?Megjithëse fushata ende nuk ka nisur zyrtarisht, Luli ka konsumuar premtimet e tij kryesore për Tiranën. Premtimet e tij kanë vënë në pozitë të vështirë PD pasi nuk dinë të japin shpjegime se ku do t’i gjejnë ato pare. Ai Burri i kërkoi Flamurit urgjent të gjitha kostot e premtimeve të Lulit. E vetmja që ia mban shënim nga inati është Jozi. Flamuri shkoi në zyrën e saj dhe filluan të mbledhin shpenzimet.
– Ai Burri kërkon urgjent faturën e premtimeve të Bashës se do bëjë mbledhje qeverie dhe do bëjë shtesë buxheti.
– A je i marrë a je prej Puke, thona na në Shkodër. Po ku din buxhet ai mar, që kërkon shifrat e tij. Ai din që çdo gjë bëhet me 1 miliard euro. Kudo ku fut këmbët ai, kërkon 1 miliard euro. Dhe itash për një javë ka kërku 1 miliard euro.
– Çfarë thu moj Jozi, si ka kërku 1 miliard, ai s’ka nisë akoma fushatën.
– 1 miliard euro të them. Bën sikur kërkon 500 si për tunelin dhe e çon faturën 1 miliard.
– T’i llogarisim, tha Flamuri, se ai Burri m’i kërkon me shkrim.
– Po mar, i llogarisim. Shkruj. Metro Qendër- Kombinat 200 milionë euro… plus do shpronësime.
– Ou, bëka shumë?
– Lene mar, bën shumë thu ti, po s’di sa e çon ai më tej…shkruj tjetër…Unazën e Madhe, një segment 50 milionë euro, plus nja 100 milionë shpronësime në Unazë. Sa u bane, u bënë 350 milionë, shkruj akoma. Do me hap 30 mijë vende pune, të cilat dun së paku 150 milionë euro të tjera investime. Prit, prit se s’mbaron i këtu. Ka thanë që do me mbjellë 50 mijë pemë që bëjnë dhe këto 50 milionë të tjera, u banë 550 milionë. Do me ndërtu në vendet më të mira të Tiranës 50 shkolla dhe kopshte nga 5 milionë secila, 250 milionë. U banë 800 milionë. Prit se ka të tjera marrina kur premton transportin publik dhe investimet në qendër të Tiranës që shkojnë gati 1 miliard euro. Dhe mos me shku fatura 1 miliard, e çon Luli vetë.
– Çfarë thu ti, qenkan shumë? Po ne dy miliard mbledhim gjithë vitin. Si i bëhet me i anulu ca nga këto premtime?
– Çfarë me anullu mar, ai është i marrë. A e shef mar ti se si del në fotografi duke taku njerëz e duke parë nga kamera, jo nga njerëzit. A e ke pa çfarë njeriu fallso mar është, si do me fitu ai njeri s’e marr vesh. A e din ti mar, se harrova, që thotë do ul 5 herë taksat. D.m.th kërkon 1 miliard euro dhe do me ulë dhe pesë herë taksat e biznesit. Ky asht i marrë mar, ku-ku, kujton se paret nuk fitohen, po vidhen. Meqë ky vjedh pare të qeverisë mendon se dhe qeveria diku i gjen këto pare. Ky asht idiot mar burrë, na turpnoi. Ku- ku ç’desha që i solla fëmijët në Tiranë, i kisha mirë në Shkodër. Me ra Tirana në dorë të këtij, iki vetë për gjithë natën.
-Po si t’i themi atij Burrit se mua nuk ma mban t’i them ai kërkon 1 miliard euro.
– Thuja mar burrë pse po turpnohesh me atë farë burri a?
– Si t’ia them Jozi, se ai 1 miliardëshi u kujton njerëzve prapë tunelin?
– Prit mor burrë se harrova. Se ka bë dhe pisllëqe të tjera. I tash po më thonë që ky Kreshnik Spahiu asht një maskara se hiqet si patriot dhe nuk e ka përmendë ende që qyshkurse ky asht ba Ministër i Brendshëm, 30 mijë njerëz kanë ndryshuar kombësinë vetëm nga ligji që ka bë ky për gjendjen civile. Kjo është marre mar Flamur. Ky u ka heq shtetësinë 30 mijë vetëve dhe i ka punësu si grekë dhe tash premton që do punësojë 30 mijë veta në Tiranë. Ku-ku për na thuaj.
– Ke të drejtë ti, ai Kreshniku po na prish punë që po hiqet si patriot dhe këtij Lulit s’ia ka përmendë as grun që ka lënë shtetësinë, as këto pisllëqet e tjera që ka ba. Le që është shumë idiot moj Jozi, ç’na ka gjetë me të. Po shkonte tek parti e çamëve dhe më tha mua çfarë të them. Thuaj i thashë unë që çamët janë pjesa më nacionaliste e vendit që luftojnë gjithmonë për Shqipëri. Dhe në vitin 1997 kur Shqipëria u vu në rrezik, çamët ishin mbrojtësit kryesor të integritetit të vendit. A e di ç’bëri moj? Mori atë Dashin e Havasë dhe tha: ja, patriot të tillë si ky mbrojtën vendin më 1997. I dërgova sms, i thashë, jo ai, jo, se ai ishte me Zanin, po çamët e tjerë. As që e hapi fare telefonin. Është idiot. Vazhdonte kasetën.
– Lene mar Flamur se na ka gjetë pikë e zezë me atë njeri. S’di si me ja ba. Veç atij burrit i duhen thënë dy fjalë se na ka ba gaz i botës.