Fania, xheloz për drekën Meta- Zheji

6 Qershor 2011, 21:23Antena TEMA
Fania, xheloz për drekën Meta- Zheji

Fania u bë xheloz dje kur mësoi se Zheji me Metën po hanin bashkë drekë. Filloi të turfullonte nëpër redaksinë e re të News-it duke sharë.

-Paska zënë miq të rinj ai d.m.th. Mendon se Zheji mund ta shpëtojë. Po ku pjerdh unë për ish zëvendëskryeministra të rënë nga fiku. Baboooo, asnjë titër për këtë Metën pa më pyetur mua tani e tutje. Mos harro, asnjë titër, ndryshe do marrësh gjobë.

-Si urdhëron i tha Baboooo. Pastaj me zë të ulët pyet Kason.

-Kaso vëllai, sa është gjoba, di gjë ti?

-Po ç’të duhet ty o Babooo sa është, i tha Kasoja. Gjobë është, ti je gjirokastrit të dhëmb.

-Mirë vëlla, të pyeta ta dija. Se ndoshta paguan më shumë se gjoba Meta dhe ja vlen gjoba.

-Ore, qenke legen ti. Pse pazar me TV tonë bën ti. Je mësu me ata italianët që ua fusje sa krahu dhe u shisje ekranin për 200 litra naftë, po me ne s’ka shaka.

-Po jo mo vëlla, një pyetje të bëra.

-Shko o pirdhu, i tha Kasoja duke e parë nga koka tek këmbët. Dhe ndërroi këto këpucët se ke dy vjet me një palë.

-Jo mo vëlla, i ndërroj, po i kam të gjitha njësoj se i kam marr një dorë, i tha Babooo.

Fania u bë kurioz për dialogun e tyre.

-Hë mo Babooo, ç’i thua ti kësaj, ky Meta i jep drekë Zhejit se mendon se ka rëndësi Zheji ngaqë del tek ekrani i Pekës. Nuk meriton një bojkot ky?

-Po mos u nxito shef. Se nuk i dihet si e ka hallin.

-Jo mo, ku pjerdh unë për atë. Le që ka hap fjalë sikur m’i ka dhënë ai 3 milionë eurot për të blerë medien. Po unë kam firmën tek Tani i Kreditit. Se është mësuar ai, unë marr kredi, ai m’i prish dhe pastaj thotë të kam ndihmuar vëlla. Po kjo është hera e fundit që e toleroj. Ne kemi një muaj që jemi pronarë nuk ka na ka thirrur në asnjë drekë. Zhejin e merr për drekë tek Berlini. Kjo është për të vrarë veten. E ç’ka ai Zheji më shumë se mua? Ai s’ka as medie. Një rrogëtar është. Unë kam vetëm kredi 25 milionë euro. Mos t’i llogaris pastaj me interesa sa më shkojnë. Në fund të fundit këto janë kapitalet e mia. Bankat janë partnere të mijat, por s’mi marrin dot pasuritë. Se ja e zëmë se falimentoi media jonë, ç’do marr Tani i Kreditit këtu që vlen 3 milionë euro? Një mut, gjithë veglat bëjnë 100 mijë euro. Godina është me qera. Merr leshtë. Këtu është mjeshtëria ime.

-Të drejtë ke shef, i tha Babooo. Po unë them mos të acarohemi me Metën se ashtu e ka punën. Ai është në sherr me Doktorin për punën e votave. Është konsultuar me Zhejin për t’i treguar Bashës që Tiranën e fitoi prej tij dhe duhet të bëjë Monikën nënkryetare bashkie. Ashtu pastaj e kemi më kollaj.

Fania u çudit shumë.

-Ou, po natyrisht që e kemi kollaj, tha. Unë Monikën e kam pasë të punësuar. Më ka shitë birrën Korça në Tiranë dhe megjithëse ma ka nxjerrë me humbje s’e kam pushuar kurrë nga puna. Po u bë nënkryetare ja vlen se të paktën mbarojmë punët tona.

-Po ndaj të thashë, i tha Babojaaa. Ndaj ka hëngër drekë me Zhejin se kanë dashë t’ia vënë në dukje Lulit këtë meritë.

-Po patjetër që e kanë këtë meritë, ktheu menjëherë plakën Fania. Ja t’i marr në telefon një herë ndoshta s’kanë mbaruar.

-Jo, jo, kanë mbaruar, tha Baboooo, se para një ore po priste kafe Ilir.

-Po po, por Zheji kafen e ka më të gjatë se drekën. Kushedi ç’ka porositë me kafen. Ja të marr ata të restorantit tu them që e kanë drekën nga unë.

Kërkoi numrin e restorantit dhe e gjeti.

-Jam Fania, u prezantua. Desha tu them që nëse nuk ka paguar, Meta dhe Zheji e kanë drekën nga unë. Dua t’ua bëni surprizë.

I zoti i restorantit heshti nga ana tjetër.

-Po pse do tua bëni këtë nder ta di të paktën, i tha pronari.

-Po ashtu është një punë, i tha Fania, se do bëhet Monika nënkryetare Bashkie dhe më duhet t’ia bëj surprizë.

-Faleminderit shumë, i tha pronari. Po i qeras vet. Të paktën të ma dinë për nder mua se ti i ke faturat e dy vjetëve pa paguar.

-Ore rrugaç, or vagabond, kujt i thua ti që kam dy vjet pa paguar, pse ç’më di mua ti, ore e di ti me kë flas unë në telefon apo jo, sapo fola me Doktorin tani…

Në fakt i zoti i restorantit e kishte mbyllur telefonin.

 

 

8 komente në “Fania, xheloz për drekën Meta- Zheji”

  1. 21Janari says:

    Kam degjuar se Zheji i ka vene syrit postit te shefit te Policise Bashkiake. I kane thene se aty ka shume leke.

    1. Revoltuesi says:

      Mua me kane thene se kerkon te behet shefi i Lojrave te Fatit ne Bashki qe te luaje versie.

  2. arberia says:

    Ky sharlatani Irfan ,qe ju e quani fane,di vetem te sheshe mend edhe se eshte nje gomar me brire dhe nje llafazan i pa shoq.Shyqyr qe i ka thirrur mendjes Ilir Meta te mos merret me ate budalla e te lidhet me njeres per se mbari.Lidhjet e tij kohet e fundit me disa plera i a prishen imazhin e mire qe kishte ne fillim,kur ishte ne koalicon me PS.

  3. Denisi says:

    Monika nenkryetare,sa e turpshme,sa e ulet.Kjo grua pa pike morali,pa pike inteligjence(per te bere byrek eshte e mire) te drejtoje punet e Bashkise!!!!!!!!!!Turp,turp,turp!!!!!

    1. Revoltuesi says:

      “Inteligjenca” per te vjedhe nuk i mungon aspak…

    2. jashari says:

      denis uaaaa po mona eshte si njesh ,pastaj mos u cudit shume se 50 vjet shqiperine e drejtoi nexhmia si dibrane tani mona bashkine si dibrane ,dhe ju …. votoni hahahahahahah

  4. fieraku says:

    edhe sot tek gazeta mapo ishte nje shkrim i analistit personal te Ilir metes ku ngrinte lart kontributin e pacmueshem te LSI ne vjedhjen ne tavoline te lul bashes ..sa patetik e servil eshte ku individ i peshtire

    1. fule says:

      Ai nje plehre e degraduar. E dine me mire ata qe e kane njohur ne pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje