Mungesa e Fanes nxit ëndrrën e Tanit të Kreditit për Guvernator

17 Qershor 2011, 20:24Antena TEMA

Duke përfituar nga mungesa e Fanes, Tani i Kreditit mori dje një grup xhirimi të TV dhe nisi projektin e tij të ëndërruar. Guvernatorit Fullani po i vjen fundi dhe me ato që ka bërë, ai Burri e ka të vështirë ta rikandidojë. Edhe pse ai po përpiqet të dërgojë sinjale se ka në dorë fatin e Ilir Metës në Gjykatë të Lartë, sërish nuk i ka punët mirë. Mbi të gjitha Tani i Kreditit nuk e duron dot faktin që edhe Sandri ka dy televizione, dhe Guvernatorin ta zgjedhë Sandri kur mund të bëhet Tani vetë. Për më tepër këtë gjë ja ka treguar vetëm një herë Fanes dhe ai ishte entuziazmuar.

-Jam gati të marr kredi sa të duash ti, i kishte thënë, vetëm të shikoj njëherë Guvernator. Po e ke folë me atë lart apo jo?

Tani i Kreditit këtu kishte marrë një hije të rëndë dhe i ishte përgjigjur.

-Po ai ka kohë që më lutet, por unë po bëj llogaritë e mia.

-Po ç’llogari mo vëlla, llogaritë janë sheshit. Ti bëhesh Guvernator i madh, këtu lëmë burrin e Vanës, i fusim ca kredi të tjera, dhe ty të kemi atje për ditën e keqe. Po ju lëkundën këmbët bankës sonë të parës, bëj shpejt e shpejt një plan me qeverinë dhe na merr përsipër kreditë.

-Unë po hyra, hyj për gjëra të mëdha, i kishte thënë Tani, këto që thua ti i bëj që sot po desha.

Sidoqoftë Fanes nuk i kishte ikur entuziazmi.

Dje Tani vendosi të nisë planin e tij. Me ekipin e televizionit filloi të xhirojë një spot publicitar para Bankës së tij. Skenari i spotit është i kombinuar me filmin ‘Guximtarët’. Është marrë një skenë nga ai filmi ku një djalë qullash që e shajnë dhe rrahin të gjithë thotë “Qeshni ju qeshni, po ua tregoj unë qejfin”. Dhe befas pas kësaj në sfond duket një njeri i menduar që bën sikur lexon libra, pastaj sikur shkruan libra, pastaj sikur dhuron libra, pastaj sikur ëndërron banka, pastaj sikur bën banka, pastaj sikur drejton banka, pastaj sikur bëhet Guvernator dhe mbron gjithë bankat.

Sekuenca e fundit është më bombastike. Shfaqen silueta biznesmenësh që shkrihen të gjitha në fytyrën e Fanes dhe thërrasin ‘kredi, kredi, kredi, kredi’. Tani i Kreditit që shfaqet si engjëll nga qielli… dhe hedh një re që kthehet në shi lekësh mbi kokat e tyre.

‘Merrini, ua solla, ja ku i keni. Kredi për të gjithë. Tani keni një engjëll mbrojtës…. dhe fjalia e fundit “Tani i Kreditit për guvernator”’

I gjithë skenari është bërë vetë nga Tani i Kreditit. Edhe sheshi i xhirimit u zgjodh po nga ai para derës së bankës. Edhe orari u zgjodh i mirë diku pas drekës mos të kishte shumë lëvizje. I vetmi njeri që u prishi punë ishte Gim Nesho. Ishte orari që ai kthehej në shtëpi dhe sapo pa që po xhirohej, mendoi se do ishte Doktori ose Lul Basha dhe bënte sikur harronte ndonjë gjë dhe kthehej ta kapte kamera që të dilte në ekran. Operatori i tha disa herë të mos kaloj më se po xhirojnë për një reklamë, por ai nuk dëgjonte. Tani i Kreditit u detyrua të dërgonte rojën e bankës, bleu nj puro tek Tobacco dhe e thirri.

-Gimi, eja ndezim një cigare…

-Ou, po ku je mo i madh, si je zoti Guvernator, i tha.

Tani ngriu. Ku e dinte ky që kish nis fushatën për Guvernator….

-Guvernator je, je drejtor banke, i tha, por dhe më lart mund të shkosh. Mjafton që ai legeni të mos marrë mandatin pa të gjitha do bëhen. E more vesh apo jo? Paska thënë diku që ky Kolegji e ka  zbardhë mirë vendimin. Hëhë, ja tregoj unë qejfin. Fola tani me Uashingtonin se mezi zbardh atje, duhet të presësh deri në drekë me orën e këtushme. Fola me një komshi që kemi pas aty në pallat, se atij i punon djali në një restorant picash ku shkon ha drekë Filip Gordon. Më dha fjalën ai se sa të kthehet nga Ballkani Gordon, në drekën e parë që do shkojë aty do t’i çojë mesazhin tim për këtë legenin dhe s’e ngre më kokën…

Ndërkohë zbriti roja me puron dhe Tani i Kreditit ja futi në xhep me takt. U dëgjua një tingull metalik nga takimi i mbështjellëses së puros me një tjetër të ngjashme në xhep. Gimi e kuptoi dhe e nxori menjëherë.

-Është bosh, tha, e mbaj për qejf kur iki rrugës po është bosh. Rrofsh. I madh je. Guvernator do bëhesh mos e diskuto. Na ke të gjithëve mbështetje. Fola dhe me këta biznesmenët. Të gjithë të duan. Taqi, Fania, Bani, Gjeku, të gjithë. Po do flas me dikë dhe nga Uashingtoni, po dhe në Wall Street kam njerëz. Njoh një djalë nga Puka që ka ecur aty se ka pasë qenë shofer limuzine aty po tani ka bë pare dhe shoqëron këta të bursës. Dhe ata mund të të ndihmojnë. Të takon ai vend, ka lezet. I vetmi që ke ngritë një bankë nga hiçi duke pasë klientë dy familje kryeministrash. Të tjerët rrinë vërdallë të gjejnë klientë koti. Hallall e ke vëlla, i tha.

Tanit Kreditit nuk i hynin në vesh lëvdatat, por donte që Gimja të mos bënte më rrugën para kamerës që të ndërpriste xhirimin. Dhe për fat iku në drejtim të kundërt nga ishte nisur kur u shfaq.

Pas kësaj Tani e mblodhi veten. Ideja se po bëhej Guvernator iu forcua më shumë. Spoti promocional po i dilte hata. T’ia tregoj një herë atij Baboos, tha me vete kur ishte duke mbaruar. Se po e pa ai, e përhap gjithandej dhe më rritet autoriteti. Mjafton ta marrë vesh Sandri ta dijë me kë ka të bëjë. Dy TV Sandri, dy TV Tani, një gazetë koti Sandri, një gazetë më pak koti Tani, plus dhe gazetën e Fanes dhe prapë t’ia linte Guvernatorin Sandrit. Budallallëk, tha me vete. Përfytyro çka hequr Tani i Krediti t’i gjente miliona euro gjithë bizneseve të Familjes pa hipotekë. Po të jetë guvernator, boll të mbyllë një sy dhe i bën brenda ditës.

Pas një ore shkoi në televizion dhe thirri Babon. I tregoi pak a shumë skenarin e spotit dhe përmbajtjen.

-Shumë mediokre shef, i tha Baboo. Duhet ta bësh vetë një skenar dhe një spot, se ti je më i talentuar se të gjithë. Kjo që më tregove ishte shumë mediokre, shumë fshatareske, shumë primitive. Ti ke nevojë për diçka të fortë, fine si djalë qyteti që je… Kjo duket sikur e ka bërë Fania.

Tani i Kreditit u pre fare. Tani as i tregonte dot që e kish bërë ai, as kishte dëshirë t’ia faturonte Fanes gjithë atë punë që ishte bërë.

Bëri sikur u nxeh.

-Ti Baboo, tha, nuk merr vesh nga spotet, merr vesh vetëm nga çmimet e spoteve. Ik pirdhu se s’kam nevojë për mendjen tënde.

Babooo nuk foli. U çua, ngriti dorën e majtë ,e çoi pas kokës dhe pak mbi cepin e veshit të djathtë, nisi të rrëmonte duke shpërndarë një re të lehtë pluhuri të bardhë prej zbokthi.

15 komente në “Mungesa e Fanes nxit ëndrrën e Tanit të Kreditit për Guvernator”

  1. toma says:

    Spoti i Tani te kreditit, duhet te kete Tanin ne qender, te veshur me nje veshje buke peshku me muskuj te vizatuar siper, ate Burrin duke e bekuar me nje skepter dhe koken e Fanes ne nje trup qeni, duke i lepire kembet…slogani: “Me Burrin para, me Fanen prapa, te japim kredi, me duar te pastra…”

    1. TOPTOPI says:

      BABOOOO DHE GIMI GAQOS QAJNE HALLET BASHKE SE TE DY KANE NJE HALL – BABOO ESHTE NE HALL ME KREDINE E SHTEPISE DHE I DUHEN PARA SA ME SHUME. KA MARRE NJE SHTEPI ME DY KATE TEK REZIDENCA KODRA E DIELLIT DHE NJA DY MAKINA TE BUKURA TE REJA. POR KA HALLE ME KREDINE SE NUK SHLYHET KREDIA ME KEPUCE – AQ ME SHUME QE NE BEHAR KETA SHQIPTARET PERDORIN SANDALET. GIMI I GAQKES KA TJETER HALL ME CIGARET DHE PIJET – SE FEMRAT NUK TA VARIN PA NJE PURO NE GOJE. DHE GIMI I GAQOS KERKON KREDI EDHE AI PER PURO – UISKI – DHE TE USHQEJE TRE KALAMAJTE ME TRE BARQET QE KA ME TRE GRA TE NDRYSHME.

  2. linda69 says:

    Toma e bukur kjo

  3. hurma says:

    kur u bo dhe tan santo me 2 tv. sa mire qe i gjejne leke.. leket qe fusin njerzit ne banke ky i ble televizione .do me bo presion me televizione qerosi hajdutet

  4. tani says:

    e lexova dhe kete antene brenda familjes sic bej shpesh kur kam kohe te lire , por nuk po kuptoj zoti mero ju sulmoni news 24 dhe g shqiptare por edhe panoramen, qe per te thene te verteten jane vegla te ps dhe perdita ka lajme pro saj , pse nuk sulmoni klanin dhe abc koha jone qe jane tv amatore???sa per kredi nuk ka asnje bisnes si majtas si djathtas qe ska marre,, nuk me pelqen nje gje dhe si militant i ps me shqetesonnn pse ne qe kemi mendim ndrzshe nga rama duhet te sulmohemi si te berishesss,,

    1. miri bushat says:

      Z.tani men vjen keq por nese je informuar nga Panorama para zgjedhjeve dhe G.Shqiptare pas zgjedhjeve se bashku me news 24 je njelloj sikur te kesh kerkuar informacion nga Ilir Meta (matrapazi).

  5. Andi says:

    Nga mendimet qe jep (cfare mut mendimesh), ky Tani duhet te jete prej Vicidolit, ose te pakten prej Kukesi dhe pasi ka pushtuar Kamzen duket se i di te gjitha.
    Panorama financohet nga Ilir Muta.
    News 55, Ballkan dhe Gazeta Shqiptare u blene pas zgjedhjeve nga Artan Santo (ortaku i mbeses se Liri Berishes, Vanes tek banka e kredive) dhe Irfan Musabelliu i Skraparit (nuk do koment).
    E si mund te jene me PS keta qelbesira, ooooo Tantan?

  6. Lir Koka says:

    Eh moj bote e dhjere kur u be dhe Tan Santoja me te dhena per pederast per te qene VIP, me p.. te somes te veje kjo dynja.Po ai nuk fshinte dot qurrat mor burra si u be kjo pune keshtu, hej p.. some.

  7. Artemis.S7 says:

    @ Andi panorama eshte gazete e familjes,jo e Ilirit,pavaresisht se ky e ka financuar gjate,ne llogari te fundit i perket Saliut.Konstatohet kollaj pa qen nevoja te njohesh punonjes te brendshem te gazetes.

    1. beso says:

      Po Telegraf i kujt eshte,mos ka Fane dhe aty?

  8. Financieri says:

    Tan Santo eshte mjeshter per perdorimin e lekeve te depozituesve per projekte qeveritare.

  9. Endi says:

    Po ky pederasti i ka shitur dhe vajzen nje pederasti akoma me te madh. Kollovarin Gay Goxhaj e ka bere drejtor te nje kompanie sigurimesh Sicred ne te cilen ka aksione, kompani piramide qe mbahet duke ia fut sa krahu klienteve dhe miqve te Credinsit.

  10. Klodi says:

    Po c´nevoje ka santo te behet guvernator kur ka te bijen drejtoreshe juridike ne banken e shqiperise. Emi santo dhe universitetin e ka mbaru nje nga keto kioskat me leke.

  11. mialeksi says:

    Media ka ikur e gjitha per lesh. Nuk di si do ti veje filli kesaj pune. Hiq Temen dhe Shekullin, gazeta te tjera nuk ka me. Edhe ata te Shekullit vajten e nderruan foprmatin e bene si syte e tyre qe du dalin. Kurse kjo Panorama, eshte ber nje mizerje e vertete. e kam pas lexuar vite em rradhe, tani me hap barkun. Si nuk u vjen zor mor vlla. duke patur lexues te majte e duke ngrene buke prej tyre, bejne gjithe fushaten e atij fytyre-geishes Lul Topall Berishes. Ptu, race e keqe bukeshkalesh!

  12. Fred Finns says:

    Japim kredi vështirë paratë

    Ne japë kredi të vështirë të holla dhe çdo llojet e tjera të kredive, me një normë interesi që variojnë nga 3% – 5%. Ne japë kredi Nation Wide, duke filluar nga 1,000.00 në 100 milion paund USD / / euro. Ne financuar 100% dhe me një LTV prej 75% -85% në blerjen e pronës.

    Ne ofrojmë këto lloje të kredive paratë e vështirë:

    Kredi Hard Parave, Linja e kredisë,
    Kreditë komerciale Hard Parave
    Kredi personale Hard Parave
    Kredi Hard biznesit parave
    Investimet Kredi Hard Parave
    Kredi Hard Parave zhvillimit
    Blerja-Kredi Leasing Pajisje
    Start-up Kredi Kredi komerciale Pronës
    Kredi Inventari huamarrjes pasiguruar
    kredi ndërtim
    Llogaritë e arkëtueshme Kredi linjat e kredisë
    Magazina Factoring Financimi
    Kredi makineri
    Kredi Lines Capital pune parket
    Kredi bujqësore, Kredi Ndërkombëtare
    Rendit Blerje Financimi: praktikisht çdo LLOJI BIZNESIT KREDI
    E.T.C. ..

    Nëse jeni të interesuar na kontaktoni përmes email; [email protected]

    Të fala
    Mr Fred Finlandezët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. D
    DAVINA CLAIRE

    A keni nevojë për një kredi urgjente? Novelty Finance ju jep qasje të shpejtë dhe të besueshme në paratë që ju nevojiten, kur keni më shumë nevojë. Për më shumë informacion, dërgoni kërkesën tuaj nëpërmjet: Email: [email protected] | WhatsApp: 447915601531

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje