Dje ishte një ditë e rëndë për Flamurin. Megjithëse ishte paksa i ngrohur nga ana financiare pasi ai Burri ia la në dorë prapë takimin në Pallat të Kongreseve, skenari nuk ishte në duart e tij. Deri një ditë më parë ai nuk dinte asgjë nga protokolli, as kush do fliste, as kush do ta prezantonte Lul Bashën dhe as kush do ishin të pranishëm. Jozi ishte tërbuar dhe merrte orë e minutë në telefon. Më në fund i sqaroi detajet dhe i shkoi në zyrë.
– Duhet me qenë kryesia e vogël, tha, d.m.th ne të pestë dhe askush tjetër. Ka me e prezantu Çiljeta….
– Qiljeta ka me e prezantu atë dhe ti më thu të shkoj aty? Kurrë. Jo, kurrë nuk shkoj. Si, ajo të sillet në skenë me këndu atë këngën sa të mira m’i ke b… dhe unë të rri aty me pritë me pa b… e Lul Bashës a.?Ku ku për ne çfarë marrine. S’kam me ardhë.
– Po ai Burri tha që duhet me ardhë patjetër…
– Jo, s’mund të vij. Ai don me na anashkalu ne. Do me e ba fushatën me ata pederat e vet. Paska mendu se po fiton me Gert Bogdanin e Qiljeta e kompani. Po kush i njeh ata në PD mar? Ata deri më 2005-ën kanë këndu e kanë punu për Ed Ramën. Jo, unë nuk shkel aty.
– Kam dhe skenarin tani. Lul Basha do flasë pak fjalë dhe do të thotë që kam qenë vëzhgues në zgjedhjet e 22 marsit 1992…
– Ashtu?! Rren. Çfarë rrenacaku! Ku ka kenë vëzhgues ai mar. Po nuk e di unë ç’ka kenë ai? Po ai shoqëronte atë plakun nga Holanda mor burrë, si e ka ai që ka vdekë prej këtij plehne. Ai mor burrë që ka kenë me vëzhgu zgjedhjet në Shqipni në atë kohë dhe e ka pasë marrë këtë nga pas gjoja si përkthyes, se ka ditë anglisht ky. Ky ka lënë shkollën mor dhe ka bredhë rrugëve pas plakut holandez.
– Aha, po, e di për kë thu.
– Ky paska kenë vëzhgues? Çfarë mashtruesit. Po vëzhgues i kujt ka kenë, pse nuk e thotë? Se ka pasë shoqëru holandezin dhe aq shumë i hyni në shpirt holandezit sa e mori me vete në Hollandë, e mori në shtëpi i bleu dhe shtëpi, krejt ja ka ba holandezi.
– Ah po, po, kam digju…
– Çfarë ke digju ti mar? Por a e din ti që hollandazi ka vdekë prej këtij se kur ky u ba ministër erdhi holandezi në Rinas me lule me e uru dhe zuni dhomë në Sheraton. Për t’i ba surprizë i ka dërgu sms, i ka thënë të pres tek Sheratoni, dhoma kaq… Ky i tha, nëse gjej kohë, vij nesër. E la rrugëve mar plakun derisa plaku vdiq prej marazit. Ku ku për kët, s’i vjen marre, thotë paska kenë dhe vëzhgues zgjedhjesh.
– Nejse, unë po të them çfarë do të thojë ai, po e di që është mashtrues.
– Flamur, s’ban me i shku. Më ndigjo mue. Po do me fitu me ata pedera, me Gertra e Qiljeta, le të fitojë. Na s’kena me e ndihmu me ta. S’ban me shkel mbi vedin. Ca rregulla duhet me i zbatu.
– Po si t’i them atij burrit…
– Thuj kur të bëhet çelja zyrtare vijmë. Me Qiljetën unë nuk vij në aktivitet. Jo, s’ban me ardhë me të. Njena që i këndon b…, e tjetri që ka ba përpara me b…, jo, unë s’vij aty.
– Po ai justifikohet se ka nisë fushatën me këta të rinjtë se këta kanë hapë faqe në Facebook dhe po i shtojnë fansat.
– Çfarë fansash ka ai mar Flamur, a ja ke pa faqen në Facebook? Ja hapa unë sot. Pashë aty: Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme Gazmend Turdiu “uron që Lul Basha të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë së TR”. Një tjetër, nji drejtoreshë që e mban pas vedi ky ngado që shkon, ministri më ministri, dhe ajo e uronte në çdo orë. Po pse mar, me administratën tonë don me na gënjy ky? Këtë e rren mendja se e votojnë tironsit. Ku ku për të. Hajt se ke me pa. Çfarë Facebook thu ti mar? Ky s’ka fansa as sa një e qindta e Lek Plepit, atij të marrit prej Dukagjini.
– E di, e di, por nejse, duhet me e bë mos me ra në sy. Sot po i justifikohem shefit, por herën tjetër duhet me qenë aty. Kemi ç’kemi s’ka pse e merr vesh bota.
Comments are closed.
Shkruaj nje koment me thote gazeta!Po cfare te shkruaj une i shkreti?di gje une si vdiq dhe pse vdiq ai Hollandezi me lule?Une s’di si ta shkruaj:Ciljeta apo Qiljeta?C’te themi ne komentusit,nuk jemi as Mason Apo te afte per teori konspirative…pse vune Lulin per Tiranen dhe pse nuk vune Lek Plepin???
Jozefina nuk besoj te shqiptoje mire Facebook;duhet ti thote Faqebuk…Hollandez duhet hallanez,ai burri duhet ti thote ai berri;Qiljeten e ka goditur,se me Qiljeten… fitojne te gjithe!
Isha vezhgues,thote,por asgje s`ka pare
Genje,te genjejme – besojne shqiptaret !…
Ja c`me tha sekret nje mik i Lalegjonit:
Ka vezhguar vertet…vrimen e …ozonit !!!…