Gimi i Puros qetëson Haxhinasen për Luan Ramën

13 Korrik 2011, 22:37Antena TEMA
Gimi i Puros qetëson Haxhinasen për Luan Ramën

Gimi i Puros për herë të parë nuk dha këshillë, por mori një këshillë nga Haxhinasia sot në takimin e mëngjesit. Haxhinasia dukej i vrenjtur në fytyrë dhe kuptohej që kishte një hall personal.

-Si është puna, i tha Gimi i Puros, duke trokëllitur kutitë bosh të purove në xhaketë, që i përdor gjatë ecjes në këmbë rrugëve të Bllokut.

-Po bëjnë përpjekje të më heqin, i tha. Nuk e di si është puna, por ky Luan Rama po më bie në qafë. Shkon çdo ditë tek Shefi i Madh Fare dhe i thotë ‘dua dhe unë një vend në qeveri’. Ai nuk para e dëgjon shumë për këtë çështje, por sot jam trembur.

-Pse, ç’ka ndodhur sot?

-Sot Shefi i Madh Fare i dha urdhër të dalë të godasë prokurorinë, dhe po të dha detyra speciale, ai të jep dhe poste speciale pastaj. E kupton, po e angazhon për një hall të tij.

-Ta zgjidh unë i madh. Mos e çaj kokën. Për këtë qenke shqetësuar ti?

-Si të ma zgjidhësh, i tha Haxhinasia. Po u fut dhe ai në qeveri, e ha unë. Aq vende janë ato të shkreta, ç’të bëjnë dhe shefat pastaj.

-I madh je, u qan hallin dhe shefave. Le se e zgjidh unë këtë. Ti e di që e kam mik Baboon apo jo?

-Po, e di!

-E kam dhe timin se e kam nga fshati nga nëna. Tani do bëjmë një lëvizje. Do nxjerr Baboo disa titra që t’i kujtoj se ai është hequr një herë nga ministër se ka shkelur lirinë e medies. E bën Baboo këtë menjëherë.

-Rrofsh se më shpëtove, i tha Haxhinasia. S’di si ta shpërblej. Zbërtheu kravatën anti-ujë që mban veshur dhe ja dhuroi. Ta sjell nesër tjetrën, i tha. Sot s’ka gjë rri, dhe pa kravatë se as Shefi i Madh Fare nuk kishte.

-I madh je. Po anti-ujë e kë këtë ë? I madh je. Dëgjo se i kam bërë dhe një nder atij Babooos pardje. Do iknin diku jashtë në aeroport dhe ishte me atë Frangajn e vogël. I bëra një telefon atyre të aeroportit dhe i futën nga VIP-at. S’ka lezet tani, i thashë, të vazhdosh akoma të kalosh nga njerëzit e tjerë. Rrofsh ambasador, tha, se këtu qenka dhe çaji falas me gjithë biskota.

Haxhinasia dëgjonte duke i përpirë çdo fjalë.

-Sa njeri i mirë që është, thoshte për Baboon. Nuk di a ja kam dhënë atë pasaportën e shërbimit, por po s’e ka marrë, të vijë ta marrë për kë të dojë. Nuk dua asgjë, as këpucë, as kravatë, asgjë. S’ka ngelur njeri pa i bërë nder, pse mos t’i bëj dhe atij. Dhe s’kam shitur asnjë copë. Të gjitha ca më ka thënë Shefi i Madh Fare kam bërë. Këtë do ta bëj dhe me kokën time po qe se nuk ma ka futur në listë ai.

-I madhe je, pse ai ta bën listën ë? I madh je. Po do jetë Baboo mos u bë merak. Por dhe po nuk ishte do t’i them unë një fjalë që zoti ministër ki kujdes posaçërisht dhe që të kalosh rregullisht nga VIP-at në Rinas. Njeri i gjallë është, i ka pak qejf këto gjëra, aq më tepër që aty të shërbejnë dhe falas.

Haxhinasia po fluturonte.

-Të kthehemi tek Luani, tha. Duhet marrë seriozisht kjo punë se po më shkatërron. Ka dalë ka bërë deklaratë kundër prokurorisë. I ka thënë ka segmente të lidhura me krimin. Siç ka thënë Shefi i Madh Fare. Që t’ia kaloj unë duhet të dal e të them emra. Të them për shembull që Lavirja e Bulevardit Ina Edi Rama do ta paguajë një ditë këtë që po i bën Shefit të Madh Fare… dhe gjëra të tjera të tilla. Ndryshe s’e konkurroj dot.

-I madh je. Ja thua këtë ë? I madh je. Edi Rama iku, e shkatërrova atë. E pe se ç’tha dje? S’ka dialog, tha. U shkatërrua. Më morën në telefon nga Uashingtoni, është një djalë i mirë nga Pogradeci që ndreq lavamanë në ambasadë, por paska qenë dje tek një njeri i rëndësishëm në Uashington që kishte një problem me lavamanin, i cili siç më tha bisedonte me Kantrimenin në telefon dhe i kishte thënë që Edi Ramës ja kemi heqë vizën se nuk dëshiron të bashkëpunojë me Saliun. Më pyeti mua çfarë t’i them se akoma se kam mbaruar punën tek shtëpia e tij. I thashë i thuaj t’ia heqin vizën. E shkatërrova fare.

-Gimi, ti nuk shpërblehesh, por aman shikoje pak këtë punën time. Se kam një frikë që po më vjen vërdallë mua se duan që dhe unë të bëj deklarata kundër prokurorisë. Aman se jam gati të bëj, por vetëm sigurohu që ai Luani s’e ka me mua. Më është bërë tmerr ky mbiemri Rama, Ina Rama, Edi Rama, Luan Rama, gjithë njerëzit e këqij këtë mbiemër kanë. E ka pasur dhe babai i Shefit tonë, por e ka në emër. Këtë të ligjtë e kanë në mbiemër.

 

 

 

 

5 komente në “Gimi i Puros qetëson Haxhinasen për Luan Ramën”

  1. Lex Rex says:

    Haxhinasta nuk mbaron asnjehere pune pa i dhene porosi Shefi i Madh Fare.
    Me mire ta lene bosh Ministrine e Jashtme, si me Haxhinasten si pa te njesoj eshte.

  2. XHEP-MEDANI says:

    Gimi, ose si i thote Ngjela i madh pinjolli Nesho, sapo mbaroi pune me Haxhinaston, tek dera e ministrise i futi nje pordhe, nga ato me ere te qelbur. Nuk e pa se aty prane ishte polici i rojes qe nen ze i tha: “Mire ja bere se keta duhen pjerdhur te gjithe, se jane bere si pordhe neper poturet e shurosura te Saliut. Kjo ministri vjen era pordhe e tera, nga Haxhiu Naste qe eshte nje pordhac i vogel, trap qe nuk e ka shokun e deri tek nje tip koqeje qe e viziton per dite, nje Gim Gim, thote polici. Po ketu ne Tirane gjithe Gimat jane budallenj, jane koqe kandari. Zotni, na qelbe Tiranen, sikur te jesh shoku i Kac Islamit, qe cdo tre metra leshon nga nje pordhe.

    1. hasan says:

      Po ky Gimja real kush eshte or derman?Te lutem ma thuaj se nuk e di e jam kurioz.

      1. Teliti says:

        hasan, sipas zyres se Gjendjes Civile, ketu flitet per Agim Neshon e vertete, djalin e Tana Kondi Nesho, motres se Vito Kondi Kapos dhe Gaqo Pilo Neshos, baxhanak i Hysni Kapo Terbacit, sherbetorit me besnik te diktatorit Enver Hoxha.

  3. ari says:

    O Antena po ku i ke Tanin e Krediti dhe Fane Musabelliun?Te lutem na shkruaj prap per keta personazhe komik dhe dallaveraxhinj se na ka marre malli..Mos valle ju kane kercenuar pasi edhe kete e bejna ata.Leke kane shume,jo te tyret sigurisht,perdorin leket e depozitave te popullit sic bene kur blene ballkanwebi-in rreth 7.5 milion euro.Ju lutem edhe nje here na jipni se cfare dallaveri tjeter jane duke bere deri sa ti dale boja fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje