Dy rreziqe të reja i janë shfaqur Sandrit muajin e fundit. Fania me Tanin që kanë blerë një grup mediatik, dhe Zheji me Çilin që kanë qenë në shtab të Lul Bashës. Këta të parët duan t’i zënë vendin tek Doktori, kurse të dytët duan t’i zënë vendin tek ministrat dhe në pi-arin e PD.
Të dy këto zhvillime i kanë rënduar më shumë se sa humbja e Lul Bashës apo gjithë Shqipërisë.
Së pari vendosi të mbyllte punën me Fanen.
-Po ti ç’e ke ble atë televizion mo burrë, ca të duhet ai? Po ti po të kishe 6 milionë euro më jepje mua 3 dhe të jepja ABC, është i gjithi dixhital, me aparatura që s’i ka njeri në Shqipëri. Ke shku ke ble TV nga ata me tranzistorë si TV Lura në kohë të shokut Enver.
-Ke të drejtë, i tha Fania. Isha dje që e mora në dorëzim, ishte për ibret. Tavolina melanine të prishura, aparate të vjetra, zyra me qera, asgjë nuk qe në rregull. Ta dija se ishte ashtu, s’i kisha dhënë as 1 milionë. Po më tha Iliri mo burrë, merre se na duhet për zgjedhje. Tani dhe zgjedhjet ikën, ta kemi vetëm kur të vejë Iliri në gjykatë.
-Dëgjo mua, kthejeni mbrapsht se nuk ka ç’u duhet. Po u duhet TV, merrni ABC se unë për të shitur e kam bë. Se kam dhe dorën e mbarë. Ja, e bëra Ora News, e shita dhe po u ecën.
-Po unë s’kam harxhuar gjë vëlla. Unë firmën kam hedhë. Tani i ka bërë të gjitha. Ai ka bërë letrat, ka gjetë lekët nga banka, ti e di që unë vetëm firmën vë. I thashë sa të rrish të shesësh naftën e Taqit gjithë ditën që t’i marrësh lekët, fut ca reklama në TV dhe merr lekët e tua. Të paktën këtë kemi mundësi të na marrë ndonjë herë Doktori në telefon.
-Po pse mo k…, vetëm për në tel. të Doktorit paguan 6 milionë? Po rri o me mua gjithë ditën se të lidh unë të flasësh me Doktorin se merr 20 herë në ditë.
-Tani e bëra unë Sandri, s’kam ç’i bëj. Ishallah më shkon mbarë.
-Mbarë s’ka si shkon mo burrë se tani humbi dhe Doktori, humbet dhe Luli në Tiranë dhe s’ke ku të ndërtosh në gjithë Shqipërinë se i ka Rama bashkitë. Shiko ndonjë biznes tjetër.
-Ashtu thua ti vëlla? Po të lidhemi me qeverinë mos na jep ndonjë punë tjetër se ne ndryshe morëm fund.
-Po ç’punë tjetër, ku kanë më lek këta. Këta kanë mbaruar. Mua për dy rrugë që kam marr në Kavajë më kanë 14 milionë euro. Dhe Fullani që më ka dhënë Bankën dhe Dajtin për rikonstruksion, më ka 12 milionë euro. Ku kanë lek këta mo burrë.
-Eh Sandër dhe më thua s’ka punë. Ti pa firmë ndërtimi fare paske për të marrë aq lek sa kam marrë unë nga bankat që po më marrin frymën. Dhe thua pse e bleve. Ja o për këtë e bleva, të marr punë si ty.
-Nejse unë them që je nxituar vëlla se s’ka vend për të gjithë këtu. Po ti si të duash. Se jeni bërë një tufë b…q… që mendjen tek lekët e keni. Se më ka hy në mes dhe ai Çili me Zhejin. M’i janë ngjitë atij Lul Bashës në fushatë, ia morën gjithë lekët dhe ai nuk shkoi as tek Fevzo në emision prej tyre. Kujtojnë se do na zënë vendin ne. Ai Zheji i kishte thënë Lulit që Klani është bërë si dikur Shijak TV.
-Po unë ndaj po e blej News-in tha Irfani se më thanë që Doktori ka nevojë për një TV të ri të pakonsumuar. Deri më 2005 përdori Shijakun, kur erdhi në pushtet më tha Zheji e flaku Shijakun dhe mori Klanin. Tani Klani, tha, është bërë si Shijaku dikur dhe i duhet një TV i ri.
Sandri dëgjonte dhe skuqej i tëri.
-Çfarë b…q…, tha. Do t’ia ketë futë në mendje dhe Lul Bashës këtë se dhe ai ma ka thënë disa herë që Klanit i ka rënë audienca se është kompromentuar. Po unë ua q…. Me mua të kruhen. Unë iki që nesër tek Rama se këtu mish i huaj jam, s’më plas fare. Se mua do ma hedhin ata? As ata, as ti. Unë të them bëre gabim që e bleve dhe e bleve aq shtrenjtë. Po mua s’më konkurron dot se me mua të del keq. Kaq të them. Unë kam një të keqe që po të thashë fjalën nuk e ndërroj, dhe Doktorit i kam dhënë fjalën, por po më zëvendësoi me ju, e di ç’të bëj. Se ne jemi malësorë dhe ne kemi kanun.
Comments are closed.
Po or Mero po se kujton ti se jane te gjithe njerezit si une qe e hengra kur bleva gazeten.
hahaha, o Tiku, i modh je… por me thuaj, ku je!!? Se sjena pa qe ate nate ne Royal oak, tek ai Pub-i legjendar irish, lol.
Kthehu Sander sa nuk eshte vone se Klanin dhe TVSH vajti vite qe nuk i sheh njeri.
duhet te shikoni se cilin kane ven drejtor o njerez… kasemin, vellai i irfanit, me kostum si kryetar kooperative dhe me telefonin qe e mban te var tek dora si puna e zinxhirit qemotit… punedhenesit shqiptar jane drite larg punedhenesve te huaj, ketu fus bollinon qe persa i perket profesionalzimit ka qene burre me tope, jo si keto plerat qe kane per ta mbyt gjithe ate pune me injorancen e tyre…