Gimi i Puros lavdëron Tomën për Letrën e Hapur

16 Korrik 2011, 23:56Antena TEMA
Gimi i Puros lavdëron Tomën për Letrën e Hapur

Gimi i Puros ishte ulur në Rogner, kishte marrë disa gazeta dhe po lexonte gjithë qejf lajmin për letrën e hapur të gjyqtarëve të Kolegjit drejtuar Bamir Topit.

-E kanë qarë, thoshte, dhe shikonte rrotull që ta pyeste dikush se për çfarë ishte fjala.

Pastaj e rilexonte sërish. Më në fund i bëri telefon Kaçit dhe i kërkoi numrin e Tomës, për ta falenderuar. Kaçi ja nisi menjëherë.

-I madh je, i tha Gimi. Si ja di numrin përmendësh këtyre të Kolegjit, i madh je. Mos të ishe ti, na e mori ai plehra Tiranën. Ja t’i bëj një telefon këtij Tomës. E ka qarë këtë letrën.

I ra telefonit. Formoi numrin 06…2160021

-Urdhëro, u dëgjua një zë në dialekt mirditor përtej telefonit.

-Tom, Gimi jam. Si je i Madh? Kam një respekt të jashtëzakonshëm…

-Më falni po keni ngatërruar numrin, tha zëri përtej telefonit, i cili ndryshoi dhe dialektin. Jam një fshatar nga Fieri, shes shalqi në diell dhe nuk flas dot.

Gimi nuk u besonte veshëve.

-Si ka mundësi, tha. Në fillim foli mirditorçe, pastaj donte të fliste si laluc.

I ra dhe një herë.

Sapo u hap telefoni, personi përsëriti faktin që ishte fshatar nga Fieri dhe shiste shalqi.

Gimi u hutua fare.

I bëri prapë telefon Kaçit. I shpjegoi situatën. Kaçi filloi të qeshte me të madhe.

-Le, le se i ka kapur frika që i kërcënojnë vërtet, tha, dhe mbyllin telefonin. Ti e njeh atë apo jo?

-Jo mo i madh, ku e njoh, por thashë ta përshëndes.

-Ëhë, po nuk e njeh, nuk ta hap ai. Ja ta marr unë dhe t’i them që ky numri që të merr është numri i një mikut tonë, ndryshe s’ta hap.

Kështu u bë. Kur e mori Gimi sërish, Toma e përshëndeti gjithë dashuri.

-Si je kenë mor burrë, i tha. Kam lexuar shumë për ty, kam shuam respekt.

Gimi kafshoi buzën: “Ku ka lexuar ky dreq veç antenës së shpifur që bën ai Mero Baze?”.

-Faleminderit, faleminderit, i tha. Dhe unë kam respekt të madh për ju. Po lexoj këtë letrën tuaj dhe është një perlë nga pikëpamja sintaksore, por dhe nga politike.

-Na nuk jena njerëz politik, por politika po na keqpërdor, tha Toma.

-E di mo i madh, e di, por letra është një perlë. Do flas me dikë në Amerikë, se kam një mik unë aty, e kam nga koha që kam qenë në ambasadë, se e merrnim që hidhte ilaç kundër minjve në ambasadë se kishim shumë, dhe i njëjti hedh ilaç dhe tek shtëpia e një gazetari të New York Times dhe do t’ia dërgoj atij se ndoshta na e boton…

-Më fal mor zotëri se na nuk jemi minj që na krahason me minjtë, i tha Toma, i cili nuk kuptoi asgjë nga ligjërata e gjatë dhe shprehjet në toskërisht të pastër, si letra e hapur e Tomës.

-I madh je Tom, po nuk të krahasova me minjtë, por të tregova se kam një mik në SHBA…

-Unë kam krejt fisin në SHBA, kanë ik me llotari, s’kam nevojë me na gjet miq ti në SHA, tha. Unë s’merrena me politikë, por më tha Kaçi hapja telefonin një mikut tem dhe e hapa. Du me të thanë se as kërcënimet nuk i përfill. Nuk jam nga ata që trembem unë, por du me të thanë një gjë, se na mirditorët jena trima, por jo më trime se njato gra prej Vloret që kena pasë në gjykatë.

-I madh je, ke të drejtë. Unë desha vetëm me të përshëndetë. Mos ma merr ters. I madh je. Mos u trembni se s’kanë ça t’u bëjnë. Më shiko mua. Iki çdo ditë vetëm në Bllok, dhe s’më flet njeri gjysëm fjale. Çfarë s’i kam bë Edi Ramës, prej meje e ka humbur pushtetin dhe s’guxon të më bëj asgjë.

-Or ti shoq se s’po ta di dhe emrin me ngadalë se pushtetin e ka hup prej nesh, por ty të falemineres që merr rrezokun përsipër. Ika tash se s’e kam lexu akoma letrën dhe po më thërrasin njerëzit se e kanë pa në lajme.

-I madh je, s’e kam pa akoma, thotë. I madh je, i madh.

 

 

 

 

13 komente në “Gimi i Puros lavdëron Tomën për Letrën e Hapur”

  1. HAHAHA says:

    Hahahaha.I madh je se kam lexuar thote.Po firmen kush e ka hedhur? Mos me thuaj qe dhe vendimet e kolegjit si shkruanit vete dhe se dinit cili ishte vendimi.Mos me thuaj qe kur e shpallnit vendimin atehere e mernit vesh se c vendim kishit (kishin) dhene…hahahaha i madh je .Shko lexoje letren shko, se une ketu jam…Thashe se do kishit dy pare mend per te shkruar nje leter.Po ua paskan shpelare trute fare.Sic duket do tju injektojne trute e gomarit…Iket dhe ju per lesh bashke me Ramen…

  2. zani_tirane says:

    Z Mero keni nje humor theres.Te falenderoj dhe e vleresoj penen Tuaj,e mbi te gjitha stermundimin e perditshem per te arritur ta zgjoni sadopak kete popull gjumash,(eshte etiketimi me mkiqesor per te).Te pershendes.

  3. Besmir Topojani says:

    Eh Tome Nderca, Tome Ndreca, u bere edhe ti o Tome. Si te njohim ne ne Kukes. Nuk do me thane gja kjo pune. Po ne ne Kukes perdorim nje shprehje te vajzave te Topojanit qe ne nje dasem i kenduan nje oficeri ne periudhen e gradave ne kohen e monizmit qe ishte nga fshati i tyre dhe po shiste mend ne dasem. Emrin nuk po ja permend per arsye etike, por ndoshta Toma e din se ka qene jurist ne Komitet ekzekutiv se ne gjykate nuk e pranonin. E di si e kenduan vajzat e Topjanit oficerin K.R:” Qeveri hej lum dada, edhe m…. i vune grada”.

    1. +10 says:

      Mire e the: “Qeveri hej lum dada, dhe Tomutit i vune grada”

      1. Keli says:

        per cfare gradash e keni fjalen ju ne kohen e monizmit se une e di qe Dulla i hoqi ato apo jo ?

  4. Gimi i Gaqos says:

    O Mero, je i madh! Po ku e more vesh se i telefonova Tomes? Mos te tha gje Kaci? Jo per gje, por e kam vu re se me ka shite edhe nja dy here te tjera…

  5. 21Janari says:

    Gojët e liga thonë se Gimi ja ka vënë syrin postit te Keshilltarit per Marredhenie me Jashte ne Bashki.
    Një nga “projektet” e tij te para do te jete zevendesimi i “Çelësi i Tiranes” me “Puroja e Tiranes”.
    Nuk dihet se si do ta prese Doktori kete gje, pasi ka shume mundesi qe socialistet te bërtasin : Tirana si Havana.

  6. Jo ndreca says:

    Dikur ne balkanweb komentonte nje me emrin Ndreca dhe me q vdiste per PD e pushtetin e saj dhe te tij natyrisht edhe une komendoja por mbi te gjitha mbaja emrin JO Ndreca. Nje dite prej ditesh Ndreca u inatos dhe me shkroi: Ne fakt une jam puro Tiranas po emrin e ve Ndreca kot. Pra ai u ndje i fyer qe e mbante emrin Ndrec dhe nuk e perdorte me. Ja ku erdhi dita qe njerzit ndjehen keq te kene apo ti therrasin me emrin NDREC sic psh kur u thone DULLA. Po cte kane bere njerzit o Tom Ndreca qe tua beje ferr jeten vetem pse kane emrin Ndrec????????????????

  7. tani 3 says:

    O TEMA. Po mundet, per hater te lexuesit qe ndjek me qejf kete ruibrike humori real, vendosni dhe fotografite e personashit per te cilin bene fjale shkrimi, qe nga gimja, babo, fnaj, sandri haxhinase etj

    1. elektroni says:

      tani, fotot e tyre i ke ne Google.com, se jane personazhe boterore. Po deshe fotot e neneve te tyre i ke ne fonoteken e AQSH, Fondi “Shkerdhatat”, Viti i perjetshem, Dosja “P…”

  8. Lir Koka says:

    Toma dhe Gimi hajde dyshe hajde.E ju hongshin 1000 dreqer.

  9. Illo Foto says:

    Antena brenda familjes konkuron me Dr. Allamudin , me ironine e Pellumb Kulles dhe me humorin e Skender Sollakut . Humor shume i shendetshem dhe teknike e larte paraqitje . Nuk eshte thjesht humor , kjo eshte historia reale e nje qeverrisje delirante dhe pa princip . Illo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje