Lajmi se Lul Basha më në fund e lindi vajzën, e çliroi Gimin e Puros. Frika e tij se mos ishte histori e sajuar, kishte filluar ta mundonte seriozisht. Edhe pse nuk dyshon kurrë për gjërat që thotë Doktori, ngaqë u zgjat shumë lindja filloi të kishte dyshime. Gjëja e parë që i shkoi në mendje ishte si t’i gjente një emër të përshtatshëm vajzës. E para kishte dy emra. Në Shqipëri quhet Dafina, në Hollandë quhet Zeta. Nisur nga kjo ide Gimi mendoi fillimisht se emri Sashenka do t’i shkonte për përdorim në Holandë. Në Holandë emri Sashenka u kujton holandezëve Rusinë dhe ata kanë respekt për rusët, tha Gimi me vete, duke përdorur dhe njohuritë e tij si ambasador. Pastaj i bëhet dhe një nder zonjës Gjyqtare këtu, pasi ai Edi Rama po përpiqet ta poshtërojë. Ja tha idenë e tij dhe Haxhinases, po ai nuk reagoi fare.
-Do pyes një herë Shefin e Madh Fare, tha, të kem një ide çfarë emrash pëlqen ai.
-I madh je, i tha Gimi, po ç’emra pëlqen ai mo burrë, boll mos t’ia vërë emrin Ina dhe në rregull është ai.
-Jo, jo, Ina nuk e do as Luli se dhe ai ka probleme me të. Po sidoqoftë një herë duhet pyetur.
-S’ka asnjë problem flori. Çdo emër i shkon asaj. Vetëm duhet shmangur emri Ana. Se do na e përdorë ai plehra.
-Pse kush e ka Ana?
-E ka vajza e atij Ziver Veizit që është vrarë në Bulevard dhe do thonë i ke marrë dhe emrin vajzës.
-Të drejtë ke, duhet shmangur.
Duhen shmangur dhe ato emrat e dy vajzave të Aleks Nikës. Njëra e ka Amelia dhe është 2 vjeç, ndërsa Mentila 7 muajëshe. Duhet të bëjmë kujdes mos vërë dhe këto emra se ta marrin për ters ata. Mirë që i le jetime, thonë, por u merr dhe emrin. E kanë fiksim, po nuk ka ndonjë gjë. Ja emrin Agim kush nuk e ka. Bile dhe kur më flasin Gimi i Puros, më ngatërrojnë me Gimin e Redbullit se dhe ai pi puro. S’ke ç’i bën jetës. Duhet marrë si të vijë.
-Të drejtë ke, i tha Haxhinasia. Ja i mbajta shënim këto emrat që të mos përplasen.
-I madh je, sa punëtor je mo burrë. Këtej flet, këtej punon. I madh je. Dëgjo, unë ngelem prapë tek emri Sashenka për përdorim në Holandë. Duhet respektuar ajo grua. Ka dhënë vendim historik.
-Dakord jam. Është emër i bukur Sashenka. Kushedi sa fine u ngjan holandezëve ky emër. Sashenka, Sashenka,… bile mund t’i flas shkurt Enka!
-Jo i madh, jo. Jo Enka. Se pastaj i thonë që ja ke vënë në respekt të rrugës Durrës- Kukës. Le që larg qoftë mund t’i thonë ke marrë dhe para nga ato 1 miliard euro të qelbura që u harxhuan për atë kryevepër.
-Pse, Enka e ka emrin firma që bëri rrugën?
-Enka, Enka e ka i madh. Bektel ishte sa për dhjetë përqindëshin amerikan. Se kështu funksionojnë këto punë. Kur isha ambasador i thashë dhe unë kryeministrit të bënim ndonjë punë nga këto me dhjetë për qind, por atij i dukeshin shumë lek. Ky e ka qarë. Ka bërë alamet rruge. Po Enka nuk ja vë dot emrin se ja kujtojnë rrugën.
-Po mirë mo burrë, t’i flasë Enki shkurt se s’u bë qameti.
-Enki jo i madh se mërzitet Zeni se ashtu e ka një punë me këtë emër.
-Epo le t’i flasin Sasha pastaj, s’kanë ç’bëjnë.
-I madh je, Sasha thotë. Po dhe Sasha mund t’i flasin mo, s’ka problem, por bie pak era lindje dhe do na thonë nuk keni aspirata të anëtarësoheni në BE.
-Po në Shqipëri si do duhet ta quajnë, i tha Haxhinasia, se harruam fare që do jetojë këtu.
-I madh je, do jetojë këtu thotë. Po ç’punë ka këtu ajo, ajo ka jetën e saj në Holandë. Kur të vijë këtu i thonë Gocë e Lulit, dhe aq.
-Shumë mirë të ka shku mendja, i tha Haxhinasia. Ça na duhet emri këtu ne, sa ta fiksojnë kot këto familjet e viktimave dhe tu ngelet mendja aty. Më mirë se regjistrojmë fare këtu.
-Hajt urime zoti Ministër, i tha Gimi papritur. Do ta ndezim nga një puro sot. Dhe unë them ta ndezim duke uruar mirë që është mirë një herë se na ngriu gjakun kjo vonesë në lindje. Ka shumë shanse që e ka shtyrë lindjen vetëm që të dilte në dritë pasi të jepej vendimi. I madh është. Ka lezet njeriu që bën llogari.
Talluni ju me Sashenken. Ajo i futi ne xhep per 5 minuta aq para sa nje njeru te ndershem i duhet te punoje nje jete te tere per ti fituar.”Sinqeriteti dhe ndershmeria ,virtyt i budallai thone” ne Shqiperine demokratike….
Lecoj shpesh anektodat e gazetes Tema dhe nga nje her me vje te qesh por ksaj rrall po me vika vertet keq se mundohen si te sjellin urretje dhe dhimbje ne popull duket u tall me nje vajz te sapo lindur dhe duke u tall po prap me disa fmi jetim shpresoj qe kjo neveri (anektod) tjet nje mask e grisur e ksaj Gazete
Ty 55 te duhet t’i hysh shqipes me themeli, pastaj t’ju japesh mend te tjereve…
+10(-93) shif merru me naj tem jo me analiza shkrimi ok
o 55, e di qe e flet shqipen si surrati i Fahriut?
Ky fejton eshte nga me artistiket qe ka shkruar pena e Mero Bazes. Urime! Por mbetet per t’u sqaruar nese vertet vajza ka per baba biologjik Lul Homon?!
Pyete mos di hollandisht se shqipes ja ka nxjerre themelin, c’ti hyj me ?
JO 55 E KE GABIM TE TERA ATO QE THUHEN JAN DHIMBJET E ATYRE 10 FOTO TE FEMIJVE QE LA LUL BERISHA JETIM E NUK JAN TALLJE
mire qe nuk beri djale, se Gimja do ishte ne siklet, mbasi duhej t’i propozpnte emrin SALI
QAJANI HALLIN LULIT DHE GIMIT.ATA NE PUSHTET KURSE JU NE BULEVARD. SHISNI FARA LULEDIELLI DHE MERRUNI ME DEMOSTRATA. PIKA QE SJU BIE…..
Thonese Lulit i ka hedhur vaj ne vesh Dafina, por vaji ka qene i ftohte, fatkeqesisht.
me qenë se jam nga brezi qe ka mesuar rusishten ne shkolle po ju them se emri Sashenka u perdor shume nga shqiptaret si femerore e emrit te djemve Sasha qe eshte shkurtimi i Aleksander. Ne rusisht vajzat me emrin Aleksandra thiren shkurtimisht SHURA.
….eshte e vertete keshtu quhet Aleksndra / Sashenka…
Esht fatkeqesi qe SHQIPERIN e drejtojn GANGSTERAT IMORAL siç i ka quajtur gazetari Anglez Partosh.Edhe simpatizantet kriminel te Saliut do ja shohin sherrin tek femit e tyred.
Une thom tja vemi Argita si goces se Komandant Enveri- Saliut, ose Dybek.
Kot lodheni SALISHENKA qe te kenaqen te gjithe. Sduhet te kishte shpetuar Mero.
Kot lodheni. SALISHENKA qe te kenaqen te gjithe. Sduhet ta kishe harru Mero.
mero je i madh