Gimja bëhet gati për president

22 Qershor 2011, 20:14Antena TEMA
Gimja bëhet gati për president

Pas thashethemeve se Doktori do t’ia japë presidentin opozitës dhe më pas përgënjeshtrimeve dhe refuzimeve nga opozita, u gjet një zgjidhje e ndërmjetme. Gim Nesho dje doli herët nga shtëpia dhe si rrallë ndonjëherë shkoi vetë tek dyqani i cigareve në Bllok të merrte puron e tij. Shitësi e pa i habitur, pasi kishte kohë që Gimi nuk shkonte vetë të blinte puron. Gjithnjë vinte dikush tjetër që thoshte më jep një puro për Gimin. Zakonisht ishin kamarierë të lokaleve rrotull.

-Mirë që u bëre i gjallë, i tha dyqanxhiu. Kam 20 fatura të tuat këtu që s’i paguan njeri. Të lutem mos më fut në sherr me pronarin.

Gimja i mori, u hodhi një sy vëngër dhe ja la prapë mbi tavolinë.

-Më sill një puro Çërçill, i tha. Tani e tutje ky është standard presidenti!

-Si standard presidenti, i tha dyqanxhiu.

-S’e ke marrë vesh. Mbaroi kjo punë. Bëmë një lëvizje të madhe. E shkatërruam atë plehrën. Tani ka për të mbetë rrugëve gjithë kohën.

-Ça ka ndodhë, i tha shitësi.

Gimja drejtoi ngadalë gishtin nga vetja dhe me pak protokoll ju drejtua:

-Po i jep një puro presidentit të ardhshëm.

-Mooos, tha shitësi instinktivisht.

-Çfarë ke, u befasove, i tha Gimja. Pse të duken më të mençur këta që janë bërë president deri më sot?

-Jo Gim s’e kam aty hallin, e kam tek faturat. Ti s’i paguan tani që je rrugëve, jo po u bëre president.

-Epo thuaj pronarit që këto puro e ka për presidentin.

-Aman mos më fut në sherr se më le pa bukë. Si t’ia mbush mendjen unë që do bëhesh president ti. Unë dhe kur i thashë që t’i kam dhënë veresie, më bëri copë. Nuk e njeh ti çfarë mashtruesi është ai, më tha, ka 30 vjet që mashtron rrugëve të Tiranës. Tani ku i mbushet mendja atij që do bëhesh president.

Gimja po e dëgjonte me qesëndi.

-Shiko këtu, i tha. Tani po ik në një mbledhje me Doktorin. Plani është i qartë. Doktorin e morën nga Uashingtoni dhe i thanë kemi një emër në zarf, po ta nisim. Ti e di që unë kam qenë në SHBA. Një kolegu im në Maqedoni mori dikë që është akoma ish kolegu jonë në Nju Jork, ai ka një lidhje me dikë që jeton komshi me Bill Klintonin. Ky i fundit i kishte dhënë fjalën që do t’i thoshte Hillarit kur ta gjente me të mira për atë punën e Shqipërisë. Vetë se Klintoni është lodhur shumë. E kishte pyetur këtë mikun e mikut të mikut tim nga Maqedonia, i kish thënë më bëhet qejfi për Gimen, është mira ta zhdukë përfundimisht atë Berishën nga President.

I kish thënë ky miku i mikut të mikut tim nga Maqedonia, që Berisha nuk është presionet, është kryeministër, por duam të bëjmë Gimen President.

I kishte thënë Klintoni, epo mirë kryeministër çfarë është. Mjafton që Gimes t’i japim një detyrë më të lartë dhe ta zhdukë. Ja pata thënë atëherë më 2005, prapë erdhi në pushtet ky kafsha, prapë erdhi, më tha. Ky miku i mikut të mikut tim nga Maqedonia ishte vënë në siklet se nuk ja shpjegonte dot që unë jam aleat me Doktorin kundër këtij plehrës. Është lodhur shumë Klintoni, më tha, është bërë pak si budalla nuk i kupton më njerëzit dhe lëvizjet politike. Ka mbetur i vjetër si atëherë. S’ka faj në fakt gjithë ato përgjegjësi. Nejse i madh, kështu shkoi kjo punë, mua do më keni president. E ka menduar mirë Doktori. Edhe ja jep opozitës presidentin, edhe nuk ja jep Ramës. Pastaj bëhemi një ekip i fortë, unë, Doktori, Nano, Meta e shkatërrojmë.

-Ramës nuk di ç’i bëni, i tha shitësi, po mua më shkatërrove po u bëre. I thonë 20 fatura, më le pa bukë më le.

-Po çfarë ke mor burrë se do ta kesh radhën plot, çdo ditë do të vijnë të më blejnë puro. Do bësh xhiro sa do vish të na japësh dhe ndonjë lek fitim. Do ik tani se kam një takim me Doktorin. T’i sqaroj nesër detajet. Doli i krekosur nga dera duke lënë në ankth shitësin që sapo rriti borxhin me 30 euro të tjera.

Gimja mori rrugën e Bllokut, kaloi para kryeministrisë, u ngjit tek kafja tek Kulla e Bashkimit dhe zuri qoshen e cepit. Në një tavolinë afër tij, Ristani, Bylykbashi dhe një djalë i ndrojtur me syze po rrëkëllenin disa birra të gjata gjysëm metri dhe po qeshnin duke folur për kutitë e votimit.

Gimja i shikonte dhe donte t’i përpinte nga adhurimi. Nuk kish parë gjë më simpatike se ajo skenë.

-Këtë do marr dhe unë të më numërojë votat kur të bëhem president, tha me vete dhe filloi të përfytyrojë skenën kur të votohej, bojkotin e opozitës dhe miqtë e tij të PS që do rrinin në sallë të votonin.

-E shkatërrova plehrën, tha dhe nxori puron.

 

 

9 komente në “Gimja bëhet gati për president”

  1. BABAROMO says:

    GIMJA I GAQKES ESHTE NJE KANDIDAT I MIRE – SE ESHTE NIP TEK KAPOT DHE KAPOT JANE MIQTE E SALOS DHE SALUA ESHTE MIK I KAPOVE DHE GIMJA ESHTE ME TRAP SE CDO TRAP TJETER NE TIRANE. ZATEN NE TIRANE ATA ME EMRIN GIM ISHIN OSE BUDALLENJ FARE, OSE SHUME TE SQUET, POR NDONJE GIME TE SQUET NUK KAM DEGJU ENDE.

    1. altin says:

      Ha ha ky komenti ishte me I bukur se shkrimi, per me teper e pashe Gimin sot pasdite te bllloku.

      1. Agim B. says:

        Babaromo, asnje nga ato qe thua ti nuk eshte e vertete; e verteta eshte se Agim Nesho e ka pase Tanen kurve; pra eshte bir kurve.

  2. Harem Saliu says:

    Or thone se ky Gimi i bi edhe bythes .

    1. BABAROMO says:

      PER TI RENE NDONJE GJEJE, GIMI I BIE QYLIT – POR I BIEN EDHE BITHES – SIC THONE ANDEJ NGA GJIROKASTRA JONE- DHE GIMIT BITHA I HA SHUME – I KA PAS NGRENE QE KUR KA QENE I VOGEL. AQ SA EDHE SHOKU HISNI (JO AI HISNI MILOQJA) E THERISTE ME PERKEDHELI “GIM BIKTHA”. NE SHOKET E KLASES E THERISNIM GIM BYTHECI – SA PER TEMEN E SEMES, PRA TANEN NUK E DI SE NUK I KAM MBAJTUR PISHEN – POR DO KETE QENE E PASTER. LINJA NE STUDIO.HHHAAHAHA

  3. +10 says:

    Tane moj Tane, mbuloje se ta pane……Gimken.

  4. gallata says:

    ok mero, thone qe president do behet i biri i lymit te tutit, ose palluqja dhe per here te pare si femer liza e qymyrit. pacin fat.

  5. rexha10 says:

    Ne kete artikull nuke eshte problemi se kushe do behet PRESIDENTE,sepse dhe ate qe e kemi eshte si ajo veza qe e mbajme qe te na beje zoge,por na ka dale llukeeeeeeeeeeeee., me kohe.
    SHIKONI more popull sa mendojne per juve, prandaj bashkohuni edhe nje here dhe shporrni keta hajdute qe qeverisin me rrugen e karrbacit e te korruptimit.
    PSE gjithe keto vuajtje per popullin SHqiptar?
    Sepse e kane drejtuar gjithmone ,Hajdutet,Vrasesit,Agjenntet e spiunazhit,Matrapazet, Pijanecet,Inamoralet,Jonormalet.KETO jane pazaret qe dikur i beri traktati i VARSHAVES ,qe te ndante SHqiprine,por nga te huajt,jo nga vete SHqiptaret.Qe te behesh njeri i mire, duhet shume por qe te behesh maskara,behesh shume shpejt. JA pra se ne SHqipri jane mbledhe te gjithe maskarejte ,
    sepse kemi pasur qeveri maskarejshe gjithe kohen.

  6. Gjozhevinja-kukuuu says:

    Hahahah tamam kokrra e hajvanit eshte ky Gime bualli. S’ka njeri me te shpifur e qesharak ne te njejten kohe, nje mbeturine qe ecen e krekoset rrugeve. E kane harruar njerezit se si ja shkundte Nano dikur cigaren mbi koke, mbi ato floket e qelbura e te palara qe ka!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje