Një telash i ri papritur u shtua për Flamurin. Për të justifikuar votat e pavlefshme që numërohen si të vlefshme për Lulin, duhej gjetur dhe një arsyetim mjekësor. Ai burri e thirri i shqetësuar në zyrë të tij dhe i tha se ndërkombëtarët kanë shumë dyshime pse kanë rastisur “qorra” vetëm votuesit e PD-së. Flamuri heshti një minutë. U mendua pak si mund të zgjidhej kjo punë.
-Dëgjo Doktor. Të flasim pak si mjek që jemi të dy, i tha…
Doktori kapi pultin dhe bëri sikur nuk e dëgjoi dhe po kontrollonte stacionet.
-Urdhëro, i tha, duke bërë sikur nuk dëgjoi.
Flamuri kaloi pështymën dhe vazhdoi.
-Desha të të them të pyes ndonjë mjek nga këta që merren me sy në spital si mund të gjejmë një numër kartelash.
-Flamur, shiko, duhet me i gjetë… dëgjo… tani ka një problem këtu, ta them unë ty… nejse, ti shiko një herë… kjo ka shumë rëndësi Flamur… pse ka rëndësi do thuash…, dëgjo, në të vërtetë gjithmonë më ka bërë përshtypje që njerëzit tanë kanë probleme me sytë… nejse, ti shko shiko një herë… duhet një statistikë patjetër, duhet…
-Patjetër Doktor. Dhe unë e kam pasë vënë re këtë. Njerëzit tanë nuk i dallojnë mirë ngjyrat. Janë mësuar bardh e zi. Po i fute tek ngjyrat, hutohen.
-Shiko Flamur, vijnë nga vuajtje të mëdha, nga jetë e vështirë, nga opozitë e vështirë, e kanë pasë jetën bardh e zi, këto ngjyra me thënë të drejtën i ngatërrojnë. Shiko Bamirin ti…nuk mund të thuash që ai nuk i njeh ngjyrat, por s’ke ç’i bën. ..
-Ai më duket e ka ngatërru kastile Doktor. Ai s’ka dashtë me votu as për Ramën, as për Bashën, dhe e ka ngatërru.
-Jo Flamur…, dëgjo ai ka votu për Ramën, por e ka ngatërru kutinë. E njoh mirë unë atë. Jo, jo, e ka ngatërru.
-Tani Doktor, unë them të shkoj tek spitali 1, tek okulisti, të marr nja 1000 kartela dhe të zgjedh prej tyre kush janë me PD dhe t’i bëjmë publike.
-Shiko dhe ndonjë nga këta tanët që ka probleme me shikimin, le të jetë në listë.
-Ne vetëm Olldashin kemi Doktor, por ai për Lulin ka votuar, e di unë..
-Shiko, ashtu…mirë…, nejse, hiqe Olldashin se s’dihet krijohen keqkuptime. Lerë ndonjë tjetër, kë kemi tjetër me syze…?
-Genc Rulin Doktor..
-Jo, jo, ai ka shtatë palë sy, po shiko ndonjë tjetër…
-Bogdanin Doktor.
-Hë, shumë mirë, Bogdanin. Se ai besohet që e ka ngatërru votën se është dhe shok i Lulit.
-Shumë mirë Doktor se do gëzohet dhe gjithë fisi i gruas se janë me Ramën.
-Ashtu bëj. Ide e shkëlqyer. Duhen me u bë publike. Shiko, këta ndërkombëtarët ma thoin përditë përse e kanë ngatërru ngjyrën vetëm tuajt. U kam shpjegu, por nuk e besojnë, duan fakte. Shiko, duhet me ua gjetë ato fakte. Dhe diçka tjetër. Duhet kujdes, mos u tregoni të papërgjegjshëm si me kutinë që i kishit ngatërru kodin. Më kërkove tenderin e fletëve të votimit, ta dhashë, më kërkove të kutive, ta dhashë, më kërkove tenderin e KQZ, ta dhashë, tani zotëri mos m’i ngatërro se për këtë ditë më duheshin ato.
-Nuk u ngatërruam Doktor, por këto ishin kuti që i kishim bë gati. Nuk u morëm fare me ato që ishin aty në KZAZ. Bëmë të tjerat gati me të njëjtat fletë duke shtuar ato që duhen dhe ndodh ndonjë ngatërresë se ti e di, e bëjmë vetë se duam ta majm sekret. Sa më shumë njerëz ta marrin vesh, aq më keq është.
-Mirë, dakord, në rregull, sidoqoftë, shiko…, mirë, dakord, flasim… jo po kjo s’kalon kaq lehtë. Nejse, mirë…shiko, duhet me bë gati ato dosjet.
-Dakord Doktor, të nxjerrim dhe ndonjë socialist që është daltonit që të justifikojmë këto votat për Ramën. Na duhet ndonjë dhe nga ata.
-Shiko, mirë, lidhu me Kaç Islamin dhe Gim Neshon. Kanë ata një listë socialistësh daltonit që nuk shikojnë mirë. Shiko, fol me këtë Neshon, bliji një puro dhe ta gjen ai listën.
-Jo Doktor po i them Kaçit se ky Gim Neshoja sa herë e takoj më thotë pse s’ma latë mua ta bëj fushatën se kam ca amerikanë të mirë dhe më kërkon pare. Ky Kaçi më duket më i qetë se i thotë Zamiri i ke llogaritë me mua.
-Mirë, dakord, Kaçi s’ka problem. Po shiko dhe këtë Gim Neshon pyete, se mund të dalë dhe vetë vullnetar ai që nuk i shikon mirë ngjyrat. Se më tha mua atë ditë të diel. E takova në Rogner sapo kish votuar dhe ishte në makth se mos kishte futur votën në kuti të gabuar ngaqë kish votu për Lulin.
-Mirë Doktor, po i them dhe atij. Po dërgoj shoferin të blej një puro dhe po i bëj tel. Nesër e ke listën e plotë. Jepua dhe ndërkombëtarëve pas raportit te ODIHR. Kjo është prova më e fortë shkencore që kemi.
-Kanë shuam rëndësi Flamur. Ta them unë ty. Kjo është provë shkencore, nuk flasim me llafe pazari. Jo, ka rëndësi shumë kjo.
Comments are closed.
O Mul heroi a mundesh me bo nje raport psiqiatrik per Salen qe nuk eshte skizofren por gjeni si hitleri apo jo jo si Lenini.Na duhet se s’bon.
Ata qe kane hedhur fleten e votimit per kryetar bashkie ne kuti tjeter e kane bere nga halli se shefi i kerkonte qe vota te ishte per Lulin dhe i kerkonte fotografimin ne celular te henen se ndryshe humbte vendin e punes dhe keta hallexhij me koishence te plote e hedhin ne kutin e gabuar per ta bere te pavlefshme ,nuk jan daltonit.