Më në fund Flamuri qetësoi Jozin për skandalin e Lulit. Fakti që noteri holandez kishte shkruar se ai ka pasaportë amerikane i kish mbushur mendjen Jozit se Luli ka qenë spiun amerikanë dhe e kanë përjashtu si të paaftë.
-A më kupto mar Flamur? S’ka kurrgja të keqe që u ka shërby si spiun, por puna ashtë pse e kanë heq si spiun? E kanë heq se ka ble shtëpi me pasaportë të spiunit.
Flamuri përpiqej ta qetësonte duke i treguar se ndoshta nuk ishte ashtu.
-Pyeta dhe Doktorin, tha Flamuri, ai pyeti vajzën, dhe e vërteta është që në vitin 2001 ai nuk kishte leje qëndrimi të përhershme në Hollandë dhe nuk blinte dot shtëpi. Por paska bërë një marifet të vogël.
– Çfarë marifeti mar Flamur?
– Mos u nxeh se shkova e pyeta vetë. Ka marrë pasaportën e tij shqiptare dhe ka ble 5 dollarë një mbështjellëse të pasaportës amerikane dhe ja ka lënë noterit mbi tavolinë. Noteri i shkretë plak s’e ka vënë re mirë. Ka shkru të parën pasaportë amerikane, se në Hollandë nuk dinë anglisht. Pastaj për të gruas i ka thënë që është shqiptare. Me pasaportë amerikane nuk ka pagu taksën e shtëpisë si shtetas i huaj amerikan. Ja, për kaq e ka bë.
– Jo mar Flamur po të rren. Po ai rren kot për çdo send mar Flamur. Atë me e pyet i tash sa është ora, të thotë është darkë. Po ai është rrenc mor burrë.
-Po mirë dhe kjo që tregoj unë rrenë është, po ja ka bërë noterit holandez.
-Po atëherë paska ble shtëpi me dokument fallco mar Flamur, si me ja bë. S’mund ta shtyjë njeriu tanë jetën me dokumenta fallco.
-Tani unë kaq kisha në dorë, kaq bëra. Të paktën këtë ma tregoi vetë.
-Po jo mar Flamur se kështu e rrejti dhe Sabri Godon, i tha e mori gruaja pasaportën se nuk blente dot shtëpi, dhe gruaja e ka pas ble shtëpinë tri vjet para se me e lënë shtetësinë. Po jo mar Flamur se ai veç rren.
-Nejse, ma shpjegoi dhe atë. Më tha që Godo s’e mbante mend mirë dhe e kishte ngatërruar.
-Po rren mo Flamur se ai rren gjithkënd që i del përpara. A e pe mar burrë që ka shly shtëpinë më 2007-ën me lekët e rrugës ene e paska shitë shtëpinë më 2008-ën.
-Po ça të të them unë tani, unë po të tregoj ça më tha ai. Vetëm një gjë ki parasysh. Ato tre pasaportat diplomatike i ka nxjerrë pa dashje. I harroj rrugëve, tha, dhe nxjerr tre pasaporta. Një e lë në Hollandë ta kem atje, një e lë në Tiranë në shtëpi, një e mbaj në zyrë. Se nuk i dihej nga nisej për jashtë.
-Po të rren mar Flamur se ai rren për gjithçka. Ai për mua ka kenë spiun dhe ai është duke na prishë me Amerikën se ai ka tradhtu shërbimet. Ka shku ka ble me pasaportë, është dekonspiru.
-Po jo mi Jozi se pyeta në ambasadë dhe më thanë nuk japin pasaporta për spiunë të CIA-s. Japim vetëm pensione.
-Ashtu? Po mirë boll. Mirë është me e qitë në pension të shohim a do marrë pension prej tyne a jo…
-Nuk di ç’të të them, por ai është shumë i tronditur se në të vërtetë nuk mban mend çfarë ka thënë gjithë fushatën dhe po i dalin gënjeshtrat. I kish thënë dikush Ministria e Brendshme në 1991 i paska lëshu një autorizim që të punojë si kamerier në Rinas. Se kë i ka gjet mik Ministrisë së Brendshme atëherë, një zot e di…
-Lene mor kë i ka gjetë sikur nuk e din ti kë i ka gjetë. Ka kenë spiun. E shikon, dhe atëherë Ministria e Brendshme e paska rregullu me punu në Rinas.
-Nuk e di, ai ma sqaroi që ja ka rregullu një shoqe klase, por është i trembur mos del emri i Ministrisë së Brendshme që e lejon të bëhet kamarier në Rinas.
-Krejt duhet me ja nxjerrë atij. Na ka prishë krejt fushatën. Sali Berisha burrë 66 vjeç sillet rrotull në Shqipni se nuk e len ky në Tiranë mos i prish punë. Ku ku, do me ba fushatë me kaseta të montume.
-Ma tha dhe këtë, tha Flamuri. Kish porosit Zhejin ta thoshte tek Rudina që s’kanë asgjë të keqe kasetat se nuk janë porno.
-Ku ku çfarë debili. A nuk e din se me kenë porno shifen më shumë a? Po puna është se sa shofin atë e dinë njerëzit që s’është për kurrgja.