Sandri duhet të çonte kinezët tek Doktori. Kaq ishte sms që kishte marrë dje Zheji nga sekretarja e Doktorit. Zheji iu hutua shumë nga ky protokoll dhe nuk dinte si ta sqaronte pse nuk duhet t’i çonte ai tek Doktori, por Sandri. Pyeti një herë kinezin që kishte mik në ambasadë.
-Shoku Hu, pse nuk duhet tu shoqëroj unë tek Doktori, por duhet tu shoqërojë Sandri, i tha.
-Nuk ka problem, tha shoku Hu. Ose Ju, ose Sandri, po më mirë Sandri.
-Po ju e keni kërkuar apo Doktori, pyeti Zheji.
-Nuk ka problem, ose ne ose Doktori e ka kërkuar, por më mirë Doktori.
-Po pyete një herë shefin tënd, pse ndodh gjithë kjo se më ka krijuar shqetësim në punë?
-Kuptoj, i tha shoku. Kështu ka puna, ose gëzohesh ose nuk gëzohesh. Unë mund ta pyes shokun shef, por dhe mund të mos e pyes dot. Unë mendoj se shoku shef nuk do që ta pyes.
-Po bëje kaq gjë për vëllain tani, i tha Arturi.
-Akoma nuk jemi vëllezër, i tha shoku Hu. Dikur ishim vëllezër. Pastaj u prishëm. Tani po bëhemi prapë vëllezër, por jo tamam. ATSH po bëhet motër me XINHUA, dhe lajmet i kanë njësoj, dhe qeverinë e duan njësoj, dhe partinë e duan njësoj. Ti akoma jo vëlla me shefin tim se ti punon dhe privat. Në Kinë nuk punon edhe privat edhe në shtet. Ndaj nuk je tamam vëlla. Po hoqe dorë nga vese kapitaliste, nga puna private, kazino, qejfe, je vëlla i vogël i shefit të madh.
-Kuptova, tha Arturi që po i ikte truri me shokun Hu.
-Po Sandri që është komplet privat, i tha Zheji, pse është më i mirë se unë?
-E ke gabim, i tha shoku Hu. Sandri është privat i shtetit. Edhe në Kinë kemi plot vëllezër privat të shtetit. Nuk bëjnë gabime, janë korrekt, janë me partinë dhe shtetin, nuk kanë vese të tjera, janë vëllezër. Kjo është rruga e duhur. Për Kina nuk ka rëndësi nëse je privat apo pronë shteti, rëndësi ka të jesh me shteti dhe për shtetin. Ne jemi shumë të kënaqur me Doktori Berisha. Ai po bëhet prapë vëllai ynë i vogël në Evropë. Shumë media janë tani me shtetin e për shtetin. Ne gëzohemi shumë për këto arritje. Për shembull po merr fund periudha reaksionare kur lajmet e ATSH nuk i donin se ishin lajme shteti. Tani dhe TV News 24 jep lajme shteti. Dhe ai do bëhet vëllai ynë i vogël.
-Po pse vetëm unë s’jam bërë akoma vëllai juaj i vogël, pyeti Arturi nervoz.
-Ti ishe vëllai ynë i vogël dhe je vëllai ynë i vogël, po jo vëllai ynë më i mirë i vogël. Më i mirë është Sandri, por dhe ti je vëllai ynë i vogël.
-Po më thuaj ndonjë gjë çfarë do t’i thoni Doktorit për mua.
-Ne do ti themi Doktorit se “Agjencia XINHUA do të shërbejë jo vetëm si urë miqësie midis dy vendeve, por me anë të saj do të prezantohen zhvillimet e mëdha ekonomike e shoqërore të Shqipërisë dhe klimën e favorshme të biznesit, me qëllim nxitjen e mëtejshme të biznesit kinez për të zgjeruar aktivitetin e tyre në Shqipëri dhe për të rritur bashkëpunimin në nivele të gjithanshme”.
-Ou, tha Arturi. Asnjë fjalë për ATSH?
-Kemi një surprizë për ATSH. Doktori është vëllai ynë i vogël në Evropë, por herë- herë ka dhe shpirt kapitalist. Ai për shembull ka premtuar se miqve dhe shokëve të vet do tu kthejë dhe pronat që mori dikur socializmi. Ne jemi shumë kënaqur me këtë, pasi ATSH është pronë e jona. XINHUA e ka ndërtuar dhe ndërtesën dhe ekipin. Ne jemi shumë të lumtur që Doktori të na kthejë prona dhe në bëhemi vëllezër tamam.
-Po ne ku do shkojmë, rrugëve do rrimë, tha Arturi.
-Jo, ne marrim vetëm prona dhe e vëmë në shërbim të punëtori. ATSH do jetë në shërbim tuaj pastaj, ju do jepni kontributi tuaj.
-Po dhe tani në shërbim tim është, tha Arturi, çdo bëni më shumë ju?
-Ne do bëjmë edhe më shumë, i tha shoku Hu. Ju jeni vëllai i vogël, por do bëheni dhe vëllai më i mirë i vogël në Evropë. Ju do shkruani vetëm për arritje dhe përparime dhe do jeni fanari ynë ndriçues në brigje Adriatiku. Ne kemi shumë mik ju se ju na ngjallët radio Pekini kur ishit drejtor i TVSH. Na dhatë antena dhe tani zëri i Kinës motër dëgjohet në gjithë Evropën. Nëse e bëjmë dhe ATSH ashtu, ju do bëheni vëllai ynë i vogël dhe më i mirë në Evropë.
-Qartë, e mora vesh, tha Arturi. I dëshpëruar nga ky mënjanim i Doktorit shkoi në Rogner të pinte kafe. Ju shfaq para syve Gim Nesho.
-Ç’ke mo i madh që je i mërzitur? Ça ka ndodhur? Shumë mirë është puna, mos u mërzit. Do ta shkatërrojmë atë plehrën. Fola me këta të Komisionit të Venecias, se kam një mik në Uadhington, që njeh një italian në Nju Jork, i cili ka një motër në Venecia që i ka afër këta të Komisionit dhe i kishte pyetur ajo pse po kërkoni ta ndihmoni këtë Ed Ramën në Shqipëri. Në asnjë mënyrë, i kishin thënë ata, nuk e ndihmojmë ne ata që hedhin votat në kutitë e gabuara…
-Lem rehat o Gim se s’ta kam ngenë. Më kanë ardhë ca kinezë shkërdhata dhe po shkojnë tek Doktori me Sandrin. Nuk di pse s’më marrin mua…
-…Kinezë, tha Gimja dhe i ndritën sytë. Po ta ndreq vëllai ty mo burrë si nuk më the më parë.
-Si më ndihmon, i tha Arturi gjithë shpresë. Pastaj u kujtua që Gimja për të vazhduar donte një puro. I kërkoi kamarierit t’i sillte një puro dhe u kthye nga Gimja.
-Hë, si, më thuaj?
-Po kam shokun Hu, i tha Gimja. Kur ishte Gaqoja Sekretar i parë, ka organizuar demonstrata në Tiranë kundër Tajvanit, pro Kinës. Nuk i mbante njrri parullat në dorë dhe i mbaja unë. Që atëherë shoku Hu më ka shumë për zemër. Flas unë me të, e rregulloj unë menjëherë mos ça kokë. I madh je. Po pse për këtë je mërzit…? I kemi shumë mirë punët, dëgjo mua. Do ta shkatërrojmë fare atë plehër…
Arturit ju fikën shrpesat kur pa se sapo mori puron Gimja nisi të merrej me të dhe nuk po fliste më. Kamarieri po rrinte në këmbë me shpresë se Arturi do porosiste diçka tjetër veç kafesë.
-Më sill dhe një bërxollë bashkë me kafen, i tha kamarierit që nuk po ikte ende.
-I madh je, i tha Gimja. Si e pi kafen me bërxollë, i madh je.
Cfare te shkruash per kete njeri te neveritshem, servil, mendjemadh, lajkatar, i pabese. Me vjen keq per Z. Berisha, qe e ka ulur veten aq shume, sa te kerkoje mbrojtje dhe avokati tek njeri, sigurisht nuk eshte vetem ky, se po eshte Frroku, e Henri, e Artani, e Ylli, e Fahriu, e e ca rrugace te tjere. Pra, mendoni qe kryeministri e nje vendi, te pranoje qe ta mbrojne dhe lavderojne njerez si Zheji dhe si keta te tjeret. Eshte me te vertete per te ardhur keq. Dhe, per me teper, keta mednojne se po i bejne mire, po i bejne nder, ne nje kohe kur jane duke e varrosur te gjalle. Dhe e keqja do t’i vije nga keta njerez. Shikoni, sa te mesojne se po i mbytet varka kryeministrit, do te hidhen ne uje per te shpetuar lekuren. Ja, keta jane “miqte” e kryeministrit.
Cfar po thua o Pallosh???!!!,te ardhka keq per ”Z” Berisha ty????????????
INJORANTET dhe DIKTATORET si puna e atij HALESE per te cilin te ardhka keq nuk mund te SUNDOJNE pa pasur me vete tipa si puna e Zhejit,Cilit e plehra te tjera.Keto PLERA,jane oksigjeni i nevojshem per kete BARBAR.Ai nuk mund te mbijetoj pa Ata.
Kjo ishte gallata me e madhe se vet shkrimi.Berishen e paskan futur ne rruge te gabuar Zheji,Cili me shoke.
”Bir Selmani i nenes/Ke te qaj me pare” ne Shqiperi.Udheheqesin ”Legjendar” apo ”Sovranin” idiot.Tjeter teori KY.Berishen na e paskan prishur te tjeret,thote palla.
”Oj kasolle,ku na mblodhe”
o bano, e mua kaq keq me vjen per doktorin e shkrete…nuk ka faj ai jo, e kane marre me qafe keta pallat e tjere, se e gejne si te vogel, si te sapodale nga veza….nuk eshte rrahur me korrupsionin e dyfytyresine doktori i shkrete…qe ju zverdhen dhembet e ju be qafa pale pale nga perpjekjet nate e dite per kete popull.
Nejse une nje gje s’kuptoj, ca doktor leshi paska qene ky njeri, qe ka 20 vjet ne politike e s’ka kapur dot thelbin e gjuhes letrare, akoma flet sikur po therret gomarin ne arre.
Kryeveper, nje statire qe i ben radiografine e nje regjimi politik qe eshte nen nivelin e qeverise se para 20 vjeteve!
Per te evituar ndonje incident diplomatik me “kinezerite” e Sandrit do te keshillolloja qe biseda te ambjentohej ne zyrat e Amb.Koreano Veriore me shoket Zhe Ji, Ca Ni, dhe Ci Li.
Tek Antena e neserme do te deshiroja te lexoja te telegramin e ngushellimit(dhe solidarizimit) qe shoku No Ka i dergon Berluskonit per humbjen e thelle ne te gjitha qytetet italiane sipas modelit shqipetar…….
Gimja, pasi degjon porosine e Zhejit, i thote kamarierit: “beme e mua nje dopio pace koke, e nje frape”