Sandri dje u bë keq. Në e-mailin e tij në redaksi erdhi një e-mail që njoftonte se gjithë grupin News 24, ku përfshihet dhe Gazeta Shqiptare, Balkanweb dhe News 24, do ta blejë Berisha me Metën. Si blerës kanë caktuar Fanen dhe Tanin, njëri pagator i Metës, tjetri një sekser i Doktorit në bankë. Sandri u tërbua. Donte të hetonte doemos pse u bë kjo dhe çfarë kish ndodhur tamam. Zamiri, që në këto raste është kurioz, mësoi hollësitë e para dhe thirri Sandrin t’i shpjegonte skemën.
-Fola me Tanin, tha. Ishte shumë i mërzitur. Pak punë kam unë, tha, hajt të merrem dhe me një televizion tjetër. Gjithë punët mua m’i ngopën. Bënë bankën, më vunë drejtor, u duhej të pastronin pare, ua bëra, futën gjithë paret e shtetit në bankë, ua menaxhova, pastaj i duhej Gimit një tokë për pallat, më tha më jep 2 milionë euro kredi, ja dhashë dhe bëmë sikur bëmë një TV, më thanë paguaj Taçin, e pagova dhe tani ngela duke shitë naftë me telefon t’i marr lekët. Më thanë jepi kredi Fanes se s’ka më asgjë çfarë të vërë në hipotekë, i dhashë. Pastaj më thanë futu dhe ti aksioner dhe merr dhe 3 milionë të tjerë nga Banka se s’u bë qameti. Tani u bë shumë, më tha. Nuk di më se ç’biznes kam timin dhe kë kam të Familjes.
Sandri po e dëgjonte me vëmendje dhe po hetonte fjalorin e Zamirit.
-Po si tu duk ty, që e kishte fut me zor Doktori në këtë punë?
-Ai thoshte më ka futë Gimi, d.m.th kunati. Ai i kish thënë që kam folur me Doktorin, por Doktori i kish thënë mos më përzje direkt se na duhet akoma dhe pak Klani.
-Si akoma dhe pak, pse ka frikë ai nga unë?
-Jo Sandër, ti e di si është puna, por Gitën e ka kapë frika se ti ikën nga shkon pushteti. Meqë tani humbi thellë zgjedhjet, të gjithë mendojnë që do kthehesh prapë me Ramën dhe ata duan të marrin masa të kenë një grup rezervë të tyre.
-Ca thu mo burrë. Ai Fane bythq… e ka bërë këtë? Hajt se ja tregoj unë. Po le që s’kam për ti qasë më këtu të kalojnë, do tua rrethoj këtë Scan-in me mur si ia kam bërë TV Shijakut. Ata qenkan bythq….
– Tani kështu më tha, kështu të them, se unë në fakt i thashë dhe Ramës, që po blen Irfani me Tanin News24 dhe ai u shqetësua, por i thashë mos ki merak se flas unë me ta, se në fakt unë kisha folë dhe me Doktorin dhe i thashë që pse po e blen, dhe më tha ta kemi një herë se s’i dihet po të jetë kështu i lirë, na e përdor Rama, unë i thashë dhe Doktorit nuk është e vërtetë që po e përdor Rama se unë kam folë me Ramën dhe ai ka rezerva, por ai kishte frikë, i thashë dhe Ramës që po deshe flas unë me Fanen që ta zbusin pak me ty, por duhet t’i legalizosh ato dy katet tek pallatet e reja, por si bën si nevrik në këto raste dhe s’të dëgjon, por unë i thashë dhe Fanes që flas unë me Ramën, s’ka problem por duhet që dhe ti të bësh ndonjë gjest në gazetat që ke tani se ke dy gazeta.
-Ore, ç’më çan trapin i thashë atij, i thashë këtij, unë them pse s’ka besim Doktori tek unë po ka më shuam tek Fania dhe Tani?
-Po jo mo burrë se Tani është Gimi, d.m.th kunati, d.m.th daja i fëmijëve, d.m.th s’ka problem, kurse pjesa tjetër është Meta. Tani i duhet ta mbrojë se mund ta marrin dhe brenda s’ke ç’i bën. Ca të them unë tjetër tani?
-Po si o ç’të thuash, mua më ranë leshtë për ta, e kam bërë faqen shollë, e kam bërë televizionin mut, aq sa i vjen turp dhe Fevzos, dhe tani këta të më shesin për Fanen. E dija që do ma bënte ai Fania këtë, E mbaj mend ku i ka lindë ideja. Ishte një ditë me mua në drekë dhe më mori Doktori 5 herë gjatë drekës e më pyeste për gjithçka. Fanes ju pre oreksi dhe më tha.
-Ja, ti ke TV, ndaj të merr ai. Unë vetëm një gazetë kam. Do blej dhe unë një TV, një radio, një gazetë dhe një faqe interneti se s’bën që të më marrë dhe mua. Ja kam bërë të keqen vetes që i kam thënë më thërret Dotkori, t’i kisha thënë është Fevzoja.
-Nuk e di vëlla. Por di që ata e kanë si plan rezervë se kanë frikë se ti bëhesh me Ramën tani.
-Unë ia q… robt. Po qe se e mbështesin vërtet Fanen me Tanin, bëhem me Ramën që nesër, pse legen jam unë? Me se do t’i mbaj gjithë këto godina që kam bërë. Po nuk e kuptoj pse dyshojnë tek unë. Unë jam mirditor, ne jemi dhe të besës.
Comments are closed.
Or thone qe Sandri per tu tregu modern ka filluar ti bjere bythes, e kam fjelen per bythen e tij,jo se po i bie bythes se te tjereve.
Ne fakt “Antena”eshte ajka e shtypit te shkruar!Ne se ne nje artikull gazete bejme nje lexim edhe duke kapercyer rreshta,”Antenen”duhet jo vetem ta lexojme por edhe ta zberthejme!!!