Ka disa ditë që marrëdhëniet e Flamurit me Ilir Metën janë tensionuar. Shkak është bërë direktiva tinëzare e Doktorit që Ilir Meta të mos marrë pjesë në mitingjet e Lul Bashës, dhe që gjithkund ku shkon Berisha të mos jetë Meta në tribunë. Meta e ka kapur me vonesë këtë hile dhe për të mos prishur qejf me Doktorin e madh, i është mbarsur Flamurit.
-Dëgjo flori, i tha dje. Dua axhendën e Doktorit dy ditë para që të jem bashkë me të në tribuna.
Flamuri u zu shumë ngushtë. Ti thoshte “nuk e kam axhendën e Doktorit”, i binte autoriteti. T’i thoshte “e kam, po s’ta jap”, prishej më keq muhabeti.
– Shiko vëlla, ai më njofton mua një orë para se rri natë e ditë duke folur me mua dhe s’kam shumë mundësi të të njoftoj më shpejt.
– Dëgjo flori, këto lojëra mos m’i bëj mua. Më thatë që kemi PD të fortë në Tiranë. Kam dy javë po i bie kryq e tërthor Tiranës, vetëm PD nuk po shikoj. Bile as Aldo Bumçin nuk gjej dot. E mora dje në telefon, më tha më dhemb koka. E mora në drekë në telefon, më tha nuk vij dot se është ora që i jap drekë gruas. E mora mbasdite, tha nuk dal dot se pas orës 7 bëhet merak mami. Si t’ia bëj unë se më duhet të punoj me një njeri?
– Po ç’të them unë vëlla? Ky Luli ka bërë strukturat e veta. E kanë zyrën tek Torre Drini. Shko takoje atje dhe puno me ta.
– Dëgjo flori, unë nuk kam shumë nevojë për strukturat tuaj, u kam dhjerë në to, por nuk dua të flasin njerëzit që s’ka PD. Më shumë ka LSI nëpër lagje se njerëz të PD.
Flamuri këtë nuk e duroi do fare.
– Epo janë dhe ca probleme politike, tha, nuk para shkojnë njerëzit tanë me tuajët, ndaj nuk dalin.
– Miro o flori, mirë, e di që nuk shkojnë, por do shkoni në të s’ëmës me këtë mendje. Nejse, më jep një herë axhendën e Doktorit dy ditë para. Ke kohë deri pasnesër, ndryshe unë dal në fushatë vetëm në minibashkitë e mia dhe them votoni për kë të doni për Bashkinë qendrore, dua vetëm votat e minibashkisë.
– Nejse, si të duash, po nuk është mirë kjo, i tha Flamuri. Se mos mendo që ata që u dalin para në lagje janë fansat tuaj. Se ju i keni fansat me lek si ata fansat që blen Lul Basha në Facebook. Po ata të marrin lekët dhe s’të japin votat. Ndaj mos bë shantazh kot.
– Unë o flori nuk bëj shantazh, por as pranoj të poshtërohem. Ju ankohen njerëzit për korrupsion dhe keni filluar thoni na mori më qafë Ilir Meta, po do ta fusim në burg pas zgjedhjeve. Me mua nuk bëni dot legenin se duhet ta dish mirë ti dhe ndonjë tjetër se unë nuk iki vetëm atje. Marr dhe ndonjë tjetër me vete.
– Po jo mo vëlla s’kam thënë gjë unë. I thotë ky Lul Basha këto, se ai s’di ç’tu thotë njerëzve. Me mua je në rregull. Unë them Metën e kam aleat dhe kaq. Lul Basha thotë që ti do vesh në burg pas zgjedhjeve, dhe ai s’ka faj për korrupsionin tënd.
– Mirë flori, mirë, ju e dini. Ju bëni llogaritë tuaja unë bëj të miat, po atë videon e Shkëlzenit që i thotë Tan Priftit “fola me babin, kaq janë të tuat, kaq të miat vetëm mos fol” e kam dhe unë, s’e ka vetëm ai tjetri.
– Mos më ngarro mua vëlla me këto muhabete. Të thashë unë, s’kam interes të të shaj ty. Ky Lul Basha na ngatërron. Seç ka marrë ca kalamaj të Edi Ramës në shtab dhe ata më shumë inat të kanë ty se Ed Ramën, dhe ata shpifin për ty.
– Mirë flori, mirë, ju e dini si i bëni këto llogari, po unë them që e keni gabim. Unë nuk iki vetëm atje flori, kaq të them, marr pesha të rënda me vete. Mos më bëni shantazh mua ju!
Comments are closed.
hahaahhahah eshte e madhe videoja e zenit, do dali shume shpejt ne youtube.
Vertet ekziston nje video e tille?ishalla(i paevitueshem termi i shpifur myslyman) e nxjerrin.Po c’ne ne you tube?
Se kapa kete punen e termit musliman??? Musliman do te thote njeri qe i bindet Zotit. Ka ndonje gje te shpifur ketu???
1. nuk shkruhet ishalla por inshaAllah
2, InshaAllah do te thote = “Nese don Zoti” ose ne anglisht God willing
3. clidhje ka ketu feja?
4. juve ju eshte bere cdo objekt dhe cdo gje ne jeten tuaj urretje ndaj muslimaneve!!!!!
jeni shum te habitshem, injorant dhe drit shkurter…
Ilir Koke vici ka akoma e ardhmja per ty.Do te flakin jo si limon i shtridhur,por me keq :si leter higjenike!!!
Po..po… vazhdoni ju me “qello edhe nje here pa te shikosh!”. A nuk u kap faksi me mbishkrimin e Zenit per ngjarjen e Gerdecit? E zeze mbi te bardhe, e çfare u be? Nje vere ne uje! A nuk doli video e Ilir Metes? Me ze e me figure. E çfare u be? Sot informatika ka bere qe me nje klick te mausit, te paketon gjyshen e ta dergon ne Groenlande. Ndersa per videon e Ilirit, jo zeri keshtu e jo figura ashtu. Nje tjeter vere ne uje! Rini urte e kaloni kohen ne menyren tuaj me te preferuar, ate te te dukurit trima e te zgjuar vetem ne syte tuaj.
hahhaa..je shume korrekt plak!ke te drejte..se kjo lloj qetesie ju jep atyre(politikaneve) zemer per me shume$$$..
hahaha,nuk shava myslimanet,qetsohuni njerez,thashe vetem qe termi ‘ishalla’ eshte i shpifur,per mendimin tim.Fjale arabe qe mir do ishte mos te perdorej fare,kaq qe e gjitha.
ME vjen shume keqe qe po vuani kaqe shume JU nuke e parashikuat qe kupa do mbushej kaqe shpejte
VODHET TE DY E SE BETE HESAP
NE TIRANE PO BRIDHNI PER TE BERE GALLAT
BERTET SALIU E ULERET ILIRI
ME NE FUNDE NGA KUPA U DERDHE FLORIRI