All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - Scripts - 4
Desktop - General - 1

Flamuri turpërohet nga karrotrecat e Njëshit

28 Shkurt 2011, 20:25Antena TEMA
All - Paragraf - 1

Flamuri u vu në pozitë të vështirë këtë fundjavë me një bashkëfshatarin e tij nga Kukësi.

– Jam tuj ra n’Tiranë o Dysh, i tha në telefon. Flamuri, që i ka bezdi njerëzit që nuk i prezantohen në emër, u hutua.

– Jam Lutfiu, Lutfiuu, i tha. Harrove që në fushatë thoshje jam Dyshi, se Njëshi është ai Burri? Hahaha, po zbrez n’Tiranë or taj, mos më humb.

All - Paragraf - 4

Flamuri më në fund u kujtua kush ishte. Një llafazan nga ata militantët e fushatës që e mbante nga pas.

– Dhe këtë kisha mangut sot, tha. Por nuk ja prishte dot se ai e telendiste në gjithë zonën.

All - Paragraf - 6

– Du me të taku mor burrë se u ndamë për së gjalli. Jam në Milot e për 1 orë zbres në Tiranë. Ah ta hangsha zemrën Sali Berisha se ti mendon për popullin. Erddha Dysh, më prit.

– Më bëj telefon kur të jesh aty nga Kamza dhe pimë një kafe nja 10 minuta se kam shumë punë, ia ktheu Flamuri. Në Sheraton ose në Rogner më gjen mua se s’pi kafe tjetërkund.

All - Paragraf - 8

– Ça thu mor Dysh, po ku di unë, kam 10 vjet pa ra në Tiranë. Unë vetëm Skënderbeun di. Po e lej makinën aty i herë e masanej lidhena.

– Mirë, hajt se folim, i tha Flamuri dhe mbylli telefonin i bezdisur.

– A ban me e lanë veturën aty në shesh a?

– Lëre ku të dush mor burrë se s’ka problem, e rregullojmë. Veç më bëj zile kur të jesh aty afër. S’ta prek kush veturën tani se ka vënë Lul Basha kamera në çdo cep dhe e kapin atë që e vjedh.

– Jo or ti se s’kam merak se ma vjedh kush, po kam merak se kam do patate me shitë dhe me bëjnë fjalë ata të shpisë.

Lutfiu mbërriti më në fund në Tiranë. U soll rrotull sheshit po nuk kish vend. U fut në bulevard, pa një vend bosh në parkim ku ishte vizatuar një karrocë invalidi dhe e futi aty.

All - Paragraf - 14

U lidh me Flamurin. Ai e ftoi në Rogner. Ec e fol, ec e fol, dhe më në fund e gjeti hotelin. Në sekondën e fundit Flamuri ishte kujtuar për veshjen e mundshme të Lutfiut dhe kish dalë tek dera. Sa e pa, i futi krahun. Eja e pimë këtu jashtë diku, i tha, se isha duke dalë. Lutfiu nuk e vrau mendjen dhe u ulën në një kafe afër dy kullave. Lutfiu fliste, Flamuri nuk e kishte mendjen fare dhe fliste në telefon. Pasi e pa që biseda u bë e bezdisshme, Lutfiu u çua të ikte. Flamuri u ndje keq dhe e pyeti ku e ke lënë veturën.

– Ç’aty mor burrë, tek një vend bosh në fillim të bulevardit.

– Hajt se po të çoj unë, tha Flamuri, dhe e futi në makinë të tij. Arritën tek vendi. Flamuri i hodhi një sy rrotull dhe s’pa asnjë targë Kukësi.

– Mos e ke ngatërru, tha, se s’ka makinë Kukësi këtu?

– Jo mor burrë, këtu e kisha, fiks këtu. Ku ku nanë ma kanë vjedhë veturën, kisha dhe patatet brenda.

– Ça thu mor burrë, tha Flamuri. Ja se lidhem unë me këta të policisë.

– Po shif njëherë kamerat o Dysh, se ti the që kanë vënë kamera.

– Jo mor burrë se s’janë vënë akoma. E bën ai Lul Basha kot se do me u bë kryetar bashkie.

– A më ke rrejt dhe mu aa?

– Po jo mo se bëra shaka, se tallemi me Lulin, ndaj të thashë.

Ndërkohë po fliste në telefon. Nga ana tjetër diçka po merrte përgjigje dhe tundi kokën në shenjë miratuese.

All - Paragraf - 25

– E ka marr karrotreci, tha, se nuk lejohet aty.

– Po pse nuk lejohet o Dysh?

– Se është vend për handikapatë, tha, e shikon shenjën e karrocës.

– Jo mar burrë se unë pajta kur e vendosa këtu. I pata thanë njanit që është roje këtu. Jam mik i Flamurit, a bën me e vendosë tek ky vendi?

– Po të jesh i atij Flamurit të PD, vendose, tha, se për atë është i rezervum.

– Paska tall k.. ai që të ka thënë. Do jetë ndonjë nga pisat e Edi Ramës që janë roje parking. Hajt se ja ndreq unë atij po dale të gjejmë makinën njëherë. Do shkosh deri tek Unaza e Re dhe aty do flasësh në emrin tim.

U nis Lutfiu për në Unazë të Re. Hyri nëpër rrugica e nëpër avlli derisa më në fund pas 3 orësh e gjeti vendin ku mbahen makinat e bllokuara në një arë pas ca shtëpive të palegalizuara.

–   Po këtu ç’dreqin kanë dashur, humbi Tirana për vend, ka strehuar gjysmën e Shqipërisë.

– Vij me porosi të Dyshit, d.m.th të Flamurit, tha. Ma shloni makinën, i tha njeriut qe rrinte ne kabinë. Ai e pa vëngër, e mati nga koka tek këmbët dhe ja ktheu

– Shko mor pirdhu, Dysha jemi vetë ne, s’pyesim për njeri. Hidh lekët të marrësh makinën përndryshe do paguash çdo ditë parkimi.

I sikletosur e mori prapë Flamurin.

– O Dysh, kana ni njeri që thotë Dysh jam vetë…. A bën me i folë mor burrë se ngela pa makinë, s’ma shlon që s’ma shlon ky?

– Kush është ai more se do ta shkrij fare?

– Po nuk është polic prej vërteti. Është polic privat, e shkruan dhe tek supi Breçani…

Flamuri u step. Pastaj me të përtypur i tha:

– S’ke ç’bën, po të tha paguaji, bën mirë t’i paguash se ata për lekë s’falin njeri.

– Po a je ti Dysh a është ki ktu Dysh se s’po e marr vesh?

– Unë jam Dyshi…, po s’ta shpjegoj dot. Më mirë jepi lekët se t’i jap unë nga xhepi.

Ndërsa nxirrte lekët, polici ja priti.

– Do të na korruptosh ë? S’marrim leke ne. A ta hangsha zemrën o Sali Berisha që ban Shqipërinë pa korrupsion. Lekët do vesh t’i paguash në anën tjetër të Tiranës tek Kinostudio.

– Me se të shkoj mar burrë deri aty dhe s’di ku me shku se veç pesë minuta kafe me Flamurin kam pi.

– Kena ne taksi tonën, 20 mijë lek bën. Shkon dhe të çon e të pret.

– Po ku me i gjet unë kaq lek mar burrë se s’kam shitë akoma patatet.

– Si të dush, këtu e ke makinën, kur ti pagush, eja merre. A ta hangsha zemrën o Sali Berisha që  ban Shqipërinë pa korrupsion.

Lutfiu u trondit shumë. Mori taksinë 20 mijë lek, shkoi e pagoi gjobën dhe u kthye.

I mllefosur që e torturuan, u drejtua rojes.

– Po pse mor burrë e keni ba kaq larg me pagesat vendin tuj.

– Ktu e kena zaptu tokën. Kur kena ra ne prej Tropoje qenë zënë shumica e tokave të mira. Kjo na meti.

– Po a di gjë ai Burri për ju?

– Kush burrë mar, Flamuri?

– Jo mor Flamuri, ai i madhi fare, Njëshi?

– Ik mar çun se na kena luftu më 21 Janar, kena vra njerëz, ti na kërkon llogari për karrotrecë. Shko paguaj paret dhe mbathja, hajt. Na jena oborri, ti na tregon përralla.

– Aha, ju keni qenë tek oborri i kryeministrisë më 21 janar?

– Jo mor jo, jena oborri, d.m.th familja…

Lutfiu u trash fare.

Mori makinën dhe doli në rrugë i hutuar. Kishte humb 100 mijë lek vetëm për një kafe me Flamurin dhe ky tani kishte fik telefonin. Ndaloi tek tregu mos gjente dikë të shiste patatet, por kur e hapi bagazhin pa që dhe ato nuk ishin më.

I tmerruar mori prapë Flamurin. Sa nisi t’ia tregojë, Flamuri e ndërpreu.

– Mos më fut në sherr me ta, i tha, o mixhë se janë të Njëshit. Kanë bërë ca shërbime dhe po ua shpërblejmë.

– Po mirë ata që i shërbejnë Njëshit, por ne që i shërbejmë Dyshit veç gjoba hamë a?

– S’di ca me të thënë Lutfi, të më falësh, por s’kam ç’u bëj atyre. Të kam thënë që jam Dyshi. Ca gjëra ka që nuk lidhen me Dyshin, i kam unë krejt. Por këto punët delikate me lek, me toka, me licenca, me gjoba, me tatime, me dogana, me privatizime dhe ndonjë gjë tjetër e ka Njëshi. Të tjerat i kam unë.

– Aha, tani e kuptova ç’do me thanë Dyshi, tha Lutfiu.

All - ArticleEnd - 1

5 komente në “Flamuri turpërohet nga karrotrecat e Njëshit”

  1. devolliu says:

    Rrofsh e mos vdeksh kurrë o Mero Baze,
    Nga stani i Saliut, humorin na i sjell taze.

  2. AlboGentiVlora says:

    Hahaha ku ja paskeni gjetur kete sinonim Flamurit. Sic i thone dhe ketu ne Angli.
    Kur shkon ne banje mund te perdoresh – Po shkoj per numrin 1, qe eshte urina ose po shkoj per numrin 2 qe eshte dhe ai sendi tjeter, pra Flamuri.

  3. ben says:

    Ha ha e forte fare.Bravo ai qe i shkruan.

  4. Gjozhevinja-kukuuu says:

    nuk kishte si te mungonte edhe ky “fenomen” i ri ketu. vertet e tmerrshme eshte se si vijne ta rrembejne makinen, ta zhdukin e ta degdisin ne fund te dynjase atje ku kane zaptuar tokat maloket, se si te sorrollasin nga njeri cep tek tjetri deri ne kinostudio per te paguar minimalisht 100 mije leke. skandaloze, e tmerrshme, e turpshme, besoj e kane te qarte te gjithe ata qe e kane provuar kete mbi supe…

  5. Ermal says:

    “- Po të jesh i atij Flamurit të PD, vendose, tha, se për atë është i rezervum.”

    Hahaha sa kam qesh me te madhe me kete shprehje, lot nga syte me kane dale.

    Qeshim nga halli, por eshte nje realitet i hidhur qe s’ka gjasa te ndryshoje.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje

All - General - 32
All - General - 6
All - General - 2
All - General - 30
All - General - 31
All - General - 5
All - General - 17
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14