Turi i Kazinosë dje kishte bërë xheloz Sandrin. Në një artikull të frymëzuar me simptoma erotizmi përshkruante Lul Bashën si një fitimtar me këmbë të gjatë, me vithe muskuloze, me vështrim të qartë, me inteligjencë të lartë…
-Ç’ta ketë ky b…q… këtë shkrim, tha Sandri me vete, se tani dalin të gjithë si të fortë këta? Ta ketë për të kompleksuar Kolegjin, me ta jam marrë vetë. Zamiri u ka premtuar nga një vilë po e mori Basha, unë u kam premtuar që Zamiri e mban fjalën, bile u kam thënë po nuk besuan, të pyesin të tjerë nga opozita që e mban fjalën po u angazhove kundër Ramës. Mos do të krijojë një grup më vete ky Luli, tha, dhe të na lërë jashtë tavës ne të tjerëve. Prapë s’i dukej aq trim Luli. Ta kishte vënë Doktori meqë i bëri atë nderin për pensionin special të babait që ja dyfishoi, prapë s’e besonte se ai s’para bën për babain.
E mori prapë gazetën në dorë. Ç’të lexonte. Kishte deri fjalë që të ngjallnin ndjesi erotike si për shembull “tjetër majë komanduese, tjetër amok dhe tjetër libido politike”. S’kish lexuar kurrë gjëra të tilla nëpër gazeta. Të pyeste Çilin, s’ia vlente se dukej sikur ishte xheloz. Të pyeste Bashën, nuk donte t’i bënte qejfin. E mori dhe një herë gazetën në dorë. Ç’të lexoje: “Basha pra, me hovin e pandalshëm të një shkëlqimi në rritje, të profilit të tij si politikan, ka kërcyer me këmbët e tij të gjata në kërcim së larti, nga Transportet dhe rruga e Durrës – Kukës, te Politika e Jashtme dhe vizita e parë e një Presidenti amerikan në Tiranë, nga Ministria e Brendshme e vizave të liberalizuara te Bashkia më e madhe në vend. Në kërcimin e tij së larti Basha, atletik dhe elegant, është në një fjalë të vetme, ‘Winner’.Kjo për sa i përket Lulit, me një intelekt fin, me vullnet të fortë dhe metodist, me këmbë të gjata me muskuj të fortë dhe me erë të mbarë në velierin e karrierës së tij…”.
Ju kujtua Bejtja.
-Ky e gjen, tha, se ky e njeh mirë. E thirri në zyrë dhe ja vuri gazetën para.
-Lexoje ç’ka shkru ky k… për Lul Bashën, tha, sikur e ka dashnor.
-Po pse mo Sandër, kaq keq më ka ra Kartagjena mua, sa mirë që dëgjoj lajmet e tua, po të lexoj dhe shkrimit e Turit.
-A, figurë je. E dija që do ma dhisje. Po lexoje, lexoje, shiko mo ça shkrun, trup muskuloz, me hap të gjatë, me erë të mbarë… Dhe livandon ja njeh mo, e shikon.
-S’e ka për atë erë Sandrom e ka për erën d.m.th që fryn, e ka erën në favor…
-Aha. e vari k…, po shiko ça ka shkru. Tani du një mendje nga vëllai jot. Pse ta ketë bë ky Turi këtë? Njëri më tha e ka për respekt të Doktorit se i bëri një pension special babës vet.
-Jo mo burrë, baba i vet meriton me i dhënë dhjetë pensione, jo një se është gjeni. Po ky legeni do t’i ketë dyfishu pensionin dhe s’i trego, i çon po një pension në Amerikë.
-Haha, figurë je. Jo mo jo, s’besoj se e bën atë, por pse ta ketë bë këtë? Apo mos e ka ngaqë është Kolegji nesër…?
-Po për Kolegjin do ta ketë shit si shkrim për me ua bë të sigurt atyre, po puna është ça ka kapë noj lek.
-Po lek ka marr plot ai legeni gjatë fushatës, akoma do marrë.
-Vallai Sandër s’ta them dot, por është bo keq. Kalojsha dje para një kazinoje andej nga stadium Dinamo, ene më kapi ai roja i kazinosë. Hë me, kush po fito, tha, ky Rama apo ky Luli? Mu duk si socialist me thonë të drejtën se kanë pas qenë me Ramën ene thashë s’i dihet, ene Rama e merr. Ca thu mor burrë, thanë, na more më qafë. Po ca halli ke ti, i thashë, pse të mora më qafë, ti në kazino ke punën…
-Po vëlla, po, tha, po kena njonin që ka bo ca gropa e na ka thanë i mbyll kur të marrë Luli mandatin.
-Po unë e dija se ishit me Ramën, i thashë.
-Me Ramën jena për qejf më ta, po me këto gropa që na kanë bo këta të stafit Lulit jena me Lulin këtë rradhë. Kshu që s’është çudi Sandër ta ketë me mbyllë noj gropë
-Po kush i jep lek atij me mbushë gropat me, pse ka akoma lek ai legeni e s’i jep? Po të jetë kështu unë i q.. robt. Unë po filloj maratonën e Këngës Popullore dhe s’kam ku e çoj se tërë qytetet u ka marrë Rama. Pa dhënë paret kesh ky legeni s’e bëj fare në Tiranë. S’di ku me e nis, veç me e çu në Lezhë.
-Nuk e di Sandër, por sa për këtë mos ki merak. Ky vlla ngjallet vetëm po i the i ke të hequra ato në kazino. Të gjithë kena nga një huq, po ky e ka dorën e rëndë. S’di si do t’ia bëjë Luli me këtë. Po ta llogarisësh hollë, hollë Luli s’ka leverdi me marrë mandatin po mbajti afër këtë se këtij s’i dalin gjithë lejet e Tiranës me bë punë.
-Ore po ka hall bixhozi vari k…, por kam hall mos më bën ndoj lojë ai Luli e bëjnë grup më vete këta se e kam vënë re që dunë me më shmangë. Po ua q… robt.
Bukur!
Shkerdhatanjozet tip Zheji jane ne mode sot.Ne moden viçidoliane.
sa ma shum ta lexosh antenen ,aq me shum i kupton pislleqet ne shqiperi……
Eshtu eshte; vijne qe nga brenda oborrit te Familjes
…lexoj antenen per te kuptuar mekanizmin banal qe funksionon ne rrethin e brenda kesaj qeverisje ….neveri per keta njerez…kane shume mundesi qe me pozionet qe kane t’i jepnin vendit nje realitet tjeter…pa le te mernin edhe ca”para”…sot ata thjesht vegjetojne ne mocal…u tretshin ne kete pisllek!!!
kush o ky turi me ???
Kushdo nga ata paçavuret ne ekranet e Qeverise mund te ishte nje “Turi”.
Keshtu qe ti je i lire te zgjedhesh kë te duash, duke filluar nga Artur Zheji.
Po per grun hollandeze s’e ka levdu turi ket bashen.Aty eshte seksi i lire edhe per grate e martume.
mo po ketij Lulit them une ja fut gruja hollandeze ne vend t’ja fuse ai, se s’ka tjeter shpjegim pse rri gjithmone me dhembet jashte…
u ngrit ne mengjez bab Sala dhe i thote cunit: Lulo, meqe e ndrite me ndertim rrugesh, me mbrojtjen e qytetareve nga dora e kriminalitetit, po te jep baba nje bashki te luash ne pushim te madh.