Pas vizitës në Top Channel dhe TV Klan, ambasadori vendosi që vizita e tij më e rëndësishme duhej bërë në vendlindjen e Flamurit. Me atë rast duheshin dhënë dhe disa leksione të përgjithshme mbi fushatën elektorale dhe mënyrën se si duhet të zhvillohej ajo. Flamuri mbajti shënim çdo detaj nga kjo vizitë dhe sidomos porositë e dhëna për fushatë elektorale. Ja cila është pak a shumë përmbajtja e leksionit mbi fushatën elektorale që do zhvillohet më 8 Maj:
“Zgjedhjet janë një moment shumë i rëndësishëm në jetën e një shoqërie demokratike, pasi në to ftohen njerëzit të votojnë për cilësinë e qeverisjes. Është traditë e vjetër që në zgjedhje njerëzit votojnë në shumicë për një palë dhe pasi ata fitojnë, marrin pushtetin dhe qeverisin. Ata që humbasin kalojnë në opozitë dhe duhet të jenë konstruktivë….Për të pasur zgjedhje të rregullta, partitë politike duhet të regjistrohen në KQZ në kohën e duhur dhe duhet të zbatojnë rregullat e fushatës elektorale. Rekomandohet që partitë të jenë konstruktive me njëra- tjetrën dhe të punojnë bashkë për të mirën e vendit. Gjatë zgjedhjeve duhet të mbahen doemos debate publike mes kandidatëve kryesorë. Në rastin konkret Edi Rama duhet të bëjë debat me Lulzim Bashën…”.
Këtu ndërhyri Flamuri.
– Po Edi Rama nuk shkon tek Fevziu zoti Ambasador. A mund ta urdhëroni të shkojë?
– Jo, kjo nuk ka shumë rëndësi. Rëndësi ka që ata të ballafaqojnë mendimet e tyre. Mund të shkojnë të dy në një TV dhe më modest, që e pranojnë të dy palët, p.sh tek zoti Peka. Unë kam parë aty debate shumë të gjalla dhe mbi të gjitha kam parë dhe zotin Rama dhe zotin Basha. Nuk e them këtë se jam në Kukës, por dua të them se nuk ka rëndësi TV ku do ballafaqohen.
– A mund të organizohet debati që Rama të jetë në studion e Top Channel-it, Basha në studion e Klanit dhe të ballafaqohen në distancë?
– Unë kam informacionet e mia se këtu media është në shumicë me opozitën. Këtu unë kam parë se gjithë TV japin lajme pozitive për opozitën përfshi dhe TV Klanin. Më vjen mirë po ashtu që japin të gjithë dhe lajme pozitive për qeverinë. Kjo është një traditë e re konstruktive e televizioneve shqiptare. Nuk dua të bëj gabimin të them se kush do ta drejtojë këtë debat, por çdo formë bashkëpunimi që do realizonte debatin më duket e frytshme.
– Zoti ambasador, a ka ndonjë rekomandim tjetër nga ju për fushatën?
– Po. Fushata duhet të jetë e qetë, të përqendrohet në hallet e njerëzve të thjeshtë dhe jo tek polemikat politike për zgjedhjet e kaluara. Njerëzit duhet të respektohen për nevojat e tyre konkrete, për ujë, drita, kanale, rrugë, dhe jo për frymëzime politike. Pastaj ata janë më të qartë në ditën e votimit.
– Po ju keni thënë që këto zgjedhje duhet të jenë referendum?
– Po, e kam thënë. Dhe e përsëris. Zgjedhjet janë si referendum. Njëra palë fiton, tjetra humbet. Njerëzit duhet të votojnë të qetë dhe pa presion. Të gjitha institucionet funksionojnë. KQZ është në punë dhe po punon shumë mirë. Ajo ka pastruar mjediset nga fletët e votimit të 28 Qershorit 2009 dhe tani çdo gjë është e pastër dhe loja nis nga fillimi. Policia është shumë korrekte dhe ka respekt për Ministrin Basha. Kjo është shenjë e mirë se ata do të jenë besnikë të tij dhe në zgjedhje. Media më duket në pozita ët shëndosha pasi është bërë shumë konstruktive dhe po jep lajme të mira për qeverinë dhe opozitën. Kryeministri ka thënë që dhe ekonomia ka kaluar ylberin dhe është pozitive. Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të votojmë. Faleminderit”.
Pasi i lexoi me një frymë, Flamuri pa i çuditur nga ambasadori.
-Ky dika kaq pak gjëra dhe qenka ambasador, tha me vete. Po unë që i kam ditë që para dhjetë vjetësh këto, dhe që di shumë më tepër gjëra si fitohet në zgjedhje, nuk meritoj të jem Ministër i Brendshëm? Dhe qeshi i kënaqur me vete për shansin që po i vinte në derë.
Comments are closed.
T’ëmën e s’ëmës oree…; po pse o, edhe ky flamurka që fshin këpucët e Zenit do u bëka ministër?
Qënka kollaj kjo punë, kot nuk e kam sjellë gomarin tim në Tiranë, do ta kishin bërë nënkryeministër.
Bravo Arvizu,po e ben fushaten elektorale blu shkelqyshem!Do te shperblejme mire,mos u merzit!Fushata as keshtu,as ashtu i ben mire popullit shqiptar! I krijon fizionamine “As keshtu,as ashtu!”
Qemoti kryeplaku i nje fshati te varfer qe ishte reze nje mali te larte i njofton fshataret qe te nesermen te ngjiteshin ne majen e malit se do i njoftonte nje gje me rendesi. Fshateret menduan se do tu jepte lajmin per ndonje karoqe miser dhe me barkun bosh dhe shpirt ne dhembe i ngjiten malit. Kryeplaku mbasi perdrodhi mustaqet u tha: A e dini, kjo ketu eshte maja e malit.
Zoterinj po cdoni Ju qe te thote ambasadori mo votoni per kete apo per ate? gjersa ne luftojme ala me hunj e gure si ne epoken e Noes ashtu do sillet si me njerezit e sapo dale nga pylli e mali dhe kane zbrit ne fushe…do tu mbaje leksione sesi behet rakia. vete i kerkoni nderkombetaret neperkembe dhe pastaj ankohi….. pse para ne dore nga ay kerkoni Ju, ate karroqen e misrit nga mbrapa do keni sa here tu perkuleni dhe te tregoheni sesa te paafte jeni qe sbeni dot nje pale zgjedhje dhe nuk pranoni asnjehere humbje (po humbem zgjedhjet jane vjedhe) tetere nga Kuci Vlres qe e duan autobusin gjerasi se duan te tere vendin e pare