Dy djem të rinj të Forumit Rinor të PD-së i trokitën dje në zyrë Flamurit. Ankesa ishte e thjeshtë. Ata ishin shumë të fyer, pasi kishin konstatuar që Lul Basha u kishte vënë survejues gjatë fushatës për të parë nëse këta do t’i sabotonin fushatën apo jo. Si provë djemtë paraqitën një sherr që kishin bërë tek një kafe afër PD-së për faktin që PD ka marrë më pak vota me Lul Bashën se me kandidatët e tjerë. Kaq u desh dhe një njeri që paraqitej si “njeri i shtabit” të nxirrte një copë letër dhe tu numëronte dy anëtarëve të Forumit çfarë kishin bërë një muaj rresht gjatë fushatës.
-D.m.th ju na paskeni përgjuar ne, jo Edi Ramën, i kishin thënë djemtë.
-Natyrisht që ju. Ne e dinim që armikun e kishim në radhët tona. Ja e nxorët kokën. Doni të thoni që Luli ka fitu me votat e LSI e të çamëve dhe me votat e blera e jo si lider.
Kaq ishte dashur dhe kishte plasë grushti.
Tani Flamuri ishte në hall se nuk dinte ç’të bënte me djemtë e Forumit dhe ç’të bënte me shtabin e Lulit.
-Shiko mos e merrni seriozisht, u tha Flamuri. Luli është në rregull, është me ju, por njerëzit që ka rrotull turbullojnë ujërat. Ja dhe Çiljeta kështu ishte mërzit. Erdhi më tha mua filloi e mbaroi kjo fushatë e nuk këndova një herë. Ç’më duhet më Shqipëria mua kur nuk më përdor as partia ime. Do iki në Londër. Tani ja dhe ju njësoj. Unë them të qetësoheni.
-Jo shef, nuk qetësohemi pa vënë drejtësinë ën vend. Ai që na akuzoi ne, ka qenë në shtab të Ed Ramës më 2007. Është një pis nga këta të LSI që është bërë me Lulin. Ne nuk ja falim.
-Çuna, mos e merrni përpjekur, u tha Flamuri. Hajde dalim pimë një kafe bashkë, tu shikojnë me mua dhe nuk dyshon më njeri.
-Jo shef se s’duam të ta themi, por dhe për ty dyshojnë. Dhe për ty na thanë që nuk je më numri 2 se numri 2 tani është Luli. Na treguan dhe mesazh nga Zeni për këtë.
-Ashtu… paskan qenë legena. Mos çani kokë. Ejani me mua tek Rogner-i pimë një kafe t’u shikojnë me mua dhe ose do plasin nga inati, ose ju do shpëtoni nga provokimet.
Shkuan tek Rogneri. Sapo u ulën, përballë u shfaq Gim Neshoja.
-Ku je i madh, i tha Flamurit dhe ju afrua t’i hidhej në qafë.
-Zoti deputet, kam një respekt të veçantë për ty. E pe çfarë do të bëjë ai plehra apo jo? Mendon se mund ta fitojë garën duke shpikur pisllëqe sikur janë hedhë fletë votimi në kuti më pas. Ka mbaruar fare. Fola dje me Kantrimenin, se më pyeti si ishte pritur intervista e tij në Shqipëri dhe ja kujtova që kur të bëjë intervistën tjetër ta theksojë që kjo punë e fletëve tepër është kot fare. Po çfarë plehre mo burrë, do me i prishë tjetrit fitoren kot.
Flamurit ju duk moment i përshtatshëm të shpëtonte nga ankesa e dy djemve të forumit dhe i tha njërit prej tyre.
-Shko më ble një puro Churchill, aty tek dyqani tek Blloku dhe eja bëjmë muhabet rehat.
Neshos i ndriçoi fytyra nga kënaqësia dhe u ul në tavolinë pa marrë leje fare.
-Kështu zoti deputet, kështu. Por s’ka ku shkon tani, e kam shkatërruar fare. Dhe ju keni rolin tuaj, por unë e kam shkatërruar. Nuk e ke idenë çfarë bën lart e poshtë kundër meje. Të mos kisha atë kundërshtar, pa të tjerat rregulloheshin, i kishte thënë një ambasadori lindor, ai ja kishte thënë ambasadorit rus, ai atij ukrainas dhe ai ukrainasi ja kishte thënë njërit që punon atje, që e ka shok mikun tim në Ukrainë dhe ai më tha mua. Mu bë shumë qejfi që ma ka frikën.
Djali tjetër i Forumit që kishte mbetur në tavolinë po shikonte i habitur. Ju afrua Flamurit tek veshi dhe i tha.
-Aha, e kuptova që dhe ti qenke kundër Lulit, qenke aleat me këtë komunistin. Ndaj na akuzojnë ne të Forumit që jemi kundër Lulit ngaqë jemi miqtë e tu dhe ti qenke mik me këtë Neshon.
-Po jo mo ky nuk është kundër Lulit, i tha Flamuri. I ka kundër Ramës këto, s’i ka kundër Lulit.
-Ashtu, tha djali i Forumit i tronditur… Po a është Gimi ky?
-Po, Gimi, i tha Flamuri, ku e njeh ti?
-Po e njeh një shoku im se sa herë e shikon baba i vet në TV, thotë këtij ja ka bë dasmën e parë beu i Saukut dhe pastaj ja pushkatoi babai i tij si të korruptuar.
-Jo mo, tha Flamuri i çuditur duke parë me bisht të syrit se mos dëgjonte Gimçja.
-Po, po, i tha djali. Ky po ja bëka Ed Ramës si ja ka bë beut të Saukut. Hahaha.
Ndërkohë mbërriti djali tjetër me puro. Gimja u ngrit në këmbë, mori puron, vrapoi në sportel ta ndizte dhe harroi të kthehej prapë në tavolinë. Ndërkohë Flamuri vazhdoi të sqaronte dy djemtë e Forumit se Luli nuk ua ka me të keq që i ka survejuar se ‘ja se ç’mund të ndodhë në një parti’, u thoshte duke treguar shembullin e Gimes.
i lutem redaksis se tema jam lexues i rregullt i temes po me ben pershtypje nga keto gjera humori se gimen e kam kuptuar kush eshte aleksandrin po ,po ky flamuri kush eshte tek pd mundeni tma shpjegoni ju lutem
kapini mer prej zhelezh kta
Mero tamam nuk cfare te shtosh me shume jemi bere gazi i botes,,,,,,,,,,, nuk iken sulltani me te mire
O i tmerrshem! Flamuri eshte nga Kukesi, eshte nje mashkull qe i vijne zakone
o i tmerrshmi, jane aleksander frangaj dhe flamur noka
Sala e ka deren hapur per mercenaret, pishmanxhijte, plangprishesit te pakenaqurit e te gjitha partive. PD eshte bere sinonimi i tyre. Sa per Neshon ky e ka mik te vjeter saliun, takoheshin ne bllok para se ti benin vizite Enverit dhe Nexhmijes.
Ky Flamur Noka edhe pse nuk eshte shume mediatik,Meroja thote qe eshte shume i rendesishem ne vendimemarrje brenda PD…
deputeti jon eshte
eshte nje nga me te rendesishmit dhe me te drejtet ne PD.