Sandri analizon spotet në fund të fushatës

5 Maj 2011, 22:37Antena TEMA

Sandri vendosi të bëjë disa teste për spotet e partive të vogla se sa ishin pëlqyer nga populli. Si shembull vendosi të marrë Vlorën. Nuk ishte puna vetëm tek paret, por mbi të gjitha tek mesazhet elektorale që kanë përcjellë. Me spotet e PD-së nuk u mor gjatë se ato i kishin bërë amerikanët. Bëri disa sondazhe për spotet e partisë së çamëve dhe Partisë Republikane.

Incidenti i parë i ndodhi me Shpëtim Idrizin. Me një sondazh telefonik që bëri me Vlorën i rezultoi se spoti më qesharak që shkulej gazit gjithë Vlora ishte spoti i Shpëtimit. Sapo sekretarja pyeste një qytetar nga Vlora si ju duket spoti i Shpëtim Idrizit, ja plaste të qeshurës. Pas dhjetëra telefonatash, një vlonjat kishte vendosur të përgjigjej.

-Po ç’të të them moj çupë, e di ti si i themi ne nga Vlora çamëve?

-Jo, u tha vajza. Di që janë komunitet u zbuar nga Greqia.

-E di moj motra, e di, se s’kam punë me ta, por llafi që bie në Vlorë, e di si i thonë…?

-Jo, nuk e di, i tha vajza.

-E ik se s’ta them dot se nuk është llaf për ty, më sill shefin tënd t’ia them.

Sekretarja i nxori Sandrin.

-Hë mo figurë, si i thoni çamëve që s’ia thua dot kësaj vajzës?

-E s’kemi gjë me çamët a derëbardhë, po ka mbetë një fjalë e keqe nga e shkuara. Nuk ta them dot o vëlla se unë nuk mendoj ashtu, po ka ngelë si llaf, më kupton o?

-S’të kuptoj fare, i tha Sandri, thuaje se na çave k…

-Epo meqë e paske gjuhën si na, ta them a i vrarë, thuhet ‘çamit më të mirë i duhet q… nëna në Shesh të Flamurit’. Është llaf kot o vëlla se nuk ka lidhje me ata, po ka mbetë në Vlorë. Tani unë jam çam vetë o vëlla, e kupton a jo? Dhe ky Shpëtim Idrizi ka bërë një spot vëlla që ecën vetë me këmbë në Shesh të Flamurit. E kupton o vëlla sa turp është? E di o vëlla që është llaf koti, po qesh gjithë Vlora o, ç’thua ti. Nuk bëhet ai.

Sandri filloi të qeshte me të madhe.

-Si i thonë, i thoshte dhe qeshte me të madhe.

-Epo kështu i thonë o vëlla, çfarë të bëj unë. Unë jam çam vetë ore se mos ma marrësh ters, po e kemi  shumë zët këtë fjalë. Po ky ku vajti o derman që doli shëtitje në spot në Shesh të Flamurit. Nuk gjeti vend tjetër o?

-Po ku di unë o figurë, i tha Sandri. Ma kërkoi vetë, ja bëra shpejt e shpejt.

Po ky spoti i Fatmir Mediut si të duket?

-Cilit mo?

-I Fatmir Mediut.

 

-Po mirë o vëlla, këngë e mirë është ajo e Vaçe Zelës, e kemi dëgjuar gjithmonë, po sepse e ndërpret ai dhe thotë ca fjalë kot.  Po ai s’di të këndojë më mirë se Vaçja o vëlla, pse e pret…

Sandri filloi të qeshte përsëri.

-Epo e donte patjetër atë, tha Sandri. Na bëri gjëmën se mezi gjetëm shqiponjë, e morëm nga reklama e Eagle Mobile dhe i hoqëm një krah dhe ja vumë Fatmirit.

-Epo ai gjithë gjërat sakate i do vëlla, ç’të të them unë, që kur sakatoi ata njerëzit në Gërdec i do këto gjërat sakate. Po ç’të të them o vëlla turp i madh është me ta. Pastaj s’e kuptova vëlla, mirë që këndon Vaçe Zela po ky ç’punë ka me atdheun, fenë dhe familjen. Epo s’u ngop ky ato që ka marrë dhe mbi këto gjëra do vërë dorë.

Sandri s’e mbajti dot më të qeshurën, mbylli telefonin dhe i dha urdhër sekretares ta ndërpresë sondazhin.

-Vlonjatët janë k…, tha. Me këta nuk duhet të merret njeri. Mjerë Gimi i Redbullit ç’do heqë më datë 6 që do shkojë në Vlorë të luajë ndeshjen e fundit. Mirë është t’i ngjyejë ndonjërit flokët biond dhe ta çoj si sozi se zor se del gjallë me atë që ka bërë me Flamurtarin.

13 komente në “Sandri analizon spotet në fund të fushatës”

  1. Andreas says:

    O mero, po mire per Idrizin qe ato qe ben pas i kthehen, po per Hajriun e gazetes Tema nuk te erdhi keq kur shkrove keto rreshta? ?

  2. hygo says:

    urime zoti baze shpresoj qe rubrika jote te kthehet ne shkolle per gazetarine shqiptare. eshte unikale , gazetat me prestigjose te europes do ta kishin zili kete menyre te percjellurit te realitetit. po e qeshura zbehet ku mendon se sa vuajtje kane sjelle keto figura tragjiko -komike. lexuesit duhet te kuptojne se faji i ketyre personazheve nuk eshte se jan cam ,myzeqar apo malesor po sepse vuajne nga e njejta sindrome qe vuan shoqeria shqiptare e keqformuar dhe e pak formuar . jam i sigurt se nje pjese e mire e shqiptarve ne jeten e perdithshme , ne ato gjerat e vogla qe kane per te bere , sillen njelloj si sandri , si flamuri , si ritka apo si ai Burri, nqs duam te shpetojme te ardhmen ndryshimi duhet te filloj nga ne, Nga fjalori shqiptar duhet te zhduket fjala “muhabet” dhe hygoi i madh e pershkruan fare mire se ckuptim kishte kjo fjale ne boten lindore , dhe po u eleminua kjo fjale nga fjalori i perditshem , shqiptareve ka per tu ngelur shume kohe e lire , dhe kete kohe te lire duhet ta mbulojne ne menyra sa me aktive dhe sa me inteligjente , mendo se sikur shqiparet te gjithe te lexonin te pakten nga nje liber , keto personazhe tragjiko-komike nuk do egzistonin fare , dhe per faj te tyre nuk do kishte vdeku asnjeri

    1. plaku says:

      hygo.
      Me fal se nuk te kuptova, se ku e kisha fjalen kur thua :

      “keto figura tragjiko -komike. lexuesit duhet te kuptojne se faji i ketyre personazheve nuk eshte se jan cam ,myzeqar apo malesor po sepse vuajne nga e njejta sindrome qe vuan shoqeria shqiptare e keqformuar dhe e pak formuar .”

      Me miresjellje, te lutem, ne se mund te me sqarosh, se ku e kishe fjalen, se edhe une jam cam. Te faleminderit paraprakisht per sqarimin. Pershendetje

      1. plaku says:

        hygo,
        A ka mundesi te me pergjigjesh te lutem. Faleminderit. Pershendetje.

        1. hygo says:

          pershendetje plaku, ne tegjitha shtetet e europes egzistojne krahina ku banorve te tyre u atribuhohen sjellje jo te kendshme , ne vitet e shkuara venia ne dukje e ketyre sjelljeve ka qene shume e theksuar dhe shembuj ka plot ,, italia e veriut me italine e jugut (nuk dua ti marr krahinat nje e nga nje ,por motivet pse lindin keto fenomene jane te njejtat me ato qe egzistojne ne shqiperine e sotme), franca e veriut me francen e jugut, belget e veriut me belget e jugut, spanja e castellianeve me spanjen e katalanve e baskeve etj etj. por futja e ketyre shteteve ne nje realitet te ri sic ishte bashkimi europian , u hapi njerezve horizonte te reja, i beri qe njerezit te kuptojne se sa pa sens jane keto diferenca qe vet i shpikin , dhe se sa te njellojt ishin te gjitha ata qe deri dje kalonin kohen duke thene se ishin ndryshe nga fqinjet e tyre qe jetonin vetem 30 km larg ,ne krahasim me ate konglomerat popujsh nga i cili perbehet EU. keto diferenca ne vitet ne vazhdim vinin gjithmone e me shume duke u sheshuar , sepse banoret e ketyre vendeve po e quanin veten gjithmone e me shume europian, por qe te arriheshin keto rezualtate qeverite e ketyre popujve kane investuar shume ne arsimin dhe zhvillimin kulturor te qytetarve te tyre si e vetmja arme per te sheshuar cdo lloj diference jo vetem ndermjet krahinave por gjithmone e me shume ndermjet shteteve,.Fakti qe Eu ka nje president (edhe pse shume pak veta e njohin) eshte rezultat i ketyre politikave.Eshte shume normale qe nje shtet qe ka vuajtur nga nje izolim shume i gjate dhe ku zhvillimi arsimor dhe kulturor eshte cope cope te lindin keto fenomene. Askush nuk eshte i keq sepse eshte cam apo kosovar sepse i bie qe te gjithe ne qe jemi shqiptar te jemi te keqinj per faktin qe jemi shqiptar. te gjithe lindim njesoj jane kushtet ku ne rritemi qe na bejne te jemi ndryshe nga te tjeret dhe popujt me te vuajtur u jane atribuar sjelljet me te keqija, por ska si te jete faji i popullit. Ne si popull kemi vuajtur perbuzjen e fqinjeve tane , po sma do mendja se fqinjet tane kane bere ndonje dallim ndermjet kosovarve cameve apo myzeqarve apo laberve. NE SYTE E FQINJEVE TANE TE GJITHE DUKESHIN NJESOJ DHE TE GJITHE PERBUZESHIN NJESOJ. PER TE THENE SE KETO DIFERENCA EGSISTOJNE VETEM NE TRURIN TONE TE KEQFORMUAR DHE PAKFORMUAR

          1. plaku says:

            hygo,
            Faleminderit per pergjigjen dhe debatin civil. Pershendetje.

  3. Pjeter Mustakuqi says:

    Ska asgje per tu kuptuar, shkrimi eshte nje denigrim total i popullates came dhe autorit duhet ti vij zor se keto nuk jane fjale te denja per nje gazete shqiptare.

  4. kozma says:

    shkrimi nuk eshte i keq bazohet ne te verteta ,ajo henia per camet asht plotesisht e vertete ,,,vetem gim zeqo nuk i ka anje borc vlores ,sepse vlora u pengu me kembet e saj ,humbi ne korce ,ballsh ,peqin ,lac ,barazoi ne durres ,,,pra kush e ka fajin?? pershendetje nga e VERTETA.

    1. ilir111 says:

      Po pse ne futboll humbi Vlora ne Laç? sipas jush
      paske nje pikepamje te habitshme per futbollin

    2. plaku says:

      kozma,
      Ti thua :
      “ajo henia per camet asht plotesisht e vertete
      A ka mundesi te me shpjegosh te lutem, se cila eshte ajo thenia per camet qe eshte plotesisht e vertet. Faleminderit paraprakisht per pergjigjen. Pershendetje.

      1. plaku says:

        kozma,
        A ka mundesi te me pergjigjesh te lutem. Faleminderit. Pershendetje

        1. plaku says:

          kozma,
          Pse nuk pergjigjesh mor mik. Pershendetje

  5. Pjeter Mustakuqi says:

    o kozma, me ate nick qe ke ti domozdo do jete e vertete thenia. Cpun ka zeqo apo e jema e tij ne kete artikull mor torollak. Shko andej nga papuja nga selaniku dhe lerini shqiptaret te qete.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje