylli telefonin.

Olldashi fërkoi duart që i erdhi Luli në dorë. Mori Drejtorin e Policisë së Ndërtimit dhe e urdhëroi të shkonte urgjent në Vlorë të verifikonte mënyrën si është dhënë leja dhe të fillonte procedurën e prishjes. Duke qenë se i pari i ndërtimit është i partisë çame, i ra shkurt dhe pyeti Dashin e Havasë në Vlorë. Dashi ja ktheu përgjigjen menjëherë.

-Mos e kruaj me atë pallat se është i Lul Bashës, i tha.

Drejtori i policisë ndërtimore nuk dinte se ç’të bënte dhe merr prapë Olldashin.

-Shefo, qeka pallati i Lul Bashës, tha.

-Hajt se gënjejnë, tha Olldashi i superkënaqur. Ohu sa herë flasin në emër të ministrave këta mafiozët. Shko aty bë dokumentacionin dhe bëhu gati për fadromat se kam urdhër nga kryeministri. Çami i shkretë nuk dinte nga t’ia mbante dhe shkoi tek Kunati i Lulit.

-Si t’ia bëjmë, i tha. Ka kalu Doktori për në Dhërmi, ka pa pallatin tuaj mbi det dhe ka dhënë urdhër të prishet. Si t’ia bëjmë tani se po e mori vesh që është pallati juaj do bëhet skandal se ka dhënë urdhër të prishet tani.

Kunati i Lulit u zbeh i tëri. Shkuan bashkë në zyrë tek Luli. Ja shpjeguan hallin. Luli filloi të dridhej nga frika.

-Bo, bo, ç’më bëtë. Si t’ia bëjmë tani. Bo, bo, ç’është ky telash. Si t’ia bëjmë tani. Pa fol një herë me Zenin, mos e zbut ai. Bo bo ç’më bëtë. Po sikur t’i themi e ka dikush tjetër. Bo, bo, është leja në emër tënd. Bo, bo, ç’më bëtë. Do ta marrë vesh ai do bëjë namin. Bo, bo, do ta marr% vesh dhe Jozefina, tha. Dhe puna është se janë dy pallate, jo një. Bo, bo, ç’më bëtë. Po Olldashi e mori vesh?

-E mori, tha Kunati. I ka thënë ky, duke treguar me dorë nga Drejtori i Policisë së Ndërtimit.

-Po çfarë tha?

-Ai tha nuk besoj se Luli bën punë të tilla se është njeri i pastër dhe i ndershëm dhe nuk është njeri i korruptuar. Flasin kot në emër të tij, tha.

-Bo, bo, ç’na gjeti, dhe kjo na duhej, tha Luli. E shikon se ç’mund të bëhet. Mund të ndryshojë dhe Olldashi mendim për mua pas kësaj. Bo, bo, ç’më bëtë. Si t’ia bëjmë që të mos dalë emri im?

-T’ia japim Zenit, tha Kunati. Ti e di që pallatet tona dhe pallatet e Prudentinos janë ngjitur. Le t’i marrë dhe këto Zeni përsipër dhe ndoshta zbutet ai Burri. Vete Zeni i thotë ‘babi s’të kisha thënë, po ai pallat është imi’, siç e bëri për atë 22- katëshin në Golem dhe nuk e prishin.

-Bo, bo, ç’më bërët. Po sikur të flasë ai Shpëtim Gjika? Si i bëhet atij? O ç’na bëri ai Kollozi që s’fitoi se me atë  e kishim rregullu.

-Kam frikë se mos flasë Doktori i pari e akuzon Gjikën dhe ai aq do, del i thotë Doktorit më fal, e kam bërë këtë gabim dhe shkon i prish.

-Bo, bo, ç’na gjeti. Si t’ia bëjmë për këtë. Po me procedurë nuk shpëtohen ata? D.m.th të themi që ata duhen prishur, por nuk na lejon ligji se ka kaluar afati i prishjes. Siç e bëmë me Piramidën që thamë ajo s’duhet prishur, por ka kalu afati dhe është miratu ligji ndaj duhet prishur. Për atë themi ai duhet prishur, por ka kaluar ligji dhe procedura nuk na lejon ta prishim.

-Ashtu ta bëjmë, tha Kunati i Lulit. Kjo është zgjidhja. Kjo procedura qenka shpëtimi jonë. Ishallah nuk del Doktori në konferencë shtypi se niset e na i prish Shpëtim Gjika. Duhet dërgu Zeni në Dhërmi ta mbajë me të mirë, ose ta nxisë të thyejë nesër rekordin e notit që të mos merret me pallatet tona.

-Bo, bo, ç’më gjeti, vazhdonte thoshte Luli me vete. Sillej rrotull nëpër zyrë, fërkonte kokën dhe përsëriste ‘bo, bo, ç’më gjeti’. E paska marr vesh dhe Olldashi dhe s’e e ka besuar që unë bëj punë të tilla. Pu, pu sikur ta marrë vesh Olldashi që unë bëj punë të tilla, sa turp është.

 

 

 

17 komente në “Kunati i Lulit në panik për pallatin tek Uji i Ftohtë në Vlorë”

  1. Lir Koka says:

    Hej e dini se Sala do perpiqet te thyeje rekordin e vjetshem te notit dhe do kete pasoja shendetesore.Nuk besoni shifeni ne televizorin e Frangajt brenda 2 javesh.

    1. tg usa says:

      Saliu do ta thyeje rekordin e qendrimit ne uje dhe sivjet.Ska rendesi sa do rije.Zagaret qe i rine nga mbrapa do ti thone qe e thyve rekodin dhe klani dhe tele berisha tvsh do e japin qe kryetari mao ishte kaps dhe pas klizmes ju hap zorra .

  2. hahahaha says:

    Saliu iu di se c bejne ne shtrat me grate dhe dashnoret,ndersa ju diskutoni per pallatet qe dihet se s ka pallat ku Saliu s mer % e tij.Vertet Luli mund te mare 20%, po ai 20% ndahet me Saline…
    -Kam frikë se mos flasë Doktori i pari e akuzon Gjikën dhe ai aq do, del i thotë Doktorit më fal, e kam bërë këtë gabim dhe shkon i prish .hahahahaha Iku dhe 20% qe akuzonin Ramen.Tani i mbeti 20% Lulit i varur ne qafe.E mira e Lulit eshte se ai zbardhet (nuk skuqet) kur vjedh….hahahaha

  3. 2011 says:

    Shpellari ka bere sikur nuk di gje, por ama nga ana tjeter ka thene me vete: Te ndertohet gjith ky pallat ne uje dhe une te mos marr pjesen time. O burra beni presion se gjoja do tia prishim, kushdo qe ta kete dhe vjen vete % ime….hahahahahahah

  4. +10 says:

    Kandaharsalistan.

  5. Dino says:

    Zhurme..zhurme…dhe na del Saliu burre i mire,i vetmi burre i mire qe ka politika.Do prishet pallati thoni?Kurre!Vetem Ylli Pango do mbetet ne histori,qe Berisha e pushoi ne moment.Te bertiturat e Berishes jane shashka per popullin e turllosur nga zhurma populldashese e Berishes!!!!

  6. Albogentivlora says:

    Kjo eshte vertet nje cmenduri. Une jam vlonjat dhe i kam pare dy pallatet qe po ndertohen aty te rrapi ne uje te ftohte. Kur i pashe me erdhi per te vjelle. E kane masakruar dhe po e masakrojne ate vend pertej riparimit. Mjere femijet tane dhe brezat qe do vijne. U kthye Shqiperia si nje geto.

  7. biolog says:

    ore pse dy pallate jane ato te uji i ftohte???

    hajde gallate hajde

    une kam pare vetem te parin qe po ndertohet dhe thashe u ka ikur mendja ketyre. Qenkan dy???

    1. Albogentivlora says:

      Ne projekt jane dy. E kane masakruar bregdetin pertej riparimit. Nuk behet me. Tani ne shqipatert duhet te shkojme ne Korfuz per plazh se ne Shqiperi nuk ja vlen me. Eshte betonizuar krejt.

  8. ABESHI says:

    ATY PO BEHET EDHE NJE FABRIKE IMBOTILIMI E UJIT TE FTOHTE KAM EDHE UNE ATY PERQINDJEN TIME.MOS E BENI TE MADHE O BURRA SE SKA LEZET DHE MA PRISHIN FABRIKEN!

  9. Illo Foto says:

    Me gazeten “Tema ” informoheh dhe argetohesh . Humor i shendetshem si i Pellumb Kulles dhe e estrades se Shkodres , nje here e nje vakt . Nuk besoj se ka gje me te peshtire , se sa shtypi proqeverritar . Habitem si shpenzojne aq shume , per te krehur bishtin pushtetit te korrupruar, shpenzohen roga , leter . shtypshkronje . A kane ndonje fije sedre profesionale gazetaret ? Illo

  10. bobi says:

    e thua per te qeshur mero, po atje ku eshte bere ai pallat eshte per te qare me lot sa te mbysesh edhe detin. kokrrat e legenave qe nuk e dine se c’eshte deti dhe bregdeti apo nje shetitje ne ta, vene e hedhin dhera dhe beton mu ne buze te nje prej pjeseve bregdetare me te bukura ne shqiperi. nga ta dine se c’eshte deti? toka eshte e rrumbullaket dhe nga atje ku u ka bere koka bam nuk mund ta shikonin. o mero mos ke qene edhe ti dikur me keta?

    1. popolo di Tirana says:

      I duhet ai pallat , jo e se nuk ka budallenj qe e blejne, por se ju duhet per ta lene si hipoteke per te zgrapur leke nga banka e tyre …

  11. ARBENI nga vlora says:

    sa te kemi shpetim legenin kryetar bashkie, dite me te mira na presim…ajt te rroje partia, kujt i plasi per vloren

  12. eltoni says:

    Si nuk i shtie ndermend dikush sa e mban frymen nen uje Saliu se ai mund edhe te mbytet nga sedra dhe keshtu te shpetoje Shqiperia dhe ai te fitje rekordin.

  13. 3 says:

    keta pjelle neperkash , qenkan te tmerrshem , ore cfare nepoistash ueee, sa erdhi ne krye ky beqiri luli , filloi kunati me bo pallate , ptuuu mor ju …….ate ……….shk

  14. Shqiptari says:

    Interesant! E dini se mesova nje gje shume interesante ketu nga dikush? Luli, kur vjedh ose kur vret, nuk skuqet, por zbardhet”.
    Po, po; eshte gjetje e madhe. Luli vertet nuk skuqet kur vjedh, por zbardhet. Dhe vetem zbardhet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje