Po harruam Metën, s’bëhet Shqipëria

26 Janar 2011, 18:41Antena TEMA

Nga Arben Duka

Qeveria plagë

Pa fund i dha jetës

Që të harrojmë videon

E Ilir Metës

Mos harroni Metën

Në atë batak

Se ai është shkaku

Që u derdh aq gjak

Qeveria bëri

Mbi popull kërdinë

Mos harroni Metën

Dhe hajdutërinë

Mos harroni Metën

Kurrë o shqiptarë

Se kryekusari

Na tha kokëpalarë

Si s’ka turp zorzopi

Si s’ka turp kusari

Robi më i ndotur

Dhe më i palari

Askush s’ia pranon

Atij harbutllëkun

S’ka sapun në botë

T’ia heqi pisllëkun

Sa herë ti hap syrin

Sa herë ti merr frymë

Mos harro Ilirin

Dhe hajdutërinë

Me kryekusarin

Populli ka haqe

Ndaj po u harrua

Kurrë s’do kemi paqe

Të gjithë politikën

Me të zezë e nxiu

Po nuk iku Meta

Nuk ikën Saliu

Pushteti me gjak

Na e mbyti jetën

Që të harrojmë krimin

Që të harrojmë Metën

Vetëm këtë gjë

S’na fal historia

Po harruam Metën

S’bëhet Shqipëria

6 komente në “Po harruam Metën, s’bëhet Shqipëria”

  1. Epirioti says:

    Qellofte e forte maja e penes dhe mos t’u thafte kurre boja ne kallamar o Arben Duka. Eshte vertete nje kohe e pershtatshme per nje rimekebje te RILINDJES KOMBETARE, per t’u bere keta njerez me brymosje atdhetare drejtues te vendit dhe popullit ne kete periudhe pozitive te ceshtjes se pergjithshme kombetare. Rama duhet te leshoje pak nga mitomania e tij dhe te afroje i nderuar njerez atdhetar e te ndershem si Arben Duka, Myslym Pashen, profesore e intelektual te njohur.

  2. Aranit Pojani says:

    Arben i Laboves Kryqit
    Na je bere ilac i shpirtit
    Mbi koke na sillet hijena
    Mjalt e barot nxjer nga pena
    Banda po na mbyt ne gjak
    Ti e ve gishtin mbi plage.
    Per te mbrojtur kusarin
    Ne gjak po lajne Shqiperine
    Qe te behet Saliu mbret
    Kryemadhi qe te vjedh
    Asnje jete shqiptari s,vlen
    Moj Evrope moj kurve e vjeter
    Si s’na mbrojte nje here vetem
    Pse je bere pale Hitlerin
    Qe na vret e na mer nderin
    Po ky popull jo nuk shuhet
    historia kur te shkruhet
    Per Ilir e per Sali
    Do kene titullin Treadheti

    1. hirushja says:

      Ku ishit fshehur ju ,zoti Arben dhe te tjere.Per penen tuaj kemi nevoje jo per ate te servileve ,hipokriteve dhe te paafteve qe kane zaptuar shtypin e sotem.Shpresojme te lexojme me shume nga ju.

  3. Frederik says:

    Kenaqesisht shume nivel i larte i penes. Pershendetje te ngrohta e te sinqerta nga Filadelfia , USA .

  4. miri says:

    Sa bukur ! Poezi, satire, analize dhe thirrje. Bravo Arben !

  5. elena marko says:

    Mezi pres te kthehem nga puna per te lexuar me nje endje te madhe fjalen e arte te Arben Dukes. Po kush eshte ky njeri i ndritur qe per here te pare e lexoj ? Sa shume flet cdo germe e tij , sa mbllef shpreh cdo rrokje, sa thirje qe ka brenda vargut . Cdo njeri i ndershem sot eshte me penat e ndritura qe perdite e me shume po shkruajne ne shtypin qe nuk i frikesohen Berishes . Te lumte pena Arben , qofsh shpetimi shpirteror i shume njerezve

Comments are closed.

Lini një Përgjigje