Flamuri kishte kaluar një natë të keqe. Ethet e ditës së hënë kur do të shpallej Basha kryetar Bashkie në Tiranë, e kishin rënduar shumë gjendjen e tij. Detyra e tij e vetme ishte ta nxirrte Bashën 80 vota para Ramës. S’di kush ja kishte zbuluar planin dhe ajo rubrika e mallkuar Antena brenda Familjes e kishte shkruar një javë më parë, që Flamuri do ta nxjerrë Bashën 80 vota para. Kjo e kishte torturuar shumë. Duke fjetur iu bë në ëndërr Visi i shtypshkronjës. Ai shtypte fletë votimi pa pushim dhe Flamuri që i bërtiste ‘vetëm 80 vetëm 80 na duhen’. Visi shtypte e shtypte dhe Flamurit herë i dukeshin si euro, herë si fletë votimi. U zgjua i llahtarisur. Ora 4 e mëngjesit. Mori Visin në telefon.
-Ore, i ke shpërndarë tamam ato fletët ti apo jo?
-Tamam i kemi Mulo, mos ki merak. 80 copë siç e lamë në fillim. Vetëm na është prishë plani se na duhej të fusnim një fletë për Bamirin dhe sipas parimit na duhet të shtonin dy të tjera në një kuti tjetër dhe do na dalin 81.
-Ashtu ë? E mirë se më doli në ëndërr dreqin.
U shtri prapë. Gjumi i sillej rrotull, por as e zinte dhe as e linte të qetë. Prapë ju shfaqën në ëndërr kutitë. U kujtua për zarfet e fletëve të kontestuara. Kishte një frikë të madhe mos i merrte prokuroria dhe verifikonte kush kishte vënë kryqe në krah të Bashës. Ai budallai i shtypshkronjës Visit që i plotësoi, i kishte plotësuar të gjitha me kryq dhe asnjë me plus apo vizë. Të gjitha njësoj me një kaligrafi. E kapi paniku. Lëvizi i trembur dhe u zgjua. S’ia vlente ta merrte prapë Visin në telefon. U kthye nga ana tjetër. Sapo mbylli sytë ju shfaq në ëndërr Ekrem Spahia. Dukej sikur kishte rrethuar KQZ dhe kërkonte referendum.
-Po ç’e do këtë referendum se jemi dhe kuksiane, na turpërove, i tha Flamuri.
-Dua referendum për votat e Mbretit, i tha. Ja keni marr votat Mbretit, ja keni dhënë LSI-së që të duket sikur populli i do hajdutët. Floririn e Mbretit na e mori Ilir Meta, serviset e Pallatit të Brigadave Ilir Meta, tani dhe votat e Mbretit i ka marrë Ilir Meta. Dua referendum ndryshe nuk ikim nga KQZ-ja.
-Po ik mor burrë se je bashku me socialistët atje…
-Le të bashkohem. Dhe ju me LSI jeni bashku, dhe ata socialista janë. O më jepni votat që i keni dhënë LSI, o do marr TVSh, do dal në ballkon dhe do t’i them të gjitha.
Pastaj ju shfaq Fatmir Mediu. Ai turfullonte kundër Shpëtim Idrizit.
-Jeni treguar plehra Flamur. Më keni vjedh votat ja keni dhënë çamëve. Doni të na spostoni ne se ju prishim punë tani. Po ta dish se i mbyturi të mbyt. S’më frikësoni dot. Do t’i them të gjitha po më eliminuat. Keni marrë votat e së djathtës dhe ja keni dhënë Shpëtim çamit dhe Ilir Metës, por do ta paguani.
Flamuri lëvizte në krevat i shqetësuar.
-Mirë gomari që ngordhi, tha me vete, po s’të lënë rehat as mizat. Pak halle kemi ne me votat e Edi Ramës, hajt të ruajmë dhe votat e Ekremit dhe Mediut tani.
-Qetësohuni, qetësohuni i tha Flamuri. Kemi fletë votimi sa të doni. Sa të mbarojë ky sherri dhe e rregulloj unë. U shtoj sa të doni.
-Unë dua votat e mia, tha Ekremi. Ja keni marrë partisë sime, ja keni dhënë hajdutëve.
-As unë nuk dua vota të vjedhura. Më zë haka e gjërave të vjedhura, nuk kam pranuar kurë gjëra të vjedhura, bërtiste Fatmir Mediu.
-Po ky ç’pati që u çmend tani, tha Falmuri, ka qenë mirë deri më sot, nuk është ankuar nga gjërat e vjedhura.
Në fund ju shfaq ai Burri.
-Flamur, eja pak në zyrë, i tha, se nuk flas dot në telefon.
Flamurit ju duk se u çua dhe shkoi në zyrë. E gjeti të shtrirë mbi kolltuk, me hartën e Shqipërisë para.
-Flamur, do kemi një bum turistik sivjet. Mijëra turistë po vinë nga gjithë bota për bregdetin shqiptar, por kemi nj problem. Ne dhe Serbia nuk kemi dalje në det. Si i bëhet të marrim ca qytete bregdetare se që nga Velipoja deri në Ksamil na i ka marrë ai maskarai?
-E kam vështirë Doktor, është vonë. Visi nuk ka më fletë në shtypshkronjë për këto rrethe. Por unë mendoj t’i shkarkosh nja tre- katër kryetarë bashkish nga këto të bregdetit se kanë ndezur goma dhe kanë ndotur mjedisin dhe i ribëjmë zgjedhjet. Pastaj i kam unë fletët gati.
-Mirë Flamur, ashtu do bëjmë, tha, dhe u shtri prapë në kolltuk.
Flamuri u lehtësua dhe i pihej një puro. Sapo kujtoi puron, ju shfaq para syve Gim Nesho, duke ecur nëpër bllok, duke ju hedhur njerëzve në qafë dhe duke bërtitur, “E mundëm, e mundëm, e mundëm qelbësirën”. Pastaj një makinë me targa angleze që ndal pranë tij, i fut një shkelm bythëve dhe rrëzon mbi trotuar.
-Komunist qen bir qeni, tha. Kujt i thua ti e rrëzuam, Doktori ka fitue.
Gimi tenton ta sqarojë, por fuoristrada kishte ikur.
kjo e gimit e vertete eshte???
Bejme humor se s’na i mban bytha me bo lufte.
Sala don me dit per keto humore sa don me dit haleja nga pordhet.
Gimi nuk ka bythe, se ja kaner bere shoshe me kohe, ne fillim Fatosi, pastaj Saliu, pastaj Iliri, pastaj Saliu prape, hera heres ja hyp edhe Neritani, Genc Ruli, dhe se fundmi ja hyp edhe Kac Islami
E ke qare kete, mos shkruaj me se ske per ta bere dot me te mire
Mero; ti i tregon si punë ëndrash këto ndodhi, por ato nuk janë ëndra.
Janë të vërteta Mero; kanë ndodhur shumica natën në errësirë, nga talebanët e Saliut të Viçidolit.
Populli ka parë vetëm pak gjëra nga këto babëzi, që kanë ndodhur ditën, në dritën e diellit, apo më mirë të themi i ka parë edhe në sajë të dritës që kanë dhënë disa media si Topchannel e NEW24 dhe shumë heroj gazetarë si puna juaj, A. Hoxha, S. Balla, S. Minxhozi, Sh. Nazarko, I. Totozani, A. Stefani, A.Çipa, L. Vangjeli, M. Nano, M. Dervishi, A. Basha. M. Mema, F. Çakulli me djemtë e fiksit e dhjetra të tjerë
z.Mero, po nuk ka se si te jete ndryshe, pasi Gimi eshte nipi i V.Kapos, nje dore te PS dhe nje tek PD.
Ky “devolliu” me demek si biçim artisti që duhet të jetë, kur thote për Berishën “Sali i Viçidolit”, i ka thënë sipas të vetës gjithë të zezat e mundshme… Viçidol pra. Dmth. ashtu siç ka Devolli burra fisnikë për t’i pirë në kupë, ka edhe Viçidoli katundarë të trashë, injorantë e malokë… He more devolli si s’të vjen turp! Por po ta tregoj një ngjarje të vërtetë meqë të pëlqeka loja e “racizmit”: një herë ishim në Korçë me shërbim dhe ndalojmë makinën në një kryqëzim për të pyetur policin se nga binte rruga për në Bilisht. “Rruga, tha polici, për ME NDER në Bilisht…” etj. E tmerrshme, thamë të indinjuar atëhere. Mirëpo sot se pse më pëlqeka ta kujtokam këtë anekdotë more me nder “devolli” deli djalë!…
paska plas censura edhe te Tema?
He katundar nuk e paraqite çfare shkruajta. Me mire se do i vije era e jote. Ndoshta mendon se jam me Berishen. E ke gabim. Nuk kam qene as kur ti ishe nje bashkepunetor i tij , nje spiun ordiner, nuk jam as tashti qe ti je prishur me te dhe na ben so opozitar. Po nuk na duhet demokracia e mbeshtetur nga ti dhe shoket e tu.