Kunati i Lulit dje e kishte ditën e parë të punës. Hyri në Bashki nga dera e poshtme e saj dhe e mori me nge. Filloi të inspektojë gjithë zyrat nga kati i parë deri në kat të fundit. Shikonte tabelën, e shtynte pak, fuste kokën brenda dhe përshëndeste atë që shikonte mbi tavolinë. Njerëzit e përshëndesnin gjithë frikë, dhe ai kënaqej. Tërhiqte sërish derën dhe vazhdonte më tej. Pasi kaloi disa zyra, vuri re se nuk gjente më njerëz brenda tyre. E kuptoi. Numeratori i brendshëm telefonik kishte funksionuar dhe njerëzit kishin boshatisur zyrat. Kjo duhet shmangur, tha. Këtu nuk bëke dot kontroll. Thirri një nga teknikët e vjetër të rrjetit të telefonave dhe i kërkoi urgjent bllokimin e rrjetit të brendshëm telefonik.
-Nuk bëhet zoti kunat, i tha tekniku. Është digjital. O prishet i gjithi, ose mbahet i gjithi siç është.
Kuanti i Lulit u mendua pak dhe bëri sikur s’e kishte mendjen. Pastaj iu kthye teknikut.
-Të bllokohet, thashë, nuk të thashë ta prishësh. Hë për hë nuk na duhet.
Pastaj u ngjit tek zyra e Lulit. Ai po fliste në telefon me dikë që po i lavdëronte Tabakun që do bëhej nënkryetare bashkie. Uli telefonin dhe u drejtua i kënaqur nga kunati.
-Do vijë Tabaku tani, tha, për prezantim. Kemi bërë zgjedhje të shkëlqyer. Fola dhe me Fevzon dhe ai kishte shumë respekt. Është shumë inteligjente dhe me shije, i kishte thënë. E vetmja që vinte re orën time kur e ndryshoja ose kravatën në Ministri të Integrimit ajo ishte. Shkoja çdo ditë në zyrë të Majlindës dhe bënim kot muhabete politike, dhe nuk merrte vesh nga asnjë nga firmat që vishja unë. Njëherë e takova atë në korridor dhe më tha sa të mirë e paske orën… Që atëhere shkoja takoja vetëm atë se kishte klas në njohjen e veshjeve. Dhe nuk të bënte kurrë muhabete politike.
-Qenka mirë, tha kunati, d.m.th nuk na përzihet nëpër këmbë në punët tona?
-Jo, tha Fevzo, jo. Vetëm kështu muhabete femrash, veshje, krehje flokësh etj. Ato ok, le t’i bëjë. S’ka problem për ato. Ndonjë gjë tjetër ç’kemi nga shtypi?
-Nuk e di, tha kunati. E kanë bërë problem që unë i nisa e-maile gazetave nga adresa ime. Duhet me gjetë këtë pasuordin e e-mailit të Bashkisë, por ka dhënë dorëheqje ky i IT. S’dimë kë të pyesim?
-Provo një herë ndonjë pasuord zyrtar që kanë këta, bë dhe ndonjë test tjetër.
-Provova të gjitha, s’e hapa dot, tha. Bile futa dhe ‘20 përqind’ si pasuord, prapë u hap. Sa shkruajta 2 ishte jeshile, pastaj shtova zeron, u bë e kuqe. E shkruajta një herë 21, u bë prapë jeshile, pastaj e kuqe.
Luli u skuq deri tek veshët.
-Plehra, tha. Do ta ketë lënë pasuordin 21 janari. Pa provoje një herë…
Kunati shkoi prapë tek kompjuteri. E provoi. U hap… 21 janari e paska lënë plehra.
-Ndryshoje shpejt, i tha Luli. Bëje 25 korriku… jo, prit, bëje Viktoria.
-Po e lë njëherë 25 korriku, tha kunati sa të pastrojmë Bashkinë nga këta socialistët, pastaj e ndërrojmë.
-Mirë, tha Luli. Ti e di, por e-mailet tani dërgoji nga kjo adresë. Ndonjë gjë tjetër çfarë ka? Ka ardhur ndonjë mesazh përshëndetës?
-Doktori ka takuar Menduh Thaçin, i tha kunati. I ka shpjeguar gjerë e gjatë se si Tirana u fitua falë ligjeve amerikane. Ja kishte shpjeguar dje dhe vëllait të Obamës këtë. Por ai i kishte thënë se nuk e kupton mirë këtë çështje se në të gjitha vendet ku ka jetuar nuk bëhen zgjedhje. As në Kongo, as në Kinë.
-Qenka me interes, tha Luli. Të lidhemi me këtë Thaçin ta presim në bashki. T’i japim dhe çelësin. Duhet kontrollu në magazinë a ka lënë ndonjë çelës a jo ai plehra. Është mbështetje e fortë ky. Më kujtohet kur isha në Kosovë. E futën amerikanët në listën e zezë të njerëzve në Ballkan si të rrezikshëm për SHBA. Më thanë dhe mua të shkoja të hetoja, por nuk u përzjeva. E takova një ditë, më shpjegoi sa lehtë i kishte vjedhur zgjedhjet dhe nuk e takova më. Ne na plasi buza për dhjetë vota, ai merrte 30 mijë në një qendër votimi me një mijë votues. Shumë i qartë. Pastaj e shpallën dhe evropianët non grata. Por unë prapë s’u përzjeva. U thashë atyre ‘e kam mik, nuk përzihem’. Na duhet ai, ta thërrasim.
-Kishte një problem, i tha kunati. Doktori nuk e priste kishte 7 vjet. E kishte takuar vetëm një herë. Ai donte ta takonte patjetër. Më dërgoi mua një njeri, më tha si t’ia bëj të paguaj ndonjë gjë, apo ma rregulloni ju. I thashë bëji sms, dhe premtoji mbështetje për Bashën dhe të pret. Dhe funksionoi. Lexova deklaratën e Doktorit, i kishte shpjeguar gjerë e gjatë se si e fituam mandatin bazuar në ligjet amerikane, të cilat Ndreca i njihte shumë mirë edhe pse nuk di anglisht. Dhe Menduhi e kishte përgëzuar që Doktori gjen mundësi të mbrojë të drejtën e vet me çdo lloj ligji edhe kur s’ka ligje në Shqipëri të tillë.
-Shumë mirë, shumë mirë, i Luli. Bëje deklaratë, bëje deklaratë dhe nisua shpejt, kujdes, jo të gjithëve se këta të Ramës tallen. Se e njohin ata. Nisja Andit, dhe këtyre gazetave të ndërtuesve se ata do kenë nevojë për leje. Erdhi Tabaku më duket. Dil pak jashtë dhe hyr si rastësisht. Ika shpejt…
Nuk ti paskan thene te gjitha detajet Mero…
Edhe pasuordin “25korriku” e nderruan. Mond Panariti i LSI, si i mençur qe eshte, ju tha se ne 25korrik ka lindur bebja e pare ne epruvete. Gojet e liga do te thone pastaj se “Luli i Bashkise ka lindur ne epruvete” , pra eshte si Kryetar i sajuar me zor. Hoqen dore edhe nga ky pasuord.
I telefonuan Zeni, por ky e kishte te zene, prandaj morren ne telefon shokun e tij Prefektin Kruja.
Prefekti Kruja sapo mesoi se donin nje pasuord te ri, i shkelyen syte nga ngazellimi se kujtoi se behej fjale per pinin e kartes se kreditit te Bashkise… Pasi u sqaruan se donin nje pasuord te sigutre per e-mai,l ai ju tha ne telefon se paswordin e tij e kishte *****, prandaj edhe LUL-Kunati e vune pasourdin ashtu siç ju tha Prefekti : *****
Nisi nga puna foleja e grenxave…
PO I QAJNE HALLIN KALORESIT SE I VAREN KEMBET!HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA…..HAHAHAHHA!
Jo po i qajme hallin Tiranes qe do behet hale sic ishte para se ta merrte rama. dhe nevojtoret ose helate i kishte ndertuar nje demokrat.
Iku Gimi I puros??? eh na erdi kunati.
Po e shoqja eshte ketu apo ne Hollande ke burri……?
eshte ne Hollande tek babai i vertete i vajzave.
Bravo Antena. Na bej ta harrojme,KUNATIN E SHOKUT XHEMAL,dhe na e zevendeso me KUNATIN e Zotit LULI.
Bravo
Mero, info e sakte. ta konfirmon edhe shpetim gjika se ka ka dhene lejen me doren e vet. ne vlore, pak para tunelit ne nje vend kur dikur ka qene nje lulishte vogel ka nisur te ndertohen dy godina qe themelet i kne nen uje. pronari i vertete Erion Isufi, kunati Lulit ka siguruar lejen e ndertimit dhe i ka mbyllur gojen edhe policise bashkiake edhe agjensise se mjedisit dhe inspektoriatit ndertimor. ata te topit e permenden vetem pallatin por se thane se i kujt ishte…..
lereni rahat dhenderushin e sales se ja kerkoj vajza ta ngrej pak shokun ne detyre…. se e ka shoke qe ne kosove kane punuar bashke. njera lindi djale e tjetra vajze…
Hey ku e ka grun ne holland tja …. i here se ka dhe sexy e kam fiksim
o admin te faqes se mos i jepni IP time se na piu e zeza ?
Mero, do te behej me interaktive po ta ilustroje me foto, vdes te njoh Ndrecen qe njeh ligjet amerikane pa ditur anglisht. Nje si ky Ndreca me hoqi nga puna por edhe une ia kisha marre hakun perpara se ia thoja gjerat gabim kur me kerkonte shprehje anglisht per tu prezantuar me te huajt.
Bashkia tani mund te behert nje hale e vertete. Dhe nuk ka se si te ndodhe ndryshe, kur ne te do te “punojne” ata qe lahen nje here ne muaj! Pale qe do te na duhen edhe perkthyes per te kuptuar shqipen e tyre alla tropojançe. A thua se vertet banoret e kryeqytetit votuan per kete kryetar Bashkie?!!!!!!