Sandri vendosi dje të vizitonte Ministrin e Shëndetësisë në spital. Aksidenti kishte qenë i fortë dhe falë makinës Ministri ishte shëndosh. Biznesmeni që udhëtonte me të po ashtu. Shkoi tek spitali privat ku ishte shtruar. Një djalë i vogël nxitoi t’i dilte përpara dhe t’i tregonte rrugën ku ishte dhoma e Ministrit.
– Ç’e paskeni këtë spital si shtetërori, por me lek, i tha Sandri.
– Ja, përpiqemi, i tha djaloshi që nxitonte përpara. Ka dhe ankesa, por në përgjithësi shkon mirë.
– Ndonjë reklamë keni dhënë në TV Klan ju apo jo?
– Po nuk kemi bërë reklamë kohët e fundit se menduam që sa herë të përurojmë ndonjë pavion të vijë kryeministri për vizitë dhe ja, reklamë është kjo.
– Ou, pse kështu dashkeni ta kaloni ju ë? Ndaj e paskeni marrë dhe Ministrin këtu?
– Jo, ne e morëm për respekt, por natyrisht dhe reklamë është.
Sandri u skuq i tëri nga inati.
– Si munden këta shkërdhata, tha, të bëjnë lek dhe të mos paguajnë asgjë. Bile të bëjnë lek me atë Burrin, pa ditur gjë unë…
Hyri në dhomën e Ministrit.
– Po ku e gjete dhe ti mo burrë të aksidentoheshe sot. Kishim dhe prezantimin e Lulit.
– Ça të bësh, sikur deshëm ne, tha Petriti. Ishin ca kosovarë me mjekër, s’e kishin idenë si ecet në rrugë.
– Ashtu ë, i tha Sandri. Mirë figurë, dëgjo. Kam dy fjalë me ty. Fola dhe me atë Burrin. Ke bërë shumë gabim që ke ardhur tek ky spital…
– Pse, nuk është me ne ky? Po unë fola me të gjithë, më thanë joni është…
– Joni, i atyre, nuk e di unë, po ai Burri është xhindosur pak se bie si era reklamë. Këta shkërdhatat po të duan të bëjnë reklamë, të bien kasetën tek TV Klani, jo të përdorin fatkeqësinë e ministrit.
– Po unë fola me atë Burrin, s’më tha gjë..
– Po s’ta thotë dot në telefon ai, por duhet të ngrihesh tani e të shkosh tek Spitali Ushtarak.
– Po unë fola me atë drejtorin, por ai më tha s’kemi allçi nëse të duhet për ndonjë thyerje. I thashë s’kam thyerje, dua të bëj një skaner. Më tha që s’kemi skaner, se na është prishur një qark i vogël dhe i dërgojmë njerëzit tek ky privati ngjitur. Po mirë, i thashë, një radiografi të paktën…
– Po nuk është radiologu, më tha, se punon tek privati ngjitur dhe është orar ters se është ditë pushimi. Po të paktën një traumatolog të zakonshëm, i thashë… S’të ndihmojmë dot, tha, po ti njësoj e ke, shko tek amerikani në krah se aty është traumatologu…
– Qenka shkërdhatë ky Drejtori. Ky marrka një rrogë këtej, një andej. Çfarë bir kurve. Nejse, tani vishu dhe shko tek Ushtaraku. Flas unë me ta dhe të rregullojnë dhomë VIP. Po të duan të të bëjnë nder këta doktorët le të vijnë aty.
– Ti e di tha Ministri, unë si të thuash ti bëj. Po do vijë ai Burri?
– Po pra po, do të vijë për nj vizitë ai, po këtu ishte për inaugurim. S’do vijë dy herë se është bërë më keq se ambasadori amerikan që del çdo ditë me Lulin.
– Të drejtë ke, mirë, po çohem…
– Po prit, të vijnë mjekët, të shoqërojnë.
– Jo mo burrë se eci, s’kam gjë. Nga meraku po rri. Po shkoj aty të pres atë Burrin dhe po dal pastaj. Me këtë rast e pashë se si punon dhe sistemi shëndetësor. Ka ecur shumë shërbimi privat. Këta të shtetit nuk bëjnë më një lek.
– Privatizojini o burrë, u kam thënë me kohë. Mos lini gjë pa shitur se erdhën dhe zgjedhjet pastaj do merrni leshtë.
– Ke të drejtë Sandër. Ja të shkoj pak sa të vijë ai Burri dhe po dal. Mos e bëj lajm që isha tek ky spitali privat.
– Unë jo s’e bëj se këta b..q.. s’më kanë dhënë as reklamë, por e kanë dhenë të tjerët. Sidoqoftë ti del aty me atë Burrin në televizion dhe i përgënjeshtrojmë. Vetëm një porosi kam. Kur të vijë ai Burri në dhomë, përmend pak faktin që mediat e Edi Ramës shpifën që unë shkova në një spital privat, po unë jam këtu, me një shërbim modern dhe të kualifikuar.
– Patjetër, tha Petriti i vendosur dhe u ngrit të ikte.
Ndërsa po dilte nga pavioni një infermiere nxitoi pas tij duke i dhënë zarfin e skanerit të kokës. Merre, i tha. E pa doktori turk dhe nuk kishe asgjë në kokë. Nuk dukej gjë fare tej e tej.
– Po normal që s’ka gjë, i tha Sandri, i kontrollojmë njerëzit para se t’i bëjmë ministra.
Comments are closed.
I shkreti minister edhe kur i dhemb bytha shkon e pjerdh jo tek privati. Shtetrori esht
e vetem per propagande. Eshte njesoj qe duke qene nga Vunoi te flasesh tropojance. Sa bukur e flet tropojancen ministri Vasili.
Ministri i shendetesise meson per mjekesine dhe institucionet mjekesore nga Aleksandri Madh i Lezhes
MORE ate e beri sala minister
se po qe per VASILAT shqiprija nuke ekzistonte